Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

9. round

Saturday, 17.11.2001  14:00
 TOMORI Berat - SK TIRANA 0 : 4 ( 0 : 1 ) Details
 TEUTA KS Durres - ERZENI Shijak 2 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 BYLIS Ballsh - FLAMURTARI Vlore 2 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 KS LUSHNJA - BESELIDHJA Lezhe 1 : 1 ( 1 : 0 ) Details
 LUFTETARI Gjirokaster - APOLONIA Fier 0 : 1 ( 0 : 1 ) Details
Sunday, 18.11.2001  14:00
 DINAMO Tirane - SHKUMBINI Peqin 1 : 0 ( 0 : 0, 1 : 0 ) a.E. Details
Wednesday, 28.11.2001  17:00
 PARTIZANI Tirane - VLLAZNIA Shkoder 0 : 0 ( 0 : 0 ) Details

Table after 9. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (1.) TEUTA KS Durres9630 1418:421  10:2  11  8:2  10
2. (3.) SK TIRANA9621 1721:420  12:3  10  9:1  10
3. (2.) PARTIZANI Tirane9540 713:619  9:5  9  4:1  10
4. (5.) DINAMO Tirane9441 1115:416  10:2  10  5:2  6
5. (4.) VLLAZNIA Shkoder9432 011:1115  5:5  7  6:6  8
6. (6.) BYLIS Ballsh9423 -215:1714  12:6  13  3:11  1
7. (8.) BESELIDHJA Lezhe9324 -18:911  6:0  10  2:9  1
8. (7.) ERZENI Shijak9315 -110:1110  7:3  9  3:8  1
9. (9.) SHKUMBINI Peqin9315 -59:1410  6:4  9  3:10  1
10. (13.) APOLONIA Fier9306 -107:179  5:5  6  2:12  3
11. (11.) FLAMURTARI Vlore9225 -38:118  7:5  7  1:6  1
12. (10.) TOMORI Berat9225 -38:118  6:7  6  2:4  2
13. (12.) LUFTETARI Gjirokaster9216 -185:237  2:3  7  3:20  0
14. (14.) KS LUSHNJA9135 -67:136  3:5  6  4:8  0

Next Matches

Friday, 23.11.2001  14:00
 BESELIDHJA Lezhe - PARTIZANI Tirane 0 : 0 ( 0 : 0 )   
Saturday, 24.11.2001  14:00
 SHKUMBINI Peqin - LUFTETARI Gjirokaster 7 : 0 ( 2 : 0 )   
 VLLAZNIA Shkoder - BYLIS Ballsh 3 : 1 ( 1 : 0 )   
 FLAMURTARI Vlore - TOMORI Berat 4 : 2 ( 2 : 1 )   
 ERZENI Shijak - DINAMO Tirane 0 : 2 ( 0 : 0, 0 : 1 ) a.E.  
 APOLONIA Fier - KS LUSHNJA 1 : 0 ( 0 : 0 )   
Saturday, 24.11.2001  17:00
 SK TIRANA - TEUTA KS Durres 1 : 0 ( 0 : 0 )   
Top of page

Match Statistics

TOMORI Berat - SK TIRANA

0 : 4  ( 0 : 1 ) 

TOMORI Berat: Bledar DURO - Eduard ALIAJ (57. Ergen VEIZI ), Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO , Elton FANI - Besnik HASA (65. Gersi ARBERI ), Neritan NOVI - Klodian ARBERI , Edmond GJATA , Sajmir MALOKU (69. Artur AVDULLAI) . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI , Rezart DABULLA , Arian SHETA (33. Eldoraldo MERKOCI ), Elvis SINA , Nevil Thanas DEDE - Sokol BULKU , Bledar DEVOLLI (33. Ervin BULKU ), Ardian MEMA - Indrit FORTUZI (80. Arian VERAJ ), Mahir HALILI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
Goals: 0:1 Indrit FORTUZI (45.); 0:2 Indrit FORTUZI (54.); 0:3 Indrit FORTUZI (63.); 0:4 Ardian MEMA (78.)
Attendance: 3000
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Card: - / Rezart DABULLA (1.)

Minutat e lojes... 5'- Deliu, ne nje aksion personal, ka gjuajtur nga larg dhe Egbo me shpejtesi ka pritur me dy kohe. 17'- Fortuzi, pas nje pasimi mjaft te bukur te dhene nga Mema ne zone, shmang dy mbrojtes beratas, gjuan dhe, kur topi po i drejtohej rrjetes, e largon Diamanti. 30'- Hasa, pas nje topi te stopuar me gjoks brenda zones, ka goditur ne gjysmelartesie. Por topi prek shtyllen e siperme dhe del jashte. 38'- Deliu perseri paralajmeron per gol, por gjuajtja e tij ka perfunduar fare prane shtylles se majte pingule te portes tiranase. 45'- Merkoci ka pasuar per te Fortuzi brenda zones. Ky ka shmangur dy mbrojtes dhe i qete e ka derguar topin ne rrjete. 1-0 per Tiranen. 56'- Mbrojtesit beratas e kujtojne Fortuzin ne pozicion jashte loje, por loja vazhdon. Fortuzi, i vetem me portierin beratas, shenon. 2-0 per Tiranen. 63'- Eshte perseri Fortuzi qe, pasi ka shmangur thuajse 3 mbrojtes dhe portierin beratas, i qete ka shenuar golin e trete per Tiranen dhe tripleten e tij. 3-0 per Tiranen. 70'- Kundersulm i Tiranes dhe nje rast penalltie, por gjyqtari, me sa duket, nisur nga rezultati lejon avantazhin. 80'- Kundersulm i Tiranes me ane te Merkocit ne anen e djathe. Top i harkuar brenda zones dhe Mema, pas nje goditjeje te menjehershme, shenon golin e katert. 4-0 per Tiranen. 86'-90'- Beratasit kerkojne golin e nderit me ane te Gjates e Diamantit, por te dyja rastet jane thyer nga portieri Egbo.

Thane Kristaq Mile, trajneri i Tomorit nuk pranoi te flase. Shkelqim Muca, trajner i Tiranes: "E kishim vleresuar mjaft takimin me Tomorin, prandaj skuadra luajti shume e mobilizuar. Pjesa e pare ishte e barabarte per te dyja skuadrat, ndersa ne pjesen e dyte Tomori leshoi shume ne lojen e tij. Skuadra jone e mori veten jo vetem ne loje, por edhe ne konkretizimin e rasteve. Sot kemi pare nje publik te kulturuar, qe rralle e gjen edhe ne Tirane".

Monologu nga Andrea Xheblati: "Ndeshja midis Tomori dhe Tiranes ne opinionin sportiv beratas pritej si nje derbi, ku secila skuader do te ishte favorite per te fituar. Por ne qofte se beratasit vetem sa e menduan fitoren e tyre, tiranasit diten ta konkretizonin gjate 90 minutave te lojes. U pa nje pjese e pare e barabarte per te dyja skuadrat. Beratasit paten epersi teritoriale, por u treguan te pasakte ne finalizimin e aksioneve te tyre. Nga ana e saj, Tirana ishte me kembengulese dhe me e qarte, sidomos ne mesfushe dhe ne sulm. Dhe ne minuten e 45-te zgjuarsia e Fortuzit, me golin qe shenoi, i ndryshoi kahjet e epersise ne loje. Ndersa pjesa e dyte foli teresisht per tiranasit, te cilet me Fortuzin si "dirigjent" e nenshtruan Tomorin, sidomos ne mesfushe e ne mbrojtjen e tyre, por bllokuan mjaft mire edhe dy sulmuesit Arbri e Gjata. Duhet thene se Tirana nga ky takim doli me superiore jo vetem ne rezultat, por edhe ne aspektin fizik, teknik e taktik. Me vlerat e saj, ajo tregoi se eshte nje skuader e denje per te pretenduar kampionatin. Nga ana e tij, Tomori duhet te shikoje shume te skuadren e tij, si ne aspektin fizik dhe taktik te lojes, sepse skuadra luajti ndaj Tiranes jashte mundesive dhe jashte natyres se lojes se saj. Ishte nje fitore e merituar e Tiranes. Ketu do te thosha se merite ka edhe trajneri Muca, qe diti ta drejtonte me kompetence skuadren gjate gjithe lojes. Ne kete takim do te vecoja publikun e kulturuar beratas, i cili u duk sikur ishte teresisht me Tiranen. Me duartrokitjet e tij, gjate gjithe lojes i tregoi skuadres vendase se ky eshte futbolli i vertete".




Trajneri mendon se Tirana nuk eshte e varur nga "Zogu". Per te, bardheblute jane afer maksimumit Muca: Ne, skuader solide, plus Fortuzi

"Tirana eshte nje skuader solide, por ka fatin te kete edhe Indrit Fortuzin". Me kete fjali, trajneri bardheblu ka perkufizuar ekipin e vet, pas ndeshjes se fituar thelle ne Berat. Ai i ka thurur lavde futbollistit te tij, por ne te njejten kohe nuk ka pranuar se Tirana eshte e varur nga kembet e Fortuzit. "Pa dyshim, ai eshte lojtar i mire, por asnje lojtar nuk mund te peshoje sa nje skuader e tere. Fortuzi ka nje ekip shume te mire prapa qe e mbeshtet",- eshte shprehur Muca. Ai ka thene se e kishte parashikuar nje fitore ne Berat, ndonese shifrat kane qene surpize edhe per te. Per sa i perket lojes, ai ka thene se Tirana ka qene teresisht superiore dhe rezultati i pergjigjet lojes se dy ekipeve. Muca ka pranuar me tej se Tirana dhe Vllaznia jane rikthyer te spektakli, por ka shtuar se askush nuk duhet ta nenvleftesoje Teuten, e cila per me teper ndodhet mbi keto dy ekipe ne tabelen e klasifikimit. - Muca, nje fitore ne Berat, madje e thelle. E kishit menduar? - Jo, me keto shifra jo. Por ne ishim deklaruar qarte perpara ndeshjes se luanim per nje fitore. Ne ndeshjet ne Berat, nuk kemi qene shpesh rezultative, por kesaj here rezultati i pergjigjet lojes se dy ekipeve. Ne pjesen e pare, Tomori luajti mjaft mire, edhe pse serish ne ishim superiore. Luajtem qe nga fillimi mire, por me vone, ne 45 minutat e dyta, gjithcka foli per ne. Ndeshja nuk pati me histori. Kemi qene thjesht perfekte. - Pervec te tjerash, kesaj here publiku ju ka duartrokitur... - Pas golit te trete, e kuptoi se skuadra jone ishte superiore ne fushen e lojes, prandaj eshte normale qe ata te na duartrokisnin. Publiku ne vetvete, kujtdo ekipi t'i perkase, eshte i prirur drejt lojes se bukur, drejt spektaklit. Dhe ne treguam se jemi te afte per kete spektakel. Pastaj Fortuzi, pervecse eshte nje futbollist i mire, eshte edhe njeri i sjellshem e korrekt kundrejt lojtareve dhe ekipeve kundershtare. Ne kete menyre, edhe spektatoret, ndonese te hidheruar per humbjen e skuadres se tyre, e kuptuan se kjo vinte ngaqe kundershtari ishte me i mire. - Duke mbetur te Fortuzi, a mendoni se Tirana po behet nje skuader qe varet me se tepermi nga ai? Kemi parasysh qe golat vendimtare jane shenuar pikerisht prej tij... - Une nuk jam i ketij mendimi, qe ne fakt ekziston te nje pjese e opinionit. Nuk mendoj se nje skuader mund te varet nga nje njeri, kushdo qofte ky. Nuk dua t'i rikthehem se kaluares, per te kujtuar se para dy vitesh Tirana nuk e kishte Fortuzin dhe mori kampionatin, ndersa vitin e kaluar Fortuzi ishte dhe kampionati u humb. Argumenti im eshte ky: Tirana ka sot nje ekip shume te mire qe e mbeshtet fuqimisht Fortuzin. Ne i kemi te tre repartet te fuqishme: mbrojtjen, mesfushen dhe sulmin. Eshte e vertete qe Fortuzi dallon nga te tjeret, per nga menyra e lojes dhe nga fakti se di ta nxjerre skuadren nga veshtiresia. Ai shenon shume lehte. Dhe une jam i ndergjegjshem qe ai eshte nje lojtar i jashtezakonshem. Cilesimi im mund te jete ky: kemi nje skuader te forte dhe solide dhe, pervec kesaj, kemi edhe nje Fortuz qe eshte ne gjendje te beje diferencen me skuadrat e tjera. - Duke u rikthyer te kampionati, a mendoni se kjo jave ishte ajo e rikthimit te Tiranes dhe Vllaznise te spektakli? - Kjo eshte e vertete. Por une nuk do te lija pa permendur Teuten e Durresit, qe gjithashte ka dhene ndeshje cilesore gjate ketyre javeve. Mos te harrojme se kjo skuader qendron ne krye te kampionatit, si perpara Tiranes ashtu edhe Vllaznise. Pra, jo rastesisht Teuta eshte ne krye. - Keni thene se ndaj Partizanit, Tirana ka bere hapin cilesor. Po a eshte Tirana e Beratit maksimumi i skuadres tuaj? - Nese ende jo, besoj se jemi shume afer ketij maksimumi.

Altin Shordi

TEUTA KS Durres - ERZENI Shijak

2 : 0  ( 1 : 0 ) 

TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Elidon DEMIRI , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Markelian XHAI (46. Habib REXHEPI ), Arjan ZERE - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI (65. Oerd KOTE ) - Gentian BEGEJA , Migen MEMELI (88. Bledar MANCAKU ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Alfons DOMI (60. Endri YZEIRI ), Genti GJONDEDAJ , Artan MERGJYSHI (39. Ferdinand BILALI ), Ergen NUSHI - Artan CICIKU (53. Hekuran JAKUPI ), Sokol ISHKA , Artan KARAPICI , Dritan MEHMETI , Erion XHAFA - Fatjon YMERI . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
Goals: 1:0 Gentian BEGEJA (33.); 2:0 Migen MEMELI (82.)
Attendance: 4000
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Cards: Elidon DEMIRI (1.), Olgert MUKA (1.), Dritan BABAMUSTA (1.), Habib REXHEPI (1.) / Fatjon YMERI (1.), Ferdinand BILALI (1.)
Red Card: - / Erion XHAFA (79. Minute)

Minutat e lojes... 2'- Cungu godet topin brenda zones, por devijon mbrojtja. 4'- Cungu kroson ne zone, por topi nuk arrihet nga sulmuesit. 5'- Shehi, ne planzhon, pret goditjen e denimit te gjuajtur nga Ciciku. 10'- Ciciku gjuan nga distanca, por pret Shehi. 13'- Memelli kercen bukur ne zonen e rreptesise dhe e godet topin me koke, por pret Kapllani. 19'- Kros i Mukes, i cili devijohet nga mbrojtesi Nushi. 20'- Gjondeda replikon ashper me Babamusten. Nderhyn gjyqtari Allkja dhe qeteson gjakrat. 26'- Begeja, pas nje lemshi ne zonen e rreptesise, shfaqet i vetem perballe Kapllanit, i cili nderhyn me shkathtesi, duke e larguar topin me kembe. 33'- I njejti skenar si i minutes se 26-te. Begeja del perseri i vetem, balle per balle me portierin Kapllani, i cili kete radhe nuk ka se c't'i beje goditjes "bombe" te Begejes 5m larg portes. Topi pershendet rrjeten dhe Teuta kalon ne epersi. 1-0. 39'- Demiraj deperton nga e majta, gjuan ne forme krosi dhe Kapllani pret me mjeshteri. 43'- Toshkollari merr nje top te bukur ne zone, por heziton, duke humbur nje rast te bukur shenimi. 46'- Bilali deperton ne zone, por topi i largohet ne castet e fundit nga mbrojtesit. 47'- Demiraj deperton ne zone, por topi i rrembehet nga Kapllani. 48'- Kros ne forme gjuajtjeje i Ishkes ne zone dhe pret Shehi. 49'- Gol i Babamustes, pasi u ka rrembyer nje top mbrojtesve te Erzenit. Gjyqtari Allkja e anulon golin per ngritje takash. 52'- Babamusta deperton ne zone, por topi i nderpritet nga portieri Shehi. 58'- Cungu godet topin nga distanca dhe pret Kapllani. 67'- Ishka godet topin nga nje goditje denimi. Topi devijohet nga mbrojtja shijakase. 75'- Yzeiri prane golit. Godet bukur me koke ne zone dhe Muka e largon topin ne vijen fatale te portes. 79'- Memelli del i lire ne zone, por pengohet nga Xhafa. Sipas gjyqtarit Allkja, nderhyrja eshte e paster. 80'- Muka godet bukur me koke ne zone, duke prekur shtyllen. 82'- Pasim milimetrik i Begejes per Memellin, i cili del i lire ne zone, duke goditur sakte dhe duke shenuar golin e dyte per Teuten. 2-0. 89'- Bilali gjuan me koke ne zone, por pret Shehi.

Thane Hysen Dedja, trajner i Teutes: "E kishim vleresuar takimin me Erzenin, si nje ekip qe meriton me shume se sa vendi qe ka aktualisht ne tabelen e klasifikimit. Mendoj se shikuesit e te dy tifozerive pane spektakel ne kete takim. Rezultati ishte logjike e lojes se zhvilluar dhe them se e merituam fitoren". Ticiano Gori, trajner i Erzenit: "Teuta e meritoi fitoren e kesaj ndeshjeje si dhe kryesimin e kampionatit. Edhe Erzeni iu pergjigj me dinjitet lojes se Teutes, por gabuam ne mbrojtje dhe nuk arritem qe te shenojme ne disa rate te pastra".

Monologu nga Bashkim Koka "Ndeshja derbi Teuta-Erzeni filloi me nje tension te larte, si per shkak te tifozeve qe mbushen shkallet e "Niko Dovanes", ashtu edhe per vete ngarkesen psikologjike te lojtareve. Ekipet nuk dolen ne lojen e tyre, deri ne momentin qe Teuta shenoi golin dhe me pas krijoi me shume raste per shenim. Ne pjesen e dyte Teuta leshoi terren, duke bere nje levizje taktike, e cila e conte ne drejtim te kundersulmit, gje qe e realizoi edhe me shenimin e golit te dyte. Futbollistet e Teutes e administruan mire lojen dhe e merituan fitoren, e cila u ruan pozitat kryesuese ne tabelen e klasifikimit. Takimi u prit me interes, gje qe u deshmua dhe me nje pjesemarrje te pazakonte spektatoresh ne stadiumin "Niko Dovana".



Teuta fiton 2-0 ndaj Erzenit dhe ruan kreun e tabeles

DURRES, 17 nentor/ATSH- Gezim Kabashi/. - Teuta ka mposhtur ne Durres me rezultatin e paster 2-0 Erzenin e Shijakut, duke ruajtur edhe pas javes se 9-te kryesimin e kampionatit te 63-te kombetar te futbollit. Afro 8 mije sportedashes nga Durresi dhe Shijaku ndoqen derbin e shumepritur, i cili e sheh Erzenin"pas 36 vjetesh ne kategorine e pare. Skuadrat e drejtuara nga trajneret Hysen Dedja dhe Ticiano Gori zbriten ne fushen e stadiumit "Niko Dovana" me skema sulmuese dhe pavaresisht nga tensioni i krijuar si pasoje e pergjegjesise se larte nga lojtaret, ndeshja u karakterizua nga ritmi i larte. Teuta e shbllokoi rezultatin ne minuten e 33-te me ane te Gentian Begese, i cili pas nje aksioni nga e majta, goditi fuqishem brenda zones se portierit Kapllani duke shenuar. Futbollistet durrsake Memelli, Begeja, Toshkollari u neutralizuan nga Xhevahir Kapllani, ish-portieri i Teutes kampione te sezonit '93-'94, i cili vetem ne pjesen e pare e ka shpetuar disa here porten shijakase. Ne pjesen e dyte, trajneri shijakas Gori kreu te tre zevendesimet e mundshme ne kerkim te brazimit, duke e detyruar edhe kolegun Dedja ta ndryshoje skemen me tre zevendesime per Teuten. Erzeni e kerkoi me shume golin, duke i lene hapesire kundersulmit durrsak, te cilet shenuan perseri 8 minuta para perfundimit te takimit. Ishka i Erzenit dhe Muka i Teutes goditen shtyllat e portave kundershtare pa e ndryshuar rezultatin final te takimit. Gjyqtari kryesor Sefedin Allkja ndeshkoi ne minuten e '80 me kartonin e kuq Xhafen e Erzenit, nderkohe qe tre lojtare durrsake dhe dy shijakas u ndeshkuan me karton te verdhe. /A.KE/ 2001-11-17


Hysen Dedja: Teuta ka deshire te kryesoje


A jeni i kenaqur nga fitorja me Erzenin? "Jam shume i kenaqur nga ajo qe pashe sot dhe qe fituam nje ndeshje shume te forte dhe me emocione. Ishte e rendesishme qe fituam ndaj nje skuadre qe luajti fort, edhe sepse ne stadium pati nje prani te madhe te tifozeve te saj, sigurisht edhe te atyre durrsake".

Cfare ju pelqeu me shume te skuadra? "Me pelqeu se po bejme ate, per te cilen kam kembengulur gjithe keto 8-9 jave: kemi deshire qe te kryesojme. Kjo vlen shume per nje skuader qe kerkon te fitoje kampionatin""

A mund te veconi ndonje lojtar? "Nuk e kam zakon ta bej kete gje dhe as kete here nuk do ta bej. Loja e Teutes eshte merite e te gjithe lojtareve te saj".

Jeni kenaqur nga barazimi i Partizanit? "Po, jam i kenaqur. Ndonese jam shkodran dhe do te me pelqente qe skuadra e Vllaznise te kishte suksese, une duhet te shoh ne radhe te pare interesin e skuadres ku drejtoj".

Javen tjeter perballe Tiranes, qe sot fitoi 4-0 ne Berat? "Nuk me intereson rezultati 4-0 i Tiranes ne Berat. Ndoshta, shumica e njerezve qe merren me sportin dhe me gazetarine sportive do te mendojne qe Teuta duhet te jete e kenaqur me nje barazim ne Tirane. Por ne te gjithe, duke nisur qe nga presidenti e deri tek lojtari i stolit, kemi deshire te arrijme sukses ne Tirane".



Trajneri i Teutes vlereson fitoren ndaj shijakasve, por duke pare nga bardheblute. Do ta bllojme Fortuzin Dedja: Ne shkojme per fitore

Me 21 pike, Teuta e Durresit e shikon veten ne krye te klasifikimit, e shkeputur nje pike nga ndjekesja me e afert, Tirana. Pikerisht ne momentin kur Teuta dhe Tirana, per here te pare gjate ketij kampionati, ndajne vendin e pare me vendin e dyte, del ne horizont perplasja e madhe Teuta-Tirana. Rendesia e ketij takimi, ku ndeshen drejtperdrejt rivalet e kampionatit, behet edhe me emocionuese, pasi ekipet vijne pas dy fitoresh te veshtira, ne perfundim te javes se fundit te kampionatit. Ne nje krah qendron Teuta, me nje ekip solid, i cili ka ngjitje te dukshme nga ndeshja ne ndeshje, ndersa ne krahun tjeter nje Tirane e forte, me nje Fortuz te mrekullueshem. Ethet e kesaj perplasjeje te medhenjsh kane filluar per trajneret qe ne castet kur kane perfunduar takimet e javes. Trajneri i Teutes, Hysen Dedja, fill pas perfundimit te derbit me Erzenin, do te shprehej: - C'rendesi ka per Dedjen fitorja ndaj Erzenit? - Eshte nje fitore qe na ruan kreun e tabeles, nje fitore qe kenaq sportdashesit tane te zjarrte, nje fitore qe tregon se Teuta eshte e vendosur per te vazhduar rrugen drejt titullit. - Pas fitores se derbit, shkoni drejt nje "superndeshjeje" ne Tirane. Si e parashikoni ate? - Pa diskutim qe Tirana eshte nje nga pretendentet per titull dhe do te beje gjithcka per te arritur objektivat e saj. Megjithate, ne Tirane, Teuta do te shkoje per te fituar, pasi e ka forcen, mentalitetin dhe moralin per ta arritur kete. - A nuk ju duket e veshtire kjo, pasi ndesheni ne kryeqytet? - Ekipi yne e ka thyer mentalitetin e "inferioritetit" ne fushat kundershtare. Po ta shikoni me kujdes ecurine e Teutes ne fushat jashte Durresit, ne jemi paraqitur me mire dhe kete besoj se do ta bejme edhe ne Tirane. E vleresoj dhe kam konsiderate per ekipin e Tiranes, por Teuta ka objektivat e saj dhe duhet qe ta fitoje kete ndeshje, pavaresisht nga veshtiresite qe paraqet ajo. Mos harroni se ne fazen pergatitore e kemi mposhtur Tiranen ne kryeqytet 1-0. Natyrisht, ndeshjet e fazes pergatitore nuk kane peshen dhe mobilizimin e kampionatit, megjithate jane nje tregues. - E vleresoni faktin se do te detyroheni qe te mbuloni nje Fortuz me 11 gola ne kampinat? - Natyrisht, e vleresoj Fortuzin, si nje nga sulmuesit me te mire dhe rezultative te kampionatit, i cili do t'i shkaktonte probleme cdo ekipi. Megjithate, do t'i marr masat qe mbrojtja ta neutralizoje. Per fat, e njohim mire lojen e Tiranes dhe kjo eshte nje favor per ne. - Mendoni se mbrojtja e Teutes e ka arritur lartesine e duhur? - Nga ndeshja ne ndeshje, ajo eshte forcuar dhe ne ndeshjet e fundit i ka rikuperuar dhe gabimet, te cilat na kane goditur ne disa ndeshje. Megjithate, te mos harrojme se Teuta nuk ka humbur deri tani asnje ndeshje. - C'rendesi ka per ju ndeshja me Tiranen? - Per ne cdo ndeshje ka rendesi te madhe, pasi cdo lloj nenvleftesimi, madje edhe me ekipe te dobeta, mund te te kushtoje shume. Por me Tiranen, kuptohet, rendesia eshte e vecante, per me teper qe ndeshemi me nje rival te drejtperdrejte, ne fushen e tij. Gjithashtu sepse kemi pergjegjesine e madhe per te ruajtur kreun e tabeles. - Cili do te jete "celesi" i Dedjes per ta kaluar me sukses edhe kete ndeshje? - Vleresimi maksimal i kundershtarit, stervitja intensive, studimi i lojes se kundershtarit. Te gjitha keto bazuar ne mbeshtetjen e fuqishme qe ka ekipi nga presidenti Hasanbelliu, i cili e ka mbeshtetur ekipin ne te gjitha drejtimet, per ta nxitur drejt suksesit. - Pati disa kartone te verdhe ne ndeshjen me Erzenin: ndaj Rexhepit, Babamustes, Demirajt. Do te jete i plote formacioni me Tiranen? - Formacioni ne ndeshjen me Tiranen do te jete i plote, pasi, per fat, lojtaret e ndeshkuar me karton nuk kane pasur karton tjeter, te verdhe. Nderkohe ne nuk kemi lojtare te demtuar. - Do te luani taktikisht si me Erzenin? - Kete me mire le t'ia leme ndeshjes, ku shpresoj te behet nje spektakel, qe t'i kenaqe te dy palet e tifozeve.

Arben Shkembi

BYLIS Ballsh - FLAMURTARI Vlore

2 : 0  ( 0 : 0 ) 

BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Erion KACELI , Fatjon MALAJ - Artan BARE (68. Ajet GURGURI ), Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Roland NENAJ , Altin SIMAKU (86. Altin PELARI) - Dorian BUBEQI , Bardhyl ELEZI (89. Gentian BESHA ) . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Taulant BAKIU , Ervin CELA , Dritan RESULI - Taulant CERCIZAJ , Sajmir HAXHIU , Ardian NINI (66. Admir SEJFULLAI), Artan SAKAJ , Ermal VARFI (54. Vasil RUCI ) - Admir UKA (27. Edmond LALA ), Anesti VITO . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
Goals: 1:0 Artan BARE (Foul Penalty, 48.); 2:0 Dorian BUBEQI (87.)
Attendance: 2000
Referee: ISUFI Astrit (Shkoder)
Yellow Cards: Gjergj GJIKA (1.) / Ervin CELA (1.), Vasil RUCI (1.)
Yellow/Red Card: - / Anesti VITO (88. Minute)
Bylis: Me Flamurtarin, fitorja e qetesise

Fitorja e paster te Bylisit ndaj Flamurtarit, nga opinioni sportiv vendas eshte quajtur si fitorja e qetesise per kete ekip. Ajo u arrit ne saje te nje loje racionale, por edhe fale pervojes, sidomos te golashenuesit Bubeqi dhe te mesfushorit Bare. Lidhur me kete fitore te Bylisit, veterani Bare shprehet: "Per skuadren tone, pjesa e dyte solli ate loje qe kerkohet prej nesh. Megjithate, une dua te them se edhe Flamurtari tregoi se eshte nje skuader qe sa vjen e po konsolidohet". Ndersa sulmuesi Gurguri, i cili u fut ne pjesen e dyte, shton: "Une do te kerkoj me ngulm formacionin, sepse e ndiej veten te afte per t'i sherbyer skuadres qe ne minuten e pare". Loja e Gurgurit duhet thene se i dha nje frymemarrje skuadres se Bylisit, sidomos ne repartin e sulmit. Trajneri Bifsha, me futjen e Gurgurit, ka treguar edhe njehere se ky lojtar mbetet taktik per Bylisin. Ne ndeshjen ndaj Flamurtarit, 18-vjecari Kule beri nje paraqitje te mire, duke treguar se eshte ne rruge te mbare. Ekipet kombetare te te rinjve do te benin mire t'i hidhnin nje shikim ketij futbollisti te talentuar. Agim Meta


Dhune trajnerit te Flamurtarit, Mexhit Haxhiu

Tre persona i kane shkaktuar fraktura te renda ne disa pjese te trupit. Ngjarja ka ndodhur dje ne mbremje, ne oren 18.20, prane shtepise se viktimes. Familja: Agresoret, te aferm te nje futbollisti qe nuk u aktivizua ne Ballsh

VLORE - Eshte dhunuar dje ne mbremje, nga persona tashme te identifikuar prej tij, trajneri i Flamurtarit, Mexhit Haxhiu. Sipas pjestareve te familjes, ishte ora 18.20 kur Haxhiu sapo ishte kthyer nga qyteti i Ballshit, ku skuadra e tij kishte humbur 2-0 takimin me Bylisin. Tre persona iu afruan ee castin qe ishte prane baneses se tij dhe pa i dhene ndonje shkak, filluan ta qellojne me grushta e shkelma ne te gjitha pjeset e trupit. "Mexhiti nuk fliste dhe nuk reagonte per t'u mbrojtur ndaj ketij veprimi shtazarak", tregon bashkeshortja e tij, qe doli menjehere jashte baneses sapo degjoi zhurma te pazakonta. Ajo thote se me pas ai filloi te kerkoje ndihme, por kjo nuk i frenoi aspak personat qe e kishin shtrire ne toke dhe e qellonin ku te mundnin. Vetem pas nje rrahjeje disa minuteshe dhe kur konstatuan se Haxhiu po humbiste ndjenjat, agresoret e kane lene ate dhe jane larguar me shpejtesi ne erresiren e nates. Te afermit qe kane mberritur ne vendngjarje e derguan Haxhiun ne spitalin e rrethit, ku iu dha ndihma e pare mjekesore. Mjeket konstatuan fraktura e demtime te renda ne pjese te ndryshme te trupit dhe te kokes, por ata nuk e konfirmuan gjendjen shendetesore te tij. Ne keto momente Haxhiu eshte ende duke marre ndihmen e specializuar te nje ekipi mjekesh, te cilet vazhdojne t'i qendrojne prane. Nderkaq, eshte bere edhe denoncimi prane organeve policore dhe policia mori te dhenat e para per kete akt. Nje burim prane familjes tha se autoret e ketij akti ishin te aferm te nje futbollisti qe nuk u aktivizua sot ne ndeshjen me Bylisin. Dhjetra qytetare vlonjate qe u njohen me ngjarjen shkuan ne spital ku u interesuan per shendetin e Haxhiut.

KS LUSHNJA - BESELIDHJA Lezhe

1 : 1  ( 1 : 0 ) 

KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO (67. Eduard KAPLLANI ), Sajmir MALKO (75. Judmir GAZHELI ) - Ermir DERVISHI , Edlir GEGA , Erion ILJAZI , Enkelejd ZYLA - Artan BANO (63. Amarildo BORICI ) . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alket MARKU , Alban NEZIRI (HASANI) (60. Gledis ZENUNI ), Kastriot RUSTEMI - Brikeno BIZI (86. Alban NOGA ), Xhelal FARUKU , Bujar HAXHIA (60. Luljan BRAHJA ), Klaudio MAKAJ - Kreshnik IVANAJ , Sajmi XHETANI . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
Goals: 1:0 Edlir GEGA (35.); 1:1 Kreshnik IVANAJ (70.)
Attendance: 1300
Referee: TAULLAU Artan (Tirana)
Yellow Cards: Ervin KOTEMELO (3.) / Klaudio MAKAJ (2.), Kreshnik IVANAJ (2.)


Minutat e lojes... 2'- Lezhjanet zbresin te paret, Gjetani pason sakte tek Ivanaj, i cili gjuan fort, por jashte kuadratit. 5'- Hasalla deperton nga e majta, kroson sakte te Zyla, i cili gjuan ne menyre te gabuar. 16'- Iljazi, nga mesfusha, nxjerr Gegen te zbuluar nga e majta e sulmit. Ky i fundit e leshon topin perpara me teper se sa duhet dhe portieri Gjeloshi ia rremben ate. 30'- Malko gjuan mjeshterisht nje goditje denimi dhe Gjeloshi i pergjigjet po ashtu. 35'- Vjen momenti i golit. Goditje denimi nga krahu i djathe i sulmit lushnjar. Kotomelo e fut bukur topin ne zone dhe Gega, me shpejtesi nga e majta, godet me koke dhe rrjete, 1-0. Goli i dyte rresht per te ne dy javet e fundit dhe nga i njejti pozicion. 38'- Iljazi, nga rreth 30 metra, leshon nje bombe dhe topi kalon paksa mbi shtyllen transversale. 42'- Bano, nga e djathta, godet fuqishem dhe Gjeloshi pret ne dy kohe. 45'- Sulmuesi lezhjan Faruku, megjithese ne distance te afert, gjuan ne menyre te gabuar. 55'- Goditje denimi per lezhjanet. Topi futet ne zone dhe Ivanaj zhytet me koke e me dore me gjithe top ne rrjete. Por Taullau, qe e ndjek aksionin nga afer, e anulon golin dhe ndeshkon sulmuesin. 58'- Gjuan Bizi per lezhjanet dhe Premce pret ne pozicion. 64'- Malko godet me koke dhe pret Gjeloshi. 75'- Pas nje lemshi te zgjatur ne porten lushnjare, topi gjen kembet e Ivanajt, i cili nga afer nuk fal, 1-1. 78'- Teper konfuz ne gjuajtjet e tij Borici dhe pastaj Zyla per lushnjaret. 80'- Deperton Brikeno Bizi, por gjuajtja e tij eshte mbi traun e portes. 83'- Gjergjova kroson ne porte. Borici gjuan me koke dhe per pak sa nuk shenon. 87'- Bizi, i shpejte nga e djathta, deperton, por Gazheli me veshtiresi e largon rrezikun. 89'- Krosim i Gjergjoves ne zonen lezhjane. Gega kercen fuqishem, por topi i gjuajtur nga koka e tij pritet nga portieri Gjeloshi.


Thane Ilir Gjyla, trajner i Lushnjes: "Ndeshja e sotme nxjerr ne pah dobesine e atij reparti, qe e mendonim te konsoliduar, mbrojtjen. Ajo edhe sot ne pjesen e dyte u shthur, nderkohe qe Hasalla, Malko e Gjergjova gabuan ne shume raste. Me vjen cudi qe pjesen e dyte e fillojme ne avantazh dhe ekipi, ne vend qe te vazhdonte si ne pjesen e pare, u terhoq duke i leshuar terren kundershtarit". Vasil Bici, trajner i Beselidhjes: "Dolem te kenaqur dhe ketu i referohem pjeses se dyte, ku per here te pare thyem konceptin qe Lezha i ben sherbim vetem ne fushen e saj pikeve. Qe te jem i sinqerte, na ndihmoi edhe dalja e Banos dhe pastaj e Malkos, te cilet jane profesoret e lojes lushnjare".


Lezhjanet arrijne te thyejne tabune e fitimit te pikeve jashte. Lushnja, vendi i ktheses Beselidhja: Pika e pare jashte

Beselidhja ka rrembyer nje pike shume te vlefshme ne Lushnje, madje ashtu si shkoi loja, ajo mund te kishte shenuar edhe golin e fitores ne minutat e fundit, nese sulmuesit e saj do te ishin treguar me efikas dhe nese gjyqtari i takimit do te kishte dhene nje 11-metersh. Nderkohe ne kampin lezhjan kenaqesia per marrjen e pikes eshte dukur ne fund te takimit, teksa tekniku Bici ka hyre ne fushe dhe i ka pergezuar lojtaret e tij. Sekretari Doda eshte i kenaqur nga barazimi, por edhe nga loja, sidomos ne pjesen e dyte. "Skuadra e meritoi barazimin, sepse ne pjesen e dyte lojtaret luajten te mobilizuar dhe arriten edhe te shenojne golin e barazimit. Ne pjesen e pare skuadra luajti dobet dhe nuk arriti t'i tregoje vlerat, nderkohe qe ne pjesen e dyte, nga zevendesimet e kryera nga tekniku Bici, skuadra luajti mjaft mire", - ka thene sekretari i klubit "Beselidhja", Dode Doda per ndeshjen dhe barazimin e arritur ne Lushnje. Shefi lezhjan gjithashtu eshte i kenaqur nga rezultati edhe per nje fakt: "Ekipi kishte ne Lushnje 4 lojtare me pak, te cileve iu shtua edhe Cafi para ndeshjes per arsye traume. Pra, me 5 lojtare titullare mangut, skuadra tregoi ne Lushnje se ka forca per t'u ngjitur me lart. Ne shpresojme per nje paraqitje me dinjitoze ne te ardhmen",- thote sekretari i klubit. Beselidhja e Lezhes tregoi ne kete ndeshje se ruajtja e qetesise ne loje sjell rezultatin e kerkuar. Ekipi i Beselidhjes, pas shume ndeshjesh te zhvilluara jashte dhe me lojera te bukura, arriti me ne fund qe te marre nje pike te vlefshme, cka tregon se ne ndeshjet e ardhshme jashte mundet dhe i ka mundesite qe te realizoje edhe nje 3-pikesh. Beselidhja, te pakten 6 ndeshjet e fundit, ka bere lojera voluminoze, me shume raste te pastra per shenim, por ne fushat jashte stadiumit "Beselidhja" nuk kishte arritur te marre pike, madje deri nje jave me pare kishte shenuar vetem 3 gola ne 6 ndeshje te luajtura. Irfan Rama

Grupi sponsor i lushnjareve do te ndalet dhe do te marre masa administrative ndaj futbollisteve Lushnja: S'ka me alibi per ekipin

Nje dite pas ndeshjes me Beselidhjen, zhgenjimi i opinionit sportiv lushnjar eshte i dukshem. Madje nje fakt real eshte bere edhe frika per nje renie ne kategorine e dyte. Te gjitha keto e kane detyruar sponsorin lushnjar te marre masa. Ne fillim te kesaj jave do te mblidhet kryesia e klubit, grupi i trajnereve dhe aty sponsori do te flase edhe per sanksione ndaj futbollisteve per mosimpenjim total. Keto do te jene paresore ne kete mbledhje. Me mendimin e sponsorit edhe trajneri Gjyla eshte dakort. Ai vete do te shprehej: "Difekti kryesor ne kete ndeshje ishte mbrojtja, te cilen ne mendonim se e kishim te konsoliduar. Pra, nevojitet nje analize konkrete, duke lene menjane gjykimet, te cilat, per hir te se vertetes, kane lene per te deshiruar. Ekipi do te ndalet ne 90-minuteshin e lojes, ne rastet e humbura, kthimet e panevojshme prapa dhe renien fizike, sidomos te anes psikologjike ne pjesen e dyte ndaj Lezhes". Gjyla shton se eshte i kenaqur disi nga loja e me te rinjve te ekipit si Dervishi, Iljazi e sidomos Gega, qe po shenon sistematikisht e po lufton me shpirt te larte gare. "Por cuditem me renien fizike te disa lojtareve me pervoje (perjashto Banon) qe nuk po e justifikojne veten. Lushnja ndodhet ne nje pozite te veshtire, ndaj cdo ndeshje qe vjen kerkon mobilizim total, pergatitje fizike dhe psikologjike, se bashku me zbatimin e detyrave tekniko-taktike. Duke kerkuar te metat ne fillim te vetja, atehere mund te shohim perpara. Eliminimi i problemeve do te beje qe ekipi te rifitoje besimin e sportdashesve, te cilet jane te zhgenjyer nga ekipi i tyre. Por ata nuk duhet ta braktisin, sepse kjo do ta ulte shume optimizmin, sidomos te te rinjte e ekipit. Disa prej tyre e kane per here te pare prezantimin ne kampionatin e kategorise se pare",- perfundon trajneri Gjyla. Maks Shehu

LUFTETARI Gjirokaster - APOLONIA Fier

0 : 1  ( 0 : 1 ) 

LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI (46. Elton LAMAJ ) - BISTRI, Dhimiter BOSTANXHIUN , Bashkim GONXHAJ , Erion KACI - Klodian BRAHIMI , Ervin QUKU (46. Jorgo MASTORA ), Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ (60. Vasil KOCI ), Dhiogjen MUCO , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Ermal CAKRANI - Gentian LAKO , Jurgen MALI , Edison MARINI (77. Gezim BUZIU), Artian POCI , Ardian POLLOZHANI (46. Leonard MUZHA ) - K. GEORGANCHEV (BUL), Vaske RUKO . - On as sub: *Vangjel CAPO (Coach)
Goal: 0:1 K. GEORGANCHEV (BUL) (36.)
Attendance: 1000
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: BISTRI (2.), Bashkim GONXHAJ (1.) / Ermal CAKRANI (1.)


2'- Aksion i pare i Luftetarit. Gaxhaj ekzekuton nje goditje nga kendi. 10'- Georgancev arrin te gjuaje nga afer vijes fundore, por Kristidhi mberthen topin. 11'- Marini, ne nje situate disi te veshtire, e percjell topin mbi traun e tij dhe Luftetari gjuan nje kendore. 17'- Ruko ndermerr nje vershim vertikal nga krahu i majte. Tifozeve gjirokastrite u pritet fryma, por ai godet rrjeten nga jashte ne anen e djathte te Kristidhit. 19'- Gaxhaj ekzekuton nje goditje denimi, por lemshin perpara portes e zgjidh Sinani. 20'- Kroson Brahimi, gjuan Ervin Quku, qe luan premieren me Luftetarin i ardhur nga Teuta. 23'- Shehaj, ne pozicion te mire, gjuan, por topi pengohet nga kembet e mbrojtesve fierake. 32'- Demtohet Marini dhe loja nderpritet. E nxjerrin me barrele nga fusha. Georgancev ekzekuton goditjen e denimit dhene ne dem te Gaxhajt, por topi perplaset ne murin e Luftetarit. 37'- Marini u rreshqet vendasve dhe, se fundi, Bistri pason te bullgari Georgancev ne krahun e djathte, qe pasi avancon edhe pak gjuan rrepte sheshazi. Topi perfundon ne te djathte te Kristidhit, ne qoshen e poshtme te tij. 0-1. 43'- Gaxhaj gjuan goditje nga kendi dhe Shehaj, me koke, gjuan mjaft mire, por Sinani pret po mjaft mire. 44'- Sadikaj, ne pozicion te mire dhe i lire, vonon te gjuaje. 51'- Gjuan Mali, por pret Lamaj. 54'- Sulmon Mastora, por fiton vetem goditje kendi. 66'- Shehaj fiton nje goditje kendi. Luftetari rrezikon seriozisht, duke fituar pas kesaj edhe dy goditje te tjera kendi rresht, por ne fund del fitues Sinani. 71'- Shehaj ekzekuton nje goditje denimi ballore, por topi fluturon pak mbi tra. 78'- Lamaj del nga porta e tij dhe i rremben topin Buzit te porsafutur ne loje. 79'- Shehaj gjuan me gjysmegershere, por topi kalon jashte. 87'- Georgancev ekzekuton nje goditje denimi pa rrezikuar. 88'- Muzha humbet rast te mire tek del i lire, por gjuan jashte.

Thane Mihal Coni, trajner i Luftetarit: "Humbem sepse nuk shfrytezuam rastet qe krijuam". Vangjel Capo, trajner i Apolonise: "E merituam fitoren ne saje te lojes sulmuese dhe kembenguljes. Kishim ardhur me objektiv qe te mos dilnim pa pike. Luajtem me mire ne mbrojtje se sa ne sulm. Apolonia tregoi se ka mundesi te beje me shume dhe se tashme po e kalon presionin psikologjik".



Luftetari-Apolonia 0-1

GJIROKASTER, 17 nentor/ATSH-E.Serjani/. - Ne Gjirokaster ndodhi ajo qe pritej, nje humbje e kesaj skuadre disi te coroditur ne fushen e vet me ekipin fierak, qe persa i takon renditjes ne tabele dhe karakteristikave te tjera, nuk ka ndonje diference te madhe nga Luftetari. Ne pergjithesi takimi u karakterizua nga nje loje pa fantazi, shpeshhere me situata nervozizmi dhe pa spektakel. E vecanta e ndeshjes se sotme ne Gjirokaster nuk ishte ne fushen e gjelbert, por ne shkallet e tribunes qendrore te stadiumit. Per here te pare qe nga doreheqja e tij ne fund te fazes se pare te kampionatit tee kaluar, eshte pare ish-presidenti i klubit, biznesmeni Grigor Tavo. Burime nga klubi gjirokastrit thane per ATSH-ne se, "nje treshe biznesmenesh do te "zgjidhe qesen" per ekipin e Luftetarit". Ne kete grup biznesmenesh perfshihen ish-presidenti Grigor Tavo, presidenti i kompanise Elka, Lefter Kallo dhe nje perfaqesues i firmes Anonime Kakavije. Ky grup biznesmenesh mendohen qe te jene sponsoret qe me parate e tyre do te tentojne te ringjallin ekipin e Luftetarit. /A.KE/ 2001-11-17


Luftetari ndaj Apolonise ka humbur me shume se 3 pike. Gjendja tani behet me kritike Cabeli: Luftetari "paguan" varferine e tij

Luftetari, duke humbur ne fushen e vet ndeshjen me Apolonine, nuk humbi vetem 3 piket e kesaj ndeshjeje, por ca me shume: humbi mundesine e forcimit dhe permiresimit te pozitave ne renditje. Madje me hipotezen e fitores se tij ndaj Apolonise dhe shansin e rezultateve te tjera, ai do te kishte nje pozicion disi komod ne krahasim me disa skuadra te tjera ne mesin e renditjes. Por realiteti pas javes se 9-te eshte teper shqetesues dhe po aq problematik per te ardhmen e tij. Per nje analize me te thelle dhe profesionale per lojen dhe gjendjen e Luftetarit, dje beme nje bisede me specialistin e futbollit Zisi Cabeli, ish-futbollist dhe disa here trajner i Luftetarit vite me pare. - Zisi, si e shpjegoni humbjen e Luftetarit ndaj Apolonise? - E ndoqa me vemendje kete takim dhe shpresoja qe ekipi yne do t'i fitonte 3 piket. Por kjo nuk ndodhi, per fat te keq. Se pari, mbrojtesit tane bene nje gabim fatal ne rastin e golit, duke ia dorezuar vete topin kundershtarit, i cili e shfrytezoi kete rast duke gjetur dhe portierin gjirokastrit te papergatitur. Pavaresisht nga kjo, se gabime edhe do te behen, Luftetari nuk arriti te shenonte per shkak se nuk u organizua si duhet. Mesfusha nuk i kreu detyrat e saj si ne mbrojtje dhe ca me shume ne sulm. Nderkohe sulmuesit, edhe ne ato raste qe u krijuan, nuk arriten te realizojne qofte per te marre edhe nje barazim. Te gjitha keto, por edhe dobesite e tjera te Luftetarit, ne radhe te pare vijne nga mungesa e pervojes, por edhe nga fakti se ne ndeshjen ne fjale ku duhet te arrinin fitoren, nuk e kapercyen dot ndrydhjen shpirterore qe te kap ne kesisoj rastesh. Nuk e morem dot iniciativen per te sulmuar ne front te gjere pas pesimit te golit, duke marre parasysh se nuk kishim c'te humbisnim me. Apolonia, nga ana e saj, i zgjidhi me mire detyrat, kur lojtari bullgar Georgancev, krijonte diferencen midis dy ekipeve. - Cfare do t'i rekomandonit Luftetarit per te ardhmen? - Sot futbolli ka linja te tjera, ndryshe nga c'kishte ne kohen time. Konkretisht, me sa di une, disa futbolliste gjirokastrite si Xhumba, Bellai, Haxhi, Vasi e ndonje tjeter, sot luajne ne kampionatet e Greqise. Disa te tjere, duke perfshire edhe Devollin, luajne me skuadra te tjera ne kampionatin tone kombetar, kurse disa te tjere, qe sezonin e kaluar luanin me Luftetarin, per nje arsye ose nje tjeter u larguan nga ekipi. Shkurt, te gjitha keto kane nje emerues te perbashket: parane. Sot pa para nuk mund te mbahet nje ekip futbolli. Edhe nga lojtaret qe aktualisht luajne me Luftetarin, sapo njeri te filloje te peshoje, me siguri qe do te largohet nga Gjirokastra, po te vazhdojne keto kushte ekonomike te Luftetarit. Per te mos u zgjatur, do te thosha nje gje qe e dine edhe shume te tjere, per me teper ata qe e kane ne dore t'i zgjidhin keto probleme: Luftetari do te mbijetoje ne kategorine e pare po te zgjidhet sponsorizimi dhe nese skuadra permireson perberjen e saj sidomos per fazen e dyte. - Atehere, si e parashikoni te ardhmen? - Pavaresisht nga kjo humbje, qe ishte shume e rende, dua te theksoj se ekipi nuk duhet ta humbase besimin dhe te dorezoje armet, sepse nuk ka perfunduar ende faza e pare. Pra, nese zgjidhet problemi i sponsorizimit dhe ne skuader inkuadrohen disa lojtare sipas kerkeses se trajnereve, atehere e ardhmja e Luftetarit nuk do te jete e zymte. Nderkohe edhe puna e lojtareve dhe e trajnereve duhet te permiresohet dhe perfeksionohet me tej, qe futbolli gjirokastrit te ngjitet ne nivelet e tij me te mira. Sokrat Papadhopulli

DINAMO Tirane - SHKUMBINI Peqin

1 : 0  ( 0 : 0, 1 : 0 ) a.E.

DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ , Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Ergert BAKALLI (46. Ilir QORRI ), Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI (93. Rigers QOSJA ), Sergei ROMANISHIN (HUN) - Daniel XHAFAJ (46. Klodian ASLLANI ), Fjodor XHAFAJ . - On as sub: *Faruk SEJDINI (Coach)
SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Gugash MAGANI , Bujar MUCA , Kastriot TOSKU - Drinush ELEZI , Gentian KAJA (81. Ronald DERVISHI ), Eriol MERXHA , Astrit NEXHA , Lorenc PASHA (52. Indrit DOKA ) - Artur XHYRA . - On as sub: *Ramadan SHEHU (Coach)
Goal: 1:0 Fjodor XHAFAJ (75.)
Attendance: 200
Referee: KONGJINI Zeqir (Patos)
Yellow Cards: Redi Bashkim JUPI (2.) / Drinush ELEZI (1.)


Trajneri i Dinamos kenaqet me tri piket dhe nuk e kritikon skuadren: "Kundershtari ishte i forte" Sejdini: Veshtiresia, merite e Shkumbinit

Me fitoren e veshtire kunder Shkumbinit, te dielen, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", Dinamo ka bere thjesht detyren e marrjes se tri pikeve, i cili ishte edhe objektivi i skuadres se Faruk Sejdinit. Kete nenvizon trajneri i bluve si faktin kryesor, ndersa per sa i perket lojes, ajo u kushtezua nga forca e kundershtarit. "Shkumbini ishte ekip i mire dhe prandaj na vuri ne veshtiresi",- thote Sejdini. "Megjithate, fituam dhe jam i kenaqur qe morem tri piket, objektivi yne per kete ndeshje". Dinamo e shenoi golin e vetem te takimit ne minuten e 75-te, me ane te Fjodor Xhafes, por nuk i munguan edhe rastet e tjera, ndonese jo te shumta. "Kundershtari na e kuptoi menyren e lojes dhe prandaj bera edhe ndryshime",- shpjegon trajneri i bluve. - Sejdini, a jeni i kenaqur me ndeshjen kunder Shkumbinit? - Jam i kenaqur, sepse morem tri piket. Ky ishte objektivi qe i kishim vene vetes per kete takim. - Perse haset kaq shume veshtiresi per fitoren? - Shkumbini ishte kundershtar i forte. Na vuri shpeshhere ne veshtiresi dhe nuk ishte e lehte. Por ne fund morem ate qe kerkonim dhe kjo na lehteson. - Keni kritika per lojen e skuadres suaj? - Kritika ka edhe kur fiton me rezultate me te thella. Natyrisht qe ne shfaqem disa mangesi, por nuk do te doja ta teproja me kritika, sepse, sic ju thashe, Shkumbini ishte kundershtar i forte dhe nuk mund te ishte aq e thjeshte sa me Luftetarin nje jave me pare. Pra, nuk mund te shprehem shume i pakenaqur, por as i kenaqur nuk mund te them se jam, sepse jo cdo gje na shkoi vaj. - Ne disa momente, lojtaret shfaqen edhe shenja nervozizmi... - Nervozizmi eshte i pashmangshem kur goli vonon, por une u perpoqa t'i qetesoja lojtaret nga stoli. Por mendoj se nervozizmi ishte vetem episodik. - Ne pjesen e dyte aktivizuat Qorrin dhe Asllanin. Kerkuat te ulnit lojen, duke pare se mbrojtesit peqinas ishin te forte ne ajer? - Kundershtari na e kuptoi menyren e lojes dhe nuk po arrinim te depertonim. Prandaj edhe e hoqa Daniel Xhafne, bashke me Bakallin, dhe futa Qorrin e Asllanin. Me ta jo vetem qe ishim ne gjendje te luanim me mire ne toke, sepse jane lojtare me te dhena te mira teknike, por fituam edhe shume shpejtesi ne veprimet sulmuese. Kam pershtypjen se kjo i dha frutet e saj, jo vetem me golin, por edhe me krijimin e disa rasteve, te cilat me pak me shume kujdes mund te ishin shnderruar ne gola. Dritan Ikonomi


PARTIZANI Tirane - VLLAZNIA Shkoder

0 : 0  ( 0 : 0 ) 

PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardit BEQIRI , Perparim DAIU , Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI - Igli ALLMUCA , D.C.Junior GERALDO (BRA) (66. Mareglen KAPAJ ), Sokol PRENGA , Ad. ROCA DE OLIVERA(BRA) (63. Ledio PANO ) - Neves D.R.ABILIO (BRA), Alex V.A.CARIOKA (BRA) (79. Shkelzen RUSTAMI ) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA , Astrit PREMCI - Amarildo BELISHA , Suat LICI , Sajmir PATUSHI - Klodian DURO (69. Edmond DALIPI ), Edi MARTINI (83. Albert KACI ), Vioronsin SINANI . - On as sub: *Neptun BAJKO (Coach)
Goals : None
Attendance: 7000
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Igli ALLMUCA (2.) / Elvin BEQIRI (2.), Suat LICI (2.), Sajmir PATUSHI (3.)
Yellow/Red Card: Ardit BEQIRI (77. Minute) / -

Minutat e lojes:

1' - Karioka deperton ne zone dhe godet, por ne castin e fundit bllokon mbrojtja shkodrane. 10' - Patushi deperton i lire ne qender te zones, por nderhyn mbrojtja e Partizanit dhe i largon topin. Shkodranet kerkojne 11-metersh, por gjyqtari Janku me te drejte vazhdon lojen. 16' - Goditja e pare ne porte per Vllaznine vjen nga kembet e Martinit, qe godet fuqishem, por jashte. 21' - Osja deperton ne fundore, por Nallbani del shpejt, duke i zene rrezen dhe topi i goditur nga shkodrani perfundon mjaft mbi shtyllen horizontale. 22' - Partizani kunderpergjigjet menjehere dhe harkimi i Allmuces gjen Roshen para portes shkodrane, por braziliani e dergon topin me koke mbi tra. 25' - Ne rastin me te mire per Partizanin, Karioka ka te gjithe kohen dhe hapesiren e nevojshme, por vonohet. Portieri Mustafa e bllokon me sukses goditjen e brazilianit. 30' - Nje goditje e lire e Martinit devijohet nga muri ne kendore. Nga goditja e kendit perfiton Dibra me koke, qe ul nje top per Licin. Por ky i fundit, i vetem para Nallbanit, godet lehte me koke dhe portieri i kuq reagon bukur, duke shmangur nje gol te sigurt. 34' - Osja godet fuqishem ne kufijte e zones dhe pret i sigurt Nallbani. 36' - Vazhdojne goditjet nga larg dhe kete radhe eshte Prenga, qe gjithsesi eshte i pasakte. 41' - Sinani eshte i lire pas nje harkimi nga e djathta, por topi i goditur prej tij me koke dergohet ne kendore nga pritja instinktive e Nallbanit. 53' - Partizani e fillon me mire lojen, por shkodranet dalengandale rigjejne veten dhe rrezikojne me nje goditje nga larg te Sinanit. 54' - Partizani kunderpergjigjet. Fillimisht Beqiri e me pas Karioka, godasin, por bllokohen nga mbrojtja shkodrane ne zone. 60' - Martini ka hapesire ne qender te zones, por vonohet dhe mbrojtja e Partizanit largon rrezikun. 62' - Sinani godet fuqishem ne pozicion te priret, por Nallbani gjithsesi arrin ta dergoje topin mbi shtyllen horizontale te portes se tij. 64' - Prenga provon nga larg me nje goditje te fuqishme, por Mustafa reagon mire, duke e pritur topin. 73' - Ne nje nga rastet me te mira per Vllaznine, Martini ka kohe dhe hapesire ne qender, por gjithsesi arrin te godase jashte kuadratit te portes se Nallbanit. 77' - Beqiri ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe. Gjyqtarit Janku i vijne ne ndihme shkodranet, te cilet i kujtojne se eshte i dyti per lojtarin e Partizanit, qe del nga loja me karton te kuq. Partizani mbetet me 10 lojtare. 82' - Martini vazhdon te shijoje mundesine e rasteve per shenim, por vazhdon t'i humbe ato, ndonese ne kete rast, goditjen e tij te fuqishme e ndal serish Nallbani. 84' - I sapofuturi ne fushe, Kaci, deperton ne zone, por vonohet dhe mbrojtja e Partizanit largon topin. 89' - Sinani godet me koke, por gjen si gjithmone te gatshem Nallbanin. 90' - Pano ekzekuton fuqishem nje goditje nga larg, te cilen Mustafa arrin ta kontrolloje ne dy kohe. 91' - Ndonese jane dhene 2 minuta shtese, gjyqtari Janku fishkellen per perfundimin e takit qe mbyllet me rrjeta te paprekura.

Kush ngjitet:

Portieri i Partizanit, Nallbani, i cili me pritjet dhe reagimet e tij refleksive menjanoi nje numer golash te sigurt. Mbrojtjet e te dyja skuadrave, vecanerisht ajo e Partizanit, qe kryen nje mbulim te shkelqyer nje per nje te sulmuesve kundershtare. Tifozet shkodrane, te cilet mbeten po aq te shumte ne numer sa ne takimin e pare dhe nuk reshten se perkrahuri skuadren e zemres.

Kush zbret:

Sulmuesi i Partizanit, Abilio, i cili, ndoshta edhe per shkak te mbulimit te rrepte, nuk arriti te bente asnje veprim te dobishem. Vllaznia, e cila erdhi me shume buje ne kete takim, por nuk arriti ta perligjte ate me lojen e saj. Tifozet e Partizanit, te cilet kishin "firuar" ne krahasim me takimin e pare

Jashte lojes:

Si zakonisht, ne tribunen VIP nuk munguan personalitet, me ne krye ministrin e MKRS-se, Luan Rama. Ne shkallet e tribunes D, krahu i sportdashesve shkodrane ishte i mbushur plot, ndersa ai i sportdashesve te Partizanit ishte mbushur vetem ne 2/3 e tij. Nje rol te rendesishem ne nivelin e lojes, vecanerisht ne pjesen e dyte, luajti edhe shiu.

Monologu i specialistit:

Shyqyri Rreli Te dyja skuadrat erdhen ne kete takim disi "te karikuara", per vete rrethanat qe sollen ne perseritjen e ndeshjes dhe kjo reflektoi edhe ne fushen e blerte. Si Partizani, ashtu edhe Vllaznia luajten te mobilizuar, ndonese ishte skuadra shkodrane ajo qe krijoi me teper raste per shenim. Por, sic e thashe edhe pak me lart, tensioni i grumbulluar para kesaj ndeshjeje, beri qe te dyja palet te gabonin shpesh dhe ishin keto gabime qe bene qe te mos gjendej dot rruga e rrjetes. Mendoj se me kete barazim perfiton me shume Partizani sesa Vllaznia. Kurse, e pare nga nje kendveshtrim me i gjere, ky barazim i shkon me shume per shtat Tiranes, e cila ruan largesine ne krye te renditjes.


Cfare thane dhe si u shprehen

Shulku: Partizani ishte superior. "Mendoj se ishim me mire sesa Vllaznia kete ndeshje. E kontrolluam lojen dhe krijuam me shume volum pune. Edhe shkodranet paten raste, keshtu qe mendoj se barazimi ishte rezultati me i mire".

Patushi: Na mohuan serish nje penallti

"Mendoj se ne ishim skuadra me e mire edhe sot, ndonese luajtem ne Tirane. Tifozet tane nuk dolen shume te kenaqur nga stadiumi, sepse ata donin fitore. Mendoj se gjyqtari na mohoi serish nje penallti. Partizanin e shpetoi edhe portieri i tij, Nallbani. Ne jemi shume me prane titullit me kete barazim ne Tirane".

Prenga: Ne, me prane fitores

"Trajneri Duro kishte bere ndryshime ne krahasim me ndeshjen e kaluar dhe kjo solli rritje ne lojen tone. Vllaznia nuk ishte superiore ndaj nesh, sic ndodhi heren e fundit, por ishim ne me prane arritjes se fitores".

Sinani: Mbetemi me te miret

"Ishte nje ndeshje e veshtire. Partizani luajti me mire sesa heren e fundit, por prape ne kishim rastet per te shenuar gol. i qendroj mendimit te thene edhe me pare se ne dhe Tirana jemi skuadrat me te forta te kampionatit. Partizani, te falenderoje Blendi Nallbanin".


INTERVISTA

Duro: "Sulmi, reparti me i dobet"

Shpetim, nje ndeshje me e mire sesa e para ndaj Vllaznise? "Ne ndryshuam taktike ne kete ndeshje. Duke pasur parasysh se ne ndeshjen e pare kishte qene Klodian Duro, qe kishte bere diferencen, i caktova si mbulues, mbrojtesin Beqiri, qe e kreu me se miri detyren. Duro nuk ishte i rrezikshem si heren e kaluar".

A jeni i kenaqur nga skuadra juaj? "Mendoj se reaguam mire pas ndeshjeve te fundit, jo edhe aq te kenaqshme. Ne krijuam me shume volum loje sesa Vllaznia dhe krijuam raste te pastra shenimi, por qe u humben".

Edhe kete here sulmi nuk ishte ne lartesine e duhur. "Ky eshte edhe mendimi im. Reparti i sulmit nuk beri aq sa duhej, duke mos qene ne nivelin e reparteve te tjere".

I kenaqur nga rezultati? "Luajtem me nje rivale dhe me ekipin kampion. Normalisht, duhet te fitojme ne fushen tone, por, duke qene se luajtem me mire sesa heren e pare ndaj shkodraneve, mendoj se duhet te jemi disi te kenaqur".

C'mendim keni per gjykimin? "Kam frike se mos e perserisin prape ndeshjen".

Partizani, prove karakteri me Vllaznine Luan fort, duke mos qene inferior per asnje cast ndaj kampioneve. Karioka humb raste shenimi, por me i miri ne fushe quhet Blendi Nallbani qe ndalon gjuajtjet e Vioresin Sinanit. Publik i madh ne "Qemal Stafa", por asnje gol. Tirana e Teuta mbeten ne krye Bledar KUKA

TIRANE - Serish barazon me Vllaznine, Partizani ne "Qemal Stafa", por kete here duke treguar nje prove karakteri, pasi u vu ne diskutim per dite te tera. Lojtaret e Shpetim Duros ishin shume me agresive sesa ne ndeshjen e pare mes ketyre ekipeve, po ne Tirane, ndonese nuk munden te shenonin asnje here ne porten e Mustafes. Ndonese mbeten me 10 vete ne gjysmen e pjeses se dyte, futbollistet e klubit te Albert Xhanit, gjeten forca, jo vetem qe te mos humbisnin, por edhe te mos ishin me inferiore sesa kundershtari. Por Karioka humbi raste te mira shenimi, ne te dyja pjeset, te cilave iu pergjigjen edhe shkodranet, te ndaluar nga portieri Nallbani. Kete here Vllaznia nuk mund te pretendoje se ishte me e mire sesa Partizani, por sidoqofte, ajo doli me e kenaqur nga fusha, me nje barazim ne fushe kundershtare, aq me teper me nje rival per titull. "Tani jemi me prane ruajtjes se titullit", - tha Patushi, pas ndeshjes. Sulmuesi, Sinani deklaron se ishte portieri i Partizanit, Nallbani qe i hoqi fitoren nga duart. "Ishim serish me mire sesa Partizani, - tha sulmuesi me numrin 9, - por portieri i te kuqve ishte ne dite shume te mire. Kesaj nuk kishim c't'i benim". Trajneri i vendasve, Duro, teper i tensionuar gjate gjithe ndeshjes, ishte ende shume i menduar, ne perfundim te saj. "Ndryshuam taktike kete here, - tha ai, - dhe kjo i dha frytet e saj. Ju e dini se ne ndeshjen e kaluar ishte Klodian Duro qe e beri diferencen mes dy skuadrave, por kete here ai u mbulua mjaft mire nga Beqiri. Nuk mund te themi se arritem rezultatin me te mire, por kjo ndeshje ishte shume me e mire per ne, sesa e kaluara".

Ne nje terren te renduar nga shiu, forca fizike e Partizanit, ia doli te mbizoteronte ndaj teknikes se larte te sulmit shkodran, qe nuk e kishte rrezikshmerine e ndeshjes se kaluar. Megjithate, Edi Martini humbi nje rast te mire ne pjesen e dyte, i ndodhur i vetem prane portes se Nallbanit, ndersa Sinani, u ndalua nga portieri i te kuqve, ne gjuajtjet e tij ne pjesen e dyte. Osja kishte pasur gjithashtu dy raste te mire ne pjesen e pare, ku Nallbani tregoi serish klasin e tij, duke qene me i miri lojtar ne fushe per te dyja skuadrat. Ne fund dy skuadrat humben nga nje titullar. Klodian Duro u demtua dy here ne shpatull, duke pesuar shembje (u zevendesua nga Dalipi) dhe me pas, gjyqtari Janku nxorri Beqirin e Partizanit me karton te kuq, pasi mori edhe kartonin e dyte te verdhe.



Futboll- Partizani barazon, mbetet ende i pathyer TIRANE, 28 nentor /ATSH-E.Skarco/.- Perfundon me rrjeta te paprekura sfida e perseritur midis Partizanit dhe Vllaznise, e vlefshme per javen e nente te kampionatit kombetar te futbollit. Ky takim e justifikoi interesin e tifozeve qe kishin mbushur shkallet e stadiumit kombetar "Qemal Stafa" te merkuren ne mbremje. Partizani e vuri nen kontroll lojen gjate pjeses se pare, duke e perqendruar ate ne gjysemfushen e shkodraneve, te cilet kundersulmonin rrezikshem me ane te Sinanit e Martinit. Ne pjesen e pare futbollistet e Vllaznise reklamuan edhe nje 11-metersh per pengim te Patushit brenda zones, por per gjyqtarin Albano Janku cdo gje ishte e rregullt. Te dy ekipet paten raste per te shenuar, por Martini per Vllaznine e Karioka per te kuqte nuk i shfrytezuan si duhet ato. Ne pjesen e dyte, qe u shoqerua nga nje shi i imet, loja u be me e hapur pasi te dy ekipet kerkonin me cdo kusht fitoren. Martini e Karioka jane serisht ata qe paten ne kembet e tyre shansin e golit, por qe te dy gabuan para portes. Minutat e fundit Partizani detyrohet t'i luaje ne inferioritet numerik per shkak te ndeshkimit me karton te kuq te Ardit Beqirit. Asgje nuk ndodh deri ne fershellimen e fundit te arbitrit Janku, qe e mbyll ne barazim 0-0 ndeshjen. Me kete barazim Partizani kalon ne vendin e trete ne renditje me 20 pike, pas Tiranes me 23 dhe Teutes me 21 pike, ndersa Vllaznia mbetet ne vendin e peste me 18 pike. Ne 10 jave te kampionatit te kuqte kane realizuar 5 fitore dhe 5 barazime, duke mbetur ende te pathyer. /A.KE/ 2001-11-28
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001