Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

11. round

Saturday, 1.12.2001  14:00
 BYLIS Ballsh - BESELIDHJA Lezhe 0 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 LUFTETARI Gjirokaster - KS LUSHNJA 1 : 1 ( 0 : 0 ) Details
 SHKUMBINI Peqin - ERZENI Shijak 4 : 2 ( 1 : 1 ) Details
 TEUTA KS Durres - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details
Saturday, 1.12.2001  17:00
 DINAMO Tirane - SK TIRANA 3 : 1 ( 3 : 1 ) Details
Sunday, 2.12.2001  14:00
 TOMORI Berat - VLLAZNIA Shkoder 0 : 2 ( 0 : 0 ) Details
Sunday, 2.12.2001  17:00
 PARTIZANI Tirane - APOLONIA Fier 4 : 0 ( 1 : 0 ) Details

Table after 11. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (2.) TEUTA KS Durres11731 1419:524  11:2  14  8:3  10
2. (1.) SK TIRANA11722 1623:723  13:3  13  10:4  10
3. (3.) PARTIZANI Tirane11650 1117:623  13:5  12  4:1  11
4. (4.) DINAMO Tirane11641 1520:522  13:3  13  7:2  9
5. (5.) VLLAZNIA Shkoder11632 416:1221  8:6  10  8:6  11
6. (7.) SHKUMBINI Peqin11515 420:1616  17:6  15  3:10  1
7. (6.) BYLIS Ballsh11434 -416:2015  12:6  14  4:14  1
8. (8.) BESELIDHJA Lezhe11344 -18:913  6:0  11  2:9  2
9. (9.) APOLONIA Fier11407 -138:2112  6:5  9  2:16  3
10. (10.) FLAMURTARI Vlore11326 -212:1411  11:7  10  1:7  1
11. (11.) ERZENI Shijak11317 -512:1710  7:5  9  5:12  1
12. (12.) TOMORI Berat11227 -710:178  6:9  6  4:8  2
13. (13.) LUFTETARI Gjirokaster11227 -256:318  3:4  8  3:27  0
14. (14.) KS LUSHNJA11146 -78:157  3:5  6  5:10  1

Next Matches

Saturday, 8.12.2001  
 FLAMURTARI Vlore - DINAMO Tirane   :      
 BESELIDHJA Lezhe - TOMORI Berat   :      
 ERZENI Shijak - LUFTETARI Gjirokaster   :      
 KS LUSHNJA - PARTIZANI Tirane   :      
 APOLONIA Fier - BYLIS Ballsh   :      
 VLLAZNIA Shkoder - TEUTA KS Durres   :      
 SK TIRANA - SHKUMBINI Peqin   :      
Top of page

Match Statistics

BYLIS Ballsh - BESELIDHJA Lezhe

0 : 0  ( 0 : 0 ) 

BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Erion KACELI (86. Ajet GURGURI ), Fatjon MALAJ - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Roland NENAJ (75. Altin PELARI), Altin SIMAKU - Dorian BUBEQI , Bardhyl ELEZI . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alket MARKU , Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Xhelal FARUKU , Bujar HAXHIA , Gentian LICI , Klaudio MAKAJ - Kreshnik IVANAJ , Sajmi XHETANI . - On as sub: Leonard PERLOSHI , Luljan BRAHJA , Alban NEZIRI (HASANI), *Vasil BICI (Coach)
Goals : None
Referee: GASHI Idriz (Durres)
Yellow Cards: Gjergj GJIKA (2.), Sherif IDRIZI (2.) / Alban BRUKA (2.), Bujar HAXHIA (2.)

Minutat e lojes... 1'- Kule gjuan nga larg, por jashte kuadratit. 2'- Nje gol i anuluar nga anesori Miho per skuadren e Beselidhjes, pas nje gjuajtjeje te Gjetanit. 5'- Faruku gjuan jashte zone dhe pret portieri Hidi. 14'- Elezi gjuan jashte zone, por topi kalon ngjitur me shtyllen pingule. 18'- Bare ekzekuton nje goditje kendi brenda zones, por e largon topin mbrojtja lezhjane. 22'- Goditje kendi per Bylisin. Bare harkon brenda zones, aty gjuan Simaku dhe ka pritur Gjeloshi. 28'- Nenaj pason tek Elezi brenda zones, i cili i ka te gjitha mundesite per te shenuar, por vonon dhe mbrojtja lezhjane e largon topin. 37'- Idrizi gjuan jashte zones, por goditja e tij eshte e pasakte. 40'- Nenaj gjuan ne drejtim te portes, topi ka prekur doren e njerit prej mbrojtesve te Beselidhjes, por gjyqtari Gashi vazhdon lojen. 43'- Gjetani gjuan diagonal dhe Hidi grushton bukur. 52'- Bare gjuan dhe pret Gjeloshi. 56'- Bare ka harkuar ne zone, Simaku gjuan me koke dhe topi kalon mbi traun e portes. 70'- Bare gjuan brenda zones dhe grushton Gjeloshi. 77'- Goditje denimi ne distance 20 metra. Bare gjuan fort dhe topi ka kaluar paksa mbi porten e Gjeloshit. 88'- Bubeqi, i vetem me portierin, ka gjuajtur ne drejtim te portes, por Gjeloshi ka grushtuar.


Ballshiotet nuk arrijne te ruajne traditen. Ata barazojne 0-0 me lezhjanet e Bicit Bylis: Gjeloshi, pengesa e fitores sone Nga Ballshi, Eno Metani

Thane Petraq Bifsha, trajner i Bylisit: "U zhvillua nje ndeshje e forte. Futbollistet tane luajten me te kujdesshem dhe me deshire per fitore, por terreni ishte i favorshem per kundershtarin. Njekohesisht edhe forma e mire e portierit lezhjan Gjeloshi beri qe kjo skuader te mos pesonte gol". Vasil Bici, trajner i Beselidhjes: "E kisha pergatitur skuadren nga ana morale, duke pasur parasysh qe Bylisi nuk eshte ai i nje viti me pare. Ne luajtem me deshiren per te marre nje rezultat pozitiv, gje te cilen e realizuam".

Monologu nga Agim Meta: "Ndeshja Bylis-Beselidhja u karakterizua nga nje lufte e forte sportive, edhe pse ajo u zhvillua ne nje terren te renduar. Bylisi, gjate gjithe lojes, pati iniciative dhe kembenguli prane portes se Beselidhjes, por nuk arriti te shenonte, kjo fale edhe formes shume te mire te portierit Gjeloshi. Skuadra e Beselidhjes, nga ana e saj, edhe pse luajti ne fushe kundershtare, u paraqit si e barabarte, madje ne fragmente te vecanta te lojes u tregua e rrezikshme. Portieri Gjeloshi si dhe mbrojtja lezhjane ishin pikat me te forta te kesaj skuadre. Duhet thene se loja u zhvillua korrekte dhe ekipi lezhjan e meritoi barazimin".

LUFTETARI Gjirokaster - KS LUSHNJA

1 : 1  ( 0 : 0 ) 

LUFTETARI Gjirokaster: Elton LAMAJ - BISTRI, Erion KACI - Klodian BRAHIMI , Mikel CENKO , Jorgo MASTORA , Ervin QUKU , Gentian SADIKAJ (86. Olson LASKAJ ) - Dhiogjen MUCO , Arlind NORA , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO - Ermir DERVISHI (52. Erion LIKA ), Edlir GEGA , Enkelejd ZYLA - Artan BANO , Amarildo BORICI (71. Eduard KAPLLANI ) . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
Goals: 1:0 Admir SHEHAJ (46.); 1:1 Artan BANO (84.)
Referee: VELCANI Sazan (Patos)
Yellow Cards: Gentian SADIKAJ (2.) / Amarildo BORICI (1.), Eduard KAPLLANI (2.)
Yellow/Red Card: Mikel CENKO (87. Minute) / -
Red Card: Admir SHEHAJ (62. Minute) / -
Futboll- Luftetari merr vetem nje pike ndaj lushnjareve - Tifozet kerkojne perseri doreheqjen e trajnerit Coni -

GJIROKASTER, 1 dhjetor/ATSH-E. Serjani/. - Ndonese eshte perpjekur shume, ekipi i Luftetarit te Gjirokastres nuk ka mundur te marre vecse barazimin 1-1 me ekipin e Lushnjes, ne takimin e luajtur te shtunen pasdite ne fushen e vet. Gjate gjithe pjeses se pare, gjirokastritet ishin me kembengules drejt portes mike, por pa arritur te shenonin. Me fillimin e pjeses se dyte, pas nje aksioni te shpejte Shehaj shenon golin e shumepritur per vendasit ne minuten e 46-te. Pa kaluar as 15 minuta, protagonisti i golit per vendasit, Shehaj, nderhyn ne menyre te gabuar ndaj portierit lushnjar, Premce, duke e detyruar gjyqtarin Velcani qe t'i nxjerre kartonin e kuq. Dhe menjehere pas dy minutash, atehere nuk nuk pritej prej te gjitheve ne stadium, miqte nga Lushnja shenojne golin e barazimit ne minuten e 85-te me anen e Banos, pas nje pakujdesie te portierit te ri, Lamaj, qe e kishte aktivizimin e tij te pare zyrtar me ekipin e te rriturve. Dy minuta me vone, vendasit gabojne perseri ne nderhyrje dhe gjyqtari nxjerr me karton te kuq mbrojtesin e majte, Cenko. Keshtu, i gjithe takimi perfundoi me rezultatin 1-1. Pas takimit, dhjetra tifoze te pakenaqur nga rezultati i lojes, kane protestuar perseri, duke kerkuar doreheqjen e trajnerit Mihal Coni, si dhe te shefit te klubit, Besnik Toro.

SHKUMBINI Peqin - ERZENI Shijak

4 : 2  ( 1 : 1 ) 

SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Gugash MAGANI , Bujar MUCA , Erion STAVRI - Drinush ELEZI , Gentian KAJA (67. Arben HYSKO ), Eriol MERXHA , Astrit NEXHA (75. Indrit DOKA ), Lorenc PASHA - Parid XHIHANI (67. Perparim SAJA ) . - On as sub: *Ramadan SHEHU (Coach)
ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI (67. Besnik BEQIRAJ ) - Genti GJONDEDAJ , Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI - Artan CICIKU , Artan KARAPICI (58. Indrit KAPEDANI ), Erion MATRAKU , Dritan MEHMETI , Erion XHAFA - Hekuran JAKUPI (58. Endri YZEIRI ), Fatjon YMERI . - On as sub: *PUKA Xhelal (Coach)
Goals: 1:0 Drinush ELEZI (28.); 1:1 Fatjon YMERI (44.); 2:1 Astrit NEXHA (55.); 3:1 Parid XHIHANI (56.); 4:1 Parid XHIHANI (61.); 4:2 Indrit KAPEDANI (76.)
Referee: TOPCIU Ferzi (Pogradec
Yellow Cards: Gentian KAJA (1.) / Artan MERGJYSHI (1.)
Red Card: - / Artan CICIKU

Kapiteni qe sakrifikoi te shtunen, tregon sekretet e fitores se Shkumbinit Magani: Gjeloshi shpetoi skuadren

Shkumbini i ka bere nje nisje te mire kampionatit, pas barazimit me Vllaznine kampione ne javen e pare. Te shtunen, ai fitoi paster perballe Beselidhjes ne fushen e vet me rezultatin 2-0. Fitorja e peqinasve nuk u diskutua per asnje cast prej kundershtarit, qe duhet pranuar qe ne kete ndeshje ishte larg formes se tij, duke mos treguar asnje nga vlerat qe ka shfaqur me pare ne Peqin. Figure mjaft te mire ne kete takim, ashtu si gjithmone ne ndeshjet e ketij ekipi, beri kapiteni Magani. Ai diti ta organizoje dhe ta drejtoje ekipin si qendermbrojtes veteran, por edhe si kapiten i ekipit. E vecanta e Maganit ne kete ndeshje ishte se ai luajti i demtuar dhe me plage ne kembe, duke sakrifikuar sic u shpreh vete per ekipin e qytetin e tij. Por kapiteni Magani nuk deshiron t'ia permendesh kete fakt. Ndersa per takimin me Beselidhjen, ai pohon se fitorja u arrit me lehte nga pritej dhe se kundershtari beri nje rezistence te vogel. "Ishim pergatitur te gjithe si duhet per takimin me Beselidhjen, duke i dhene vleresimin e duhur. Ne qe ne fillim luajtem presing dhe kjo loje i frenoi miqte, nga qe u gjeten te papergatitur. Ata perballe nesh u kujdesen me shume per mbrojtjen e ne qofte se nuk pesuan me teper gola, ishte merita e portierit Gjeloshi qe ne shume raste u be percaktues per ekipin e vet", - pohon Magani per "Sporti Shqiptar". Shkumbini ka meriten se ne takimin me Beselidhjen u organizua mjaft mire e kjo fillonte qe nga mbrojtja, nga ku u nisen shumica e rasteve te sulmeve te Shkumbinit. Nepermjet ketyre sulmeve te befasishme arrihej deri tek zona e portierit kundershtar, por aty gjithcka prishej. Meqe goli po vononte, atehere rolin e goleadorit e merr persiper mbrojtesi Dervishi, qe edhe ne takimet e tjera shihet shpesh prane portes kundershtare, vecanerisht ne goditjet standarte. Te shtunen ai pati meriten se shenoi dy here ne porten e Gjeloshit. Ajo qe ra ne sy, pas shenimit te golit te dyte per Dervishin ishte se gezimin e ketij goli, vec shokeve te skuadres, e ndau edhe me nje lojtar kundershtar, Saimir Xhetanin, ish-futbollist i Shkumbinit sezonin e kaluar. Te gjitheve ne fillim kjo gje u beri pershtypje, por pas ndeshjes gjithcka u sqarua. Nje ore perpara takimit Xhetani ishte njoftuar se ishte bere baba me vajze. Ali Hallulli

TEUTA KS Durres - FLAMURTARI Vlore

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Elidon DEMIRI , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Arjan ZERE - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI - Gentian BEGEJA , Bledar MANCAKU , Migen MEMELI . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Taulant BAKIU , Ervin CELA , Edmond LALA , Dritan RESULI - Taulant CERCIZAJ , Klodian LICAJ , Artan SAKAJ , Ermal VARFI - Ervin BARDHI , Anesti VITO . - On as sub: *Gert HAXHIU (As.Coach)
Goal: 1:0 Bledar MANCAKU (73.)
Referee: ISUFI Astrit (Shkoder)
Yellow Card: - / Taulant BAKIU (2.)
Red Cards: - / Edmond LALA (82. Minute), Ermal VARFI (74. Minute)

Minutat e lojes... 5'- Memelli pason sakte ne zonen e Flamurtarit per Begejen, por nderhyn ne castet e fundit portieri Billa. 7'- Babamusta, pasi ka depertuar nga e majta, godet topin ne pozicion te priret, por grushton portieri Billa. 16'- Babamusta gjuan nga distanca dhe pret Billa. 20'- Memelli, i ndodhur 5-6m larg portierit te Flamurtarit, nuk arrin te godase sakte per ne rrjete. 23'- Begeja gjuan bukur brenda zones me koke, por topi rreh shtyllen dhe rikthehet perseri ne loje. 36'- Lemsh ne zonen e rreptesise se Flamurtarit. Topi kalon te gjithe pasqyren e zones, pa u prekur nga futbollistet e Teutes. 37'- Muka deperton bukur nga e djathta, duke dale perballe portierit Billa ne pozicion te priret. Aty godet, por jashte kuadratit. 44'- Babamusta gjuan ne ecje e siper nga distanca e 30m, por topi kalon ngjitur me shtyllen transversale. 50'- Goditje denimi per Teuten. Godet topin Toshkollari dhe pret portieri i Flamurtarit. 54'- Babamusta, pas nje inkursioni te gjate, gjuan ne vijen e zones se rreptesise, por pret ne 2 kohe portieri Billa. 64'- Memelli, pasi triblon 2 mbrojtes te Flamurtarit, del i vetem perballe portierit Billa, i cili ia merr topin te kembet. 73'- Pas nje krosi ne gjysmelartesi te ardhur nga krahu i djathte i portes se mbrojtur nga Billa, Mancaku nderhyn shpejt me kembe, duke e derguar topin ne rrjete. 1-0. 77'- Cungu gjuan nga 15m, por pret portieri. 81'- Goditje denimi per Flamurtarin. Godet Vito, topi kalon pasqyren e zones, pa u prekur nga futbollistet e Flamurtarit. 85'- Goditje denimi per Teuten. Gjuan Cungu, duke "qethur" shtyllen e siperme te portes se Billes. 90'- Kote gjuan brenda zones fort dhe pritje spektakolare e Billes. 92'- Begeja, i vetem ne zone, godet topin qe, cuditerisht, nuk perfundon ne rrjete.


Fitore e ngushte e durrsakeve ndaj vlonjateve, por e mjaftueshme per te kapur kreun Teuta: Di te fitoj edhe ne Shijak Nga Shijaku, Arben Shkembi


thane Hysen Dedja, trajner i Teutes: "Rezultati mund te ishte edhe me i thelle, nese futbollistet do te arrinin te shfrytezonin rastet e krijuara. Jam i kenaqur me faktin se ne fushen e Erzenit e ndjeva veten njelloj sikur luanim ne stadiumin "Niko Dovana". Nje publik i mrekullueshem dhe organizim shume i mire. Rezultati i sotem na con drejt kreut te klasifikimit, ne nje kohe qe tashme vemendja jone eshte perqendruar ne takimin me Vllaznine e Shkodres, ku cdo rezultat eshte i pritshem per te dy ekipet". Gerti Haxhiu, ndihmestrajner i Flamurtarit, nuk pranoi te flase.

Monologu i specialistit nga Niko Jani "Ishte nje takim qe u dominua nga Teuta, e cila me shume veshtiresi arriti te goli. Dy zevendesimet e bera nga Dedja ne pjesen e dyte i dhane me shume fantazi lojes se Teutes. Mendoj se rezultati i pergjigjet lojes se zhvilluar, ku Teuta pati epersi te padiskutueshme territoriale".



Futboll- Fitore e merituar 1-0 e Teutes ndaj Flamurtarit SHIJAK, 1 dhjetor/ATSH-Gezim Kabashi/. - Teuta ka fituar me merite me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur ne kuoten e 24 pikeve. Skuadra durrsake ka nisur serine e gjate te takimeve ne fushen sportive "Tofik Jashari" te Shijakut, e cila do te konsiderohet pritese per durrsaket deri ne perfundim te rikonstruksionit te fushes se stadiumit "Niko Dovana" te qytetit bregdetar, me nje investim prej 33 milion leke. Futbollistet e drejtuar nga trajneri Hysen Dedja kane zhvilluar nje takim me tone krejtesisht sulmuese dhe vetem forma e shkelqyer e portierit vlonjat Estref Billa i ka penguar sulmuesit durrsake ne arritjen e nje rezultati me te thelle. Ne pjesen e pare te takimit, futbollistet e Teutes koleksionuan 6 raste te pastra shenimi, duke vecuar goditjen e shtylles nga sulmuesi Begeja ne te '24. Rezultati mbeti i bardhe deri ne minuten e 73-te, kur goleadori durrsak, Bledar Mancaku, shenoi golin e vetem te takimit, duke i dhene Teutes tre pike mjaft te vlefshme per kryesimin e kampionatit. Trajneri vlonjat, Haxhiu, i kreu te tre zevendesimet e mundshme, por Flamurtari e ka kerkuar ne menyre konfuze barazimin dhe lojtaret Ermal Varfi dhe Bledar Lala jane ndeshkuar per gabime ne mbrojtje me karton te kuq, perkatesisht ne minutat 74-t dhe 82-te, nderkohe qe Teuta ka humbur edhe raste te tjera shenimi.

DINAMO Tirane - SK TIRANA

3 : 1  ( 3 : 1 ) 

DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ (77. Ergert BAKALLI ), Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Ilir QORRI (52. Daniel XHAFAJ ), Sergei ROMANISHIN (HUN) - Rigers QOSJA (70. Klodian ASLLANI ), Fjodor XHAFAJ . - On as sub: *Faruk SEJDINI (Coach)
SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI , Rezart DABULLA , Arian SHETA , Nevil Thanas DEDE - Sokol BULKU , Mesheli EIMEN (NIG) (84. Elvis SINA ), Ardian MEMA - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI , Eldoraldo MERKOCI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
Goals: 1:0 Paulin DHEMBI (3.); 2:0 Fjodor XHAFAJ (30.); 3:0 Fjodor XHAFAJ (39.); 3:1 Eldoraldo MERKOCI (45.)
Attendance: 5000
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Card: Fjodor XHAFAJ (2.) / -

Minutat e lojes 3'- Goditja e pare nga kendi per Dinamon. Jupi kroson dhe ne zone Dhembi kercen fuqishem dhe me koke e dergon topin ne rrjete, duke i dhuruar Dinamos nje start fantastik. 1-0. 5'- Pas nje aksioni personal, Fortuzi pengohet gjate nje dyluftimi me Dhembin. Bardheblute kerkojne penallti, por gjyqtari Allkja vazhdon lojen. 13'- Perseritet e njejta situate ne zonen e Dinamos, por kete here pengohet Merkoci ne menyre flagrante. Tirana kerkon 11-metershin, por perseri gjithcka eshte e rregullt per gjyqtarin. 18'- Qorri kryen nje aksion personal dhe fut ne zone nje top per Fjodor Xhafen, por ky i fundit nuk e kupton dhe mbrojtja e Tiranes largon rrezikun. 19'- Pas krosimit nga kendi, Dabulla gjuan keq me koke, por per fatin e mire te Tiranes, topi shkon te Mema. Megjithate, gjuajtja fluturimthi me te majten e mesfushorit perfundon shume metra mbi tra. 20'- Mema godet jashte zones, por topi kalon prane shtylles. 23'- Fortuzi ekzekuton nje goditje te lire ballore, por topi del jashte, prane shtylles se djathte te portes se mbrojtur nga Lika. 27'- Kundersulm i shpejte i Dinamos, Jupi leshon nje top te gjate per Fjodor Xhafen. Sulmuesi le pas Dabullen dhe ne pozicion shume te priret godet fort, por portieri Egbo pret pa veshtiresi. 30'- Dinamo kundersulmon serish me shume shpejtesi dhe kete here eshte Dhembi qe kroson nga e djathta per Fjodor Xhafen. Sulmuesi fluturon ne ajer dhe me koke e dergon topin ne rrjete. 2-0 per Dinamon. 35'- Pas nje goditjeje te lire nga e djathta e sulmit te Tiranes, Sheta godet me koke, por topi kalon mbi tra. 37'- Merkoci kontrollon mire topin brenda zones, kalon edhe portierin, por ne menyre te habitshme, fare prane portes se zbrazur, nuk mundet te ruaje ekuilibrin dhe godet vetem rrjeten e jashtme, duke humbur rastin me te paster per Tiranen. 39'- Kombinim i shkelqyer midis Qorrit dhe Fjodor Xhafes. I pari, i gjendur midis dy mbrojtesve, kercen fuqishem dhe me kembe e dergon topin drejt Xhafes, i vendosur pas tij. Sulmuesi vlonjat kercen gjithashtu fuqishem dhe me koke i kthen pasimin Qorrit. Sprinti i fuqishem i ketij te fundit le pas mbrojtesit e Tiranes dhe ne hyrje te zones, pas nje goditjeje te fuqishme me te majten, e dergon topin ne trekendesh. 3-0 per Dinamon. 45'- Ne sekondat e fundit shtese te pjeses se pare, Merkoci shkurton diferencen per bardheblute, me nje gol model. Pas krosimit nga e djathtta e sulmit, Merkoci, i vendosur mbi vijen e zones se portes, kercen fuqishem ne ajer dhe godet topin me nje roveshate spaktakolare. Topi perplaset ne shtyllen e krahut te kundert dhe me pas hyn ne rrjete. 3-0. Goli i shpreses per Tiranen. 49'- Dede del ne nje kundersulm nga e djathta, por prane fundores pason gabimisht drejt e ne duart e portierit, ne nje kohe qe Fortuzi e Merkoci ishin ne pozicione te pershtatshme per te goditur porten. 51'- Mema, ne pozicion te priret, gjuan fort, por jashte. 53'- Fjodor Xhafa, gjate nje aksioni nga e djathta, pengohet ne hyrje te zones dhe kerkon penallti, por merr vetem kartonin e verdhe per simulim nga gjyqtari. 58'- Fjodor Xhafa godet me koke pas krosimit te kendit nga Jupi, por topi kalon mbi tra. 76'- Ne hyrje te zones, Merkoci godet fort me te majten dhe topi kalon pak centimetra mbi traun e portes. 87'- Pas aksionit te Tiranes nga e djathta, Pisha hidhet me koke per te nderprere krosimin, por rrezikon te dergoje topin ne porten e tij. Vetem kendore dhe rasti i fundit per Tiranen.




Skuadra e Faruk Sejdinit arrin nje fitore te madhe, fale besimit dhe kundersumit te shpejte. Tirana, e erret Dinamo, thyhet miti bardheblu Nga Tirana, Dritan Ikonomi

Thane pas ndeshjes Faruk Sejdini, trajner i Dinamos: "Eshte shume e rendesishme qe arritem te thyenim nje mit, pas kaq vjetesh pa fitore kunder Tiranes. Mendoj se skuadra ime luajti shume mire dhe arma kryesore per fitoren tone ishte pikerisht besimi per fitore. Gjate gjithe javes u kisha thene lojtareve se nuk do te me kenaqte nje fitore 1-0. Natyrisht, une nuk mendoja se do te fitonim thelle, por deshiroja te motivoja lojtaret dhe t'u tregoja se nuk pranoja rezultat tjeter pervec fitores".

Shkelqim Muca, trajner i Tiranes: "Pesuam nje gol qe ne minuten e trete, cka beri qe gjithcka te ndryshonte qe ne fillim. Pas golit ne sulmuam, ne kerkim te barazimit, por per fat te keq kundershtari jo vetem qe u mbrojt shume mire, por ishte edhe shume i rrezikshem ne kundersulmet e shpejta. Goli na dha shpresa per pjesen e dyte, por Dinamo u mbrojt shume mire dhe sulmuesit tane nuk munden ta gjenin rrugen e golit".

Monologu i specialistit Nga Edmond Gezdari "Ndeshja filloi praktikisht 1-0 per Dinamon, pas golit qe ne minuten e trete. Me pas, gjithcka foli per Dinamon, e cila u paraqit shume me mire taktikisht dhe teknikisht. Dinamo u mbrojt shkelqyeshem dhe me ane te dy sulmuesve te saj te shpejte ishte teper e rrezikshme ne kundersulm, gje qe solli shenimin e dy golave te tjere. Tirana u perpoq, por ishte e paqarte dhe ne pjesen e dyte ndjeu edhe lodhje fizike. Lojtaret e Dinamo shfaqen shume deshire dhe ishin teper luftarake per cdo top dhe ishin superiore ne fitimin e dueleve me lojtaret e Tiranes, te cilet nuk munden te dilnin ne lojen e tyre".

Jashte lojes Ne prag te ndeshjes, 22 lojtaret dhe gjyqtaret dolen ne fushe me bluza te bardha, ne shenje solidarizimi me rastin e Dites Boterore kunder SIDA-s.

Ndeshja Dinamo-Tirana u zhvillua e tera nen ndricimin e prozhektoreve te stadiumit kombetar "Qemal Stafa", por tabela e madhe elektronike qendroi gjate gjithe kohes me "ekran te erret".

Ne castet e fundit te takimit, nje spektator hyri ne fushen e lojes. Anesori dhe gjyqtari i katert sinjalizuan kryesorin per te nderprere takimin, por ndeshja perfundoi me tifozin brenda fushes, sepse gjyqtari Allkja sinjalizoi fundin e lojes. ??


Dinamo ul mitin e Tiranes

Fitore e merituar 3-1, e skuadres se Sejdinit, pas nje loje taktikisht te persosur. "Nuk do te isha i kenaqur me 1-0", - thote trajneri fitues pas takimit. Muca: "Pesuam gol shume shpejt. Pastaj, mbrojtja gaboi". Teuta rikthehet ne kryesim. Fiton 1-0 ne Shijak me Flamurtarin Bledar KUKA

TIRANE - Dinamo e Farruk Sejdinit dhe Besnik Sulajt fitoi 3-1 mbreme me Tiranen, per javen e 11-te te kampionatit te futbollit, duke u bere skuadra e pare, kete sezon, qe permbysi mitin e bardhebluve. Ky rezultat i dha mundesi Teutes se Durresit qe te kthehej ne kryesim, nje jave pasi e kishte humbur ate, pikerisht me Tiranen. Durrsaket fituan 1-0 me Flamurtarin ne Shijak dhe jane ne kuoten e 24-pikeve, nje me shume sesa tiranasit dhe 2 me shume sesa dinamovitet. Me nje taktike te persosur, te studiuar gjate gjithe javes dhe me nje deshire te papermbajtur per revansh, Sejdini ia doli te kapercente nje tradite 10-vjecare negative, dhe skuadra e tij u tregua ne fushe si nje kolektiv qe nuk dinte te kenaqej me aq sa kishte arritur. "Gjate gjithe javes, - tha trajneri fitues, pas ndeshjes, - u kisha thene lojtareve se nuk do te isha i kenaqur me fitoren 1-0, madje as edhe me fitoren 2-0, por do te me dukej mjaft nje rezultat 3-0". Ky ishte mentaliteti qe krijoi ai tek "blute", te cilet jane tani fare prane kreut, 2 pike larg Teutes. Ndeshja e ndihmoi strategjine e dinamoviteve, sepse qe ne minuten e 2-te, Dhembi shenoi pas nje gabimi te portierit Egbo. Me pas, ndodhi ajo qe Muca e kishte me shume frike, por qe nuk mundi ta parandalonte: Sulmi i Dinamos ishte shume i shpejte dhe i zhdervjellet per mbrojtjen me te ngadalte tiranase. Trajneri bardheblu kishte punuar gjate gjithe javes per te shkulur nga mendja e lojtareve te tij, kujtimet e lumtura te se kaluares, por nuk ia kishte arritur qellimit. Lojtaret e Sejdinit vrapuan me shume ne fushe, me top dhe pa top, e gjeten me mire njeri-tjetrin dhe ishin me sycelet ne veprimet e tyre. "Humbem nje beteje, - pergjigjet Indrit Fortuzi, - jo luften. Ne do te rikthehemi".


U duk qarte se forca per revansh e Dinamos dhe sedra e saj per te treguar se nuk duhej nenvleftesuar, prodhuan me shume loje dhe energji sesa mentaliteti fitues i Tiranes dhe deshira e saj per te qene gjithnje e para. Fitorja i kushtoi shume psikologjikisht Dinamos. Trajneri Sejdini po kerkonte me ngut te ndizte nje cigare, para se te jepte intervistat e rastit, teper i lodhur nga emocionet. Kapiteni Redi Jupi e kishte te veshtire te mblidhte veten, pas njerit nga sukseset me te rendesishme te karrieres se tij, madje, per nje cast, harroi se ndeshja e radhes eshte ne Shkoder, dhe tha se ajo ishte ne Durres (Ne Durres, Dinamo ka luajtur dhe ka dale 1-1). Kishte 6 vjet qe blute nuk fitonin me tiranasit, qe nga ai 2-1 i 1995-es, kur Tirana e kishte fituar titullin disa jave para fundit te kampionatit. Kjo fitore eshte shume me e rendesishme. Me kete 3-1 Dinamo pretendon se ajo eshte me e forte sesa Tirana dhe synimet per titull i ka edhe me serioze se me pare. Natyrisht, kjo pret te konfirmohet ne ndeshjet e ardhshme, duke nisur qe nga takimi i te shtunes qe vjen, ne "Loro Borici" te Shkodres.

KRYESUESI

Dedja: "Ne Shijak, me mire se ne Durres" "Ndoshta nuk pritej qe ne te riktheheshim ne kryesim kaq shpejt, por derbi i Tiranes mund te perfundonte edhe keshtu, pra ne i kishim te gjitha shpresat. Ndaj Flamurtarit, ne luajtem shume mire, por ata kishin nje portier shume te mire qe na ndaloi shume gjate. Nje fitore e veshtire, por edhe e merituar. Dua te them se fusha e Shijakut ishte me e mire sesa fusha qe ka qene ne Durres".

FITUESI i DERBIT

Sejdini: "Kenaqem vetem me shume" Si e pergatitet ekipin psikologjikisht per kete ndeshje? "Gjate gjithe javes iu kam thene se nuk do te kenaqesha me rezultatin 1-0, madje nuk do te isha shume i kenaqur as me 2-0, por do te me mjaftonte nje 3-0. Kuptohet, une nuk eshte se parashikova gje, por ua thashe per t'iu ngritur moralin dhe kjo funksionoi".

A patet shqetesim pas golit te Tiranes? "Kuptohet, qe duhej rritur kujdesi, por une u merzita qe lojtaret e mi nuk kerkuan golin e 4-t dhe te 5-te. Ishte e mundur".

Cfare ju kenaqi me shume nga ekipi juaj? "Jam shume i kenaqur per deshiren per te fituar dhe per te luajtur me guxim. E shihja se lojtaret e mi donin te luanin mire dhe te tregonin veten".

Tani jeni pretendente edhe me serioze se me pare. "Ne kemi qene pretendente dhe une kam besuar tek kjo skuader, ndonese e gjeta me 9 pike. Ne kemi perberje shume te mire dhe jemi pretendente kryesore".

Cila ishte dobesia e Tiranes sot? "Mendoj se ajo ishte e vetekenaqur nga e kaluara dhe nuk ia merrte mendja se do te humbiste".

HUMBESI i DERBIT

Muca: "Pesuam gol shume shpejt" E prisnit nje humbje te tille kaq te rende?

"Jo, por gjithcka ndryshoi pas pesimit te golit te pare. Ishte shume shpejt dhe ne beme gabime, sidomos portieri. Pastaj, mbrojtesit tane te qendres gabuan shume, duke i dhene shume hapesire lojtareve te shpejte te Dinamos, qe kishte nje kundersulm shume efikas, sot".

Disa lojtare si Dabulla apo Merkoci nuk ishin ne diten e tyre. "Kjo ndodh me lojtaret. Nuk mund te perjashtohet".

Ndoshta nuk e shmanget dot vetekenaqesine e nje bilanci teper te mire me Dinamon? "Iu kisha thene lojtareve se Dinamo eshte ekip shume i organizuar. Mund te them se skuadra jone beri presion dhe kerkoi qe te reagonte ne cdo moment. Nuk mund te fitohet cdo ndeshje. Pastaj, ne jemi perseri pretendente dhe fare prane vendit te pare".

Dinamo, me e forte se ju? "Nuk mund te thuhet. Ne e dinim se ajo ishte e forte dhe mbetet pretendente per titull".

FLASIN YJET

Jupi: "Kerkuam golin e katert" Kapiteni i Dinamos, Redi Jupi deklaron se ekipi i tij ishte i bindur se mund te fitonte me Tiranen, madje u tregua aq profesionist saqe e kerkoi edhe golin e katert. "Ne e kerkuam edhe golin e katert, - u shpreh ai, - por duhet pranuar se ishte edhe merite e Tiranes qe nuk pesoi me shume gola". i bindur se skuadra e tij e meritoi kete fitore, ai deklaron se mentaliteti fitues do te shikohet edhe ne ndeshjen e radhes. "Ne do te shkojme ne ndeshjen e ardhshme ne Shkoder, - tha numri 8 dinamovit, - dhe do te kerkojme edhe atje rezultat pozitiv". Redi vlereson edhe ekipin tiranas, ndonese dje u mund nga Dinamo e tij. "Tirana eshte nje ekip qe nuk e pranon kurre humbjen. Edhe ndaj nesh u perpoq ta ndryshonte rezultatin, ndonese nuk ia arriti", - perfundon ai.

Fortuzi: "Humbem nje beteje, jo luften" Goleshenuesi me i mire i kampionatit, prej 2 ndeshjesh pa gol, Indrit Fortuzi deklaron se ekipi i tij mbetet pretendent kryesor per te fituar titullin kampion, megjithe humbjen me Dinamon. "Kjo ishte nje humbje qe edhe mund te ndodhte, sepse ishte ndeshje derbi, - tha ai, - ne nuk eshte se donim qe te humbisnim, por Dinamo u tregua shume e sakte dhe shfrytezoi shume shpejt mundesite qe iu paraqiten". Ai nuk ishte ne gjendje te thoshte se cilat ishin dobesite e skuadres se tij, por kembengul se Tirana do te jete ne krye te valles per titullin kampion. "Ne, - pohon "Zogu", - do te jemi pretendente kryesore per fitoren e titullit. Jam i bindur se do te reagojme pas kesaj humbjeje. Humbem nje beteje, por jo luften".



Futboll- Tirana thyhet ne "Qemal Stafa" nga tre gola te Dinamos

TIRANE, 1 dhjetor /ATSH-E.Todhe/.- Tre gola ne pjesen e pare te ndeshjes te shenuar nga ekipi i Dinamos, kane thyer kryesuesen e tabeles se kampionatit, Tiranen. Rrjeta e portierit Egbo eshte tundur qe ne minuten e 3-te nga mbrojtesi dinamovit Dhembi. Ka qene nje goditje nga kendi e ekzekutuar nga Jupi, qe Dhembi e ka kthyer ne gol. Tirana ka kerkuar golin, por nuk ka qene e qarte ne veprime, keshtu qe ne minuten e 31-te Fjodor Xhafa ka dyfishuar rezultatin nga nje pasim i Dhembit. Ne minuten e 37-te Merkoci humb nje rast vetem me portierin Lika. Menjehere ne minuten e 38-te nje kombinim i Qorrit me Xhafen ne nje kundersulm, ka sjelle edhe golin e trete ku Qorri ka shenuar duke perfituar edhe nga dalja e portierit te Tiranes. Tirana ka mundur ta shkurtoje distancen e rezultatit me Merkocin ne minuten e 45-te. Ne pjesen e dyte te takimit, ekipi i Tiranes ka krijuar me shume volum loje, por me sa duket Sejdini i kishte porositur lojtaret e tij te ruanin rezultatin, gje qe ata e kane kryer me se miri. Ka perfunduar keshtu me rezultatin 3-1 ndeshja Dinamo - Tirana. Ekipi i Tiranes nuk ka qene ne formen e tij me te mire, gje e shfrytezuar nga Dinamo. /A.KE/ 2001-12-01

TOMORI Berat - VLLAZNIA Shkoder

0 : 2  ( 0 : 0 ) 

TOMORI Berat: Bledar DURO - Eduard ALIAJ , Afrim DELIU (75. Gersi ARBERI ), Klodian DINO , Elton FANI , Edmond LALA - Besnik HASA , Neritan NOVI , Ergen VEIZI - Klodian ARBERI , Edmond GJATA . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA , Admir TELI - Amarildo BELISHA (60. Albert KACI ), Edmond DALIPI , Suat LICI - Edi MARTINI (78. Altin XHAHYSA ), Vioronsin SINANI (87. Murat BASHIC (YUG)) - OSMANAGAJ . - On as sub: *Neptun BAJKO (Coach)
Goals: 0:1 Vioronsin SINANI (58.); 0:2 Albert KACI (66.)
Referee: TAULLAU Artan (Tirana)
Yellow Card: Elton FANI (3.) / -

10'- K.Arbri, i vetem brenda zones se rreptesise, pasi ka marre nje top te sakte nga Veizi, gjuan ne gjysemlartesi duke goditur shtyllen e siperme. 18'- Martini provon te shenoje per skuadren e Vllaznise, por goditja e denimit prej tij ka perfunduar jashte kuadratit te portes. 28'- Veizi duket prane golit, por Mustafa ka grushtuar me veshtiresi, duke evituar nje gol te sigurte. 31'- Pengim ne zone i Gjates, beratasit pretendojne per 11-metersh, por gjyqtari lejon avantazhin. Tensionohet situata ne fushe. 39'- Perseri Veizi prane golit, por perseri eshte portieri shkodran Mustafa, qe me kembe e ka larguar topin qe po i drejtohej rrjetes. 47'- Kundersulm i shpejte i shkodraneve ne krahun e majte, me protagonist Osjen, i cili brenda zones ka gjuajtur fort. Ka grushtuar portieri Dura. 53'- Perseri skuadra shkodrane eshte prane golit. Goditje denimi perfekte e Martinit, por ka pritur ne menyre te shkelqyer Dura. 58'- Martini brenda zones ka gjuajtur me shpejtesi nje top te ardhur nga e majta e sulmit shkodran. Ka grushtuar portieri Dura, por topi ka perfunduar ne koken e Sinanit, i cili ka shenuar golin e pare per skuadren e Vllaznise. 64'- Beratasit jane prane golit. K.Arbri ka gjuajtur, por topi ka perfunduar ngjitur me shtyllen e djathte te portes se portierit Dura. 66'- Kundersulm i shpejte i Vllaznise, me protagonsit te riun Kaci. I shpejte dhe teknik sulmuesi shkodran, ne shmangie e siper i ka perplasur me njeri-tjetrin dy mbrojtesit beratas, ka dribluar edhe portierin Dura dhe ka shenuar golin e dyte. 2-0 per Vllaznine. 77'- K.Arbri te cudit me vonesen e tij brnda zones. I vetem me portierin nuk gjuan, por pret kundershtarin derisa t'ia heqin topin nga kembet. 87'- Xhahysa eshte prane golit. I vetem me portierin ka gjuajtur, por kur topi po i drejtohej rrjetes, mbrojtesi Dino e largon ate.



Trajneri Mile akuzon per presion te jashtem ndaj lojtareve te tij per te mos luajtur Vllaznia: Ne Berat, fitorja e radhez Nga Berati, Andon Kosova

Thane Kristaq Mile, trajner i Tomorit: "Keshtu nuk mund te luhet futboll. Jam shume i shqetesuar per kete takim, pasi para fillimit te ndeshjes 4 futbolliste kane pasur presione te jashtme per te mos luajtur, ose qe te fitonte Vllaznia. Une largohem nga futbolli ne qofte se do te vazhdohet keshtu, e mbi te gjitha, me vjen keq per sportdashesit, i cili nuk po merr ate qe meriton". Neptun Bajko, trajner i Vllaznise: "Jam i gezuar per fitoren. Kjo erdhi pas nje loje te madhe te skuadres sone, por dua te falenderoj publikun beratas, i cili sot me ka befasuar me kulturen e tij".

Monologu Nga Andrea Xheblati: "Fillimisht Tomori e nisi mire lojen, por dalengadale filloi nje shthurrje, sepse menyra se si e kerkonin golin beratasit krijonte hapesira ne mbrojtjen e tyre. Keto dalengadale filluan t'i shfrytezonin shkodranet me kundersulmin e tyre te shpejte. Futbollistet beratas gjithnje ne kerkim te fitores krijuan edhe raste, sidomos ne pjesen e pare, por ndoshta edhe fati nuk i deshi. Gjithcka mund te mbyllet per skuadren vendase vetem ne 48 mintuat e para te lojes. Ne pjesen e dyte tekniku Mile u mundua te riparonte shume gjera, por nga disa futbolliste dukej nje mungese deshire per loje. Kjo i dha mundesi skuadres shkodrane qe te fitoje, sidomos me ane te kundersulmit te saj te shpejte qe gjeti te cara serioze ne repartin e mbrojtjes se Tomorit. Ato cka tha trajneri beratas pas ndeshjes mendoj se duhet vecuar e duhet pare mire, sepse me kete humbje skuadra beratase rrezikon shume".

PARTIZANI Tirane - APOLONIA Fier

4 : 0  ( 1 : 0 ) 

Goals: 1:0 Alex V.A.CARIOKA (BRA) (45.); 2:0 Alex V.A.CARIOKA (BRA) (46.); 3:0 Alex V.A.CARIOKA (BRA) (47.); 4:0 Alex V.A.CARIOKA (BRA) (70.)


Futboll- Pokeri i Kariokes i jep fitoren e thelle Partizanit ndaj Apolonise

TIRANE, 2 dhjetor /ATSH-E.Skarco/.- Ne ndeshjen e zhvilluar te dielen ne mbremje ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", Partizani ka fituar thelle kunder Apolonise se Fierit me rezultatin 4-0. Fillimi i pjeses se pare beri te qarte menyren e lojes qe kishin zgjedhur ekipet per kete ndeshje; Partizani qe kerkonte golin dhe Apolonia qe kerkonte te perdorte kundersulmin. Partizani e kontrolloi lojen gjate gjithe kohes, por futbollistet e kuq nuk kishin qartesi ne veprimet sulmuese. Ne perfundim te pjeses se pare, atehere kur filluan te degjoheshin fershellimat e para nga tifozeria e Partizanit, Karioka shenon golin e pare ne '45 pas nje krosimi te bukur te Allmuces. Akoma pa kaluar nje minute, Karioka shenon perseri ne '46 pas nje kombinimi me Panon. Por, ende pa perfunduar minuta e fundit shtese e pjeses se pare, ne '47 pas nje goditje denimi te ekzekutuar bukur nga Pano, e cila grushtohet nga portieri i Apolonise, perfiton aty Abilio qe pason per Karioken, i cili shenon golin e trete. Ne pjesen e dyte ritmi i lojes ra, pasi lodhja filloi te ndihej tek lojtaret e Partizanit, per te cilet kjo ishte ndeshja e trete ne 9 dite, ndersa futbollistet e Apolonise u pajtuan me humbjen. Partizani e gjen rrugen e rrjetes per te katerten here me ane te brazilianit Karioka, i cili shfrytezon me se miri nje asist te Allmuces ne '70. Per t'u pemendur eshte edhe shtylla e goditur ne minutat e fundit nga braziliani tjeter Abilio. Partizani me kete fitore arriti ne kuoten e 23 pikeve dhe pozicionohet ne vendin e trete pas Tiranes qe mban vendin e dyte vetem me diference golash. Karioka me katergoleshin e shenuar kunder Apolonise behet golashenuesi me i mire i Partizanit me gjashte gola. /A.KE/ 2001-12-02
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001