Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

6. round

Friday, 26.10.2001  15:00
 DINAMO Tirane - TOMORI Berat 1 : 1 ( 1 : 0, 1 : 1 ) a.E. Details
Saturday, 27.10.2001  15:00
 TEUTA KS Durres - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 0 ( 4 : 0 ) Details
 SK TIRANA - KS LUSHNJA 2 : 1 ( 2 : 0 ) Details
 SHKUMBINI Peqin - BYLIS Ballsh 1 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 FLAMURTARI Vlore - APOLONIA Fier 4 : 1 ( 0 : 1 ) Details
 ERZENI Shijak - PARTIZANI Tirane 0 : 1 ( 0 : 0 ) Details
 VLLAZNIA Shkoder - BESELIDHJA Lezhe 2 : 0 ( 2 : 0 ) Details

Table after 6. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (1.) PARTIZANI Tirane6510 712:516  9:5  7  3:0  9
2. (2.) TEUTA KS Durres6420 1013:314  7:1  7  6:2  7
3. (3.) SK TIRANA6411 711:413  6:3  7  5:1  6
4. (7.) SHKUMBINI Peqin6312 -19:1010  6:2  9  3:8  1
5. (4.) DINAMO Tirane6231 58:39  4:2  4  4:1  5
6. (5.) BYLIS Ballsh6222 111:108  8:5  7  3:5  1
7. (10.) VLLAZNIA Shkoder6222 -27:98  3:4  4  4:5  4
8. (6.) ERZENI Shijak6213 18:77  6:3  6  2:4  1
9. (12.) FLAMURTARI Vlore6213 07:77  6:4  6  1:3  1
10. (8.) BESELIDHJA Lezhe6213 -43:77  2:0  7  1:7  0
11. (9.) APOLONIA Fier6204 -65:116  4:3  6  1:8  0
12. (11.) TOMORI Berat6123 17:65  5:3  3  2:3  2
13. (13.) LUFTETARI Gjirokaster6114 -134:174  1:2  4  3:15  0
14. (14.) KS LUSHNJA6024 -64:102  1:4  2  3:6  0

Next Matches

Saturday, 3.11.2001  15:00
 APOLONIA Fier - VLLAZNIA Shkoder 1 : 2 ( 0 : 0 )   
 BYLIS Ballsh - ERZENI Shijak 2 : 1 ( 0 : 0 )   
 LUFTETARI Gjirokaster - BESELIDHJA Lezhe 1 : 0 ( 0 : 0 )   
 TEUTA KS Durres - DINAMO Tirane 1 : 1 ( 0 : 1 )   
 KS LUSHNJA - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 0 : 0 )   
 TOMORI Berat - SHKUMBINI Peqin 1 : 0 ( 0 : 0, 1 : 0 ) a.E.  
Saturday, 3.11.2001  19:00
 PARTIZANI Tirane - SK TIRANA 0 : 0 ( 0 : 0 )   
Top of page

Match Statistics

DINAMO Tirane - TOMORI Berat

1 : 1  ( 1 : 0, 1 : 1 ) a.E.

DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ , Johan DRIZA (65. Taulant CERCIZAJ ), Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA (46. Ergert BAKALLI ) - Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Ilir QORRI - Daniel XHAFAJ (46. Sergei ROMANISHIN (HUN)), Fjodor XHAFAJ . - On as sub: *Astrit HAFIZI (Coach)
TOMORI Berat: Bledar DURO - Eduard ALIAJ , Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO , Elton FANI - Besnik HASA (94. Ergen VEIZI ), Neritan NOVI - Klodian ARBERI , Edmond GJATA , Sajmir MALOKU . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
Goals: 1:0 Ilir QORRI (Foul Penalty, 34.); 1:1 Klodian ARBERI (79.)
Attendance: 1200
Referee: MECE Enver (Vlora)
Yellow Cards: - / Eduard ALIAJ (2.), Klodian DINO (1.), Sajmir MALOKU (1.)
Tomori barazon 1-1 ndaj Dinamos ne kryeqytet


TIRANE, 26 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Sot pasdite (e premte), ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ne Tirane u zhvillua ndeshja mes ekipeve te Dinamos dhe te Tomorit, e vlefshme per javen e gjashte te kampionatit te 63-te kombetar te futbollit. Ndeshja perfundoi me rezultatin 1-1, me gola te shenuar per ekipin e Dinamos nga Ilir Qorri ne minuten e 24-t dhe nga Klodian Arbri per ekipin e Tomorit ne minuten e 81-te. Pas ketij barazimi, Dinamo shkon ne kuoten e 9 pikeve, ndersa Tomori ne ate te 6 pikeve. Neser (e shtune), do te luhen takimet e tjera te kesaj jave. /A.KE/ 2001-10-26


Futboll- Dinamo i merr vetem nje pike Tomorit


TIRANE, 26 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" eshte hapur te premten pasdite sipari i javes se 6-te te kampionatit te 63-te kombetar te futbollit me ndeshjen mes ekipeve te Dinamos dhe te Tomorit. Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 1-1, me gola te shenuar nga Qorri per ekipin e Dinamos dhe Arbri per ekipin e Tomorit. Pjesa e pare e takimit ka nisur e qete, ku dy ekipet kane kerkuar golin, por pa patur rezultat. Ka qene minuta e 24-t ajo qe ka vendosur avantazhin per ekpin e Dinamos, kur Ilir Qorri ka shenuar me nje 11-metersh. Pas kalimit ne avantazh te Dinamos, loja ka vazhduar perseri e qete, por dinamovitet ishin me kerkues. E qete ka nisur edhe pjesa e dyte, por perseri ekipi kryeqytetas ka kerkuar golin. Minuta e 18-te ka qene ajo qe do te bente te mumdur thellimin e avantazhit te Dinamos, kur porta beratase shpetohet nga nje mbrojtes. Ne minuten e 25-te shenohet gol nga ana e Dinamos, por anesori Guce nderkohe kishte ngritur flamurin per pozicion jashte loje. Ne minuten e 27-te, Pinari i Dinamos ka shinjestruar porten mike me nje goditje jashte zones, por portieri beratas ka grushtuar. Minuta e 81-te e takimit ka qene edhe me fatalja per ekipin e Dinamos, ku ne nje aksion, nga te paktet te Tomorit, topi kalon mga ana e majte ne drejtim te anes se djathte, duke pershkuar gjithe zonen. Portieri dinamovit ka kryer nje dalje te gabuar, qe shfrytezohet nga Klodian Arbri, i cili shenon per beratasit golin e barazimit. Pas perfundimit te takimit, trajneri i ekipit te Tomorit, Mile, ne nje prononcim per ATSH-ne tha se, "kemi zhvilluar lojen tone, kemi luajtur si te ishim ne Berat, por kemi verejtje per arbitrimin, i cili duhet te ishte me objektiv". Ndersa trajneri i ekipit kryeqytetas, Hafizi, tha se, "krijuam mjaft raste, te cilat nuk i shfreytezuam ashtu sic duhet gje qe nxiti ekipin kundershtar te vepronte". "Lojtaret e ekipit tim jane me eksperience, por i ka munguar perqendrimi dhe siguria ne vetvete", shtoi Hafizi. /A.KE/ 2001-10-26


Dimamo humb 2 pike kunder Tomorit ne "Qemal Stafa" Dinamo koleksionon edhe nje tjeter barazim me Tomorrin. Loje jo e mire e bluve. Partizani ne Shijak ne kerkim te fitores, ndersa Tirana e Teuta do te presin skuadrat qe mbyllin fundin e renditjes.

Nuk ka qene e lehte per Dinamon te merrte nje fiotre dje perballe Tomorrit ne stadiumin Qemal Stafa. Niveli i lojes nuk ka qene ne lartesuine e duhur. Te dy skuadrat kane qene pothuajse ne te njejtin nivel. Te pare kane shenuar vendasit ne minuten 24 te pjeses se pare me ane te Qorrit. Pjesa e pare eshte mbyllur eshte mbyllur 1:0 ne favor te vendasve. Ne pjesen e dyte Dinamo i ka pasur me te shumta rastet per shenim. Ne minuten e 66 beratasit kane pretenduar per nje penallti. Pese minuta me pas blute kane shenuar nje goli, i cili eshte anulluar per pozicion jashtloje nga gjyqtari. Goli i barazimit per beratasit ka ardhur vetem ne minuten e 81-te me ane te Arbrit. Pas ndeshjes Trajneri Hafizi eshte shprehur: "Kishim shume raste dhe nuk i shfrytezuam, skuadra ka disa probleme te cilat do t'i minimizojme se shpejti": Ndersa trajneri i Tomorrit eshte shprehur i pakenaqur per gjykimin.


Shkarkohet Hafizi, Sejdini trajneri i ri i Dinamos


TIRANE, 30 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Dje ne mbremje (e hene) ne nje takim koke me koke te trajnerit te ekipit te Dinamos, Astrit Hafizi dhe presidentit te klubit, Besnik Sulaj, u vendos qe Hafizi te linte drejtimin e ekipit. Sot paradite (e marte), Hafizi i shkarkuar nga presidenti Sulaj, i ka dhene lamtumiren ekipit. Me te eshte larguar edhe ndihmesi i tij, Muhedin Targaj. Nderkohe, pasdite eshte prezantuar edhe trajneri i ri i ekipit, Faruk Sejdini, i cili gjendet per here te trete brenda tre vjeteve si trajneri i Dinamos. Sejdinin e ka prezantuar tek lojtaret shefi i klubit, Sokol Morina, i cili u tha atyre se, "eshte hera e fundit qe ndeshkohet trajneri per mosimpenjimin tuaj dhe nese vazhdohet keshtu, do te merren masa te renda financiare". Ne lidhje me shkarkimin e Hafizit, Morina u shpreh per ATSH-ne se, "kishte disa jave qe ekipi nuk po shkonte mire, pervec ndeshjes me Dinamon e Bukureshtit qe u zhvillua ne Rumani. Megjithe bisedsat e bera me lojtaret dhe me trajnerin Hafizi, gjendja e ekipit nuk po ndryshonte, megjithese kaluan plot gjashte jave te kampionatit. Ne vend qe te zhvillonte nje stervitje intensive, Hafizi justifikonte lojtaret, te cilet ankoheshin mbi menyren e trajtimit te tyre". "Shpresojme qe trajneri Sejdini te sjelle tek ekipi ate qe nuk mundi te sjelle Hafizi", shtoi Morina. Trajneri Sejdini, i cili ka qene qendermbrojtes i ekipit te Dinamos ne vitet `70, si dhe zevendesi i Hafizit ne ekipin kombetar, u tha lojtareve se, "nese doni te arrijme dicka, duhet te punojme, duhet te djersitim te gjithe. Une ju njoh te gjitheve, njoh gjendjen dhe kapacitetin tuaj dhe them se po ta deshironi titullin kampion, ju mund t'ia arrini". Ndersa per ATSH-ne ai tha se, "do te mundohem ta sjell ekipin ne formen me te mire fizike dhe teknike. Kam shume shprese se do t'ia arrij, sepse keta lojtare jane nga me te miret qe ka vendi dhe kane aftesi te arrijne maksimumin ne klasifikimin e kampionatit shqiptar". Sejdini nisi menjehere nga puna, duke i nxjerre ne stervitje lojtaret menjehere pas prezantimit. /A.KE/ 2001-10-30


Hafizi: "Arsyet e Sulajt, jo logjike per te me hequr"

Ish-trajneri i Dinamos, Astrit Hafizi, mendon se presidenti i klubit nuk i ka paraqitur arsye bindese per veprimin qe beri, duke e hequr nga detyra. "Ne folem, - tha ai dje per "Korrieri"-n, - dhe me dha disa arsye qe per mua nuk ishin logjike, nuk qendronin. Ai ishte i pakenaqur nga rezultatet e 3 ndeshjeve te fundit". Ish-trajneri i kombetares mendon se problemi mes tij dhe Sulaj ishte moskuptimi. "Ne kishim mentalitete te ndryshem, - tha ai, - kjo eshte ceshtja. Une kisha nje plan pune dhe, ndoshta, vetem pas mbarimit te fazes se pare mund te beheshin disa analiza. Kjo pune kerkon kohe, aq me teper per pretendimet qe ka nje klub si Dinamo". Shqetesim per te eshte respektimi financiar i kontrates nga presidenti dinamovit. "Une kam nje kontrate, - sqaron ai, - e cila duhet respektuar nga ana financiare, sic edhe eshte parashikuar. Une shpresoj qe kjo te ndodhe". Madje ai ben edhe nje shaka te hidhur: "Me duket se e kane lidhur pagimin e parave me largimin tim".


Dinamo, kthehet Sejdini per titullin kampion

"Xhaxhi" mori dje postin e Astrit Hafizit. i telefonoi vete presidenti Sulaj. Trajneri i ri: "E prisja te vija serish te ky klub vetem pas 3 apo 5 vjetesh. Ishte shume e veshtire per mua te lija Besen e Kavajes per te ardhur ketu".

TIRANE - "Dinamo i ka te gjitha kushtet per te pretenduar fitimin e titullit kampion". Keto jane fjalet e prera dhe te qeta te trajnerit te ri te Dinamos, Farruk Sejdini. i ulur ne stolin e Hafizit, "xhaxhi" (sic e therrasin te gjithe tifozet dhe punonjesit e klubit), ende nuk e di se perse eshte hequr paraardhesi i tij, dhe shton se i ka ardhur shume e papritur telefonata e presidentit Agron Sulaj. "Une prisja te kthehesa te ky klub vetem pas 3 apo 5 vjetesh, - tha dje per "Korrieri"-n, Sejdini, - jo brenda nje kohe kaq te shkurter. Gjithashtu mendoj se kolegu im Hafizi i kishte te gjitha kushtet per te qene trajner shume i mire. Une nuk e di se perse e hoqen ate. Duhet pyetur presidenti". Sulaj ka zhvilluar nje takim para dy ditesh me Hafizin, ndersa dje ne mengjes i ka telefonuar Sejdinit, duke e ftuar qe te merrte ekipin ne dore. Ky i fundit nisi menjehere nga puna, me nje stervitje paradite dhe nje tjeter pasdite. Burime nga klubi i Dinamos bejne te ditur se Sulaj mori vendimin per zevendesimin e Hafizit me ish-kolegun e tij ne ekipin kombetar, duke menduar se skuadra kishte nevoje per me shume ashpersi dhe autoritet ne drejtim. "Lojtaret duheshin vene me ne fre, - thote ky burim, - sepse ne ndeshjen me Tomorin po luanin sikur ishin te stervitje". Po dje, me afrimin e trajnerit te ri (dhe te vjeter njekohesisht), presidenti iu dha lojtareve parate e prapambetura. Hafizi kishte zene vendin e Sejdinit, ne korrik te ketij viti, pra vetem 4 muaj me pare. Presidenti i klubit mendoi atehere se ardhja e trajnerit shkodran do t'i sherbente me mire ambicieve te tij dhe te skuadres per te ecur perpara drejt titullit kampion. Por, u desh te kalonte fare pak kohe qe ai te ndryshonte mendim. Me Sejdinin, Dinamo kishte dale e treta ndersa me Hafizin ajo po "notonte" me poshte ne renditje. Ndonese, me vetem 6 jave te kaluara ne kampionat, blute kryeqytetas e gjykuan te arsyeshme te nderronin njeriun e stolit. Sejdini mendon ta nise punen aty ku e ka lene. i larguar me hatermbetje nga klubi, ai megjithate nuk mendon se duhet te vendose kushte. "Une asnjehere nuk ve kushte, - thote ai, - per mua ka rendesi qe lojtaret te kene kushtet per t'u stervitur, per t'u lare ne dush pas saj dhe per te qene profesioniste te mire".

TEUTA KS Durres - LUFTETARI Gjirokaster

5 : 0  ( 4 : 0 ) 

TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Elidon DEMIRI , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA (46. Vasjan BALLCO ), Habib REXHEPI , Markelian XHAI , Arjan ZERE (46. Dritan BABAMUSTA ) - Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI - Gentian BEGEJA (65. Andi SHTREPI ), Bledar MANCAKU . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI - Erion GOGA (46. Dhimiter BOSTANXHIUN ), Bashkim GONXHAJ , Erion KACI , Vasil KOCI - Klodian BRAHIMI (46. Jorgo MASTORA ), Mikel CENKO , Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ (60. Harallamb VASI ), Dhiogjen MUCO , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
Goals: 1:0 Bledar MANCAKU (13.); 2:0 Armando CUNGU (23.); 3:0 Bledar MANCAKU (37.); 4:0 Gentian BEGEJA (43.); 5:0 Dritan BABAMUSTA (62.)
Attendance: 3500
Referee: PREGJA Bujar (Tirana)
Yellow Cards: - / -

SK TIRANA - KS LUSHNJA

2 : 1  ( 2 : 0 ) 

SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI , Elvis SINA , Alban TAFAJ , Nevil Thanas DEDE - Ansi AGOLLI (46. Eldoraldo MERKOCI ), Ervin BULKU , Bledar DEVOLLI , Mesheli EIMEN (NIG) - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA - Elton DALIPI (68. Ervin KOTEMELO ), Ermir DERVISHI , Edlir GEGA , Erion ILJAZI (27. Amarildo BORICI ), Erion LIKA (50. Julian GJINI ), Enkelejd ZYLA . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
Goals: 1:0 Judmir GAZHELI (Own Goal, 20.); 2:0 Indrit FORTUZI (29.); 2:1 Edlir GEGA (69.)
Attendance: 2300
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: - / Enik DHIMA (1.), Judmir GAZHELI (3.), Erion LIKA (1.)
Ekipi i Tiranes merr trepikeshin ndaj Lushnjes


TIRANE, 27 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Ne stadiumin "Selman Stermasi" ne kryeqytet jane ndeshur te shtunen pasdite ekipet e Tiranes dhe Lushnjes, ne kuadrin e javes se 6-te te kampionatit kombetar. Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 2-1 ne favor te ekipit te Tiranes. Pjesa e pare e takimit ka filluar e qete, por me shperthime sporadike nga krahet te ekipit te Tiranes. Minuta e 19-te e takimit ishte ajo qe ka thyer rezultatin 0-0, kur ne nje aksion te ekipit kryeqytetas qe ka krijuar nje konfuzion ne porten lushnjare, eshte shenuar nje gol, qe eshte cilesuar si autogol, por i inicuar nga lojtari i Tiranes, Ervin Bulku. Ne minuten e 26-te, Fortuzi me nje aksion individual te nisur nga mesi i fushes, duke shmangur kater lojtare lushnjare, gjendet vetem per vetem me portierin Prence. Ai godet me te majten, duke shenuar golin e dyte. Ne pjesen e dyte ekipi i Tiranes eshte paraqitur me nje loje te vaket, cka beri qe ekipi lushnjar te perfitoje dhe ne minuten e 66-te me nje aksion te shpejte te kombinuar mire, Gega te shenoje duke e shkurtuar distancen e golave mes dy ekipeve. Ne minutat ne vazhdim, loja nuk ka patur ndonje ndryshim apo rast per t'u theksuar. Ndersa ne minutat e fundit vijne dy raste rradhazi te lushnjareve per te barazuar rezultatin, por, Hasalla dhe Gjini gabojne para portes se mbrojtur nga Egho. /A.KE/ 2001-10-27

Trajneret e Tiranes dhe te Lushnjes prononcohen pas takimit


TIRANE, 27 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Pas perfundimit te takimit Tirana - Lushnja 2-1, trajneri i ekipit te Tiranes, Shkelqim Muca, tha per ATSH-ne se, "hyme ne loje per te marre trepikeshin dhe e morem, megjithese nuk ishim ne formen tone me te mire". "Ndeshjen e fituam, sepse e konsideruam si te rendesishme ashtu si cdo ndeshje tjeter. Megjithese mungonin Mema dhe Dabulla, te denuar nga FSHF-ja dhe Sheta, i denuar nga ekipi me nje ndeshje, ne arritem te fitonim dhe kjo eshte me e rendesishmja per ne". Nderkohe, trajneri i ekipit te Lushnjes, Ilir Gjyla, u shpreh se, "lojtaret e ekipit lushjar zhvilluan nje loje te mire para nje Tirane me emer te madh, por qe sot nuk ishte ne formen e saj me te mire. Kete gje, djemte e ekipit qe une drejtoj e shfrytezuan me sa paten mundesi, duke e shkurtuar rezultatin nga 2-0 ne 2-1, duke pretenduar edhe te barazonin, por kjo nuk ndodhi. /A.KE/ 2001-10-27



Trajneri i Tiranes, i pakenaqur nga loja e skuadres se tij kunder Lushnjes. Ne horizont, derbi Muca: Me Partizanin, muzike tjeter

Nuk ka dale i kenaqur nga ndeshja kunder Lushnjes trajneri i Tiranes, Shkelqim Muca. Edhe pse ka koleksionuar tri piket e radhes, mjaft te rendesishme per te mos mbetur prapa Partizanit, qe kryeson renditjen, trajneri nuk eshte entuziast per lojen e te tijve. Ai ka pranuar se vershellima e gjyqtarit ka qene nje lehtesim per bardheblute, pasi futbollistet "vetekrijuan nje panik te kote ne fund te takimit". Shkelqim Muca ka deklaruar se Tirana ka luajtur ndaj futbollisteve te rinj te Lushnjes nje pjese te pare te mire, ku jane shenuar dy gola dhe jane humbur edhe shume te tjere. Por ne pjesen e dyte, skuadra ka qene dicka "tjeter" dhe lushnjaret kane perfituar, duke shenuar nje gol. "Une i paralajmerova futbollistet e mi ne pushim te takimit se rezultati 2-0 eshte "i keq", ne kuptimin se asgje nuk ka perfunduar ende. Por ata e moren lehte pjesen e dyte dhe, per kete arsye, u komplikua disi rezultati",- u shpreh trajneri i Tiranes pas ndeshjes. Trajneri ka shtuar se Tirana do te jete nje skuader krejt tjeter te shtunen e ardhshme kunder Partizanit. "Sot kishim shume probleme. Nuk mund te benim nje ndeshje normale, pasi na mungonin lojtaret per ta bere nje gje te tille, per arsye te problemeve me demtimet". Muca provoi zgjidhje te ndryshme taktike gjate ndeshjes, cka perfshiu aktivizimin e te riut Agolli ne krahun e majte, apo lojen me tre sulmues te paster ne pjesen e dyte. "Treshja e sulmit? Menduam me teper te aktivizionim edhe Merkocin. Sepse edhe pjesen e pare praktikisht ishim me tre sulmues. Krahas Fortuzit e Halilit, ishte edhe Ejmen",- shtoi me tej Muca. Ejmen u zmpraps ne qender te mesfushes ne pjesen e dyte, ndersa Halili dhe Merkoci luajten si sulmues krahu. Por kjo nuk solli rezultatin e duhur. Muca e shpjegon me nivelin jo te mire te lojes se vete futbollisteve. "Sidomos me Merkocin nuk jam i kenaqur. Loja e tij nuk ishte ne nivelin e duhur kunder Lushnjes. Ndersa Ejmen ka pesuar disa demtime dhe nuk eshte ne gjendje te luaje 90 minuta te plota. Por nuk kishim mundesi qe ta zevendesonim",- perfundoi trajneri i Tiranes. A.Shordi


Futbollisti komenton lojen me tre sulmues te Tiranes ndaj Lushnjes Halili: Treshja e sulmit, faji i gjithe skuadres

Mahir Halili mbron lojen me tre sulmues te ekipit bardheblu. Prova e trajnerit Muca ne pjesen e dyte ndaj Lushnjes te shtunen, kur perkrah njeri-tjetrit jane vendosur Fortuzi, Halili dhe Merkoci, nuk i ka entuziazmuar shume te pranishmit. Per njerin prej ketyre protagonisteve, pikerisht Halilin, gjerat mund te jene ndryshe. "Faji nuk eshte vetem i sulmit, por i te gjithe skuadres. Gjate pjeses se dyte ne ishim thuajse nje skuader tjeter dhe faji nuk mund t'i vihet vetem nje njeriu apo repartit tone. Na mungoi sedra e pjeses se pare", - u shpreh futbollisti Halili. Merkoci hyri ne fillimin e pjeses se dyte te ndeshjes, por ai dhe shoket e tjere te repartit te sulmit nuk arriten te krijonin raste kunder futbollisteve te rinj te Lushnjes. "Nuk eshte se fajin e kishte Merkoci, qe hyri ne pjesen e dyte. Ai eshte nje futbollist mjaft i mire. Ai e ka treguar vazhdimisht kete. Por mbeshtetja nuk ishte e plote",- kembengul me tej Halili. Ky i fundit mbron idene se skuadra e Tiranes mund te luaje shume mire dhe shpesh me tre sulmues te paster, sic eshte ai se bashku me Fortuzin e Merkocin. "Sidoqofte, une dje luajta nje fare kohe edhe si mesfushor i majte, pasi egjiptiani Ejmen eshte nje futbollist qe me shume sulmon sesa mbron",- perfundoi futbollisti i mirenjohur bardheblu, Mahir Halili. A.SH


Drejtuesit e Tiranes te pakenaqur nga loja e ekipit ndaj lushnjareve


TIRANE, 29 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Drejtues te ekipit te Tiranes zhvilluan sot pasdite (e hene) analizen e ndeshjes me ekipin e Lushnjes, e vlefshme per javen e gjashte te kampionatit te 63-te kombetar te futbollit, qe perfundoi 2-1 per Tiranen. Trajneri i bardhebluve te kryeqytetit, Shkelqim Muca, tha per ATSH-ne, persa i perket analizes se, "e pashe ndeshjen ne videokasete dhe nuk me pelqeu loja e lojtareve te mij. Kishim mangesi ne te gjitha repartet, sidomos ne pjesen e dyte, ku ekipi e uli gati krejtesisht vigjilencen ndaj ekipit kundershtar, qe perfitoi duke shenuar". Lidhur me mangesite e paraqitura nga lojtaret e Tiranes, Muca tha se, "ekipi nuk ishte ne forme, pasi mungonin lojtare te denuar dhe te demtuar. Por, ajo qe ndikoi me shume ishte fakti se ne pjesen e dyte une ndryshova skemen e ekipit, gje qe nuk funksionoi". "Shpresojme qe ne ndeshjen me Partizanin lojtaret e demtuar te jene rikuperuar dhe te aktivizohen, pasi eshte nje ndeshje mjaft e rendesishme", tha Muca. /A.KE/ 2001-10-29

SHKUMBINI Peqin - BYLIS Ballsh

1 : 0  ( 1 : 0 ) 

SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Indrit DOKA , Arben HYSKO (70. Drinush ELEZI ), Gugash MAGANI - Gentian KAJA , Eriol MERXHA , Lorenc PASHA - Vladimir GJONI , Edmond KODRA , Parid XHIHANI . - On as sub: *Ramadan SHEHU (Coach)
BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Fatjon MALAJ , Dashamir MUCA - Sherif IDRIZI (70. Gentian BESHA ), Mariglen KULE (58. Erion KACELI ), Roland NENAJ , Altin SIMAKU - Dorian BUBEQI , Bardhyl ELEZI , Roland SHEHU . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
Goal: 1:0 Parid XHIHANI (23.)
Attendance: 2500
Referee: TAULLAU Artan (Tirana)
Yellow Card: Parid XHIHANI (1.) / -
Red Cards: Klodian DERVISHI (83. Minute) / Roland SHEHU (83. Minute)

FLAMURTARI Vlore - APOLONIA Fier

4 : 1  ( 0 : 1 ) 

FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Ilir ALLIU , Arnold CIPI , Ermal LILA (65. Elton MARINI ), Dritan RESULI - Gentian IBRAHIMI , Klodian LICAJ , Ardian NINI (88. Bernard KURTI ) - Ervin BARDHI , Vasil RUCI (50. Artan SAKAJ ), Anesti VITO . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Alban MUCA , Radostin RUSEV (BUL) - Ilso BOROV (MAK), Gentian LAKO (50. Ervin ZIU ), Jurgen MALI (43. Ardian POLLOZHANI ), Ermal VARFI (66. Leonard MUZHA ) - K. GEORGANCHEV (BUL), Bujar PATOKU (KOS) . - On as sub: *LICAJ Edmond (Coach)
Goals: 0:1 Ermal VARFI (40.); 1:1 Klodian LICAJ (55.); 2:1 Ardian NINI (65.); 3:1 Anesti VITO (76.); 4:1 Anesti VITO (80.)
Attendance: 2000
Referee: VELCANI Sazan (Patos)
Yellow Card: Anesti VITO (1.) / -
Flamurtari fiton 4-1 me Apollonine


VLORE, 27 tetor/ATSH-H. Koci/. - Futbollistet e Flamurtarit kane fituar sot pasdite, ne kuadrin e javes se 6-te te kampionaatit kombetar, 4-1 ndaj ekipit te Apollonise se Fierit. Vendasit arriten te barazpeshojne takimin pas nje fillimi jo te mire per ta, ku Apollonia krijoi disa raste per shenim. Vendasit pesuan dhe golin te paret ne minuten e 40-te nga fieraku Bardhi. Tablloja e pjeses se dyte ndryshoi teresisht si rezultat i aplikimit te skemave te tjera taktike nga ana e vendasve, ku mesfusha dhe sulmi i rakorduan mjafte mire veprimet, duke mbajtur nen presion te vazhdueshem porten kundershtare. Ne miunuten e 18 te kesaj pjese erdhi goli i barazimit i shenuar nga Licaj. Me pas, vlonjatet shenuan edhe tre gola te tjere me autore Viton (2) dhe Ninin. Pas kesaj gjithcka foli per Flamurtarin dhe lojtaret fierake ishin te pafuqishem per te perbakllkuar sulmet e vendasve. Flamurtari arriti keshtu nje fitore te merituar, e cila u pershendet dhe nga sportedashesit e shumte, qe prisnin kthesen ne lojen e skuadres se tyre pas dy humbjeve rradhazi. /A.KE/ 2001-10-27


Haxhiu rikthehet ne drejtimin e skuadres se Flamurtarit


VLORE, 27 tetor/ATSH-H. Koci/. - Trajneri i Flamurtarit, Mexhit Haxhiu, rikthehet ne drejtimin e ekipit pas doreheqjes se dhene nje dite me pare pas disa mosmarreveshjeve qe pati me drejtuesit e klubit per probleme qe lidhen me drejtimin dhe menaxhimin e ekipit. Burime zyrtare te klubit Flamurtari nuk saktesuan shkaqet e vetelargimit te Haxhiut nga posti i trajnerit, por thane se, prisnin nje reflektim te tij pas zgjidhjes se problemeve qe ai kishte ngritur. Gjithcka u rikuperua te shtunen pasdite dhe sportedashesit vlonjate pane ne drejtimin e skuadres se tyre trajnerin e mirenjohur, Mexhit Haxhiu. Gjate kesaj jave, Haxhiu kishte premtuar per ndryshime ne lojen e ekipit te tij, madje edhe rezultate pozitive ne javet ne vazhdim. Fitorja e sotme e Flamurtarit nen drejtimin e tij ishte dhe nje reflektim i menjehershem ndaj deshires se sportedashesve per te pare Flamurtarin ne rrugen e ngjitjes. /A.KE/ 2001-10-27

ERZENI Shijak - PARTIZANI Tirane

0 : 1  ( 0 : 0 ) 

ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Genti GJONDEDAJ (62. Hekuran JAKUPI ), Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI - Ferdinand BILALI , Sokol ISHKA , Artan KARAPICI , Erion MATRAKU , Dritan MEHMETI , Erion XHAFA (40. Indrit KAPEDANI ) - Fatjon YMERI (70. Endri YZEIRI ) . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardi BEHARI , Ardit BEQIRI , Perparim DAIU , Mareglen KAPAJ , Luan ZMIJANI - D.C.Junior GERALDO (BRA) (8. Shkelzen RUSTAMI ), Sokol PRENGA - Neves D.R.ABILIO (BRA), Edmond KAPLLANI (80. Ledio PANO ), Alex V.A.CARIOKA (BRA) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
Goal: 0:1 Neves D.R.ABILIO (BRA) (58.)
Attendance: 4200
Referee: JARECI Sokol (Tirana)
Yellow Card: - / Edmond KAPLLANI (1.)
Trajneri i te kuqve analizon fitoren ne Shijak, por nderkohe mendon per Tiranen Duro: Me pelqen Partizani im

Ndeshja kunder Erzenit ne Shijak ishte e nje rendesie te vecante per trajnerin e Partizanit, Shpetim Duro, i cili mendon se nuk do te kishte deshiruar pergatitje me te mire per derbin e se shtunes se ardhshme kunder Tiranes. "Skuadra sa vjen e permiresohet nga ndeshja ne ndeshje dhe ajo qe ka rendesi eshte se lojtaret po zbatojne me perpikmeri udhezimet e mia taktike", - u shpreh Duro te dielen per "Sportin Shqiptar". Trajneri i kuq mendon se te shtunen ne Shijak, ishte skuadra e tij ajo qe e kontrolloi lojen dhe thote: "Do te thosha se ne e zoteruam lojen ne shumicen e kohes. Edhe ato pak raste te rrezikshme qe Erzeni krijoi per shenim, erdhen thjesht si rrjedhoje e humbjes se perqendrimit nga ana e lojtareve tane. Ua kisha bere te qarte lojtareve qe pjesen e pare do te luanim disi te terhequr, duke e ftuar kundeshtarin ne gjysmefushen tone dhe duke synuar qe ta lodhnim. Njekohesisht, ne do te perdornim kundersulmin me ane te dy sulmuesve braziliane, Abilio e Karioka. Dhe skuadra beri pikerisht kete." Ne pjesen e dyte ishte Partizani qe mori ne dore frenat e lojes dhe nuk kaluan me shume se 14 minuta per ta konkretizuar kete epersi. Nje pasim i bukur me thember i Kariokes nxjerr te lire ne qender bashkatdhetarin e tij, Abilio, i cili godet dhe pershendet rrjeten e portierit shijakasit. "Pjesen e dyte u hodhem ne sulm dhe goli erdhi si nje rrjedhoje logjike e epersise sone, - vijon me tej Duro. - Karioka dhe Abilio kane arritur tashme te krijojne nje bashkepunim thuajse telepatik dhe jane heperhe dyshja me e mire sulmuese ne kampionatin shqiptar. Kur them kete, nuk deshiroj te le pa permendur edhe paraqitjen e mire te reparteve te tjera te skuadres sone. Me gjithe mungesen e Shulkut, treshja Daiu-Zmijani-Behari ishin bindese ne mbrojtje, ashtu sic ishte edhe mesfusha." Trajneri i kuq ka parasysh gjithashtu edhe rrezikun e vetekenaqjes ne skuader, por thekson se deri me tani lojtaret kane qendruar "me kembe ne toke". "Kjo eshte nje tjeter gje pozitive per kete skuader, - thote ai. - Edhe pas asaj fitoreje kunder Dinamos, lojtaret vazhduan te ruanin perqendrimin dhe vazhduan t'i vleresojne sic duhet kundershtaret, qofte Shkumbinin, qofte Erzenin." Partizani kryeson tashme i vetem kampionatin, pas javes se 6-te, me 16 pike (nga 18 te mundshmet). Ndersa te shtunen, te kuqte perballen ne derbin e madh kryeqytetas, me rivalen bardheblu, Tiranen. Per kete takim, Duro thote: "Eshte nje ndeshje qe nuk ka favorite, nje ndeshje qe do te luftohet deri ne castet e fundit. Pa dyshim, eshte edhe gur i proves se vertete per skuadren tone, pasi nje fitore aty do te ndikonte mjaft ne rrjedhen e metejshme te kampionatit." Tirana renditet e dyta me 13 pike. Altin B. KODRA



Partizani analizon ndeshjen me Erzenin


TIRANE, 29 tetor/ATSH-E. Skarco/. - Eshte zhvilluar te henen pasdite nga drejtuesit e klubit te Partizanit analiza e ndeshjes te se shtunes kunder Erzenit. "Ishte nje ndeshje e veshtire, por e vleresuar drejt nga ekipi, u shpreh trajneri i Partizanit, Shpetim Duro. Ne pjesen me te madhe te lojes topi u kontrollua nga ekipi yne, ndersa ato pak raste te krijuara nga Erzeni erdhen si pasoje e neglizhences sone". Trajneri Duro i beri komplimentat e tij te gjithe futbollisteve dhe ne vecanti Perparim Daiut, i cili pati detyren e veshtire, te zevendesonte ne qender te mbrojtjes kapitenin Shulku. "Me pelqeu ekipi, si ne detyrat mbrojtese, ashtu edhe ne daljet e shpejta ne kundersulm. Behari e Daiu kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire, pa harruar ketu Karioken e Abilion, tha trajneri Duro. Megjithate, kemi ende gjera per te korrigjuar, por me pelqen fakti se ekipi ndeshje pas ndeshje po e permireson lojen e tij". /A.KE/ 2001-10-29


Trajneri Gori i kenaqur me lojen e skuadres se Erzenit

TIRANE, 30 tetor/ATSH- E.Skarco/. - Edhe pas humbjes me Partizanin, sportedashasit shijakas vazhdojne te jene te kenaqur nga loja e zhvilluar nga ekipi i tyre i zemres. Erzeni, pavaresisht nga rezultati 0-1, ka zhvilluar nje loje te bukur dhe korrekte. Per kete eshte shprehur mjaft i kenaqur edhe Ticiano Gori, trajneri italian i Erzenit. "Jam shume i kenaqur nga menyra se si futbollistet e perballuan ndeshjen me Partizanin. Ne ishim te barabarte me ta pothuaj gjate gjithe ndeshjes". Ekipi i Erzenit, duke pare edhe rezultatet e arritura, kerkon te perforcohet ne mbrojtje dhe ne mesfushe, por per emra ende nuk behet fjale. /A.KE/ 2001-10-30

VLLAZNIA Shkoder - BESELIDHJA Lezhe

2 : 0  ( 2 : 0 ) 

VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA , Admir TELI (87. Albert KACI ) - Amarildo BELISHA , Edmond DALIPI , Suat LICI (55. Edi MARTINI ), Sajmir PATUSHI - Klodian DURO , Vioronsin SINANI (80. Edmond DOCI ) . - On as sub: *Neptun BAJKO (Coach)
BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alket MARKU , Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Xhelal FARUKU , Gentian LICI , Klaudio MAKAJ - Kreshnik IVANAJ (46. Bujar HAXHIA ), Leonard PERLOSHI , Sajmi XHETANI (60. Alket KRUJA ) . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
Goals: 1:0 Vioronsin SINANI (Foul Penalty, 31.); 2:0 Vioronsin SINANI (34.)
Attendance: 1100
Referee: GASHI Idriz (Durres)
Yellow Cards: Safet OSJA (2.) / Klaudio MAKAJ (1.)
Trajneri lezhjan analizon ndeshjen me Vllaznine. Sipas tij, mbrojtja nuk u tregua e zgjuar Bici: Krim 2-0 pjesa e pare

Trajneri Bici nuk eshte i kenaqur me rezultatin e arritur nga skuadra e tij, ndonese ka qene e barabarte ne loje me Vllaznine. Bici, gjithashtu, mendon se skuadra, pavaresisht nga humbja, ka nje pikavarazh te perafert me skuadren kuqeblu, qe ka lojtare cilesore dhe qe kane bere blerje te medha e me shume para. "Ishte krim qe pjesa e pare me Vllaznine perfundoi me nje disavatazh prej 2 golash, ne nje kohe qe loja ishte e barabarte, sidomos deri sa pa shenuar Vllaznia ishim superiore dhe mund te kishim shenuar te paret",- thote Bici per ndeshjen e se shtunes, ne Elbasan ndaj shkodraneve. Nderkohe, pjesa e dyte ka qene e veshtire per shkodranet dhe Beselidhja ka luajtur me qarte, por pa arritur te shenoje. "Kemi krijuar tre raste ne pjesen e dyte me ane te Alcanit, Perloshit dhe Gjetanit, nderkohe qe Vllaznia ishte e pafuqishme. Ekipi nuk arriti t'i shfrytezoje rastet dhe te krijoje nje ekuiliber ne gola, per rrjedhoje edhe ne marrjen e nje pike te vlefshme per ne",- thote Bici ne nje ekskluzivitet per "Sportin shqiptar". Trajneri Bici duket i pakenaqur me mbrojtjen e tij, kur thote: "Mbrojtja, edhe ne kete takim, nuk u tregua e mencur, si edhe ne disa ndeshje te tjera. Nuk kishte arsye pse mbrojtesi yne, ne rastin e penalltise ne fundore, te nxiste gjyqtarin per te dhene 11-metershin, kur nuk kishte rrezikshmeri nga sulmuesi shkodran. Mbrojtja tashme duhet te behet me e zgjuar". Per sa i perket skuadres shkodrane, Bici mendon se ajo nuk eshte ende skuader e protagonizmit, qe do te diktoje me force e teknike qe e ka ne origjine nga tradita dhe shkolla e saj. "Vllaznise iu desh 3-pikeshi si dicka e domosdoshme, por ne loje skuadra ishte si e pergjumur dhe e varfer ne mendime. Loja shkodrane ka nevoje per nje zgjim ne te gjitha aspektet dhe besoj se do t'i gjeje forcat. Ajo i ka edhe mundesite, ndaj eshte krejt e mundur nje gje e tille",- ka perfunduar Bici ligjeraten e tij per "Sportin shqiptar". Irfan RAMA

Sulmi konsiderohet si "Thembra e Akilit" e ekipit lezhjan. Vetem 3 gola ne 6 ndeshje Beselidhja: Na mungon njeriu-gol

Beselidhja ndien tashme mungesen e njeriut-gol, qe nje pjese e ekipeve i kane me teprice. Ne 6 ndeshje, ekipi ka shenuar vetem 3 gola, nderkohe qe ka pesuar 7. Eshte i vetmi ekip nder 14 te kategorise se pare qe ka shenuar me pak gola, nderkohe qe edhe Lushnja e Luftetari, qe jane ne dy vendet e fundit, kane shenuar 1 gol me shume. "Skuadra jone, megjithese ka krijuar jo pak raste te pastra me nje mesatare prej 4-5 raste per takim, prapeseprape ka shenuar pak gola, domethene 0.5 per ndeshje. Ne e ndiejme mungesen e nje golashenuesi, ndaj na duhet patjeter nje lojtar i tille. Nderkohe, skuadra te tilla si Dinamo, Tirana, Teuta, Vllaznia, madje edhe Tomori e ndonje skuader tjeter kane golashenues edhe ne stol. Duhet qe patjeter deri ne dimer te gjejme e te blejme nje golashenues te afte. Golashenuesi yne Cafi ka qene shpesh i demtuar, nderkohe qe Ivanaj eshte i ri",- thekson Bici per problemin me akut te skuadres se tij. Nderkohe, presidenti Lesi, ne nje deklarim te tij te paradokohshem, pati premtuar se deri ne dimer Beselidhja do te bleje dy sulmues, per te cilet do te konsultohet me trajneri Bici. Por ende asgje nuk po shfaqet ne horizont deri tani ne lidhje me "thembren e Akilit" te Beselidhjes. Gjithsesi besojme "vranesia" se do te shperndahet ndonje dite... Irfan Rama
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001