Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

5. round

Saturday, 20.10.2001  15:00
 TOMORI Berat - TEUTA KS Durres (Award: 0:2) 1 : 1 ( 0 : 0 ) Details
 APOLONIA Fier - SK TIRANA 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 BESELIDHJA Lezhe - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 BYLIS Ballsh - DINAMO Tirane 1 : 1 ( 1 : 1 ) Details
 KS LUSHNJA - ERZENI Shijak 1 : 1 ( 0 : 0 ) Details
 LUFTETARI Gjirokaster - VLLAZNIA Shkoder 0 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 PARTIZANI Tirane - SHKUMBINI Peqin 5 : 2 ( 1 : 0, 5 : 1 ) a.E. Details

Table after 5. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (2.) PARTIZANI Tirane5410 611:513  9:5  7  2:0  6
2. (3.) TEUTA KS Durres5320 58:311  2:1  4  6:2  7
3. (1.) SK TIRANA5311 69:310  4:2  4  5:1  6
4. (4.) DINAMO Tirane5221 57:28  3:1  3  4:1  5
5. (5.) BYLIS Ballsh5221 211:98  8:5  7  3:4  1
6. (7.) ERZENI Shijak5212 28:67  6:2  6  2:4  1
7. (6.) SHKUMBINI Peqin5212 -28:107  5:2  6  3:8  1
8. (10.) BESELIDHJA Lezhe5212 -23:57  2:0  7  1:5  0
9. (12.) APOLONIA Fier5203 -34:76  4:3  6  0:4  0
10. (11.) VLLAZNIA Shkoder5122 -45:95  1:4  1  4:5  4
11. (8.) TOMORI Berat5113 16:54  5:3  3  1:2  1
12. (9.) FLAMURTARI Vlore5113 -33:64  2:3  3  1:3  1
13. (13.) LUFTETARI Gjirokaster5113 -84:124  1:2  4  3:10  0
14. (14.) KS LUSHNJA5023 -53:82  1:4  2  2:4  0

Next Matches

Friday, 26.10.2001  15:00
 DINAMO Tirane - TOMORI Berat 1 : 1 ( 1 : 0, 1 : 1 ) a.E.  
Saturday, 27.10.2001  15:00
 FLAMURTARI Vlore - APOLONIA Fier 4 : 1 ( 0 : 1 )   
 ERZENI Shijak - PARTIZANI Tirane 0 : 1 ( 0 : 0 )   
 VLLAZNIA Shkoder - BESELIDHJA Lezhe 2 : 0 ( 2 : 0 )   
 TEUTA KS Durres - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 0 ( 4 : 0 )   
 SK TIRANA - KS LUSHNJA 2 : 1 ( 2 : 0 )   
 SHKUMBINI Peqin - BYLIS Ballsh 1 : 0 ( 1 : 0 )   
Top of page

Match Statistics

TOMORI Berat - TEUTA KS Durres

1 : 1  ( 0 : 0 ) 

TOMORI Berat: Bledar DURO - Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO (80. Eduard ALIAJ ), Elton FANI - Besnik HASA , Neritan NOVI , Ergen VEIZI (68. Gezim GEGA ) - Klodian ARBERI , Edmond GJATA , Sajmir MALOKU . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Gazmend CANAKU , Elidon DEMIRI , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Habib REXHEPI , Markelian XHAI - Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI - Gentian BEGEJA , Bledar MANCAKU (80. Justin BESPALLA ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
Goals: 1:0 Jorgaq DIAMANTI (49.); 1:1 Gentian BEGEJA (49.)
Attendance: 2300
Referee: JARECI Sokol (Tirana)
Yellow Cards: Jorgaq DIAMANTI (1.), Elton FANI (2.) / Markelian XHAI (1.)
Skandal ne Berat, gjyqtari anesor pa ndjenja ne spital

Ne minuten e 18-te te ndeshjes Tomori-Teuta, goditet me sende te forta arbitri Kastriot Hysi. Shefi i gjyqtareve, Zajmi: "Akt i rende, qe kercenon futbollin". Starova: "Jane komisionet qe do ta analizojne". Presidenti durrsak, Hasanbelliu: "Mendoj se FSHF duhet te veproje me dore me te rende". Dedja: "Dua 3 piket per Teuten"

Gjyqtari anesor, Kastriot Hysi, eshte goditur me sende te forta ne stadiumin "Tomori" te qytetit te Beratit, ne minuten e 18-te te ndeshjes Tomori-Teuta e Durresit (1-1). Menjehere pas goditjes, qe erdhi nga tribuna karshi e stadiumit, Hysi eshte derguar pa ndjenja, me barrele, ne spital, ku doli jashte rrezikut. Shefi i gjyqtareve, Uvil Zajmi, e cilesoi menjehere kete veprim si te patolerueshem ndaj te cilit duhet te tregohet i gjithe serioziteti i duhur. "Ky eshte nje akt i rende, - tha ai dje per "Korrieri"-n, - nje akt qe kercenon jo vetem gjyqtaret, por te gjithe futbollin tone. Une mendoj se ne duhet te perpiqemi t'i pergjigjemi kesaj dhune me mjetet e duhura dhe ta ndalojme qe te perseritet. Sot goditet nje gjyqtar, neser nje futbollist e keshtu me radhe. Mendoj se jo vetem Federata, por edhe media duhet te beje gjithcka". Ngjarja e ndodhur dje ne Berat eshte me e renda ne keto 5 jave kampionat. Shefi i FSHF-se, Sulejman Starova, ka deklaruar, po dje, se me kete ceshtje nuk merret direkt ai, por komisionet. "Ka nje Komision Disipline, - tha Starova, - dhe do te thote fjalen e vet, duke dhene denimet e rastit, pasi te studioje dokumentacionin. Kjo nuk eshte pune direkt e Federates, por e komisionit dhe e gjyqtareve, qe nuk varen nga ne". Megjithate, Starova ishte i mendimit se kjo ngjarje e rende duhet vleresuar maksimalisht si e tille. "Une mendoj se te gjithe duhet te punojme, te bejme propagande, sidomos media elektronike", - tha ai. Presidenti durrsak, Hasanbelliu ishte tejet i shqetesuar. "Mendoj se Federata duhet ta kete doren me te rende, - tha ai, - ne kete menyre mund te goditen edhe lojtaret qe vlejne miliona". Trajneri i Teutes, Hysen Dedja kerkon 3 piket per ekipin e tij. "Une shpresoj qe FSHF te jete e drejte. Ngjarja eshte e rende. Une do te kerkoj 3 piket per Teuten nga kjo ndeshje".



Sulmuesi durrsak flet per ecurine e Teutes, por edhe ngjarjet e Beratit Begeja: Ne, asnje ndeshje e humbur

Nje nga futbollistet kryesore te formacionit te Teutes, Gentian Begeja, i cili ka qene edhe protagonist ne disa prej takimeve te zhvilluara nga Teuta, ka komentuar barazimin me te fundit te arritur nga Teuta ne Berat, duke e pare ekipin e tij si pretendentin kryesor per titull. - A ju kenaq barazimi ne Berat? - Fusha e Beratit ka qene gjithmone e veshtire, por me rastet qe humbem, vecanerisht ne pjesen e dyte, mendoj se duhej ta fitonim takimin. - Si e shpjegoni qe Teuta humbet shume raste para porte? - Eshte e vertete. Edhe ne takimet ne Durres, ashtu dhe ne takimin e fundit ne Berat, kemi humbur shume raste, duke filluar nga une, Bespalla, Mancaku etj. Mendoj se eshte faktori psikologjik qe ka ndikuar, por them se do ta kalojne shume shpejt kete problem. - Mendoni se barazimet kane ndikuar ne renditjen e Teutes ne tabelen e klasifikimit? - Natyrisht, 3 barazime jane sa nje fitore. Vecanerisht barazimi i rastesishem me Bylisin na ka demtuar, por mos harroni se jemi ekipi qe nuk kemi humbur ende ne kete kampionat. - Si shpjegohet qe luani me mire jashte "Niko Dovanes"? - Eshte e vertete, por mendoj se edhe ky problem do te zgjidhet, duke filluar qe nga ndeshja me Gjirokastren. Mendoj se edhe gjendja e fushes ndikon ne lojen tone. - A mendoni se Teuta ka nivel lojtaresh per ta fituar kampionatin? - Pa diskutim. Kemi nje nivel lojtaresh qe per nga kualiteti sportiv eshte nga me te miret, per me teper qe kemi nje mbeshtetje te fuqishme nga stafi dhe presidenti Hasanbelliu. Ne s'kemi humbur asnje ndeshje dhe kemi humbur 2 pike rastesisht me Bylisin. Per me teper, edhe kalendari i deritanishem ka qene me i veshtire per Teuten se sa per rivalet tane kryesore. - Dhe se fundi, si e komentoni goditjen me gur te gjyqtarit anesor te takimit me Beratin? - Mendoj se fusha e Beratit ka pasur disa here probleme te tilla. Te godasesh me gur nje gjyqtar apo edhe nje futbollist qofte, eshte gjeja me e rende dhe e papranueshme. Vetem "fair play" eshte ai qe i jep bukuri dhe vlera futbollit. Arben Shkembi



Presidenti i durrsakeve tregon per ngjarjen ne Berat dhe per problemet e skuadres Hasanbelliu: Me gjyqtarin, u godit edhe Teuta - Si e komentoni ndeshjen e fundit te Teutes ne Berat? - Ekipi luajti mire dhe me pak kujdes duhej qe ta kishim fituar takimin. Megjithate, mendoj se dhe goditja qe iu be gjyqtarit anesor, ndikoi dhe ne gjendjen psikologjike te futbollisteve te Teutes. Mendoni se si mund te luash futboll, kur shikon gjyqtarin anesor qe gjakoset. - A mendoni se ndaj ketyre veprimeve duhet mbajtur qendrim? - Pa diskutim. Komisioni i Disiplines duhet te zbatoje rregullat dhe besoj se keshtu do te ndodhe. - Besoni se Teuta e fiton 3-pikeshin ne tavoline? - Patjeter. Jua perseris, si mund te luante ekipi kur shikonte nje gjyqtar te gjakosur. Rregullorja percakton qarte sanksionet per keto raste, qe nuk duhet te perseriten ne fushat tona. Futbolli duhet qe t'i bashkoje njerezit dhe jo t'i ndaje ata. "Fair-play" eshte menyra me e drejte per te luajtur futboll dhe per te kenaqur sportdashesit, te cilet, mbi te gjitha duhet qe te shikojne nje spektakel. - A do t'i thote stop Teuta barazimeve? - Ekipi po vjen gjithnje dhe ne rritje, keshtu qe fitoret do te vijne patjeter. - Ne ndeshjet e ardhshme do te keni perballe Luftetarin? - Mendoj se nuk do te kete me rastesi, si ne ndeshjen me Bylisin. Teuta do te fitoje dhe do te vazhdoje rrugen e saj drejt trofeve. Kete jave besoj se do te jete ne formacion dhe Memelli, i cili i ka munguar Teutes ndeshjet e fundit per shkak demtimi. - Synoni te fitoni titullin ne kampionat apo Kupen? - Ne te dyja keni nje objektiv fitoren. Me kontigjentin e lojtareve dhe drejtimin qe ka ekipi, pretendimet jane te qarta ne te dy frontet. - Cili per ju eshte rivali me i rrezikshem? - Se pari, Tirana, per te vazhduar me Dinamon, Vllaznine dhe Partizanin. - Si e shpjegoni qe Teuta luan me mire jashte, se ne fushen e "Niko Dovanes"? - Eshte e vertete, qe ekipi eshte prezantuar me mire ne fushat kundershtare, gje qe tregon dhe forcen e ekipit, si dhe nje fare nenvleftesimi te kundershtareve ne fushen tone. Mendoj se ky eshte problem i karakterit psikologjik, do te kalohet shume shpejt. - Jeni i kenaqur me formacionin e Teutes? - Me shume jam i kenaqur me mbrojtjen dhe mesfushen, ne nje kohe qe pres me teper nga sulmi. - Mendoni se nuk shenohet sa duhet nga cilesia e futbollisteve apo nga ndonje arsye tjeter? - Sulmuesit jane te talentuar, por nuk jane te perqendruar sa duhet para porte. Thjesht nje problem psikologjik qe shpresoj te kalohet shpejt. - Cfare kerkoni ne kete moment nga ekipi? - Me teper shpirt gare dhe te mos nenvleftesoje asnje ekip, por t'i shikojne qe te gjithe si kundershtare te barabarte. - Eshte interesant fakti qe kane bere nje merkato te fuqishme dhe nuk kane blere asnje futbollist te huaj. Si e komentoni? - Ne pergjithesi lojtaret e huaj qe vijne ne Shqiperi, nuk kane ndonje nivel me te larte se lojtaret tane, per me teper qe duan dhe shume shpenzime, pa harruar dhe faktin se duhet qe t'i stimulojne lojtaret tane. - Cili mendoni se per momentin eshte problemi i Teutes? - Fusha ne te cilen luan. Terreni nuk eshte i pershtatshem per te luajtur futboll teknik. - Kur do te zgjidhet ky problem, per me teper qe fondet jane akorduar? - Cdo gje tashme varet nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, e cila duhet te zgjedhe per tenderin e fushes e Durresit, nje firme serioze, me pervoje ne ndertimin e stadiumeve dhe e standarteve nderkombetare. - Nese ky problem do te zgjidhej shpejt, Teuta do rrezikonte te zhvillonte ndeshjet ne Shijak apo Kavaje. A do te ishit dakort me kete? - Per hir te interesave te sportit ne Durres do te pranoja te luaja dhe jashte, vetem qe Durresi te kete nje stadium bashkekohor. - Por per nje aneks stervitjeje, c'do te behet? - Sapo kane filluar punimet per ndertimin e nje aneksi sportiv, ne nje fond prej 1 milion lekesh te reja, dhene nga federata, si dhe kontributin e nje firme private. Nderkohe, personalisht kam porositur sediljet per tribunen krysore, si dhe se shpejti, do te realizohet rikonstruksioni i ambjenteve te brendshme te stadiumit. Arben Shkembi

APOLONIA Fier - SK TIRANA

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Alban MUCA , Radostin RUSEV (BUL) - Ilso BOROV (MAK) (60. Ervin ZIU ), Gentian LAKO , Jurgen MALI (63. Bujar PATOKU (KOS)), Ermal VARFI (70. Zoran PARLENDA (MAK)) - K. GEORGANCHEV (BUL), Vaske RUKO . - On as sub: *LICAJ Edmond (Coach)
SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI , Rezart DABULLA , Elvis SINA , Alban TAFAJ (70. Eldoraldo MERKOCI ), Nevil Thanas DEDE - Ervin BULKU , Sokol BULKU (60. Arian SHETA ), Ardian MEMA - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
Goal: 1:0 Ilso BOROV (MAK) (55.)
Attendance: 3000
Referee: TOPCIU Ferzi (Pogradec
Yellow Cards: Zoran PARLENDA (MAK) (1.) / Eldoraldo MERKOCI (1.)
Red Cards: Vaske RUKO (10. Minute) / Rezart DABULLA (10. Minute), Ardian MEMA (83. Minute)
Bardheblute pretendojne per dhune ne fushe dhe jashte saj, si dhe per nje gjykim skandaloz Tirana: Si u masakruam ne Fier Kur Shkelqim Muca, trajneri i Tiranes, nje dite perpara ndeshjes ne Fier, deklaronte se kunder Apolonise shkonin per te luajtur pa problemet e dikurshme me gjyqtaret dhe presionet e ndryshme, sigurisht qe nuk i kishte shkuar nder mend se kesaj radhe gjerat do te shkonin edhe me keq. Ose te pakten (ne unison) keshtu pretendojne se ka vajtur futbollistet dhe drejtuesit e skuadres se tij. Ekipi e Tiranes ka pretenduar gjithnje per probleme ne stadiumin e Fierit, pervec vitit te kaluar, kur fituan me rezultatin e thelle 5-0, ku te gjithe golat i shenonte nje njeri i vetem: Fortuzi. Te shtunen kane rifilluar problemet e vjetra te ketij klubi ne qytetin jugor. Shume prej futbollisteve dhe drejtuesve te Tiranes kane shprehur edhe njehere refrenin e njohur te kampionatit shqiptar se "per gjithcka mund te flitej, por jo per futboll". Nderhyrje brutale te futbollisteve vendas ne fushe, me qellimin e vetem per te bere keq dhe per te nxjerre jashte loje kundershtaret, gjyqtari qe e favorizonte dukshem nje gje te tille dhe ne fund policia qe ushtron dhune ndaj futbollisteve miq. Eshte kjo menyja e ndeshjes se luajtur te shtunen ne Fier, e treguar sipas skuadres qe pretendon se e ka pesuar gjithcka mbi kurriz. Alban Tafaj, njeri prej futbollisteve te Tiranes, shpjegon se qe nga minuta e pare e ndeshjes dhe deri ne fund, lojtaret kundershtare nuk kishin asnje deshire dhe synim qe te luanin futboll, por vetem te gjunjezonin kundershtaret me shkelma. "Nuk kishin pse mos ta benin, perderisa gjyqtari i ndeshjes i stimulonte me faullat e paqena, apo me kartonet e panxjerre. Keto jane fjale te buta per te pershkruar ate qe ka ndodhur atje. Gjyqtari kishte tendenca te qarta per t'ua dhene fitoren fierakeve. Ndeshja nuk do te kishte perfunduar kurre, nese kjo nuk do te ndodhte", - u shpreh futbollisti Tafaj. Tirana, per me teper, doli nga fusha me dy kartone te kuq, ndersa skuadra kundershtare vetem me nje. Ne pjesen e pare, futbollisti fierak Ruko ka goditur me grushte mbrojtesin bardheblu Dabulla, i cili ne gjaknxehtesi reagon. Dhe rezultati? Te dy futbollistet dalin me kartone te kuq. Futbollisti Ardian Mema nxirret nga loja pjesen e dyte, per dy kartone te verdhe te marre, njeri prej te cileve per protesta, ndaj atyre qe bardheblute e quajne gjykimi skandaloz dhe qesharak i gjyqtarit pogradecar, F. Topciu. Drejtuesit dhe futbollistet e Tiranes jane te bindur se ka pasur dicka tjeter te rendesishme pas atij gjykimi te tmerrshem, por ata shtojne se Topciu ka pasur edhe hesape te tjera per te lare kundrejt skuadres bardheblu. Nje version eshte se futbollistet e Tiranes kane reaguar ashper gjate nje ndeshjeje te kampionatit te kaluar ndaj Topciut, gje qe ky nuk e ka harruar. Ne fund te takimit, i cili pas golit te fierakeve eshte luajtur vetem per hir te inercise, sepse Tirana nuk do te kishte mundur te shenonte per asnje arsye, mbi disa nga futbollistet e Tiranes eshte ushtruar dhune fizike nga forcat e rendit. Sipas burimeve prane skuadres, mesohet se disa nga lojtaret e Tiranes, ndersa hynin ne dhomat e zhveshjes, i kane kerkuar shpjegime Topciut per gjykimin. Ky ka thirrur menjehere policine, e cila ka vene dore mbi lojtaret e Tiranes. Rezultati i kesaj dhune eshte pare me shume te futbollisti Enkli Memishi, i cili eshte enjtur ne koke nga te goditurat, ndersa eshte demtuar edhe kapiteni Alimehmeti. "Ne jemi sulmuar nga policia per metra te tera. Te gjithe e kemi pesuar nga pak", - shpjegon me qarte futbollisti Alban Tafaj. Altin Shordi

Sekretari bardheblu hedh akuza te forta kunder futbollisteve dhe gjyqtarit te ndeshjes Mema: Fieraket, keta kriminele Sekretari i klubit te Tiranes, Sulejman Mema, ka fjale te ashpra per te shpjeguar ate qe ka ndodhur ne ndeshjen e se shtunes, mes skuadres se tij dhe Apolonise ne Fier. Mema deklaron se e gjithe ndodhia nuk mban ere te sjelljes njerezore. "Futbollistet fierake u sollen si kriminele ne fushe. Ata nuk kishin c'te benin tjeter vec asaj qe bene ne fushe", - u shpreh sekretari Mema, i cili ishte i pranishem ne stadium. Mema pershkroi me tej te gjitha rastet e dhunes brenda dhe jashte fushes qe ka pesuar skuadra e tij ne Fier. Ai nuk la pa permendur as gjyqtarin e ndeshjes, i cili, sipas Memes, u tregua nje "gjyqtar dhe nje njeri ordiner". Tirana e humbi ndeshjen me rezultatin 1-0, me nje gol te shenuar ne minuten e 60-te nga maqedonasi i Apolonise, Borov. Futbollisti i Apolonise, sipas sekretarit Mema, shenoi nga nje goditje denimi qe nuk ekzistonte. "Gjyqtari ishte i bindur ne idene e tij, per t'ia dhene ndeshjen skuadres se Apolonise. Pavaresisht se kur do te vinte goli, tendenca e tij ishte e qarte", - u shpreh me tej sekretari i Tiranes. Duke iu rikthyer sjelljes ne fushe te futbollisteve fierake, Sulejman Mema u shpreh se ata dolen jashte cdo lloj sjelljeje njerezore, duke u munduar ne menyra te tmerrshme qe t'i benin keq fizikisht kundershtarit. Per te gjitha keto, sekretarit te Tiranes i vjen nder mend vetem nje shprehje: "sjellje prej kriminelesh". A.SH



Muca: Kampionati do te jete normal nese luhet si ne Tirane

TIRANE, 22 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Trajneri i ekipit te Tiranes, Shkeqim Muca, tha sot pasdite (e hene) per ATSH-ne se, "nese duam te shohim nje kampionat normal, duhet qe edhe ndeshjet ne rrethe te zhvillohen si ne fushat tiranase". Ne lidhje me zhvillimin e ndeshjes Apollonia-Tirana te shtunen, Muca tha se, "kjo ndeshje u zhvillua ne fushe te veshtire, sepse ishte nje loje e rende nga ana e kundershtarit". Muca tha se, "gjendja e fushes se stadiumit fierak eshte jo normale. Eshte nje fushe ku nuk mund te dallosh se cili ekip eshte me i mire teknikisht, se cili paraqet me teper aftesi ne sulm apo ne mesfushe. Stadiumi i ketij qyteti eshte i vetmi qe kete vit nuk ka pesuar ndryshime si shume stadiume te tjere dhe nuk e kuptoj se si Federata e Futbollit e ka vleresuar kete stadium per te perballuar ndeshjet e kampionatit". Persa i perket nderhyrjeve te parregullta nga ana e lojtareve te Apollonise, trajneri bardheblu u shpreh se, "ishin disa nderhyrje flagrante, te cilat meritonin ndershkim te menjehershem nga gjyqtari i takimit F.Topciu, gje qe nuk u be, por perkundrazi, u inkurajua duke ndershkuar lojtaret tane". "Rastet me flagrante ishin provokimet qe i beheshin sulmuesve te ekipit tim, Fortuzi dhe Halili, te cilet goditeshin nga pas ne te gjitha format sapo i afroheshin zones se kundershtarit", tha Muca. "Ne do te ankohemi prane komisionit te disiplines te FSHF-se, me ane te videokasetes per rastet ku duken qarte veprimet e parregullta te lojtareve fierake, si dhe tolerimet e gjyqtarit Topciu", theksoi Muca. Per ndeshjen e javes se 6-te, ku ekipi i Tiranes do te ndeshet me ate te Lushnjes, Muca u shpreh se, "ne do te bejme maksimumin tone per te fituar". /A.KE/ 2001-10-22



Apolonia-Tirana, gjyqtari Topciu tete jave pa bilbil

Vendime te ashpra te Komisionit te Disiplines per javen e peste te kampionatit shqiptar te futbollit dhe komisionit tekniko-gjykues: 8 jave per arbitrin e takimit Apollonia-Tirana per gjykim jo korrekt, gjobitet klubi fierak, pezullohen, Ruko e Dabulla, ndersa per ndeshjen Tomorri-Teuta, pezullohet fusha e Beratit ku u godit anesori me gur dhe klubi vendas u gjobit me 100 mije leke te reja.

Si rezultat i bujes se madhe qe beri ne televizione dhe ne shtyp, kontestimi dhe venia ne dukje e shume promlemeve ne javen e peste te kampionatit, Komisioni i Disiplines dhe ai tekniko-gjyqesor, duket se u detyruan t'a rrisin masen e denimit per shkaketaret e ketyre problemeve. Keto dy komisione jane mbledhur ne ambientet e FSHF-se dje per te shqyrtuar problemet e verejtura ne javen e peste te sezonit te ri futbollistik. Vemendje me te madhe kishin terhequr dy evenimentet, te cilat ishin cilesuar si me te rendat, ai i ndodhur ne stadiumin e Beratit ne deshjen Tomorri-Teuta, ku gjyqtari anesor i takimit u godit me gur ne koke duke e gjakosur. Nga klubi i Teutes, sipas shtypit ishte menduar se do te behej flale edhe per nje tripikesh te munshem ne tavoline, por vendimi i komisionit nuk ka arritur deri ne ate shkalle. Tomorrit, sipas vendimit te komisionit, do t'i duhet t'i luaje jashte tre takimet e parashikuara me pare per ne stadiumin e Beratit, pasi fusha e tyre eshte pezulluar per 3 jave dhe klubi eshte i detyruar te paguaje 100 mije leke te reja, duket per masa me te rrepta ne rast perseritjeje. Po ashtu per ndeshjen Apollonia-Tirana, ku bardheblute pretendojne se nuk eshte luajtur futboll, anetaret e komisionit kane akorduar nje denim prej 8 muajsh pezullim nga aktiviteti te gjyqtarit, Ferzi Topciu, sepse ne kundershtim ka lejuar loje te rrezikshme dhe nuk ka ndeshkuar me kartona lojtaret per nderhyrjet e ashpra. Klubi fierak, eshte gjobitur me 100 mije leke te reja ne drejtim te anesorit. Gjithashtu, per ate nxehje gjakrash, e cila shkoi deri ne goditje me grushta ne fushe gjate takimit mes Rukos dhe Dabulles, dhe jane pezulluar perkatesisht: Vask Ruko 4 jave; Dabulla 3 jave.



Sekretari i klubit Apolonia replikon dhe tregon versionin e tij per ngjarjet ne Fier Mema t'u kerkoje falje fierakeve

Pas shkrimeve "Tirana, si u masakruam ne Fier" dhe "Fieraket, keta kriminele", te botuara dje ne gazeten "Sporti Shqiptar", reagoi sekretari i klubit te futbollit "Apolonia", Tahir Kastrati. Ai u shpreh: "Duke qene ne rolin e sekretarit te klubit te futbollit "Apolonia", dua qe nepermjet faqeve te gazetes tuaj, te sqaroj gjithcka per te cilen jemi akuzuar me pa te drejte nga drejtuesit e klubit "Tirana". Se pari, sekretari Mema duhet t'u kerkoje falje publike futbollisteve fierake, te cilet i quan kriminele. Jo, z. Mema, ato qe ju thoni nuk jane te verteta, sepse veprimet e dhunshme ne stadiumin e Fierit paten si nismetare futbollistet miq. Incidentin e minutes se 10-te e ka filluar futbollisti Dabulla, i cili, pas nderhyrjes se gabuar te Rukos, qe gjyqtari e dha faull ne favor te Tiranes, ka goditur me koke futbollistin Ruko, duke provokuar jo vetem ate, por edhe tifozet. Me pare, trajneri Muca, jashte cdo etike, ka goditur me nje top shume fort brenda fushes si nje presion mbi gjyqtarin. Se dyti, duhet te sqaroj z. Mema per momentin e golit qe u realizua nga goditja e denimit (sipas tij, kjo goditje nuk ekzistonte). Gaboheni. Nga pamja filmike duket qarte se kishim te benim me nje 11-metersh, sepse goditja ishte me qellim brenda zones dhe per kete portieri duhej te ndeshkohej me karton te kuq, ne qofte se duhet te zbatohet rregullorja. Para dy javeve, Apolonia u mund, nga Durresi 1-3 dhe asgje nuk ndodhi ne fushen tone. Per kete jane deshmitare gjyqtaret, vezhguesit dhe futbollistet miq. Ne qysh diten e shtune e kemi mbyllur kapitullin "Tirana'. Tani po mendojme qetesisht per takimin e radhes. Tirana gabimet e saj le t'i gjeje te vetja, ndersa drejtuesit e saj te mos bejne deklarata te papergjegjshme dhe spekulative", - perfundon repliken e tij sekretari i klubit te futbollit "Apolonia", Tahir Kastrati. Arber Emiri

BESELIDHJA Lezhe - FLAMURTARI Vlore

1 : 0  ( 1 : 0 ) 

BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alban NEZIRI (HASANI), Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Xhelal FARUKU (36. Bujar HAXHIA ), Gentian LICI , Klaudio MAKAJ , Kreshnik OSMANI (30. Kliton CAFI ) (67. Kreshnik IVANAJ ) - Leonard PERLOSHI , Sajmi XHETANI . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Ilir ALLIU , Arnold CIPI , Rigels GJONI (71. Admir SEJFULLAI), Dritan RESULI - Sajmir HAXHIU , Gentian IBRAHIMI (88. Bernard KURTI ), Ardian NINI - Ervin BARDHI , Elton MARINI , Vasil RUCI (76. Artan SAKAJ ) . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
Goal: 1:0 Gentian LICI (45.)
Attendance: 3000
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Leonard PERLOSHI (2.) / Dritan RESULI (2.)
Fitore e merituar e lezhjaneve ndaj vlonjateve


LEZHE, 20 tetor/ATSH- M.Malja/. - Ne stadiumin "Beselidhja" te qytetit te Lezhes u zhvillua te shtunen pasdite ndeshja mes ekipit vendas te Beselidhjes dhe Flamurtarit te Vlores. Skuadra lezhjane e kishte vleresuar mjafte kete takim, pasi vinte pas humbjes se pesuar nje jave me pare ne Peqin. Ndaj qe ne minutat e para ekipi lezhjan u hodh ne kerkim te golit. Loja e mire e lezhjaneve u konkretizua me shenimin e golit ne minuten e 45-te me ane te Licit. Me rezultatin 1-0 perfundon pjesa e pare e ketij takimi. Pjesa e dyte ishte me e bukur per faktin se lojtaret e Flamurtarit e hodhen me shume veshtrimin drejt portes vendase. Por mbrojtja lezhjane nuk lejoi prekjen e portes se saj, nderkohe qe vazhdoi sulmet me anen e Perloshit dhe Licit. Megjithe lojen e bukur te te dyja skuadrave, ne pjesen e dyte mungoi goli dhe kjo si rrjedhoje e ngutjes se sulmueseve te te dyja skuadrave. Ndeshja krijoi emocione tek sportedashesit e shumte qe kishin mbushur shkallet e stadiumit te qytetit. Keshtu, me rezultatin 1-0 perfundoi i gjithe takimi. /A.KE/ 2001-10-20


Tekniku lezhjan i pakenaqur me ekipin e tij. Sipas tij, konkretizimi mangesi Bici: Mekat, duheshin gola

Beselidhja ka realizuar nje fitore te rendesishme nga pikepamja e pikeve, por jo ashtu sic do te deshironte stafi i Beselidhjes, me ne krye teknikun Bici dhe sportdashesit lezhjane. Tekniku Bici e ka vleresuar skuadren e Flamurtarit si skuader me vlera, qe do te rritet ne te ardhmen, duke treguar se ka lojtare mjaft te mire dhe se fitorja ndaj tij perben sukses per Beselidhjen. "Ishte nje fitore mjaft e rendesishme ndaj Flamurtarit, sepse ai eshte nje ekip i mire e me mjaft vlera. Skuadra e Flamurtarit ka ne gjirin e vet lojtare mjaft te mire, qe kane luajtur me skuadra te mira dhe ne Lezhe tregoi se eshte ekip qe nuk mundet lehte. Ne pjesen e pare patem epersi dhe zhvilluam nje loje te konsiderueshme, por qe nuk arritem ta konkretizonim", - tha Bici per "Sportin Shqiptar" te dielen pasdite. Bici eshte i ndergjegjshem se per kete konkretizim e konkludim para portes skuadra ka mungesen e nje finalizuesi. "Krijuam jo pak raste edhe te shtunen ndaj Flamurtarit, por sulmuesit tane nuk arriten te shenonin. Sulmi eshte thembra e Akilit per Beselidhjen, pa harruar edhe nje shok psikologjik qe mbart brenda vetes ky repart. Kemi humbur 6 raste me Shijakun, 3 raste me Tiranen dhe serish 4 raste me Flamurtarin, madje raste te pastra. Ndaj dhe skuadra gjithe keto ndeshje e ndien mungesen e nje lojtari te afte sulmues e shenues". Tekniku Bici pohon jo pa njefare pesimizmi se skuadres se Beselidhjes i mungojne kualitete, ndaj dhe thote: "Beselidhjes i mungoje kualitetet e lojtareve, me perjashtim te Perloshit dhe Gjeloshit, qe bejne diferencen me te tjeret. Ne s'arritem gjate merkates se veres t'i merrnin e t'i zgjidhnim vete lojtaret, per kushtet qe na u krijuan ne ate kohe. Por pritem ato qe na erdhen". Gjate kesaj ndeshjeje, me Flamurtarin u ndje nje vakesi nga ana e sportdashesve. Ndaj Bici kerkon nje inkurajim me te madh nga ata per skuadren e tyre: "Sportdashesit lezhjane duhet ta inkurajojne skuadren gjate gjithe ndeshjes dhe jo vetem ne momentet e golave, sepse skuadra ka nevoje per nje gje te tille. Publiku eshte lojtari i 12-te per ne dhe une e repsektoj dhe e vleresoj, por ai duhet te jete me i zjarrte, me nxites ne ndeshjet e ardhshme". Bici ve re edhe nje dukuri te perseritshme ne dy ndeshjet e fundit ne Lezhe, me Shijakun dhe Flamurtarin, qe lidhen me presionin qe ata kane ushtruar ne pjeset e dyta ndaj Beselidhjes. "Me Flamurtarin, ne pjesen e dyte, skuadra jone u mundua te ruaje rezultatin, duke i leshuar terren ne gjysmefushen tone ekipit mik, gje qe na rrezikoi, pavaresisht nga rastet fatale qe humben sulmuesit tane, sidomos Ivanaj. Nje gje e tille eshte verejtur edhe me Shijakun, ndaj eshte e domosdoshme qe skuadra te orientohet me mire ne te ardhmen, gjithnje nepermjet konkludimit ne porte", - tha Bici, i cili ndihet optimist per skuadren e tij ne te ardhmen. Irfan Rama




Futboll- Flamurtari nuk arrin te kenaqe sportedashesit


VLORE, 22 tetor/ATSH-Harilla Koci/.- Drejtuesit e klubit te futbollit Flamurtari te qytetit te Vlores, ashtu sikunder edhe sportedashesit, jane te pakenaqur nga rezultatet e ekipit ne kete sezon. Kjo u evidentua gjate analizes se ndeshjes se javes se kaluar, ku u theksua se takimet e dy javeve te fundit kane deshmuar per mangesi te medha ne gjendjen e skuadres. Sipas specialisteve dhe drejtuesve te klubi, mangesite shfaqen jo vetem ne drejtim te pergatitjes tekniko-taktike, por edhe ne gjendjen psikologjike te lojtareve, te cilet nuk jane te pergatitur moralisht per fitoren dhe nuk arrijne te suportojne humbjen. Drejtuesit e klubit dhe ata te skuadres mendojne se stervitja duhet te gershetohet edhe me elementet psikologjike. Javen e kaluar, skuadra e futbollit te Flamurtarit pesoi humbjen e rradhes ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Lezhes. Nje jave para kesaj vlonjatet kishin humbur ne fushen e tyre 0:2 me skuadren e njohur te Vllaznise, pas nje loje pa nivel dhe te paqarte. Keto dy humbje rradhazi perballe dy skuadrave te veriut te vendit, e thelluan krizen e ekipit qe kishte nisur financiarisht muaj me pare. Gjendja e ekipit ka shkaktuar pakenaqesi tek sportedashesit qe prisnin gjate ketij kampionati me shume nga Flamurtari. Pak jave me pare dha doreheqjen ish-traineri Sokol Kushta, nderkohe qe u rikthye presidenti Shkelqim Selami. /A.KE/ 2001-10-22

BYLIS Ballsh - DINAMO Tirane

1 : 1  ( 1 : 1 ) 

BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Fatjon MALAJ , Dashamir MUCA - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Roland NENAJ , Altin SIMAKU - Dorian BUBEQI , Bardhyl ELEZI . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ , Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Ilir QORRI , Sergei ROMANISHIN (HUN) (70. Johan DRIZA ) - Rigers QOSJA (57. Ergert BAKALLI ), Daniel XHAFAJ (70. Fjodor XHAFAJ ) . - On as sub: *Astrit HAFIZI (Coach)
Goals: 1:0 Bardhyl ELEZI (36.); 1:1 Ilir QORRI (Foul Penalty, 38.)
Attendance: 2000
Referee: PREGJA Bujar (Tirana)
Yellow Cards: Artan BARE (2.), Dorian BUBEQI (1.) / Alpin GALLO (2.)
Megjithe perpjekjet, Bylisi merr vetem nje pike ndaj Dinamos


BALLSH, 20 tetor/ATSH-H. Koci/. - Megjithe perpjekjet, ekipi i Bylisit te Ballshit mori vetem nje pike ne takimin ndaj Dinamos. Loja ne pergjithesi ishte e barabarte nga te dyja ekipet, qe ngulmuan drejt portave kundershtare, por duke bere shume gabime. Ballshiotet me kalimin e minutave u bene me kerkues drejt portes mike, duke realizuar golin e pare me anen e Elezit ne minuten e 37-te. Por, gezimi i tyre dhe i sportedashesve nuk zgjati shume, pasi dinamovitet arriten te barazojne shume shpejt. Ishte minuta e 40-te, kur pas ekzekutimit te nje 11-metershi, Qorri shenon golin e barazimit per Dinamon. Edhe gjate pjeses se dyte, te dyja ekipet u munduan qe te zhbllokonin rezultatin, por ai mbeti i pandryshuar deri ne fund te takimit 1-1. /A.KE/ 2001-10-20



Hafizi: Dhuna e kundershtarit nuk na lejoi te zhvillonim lojen tone


TIRANE, 23 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Trajneri i ekipit te Dinamos, Astrit Hafizi, tha sot (e marte) ne nje interviste per ATSH-ne, persa i perket ndeshjes me ekipin e Bylisit, se, "per shkak te dhunes qe perdoren lojtaret e ekipit kundershtar, ekipi qe une drejtoj nuk arriti te zhvilloje nje loje dinjitoze ashtu sic e ka zakon". Hafizi tha se, "djemte e ekipit nuk arriten te perqendrohen tek loja te penguar nga nderhyrje te parregullta nga ana e lojtareve te Bylisit. Por nese deshiron t'a nenshtrosh kundershtarin duhet te shenosh i pari, gje qe lojtaret e Dinamos nuk arriten t'a bejne ashtu si edhe ne ndeshjen me Partizanin", shtoi ai. "Ka dy ndeshje radhazi qe lojtaret e Dinamos nuk po arrijne te marrin pergjegjesine per t'u vendosur perpara portes se kundershtarit me deshiren per te shenuar dhe nuk arrij ta shpjegoj kete fakt", tha trajneri i bluve te kryeqytetit. I pyetur se si mendonte ta eleminonte kete anomali te ekipit te tij, ish-trajneri i ekipit kombetar tha se, "mendoj qe ekipi im do te rekuperoje ne saje te stervitjes intensive dhe formave te ndryshme te zhvillimit te kesaj stervitjeje". "Persa i perket ndeshjes me Tomorrin po pergatitemi te paraqitemi me formen e nje ekipi qe pretendon titullin e ketij kampionati", tha duke perfunduar Hafizi. /A.KE/ 2001-10-23

KS LUSHNJA - ERZENI Shijak

1 : 1  ( 0 : 0 ) 

KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO (52. Elton DALIPI ) - Ermir DERVISHI (56. Erion ILJAZI ), Edlir GEGA (61. Julian GJINI ), Erion LIKA , Enkelejd ZYLA - Amarildo BORICI . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Genti GJONDEDAJ (43. Erion MATRAKU ), Fatos KUCI , Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI (66. Artan CICIKU ) - Ferdinand BILALI , Sokol ISHKA , Artan KARAPICI , Dritan MEHMETI , Erion XHAFA - Fatjon YMERI (54. Hekuran JAKUPI ) . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
Goals: 0:1 Ferdinand BILALI (69.); 1:1 Erion LIKA (80.)
Attendance: 1500
Referee: ISUFI Astrit (Shkoder)
Yellow Card: - / Sokol ISHKA (1.)

LUFTETARI Gjirokaster - VLLAZNIA Shkoder

0 : 0  ( 0 : 0 ) 

LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI - BISTRI, Erion GOGA , Bashkim GONXHAJ , Erion KACI - Klodian BRAHIMI , Mikel CENKO , Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ , Dhiogjen MUCO , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA , Admir TELI - Amarildo BELISHA , Edmond DALIPI (53. Edi MARTINI ), Suat LICI , Sajmir PATUSHI - Klodian DURO , Vioronsin SINANI (79. Albert KACI ) . - On as sub: *Neptun BAJKO (Coach)
Goals : None
Attendance: 2300
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: BISTRI (1.), Mikel CENKO (2.) / Admir TELI (1.), Suat LICI (1.)
Barazim pa emocione mes Luftetarit dhe Vllaznise


GJIROKASTER, 20 tetor/ATSH- E. Serjani/. - Ndeshja mes ekipit vendas te Luftetarit dhe kampioneve ne fuqi te Vllaznise se Shkodres, luajtur te shtunen pasdite ne stadiumin e qytetit te Gjirokastres, percolli pak emocione tek sportedashesit, stafet drejtuese dhe ndoshta edhe tek vete futbollistet ne fushe. Barazimi 0-0 ishte nje rezultat qe i pergjigjej plotesisht situatave te krijuara nga te dy ekipet ne fushen e lojes. Perballe nje Luftetari me "diagnoze" te paracaktuar "anemi kronike", kampionet e Vllaznise manifestuan shenja te dukshme lodhjeje, cka u shoqerua edhe me nervozizem. 90 minutat e kohes se rregullt dhe 5 minutat shtese, per shkak te lojes se zbehte nga te dyja skuadrat, u ndoqen nga sportedashesit me nervozizem. Sidoqofte, Luftetari mbeti me i kenaqur nga barazimi per vete gjendjen ne te cilen ndodhet kete sezon. Shkodranet u larguan nga fusha e lojes te zhgenjyer nga vetvetja dhe me mendimin se nuk duhet nenvleftesuar asnje ndeshje e kampionatit. /A.KE/ 2001-10-20



Sportedashesit gjirokastrite te kenaqur nga barazimi me Vllaznine


GJIROKASTER, 23 tetor/ATSH-E. Serjani/. - Sportedashesit gjirokastrite kane mbetur te kenaqur nga barazimi qe arriti ekipi i Luftetarit me Vllaznine ne javen e 5-te te kampionatit kombetar. Sikurse u shpreh per ATSH-ne trajneri gjirokastrit, Mihal Coni, nder vite, epersia ne takimet mes te dy ekipeve anon nga shkodranet, por po te shohesh dy sezonet e fundit, kjo "tradite" eshte thyer. Keshtu, jane arritur dy barazime, madje ne Shkoder, dhe nga nje fitore per secilen skuader, te arritura ne Gjirokaster. Ne ndeshjen e se shtunes, ekipi i Luftetarit, tashme me mjafte emra te rinj, beri nje paraqitje te kenaqshme para sportedashesve te vet, duke u falur vetem nje pike shkodraneve, te drejtuar per here te pare nga tekniku Bajko. Coni thone se, sportedashesit gjirokastrite, me teper se gjithcka, mbeten te kenaqur nga shpirti i larte i futbollisteve te rinj, qe jane afruar kete sezon dhe qe kane marre persiper detyren e veshtire per te konsoliduar pozitat e ekipit ne kategorine e pare. Per teknikun e ekipit jugor, forca e ekipit te ri qe ai po drejton prej pak kohesh, eshte ndjenja e kolektivitetit, si dhe disiplina taktike. Per takimet e rradhes, ai thote se, do te punohet me teper per harmonizimin e veprimeve taktike ne fushe dhe rritjen e forces finalizuese drejt portes kundershtare. /A.KE/ 2001-10-23





Cela: Sulmi, dobesia e Vllaznise


SHKODER, 24 tetor/ATSH- M.Malja/. - Sulmi eshte reparti me i dobet aktualisht ne skuadren shkodrane. Keshtu eshte shprehur presideni i klubit te futbollit te Vllaznise, Myftar Cela, duke komentuar barazimin e arritur te shtunen e kaluar ndaj Luftetarit. Rastet e shumta te humbura nga lojtaret e repartit te sulmit, ndoshta do t'i kushtojne shume skuadres kampione te Shqiperise ne te ardhmen. "Ato cfare po paraqet per momentin sulmi yne, me kane krijuar mendimin se aty aktualisht kemi probleme, duke mos arritur tek goli", eshte shprehur presidenti Cela. Pritej qe ne Gjirokaster, Vlllaznia te perseriste suksesin e nje jave me pare ne Vlore, duke perjetuar kthesen e vertete te saj, por kjo nuk ndodhi. Trajneri Neptun Bajko kishte debutimin e tij ne stolin e kuqebluve dhe patjeter qe deshironte fitoren ne kete ndeshje. Per t'ia arritur kesaj, ne Gjirokaster ai aktivizoi ate formacion qe Vllaznia fitoi ndaj Flamurtarit. Ne pjesen e pare sulmin ia ka besuar dyshes Sinani dhe Duro, por rezultati nuk eshte zhbllokuar. Per rrjedhoje, ne fillim te pjeses se dyte Bajko ka kryer te parin nderrim taktik, largoi nga loja mesfushorin Dalipi, futi nje sulmues, Martinin, duke e cuar ne tre numrin e sulmuesve, por perseri pa sukses, sepse goli nuk doli ne drite. Presidenti Cela nuk ka pse te jete i kenaqur nga lenia e dy pikeve dhe per kete, ne pjesen me te madhe fajeson sulmuesit e tij, qe nuk arrijne tek goli. Sinani vazhdon te jete larg formes se tij me te mire, Duro u perpoq te merrte gjithcka persiper, por shpesh e teproi me mbajtjen e topit. Cela mendon se keto dobesi te lojes sulmuese jane te kalueshme, duke mos cuar ndermend ndonje levizje ne treg. "Presim vetem qe Sinani te vije ne ditet e tij me te mira", eshte shprehur ai. /A.KE/ 2001-10-24

PARTIZANI Tirane - SHKUMBINI Peqin

5 : 2  ( 1 : 0, 5 : 1 ) a.E.

PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardit BEQIRI , Perparim DAIU , Mareglen KAPAJ (65. Ledio PANO ), Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI - D.C.Junior GERALDO (BRA), Sokol PRENGA , Shkelzen RUSTAMI (53. Igli ALLMUCA ) - Neves D.R.ABILIO (BRA), Alex V.A.CARIOKA (BRA) (75. Edmond KAPLLANI ) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Indrit DOKA (67. Erion STAVRI ), Arben HYSKO , Gugash MAGANI - Gentian KAJA , Eriol MERXHA (75. Drinush ELEZI ), Elmaz NEXHA , Lorenc PASHA - Vladimir GJONI , Edmond KODRA (60. Parid XHIHANI ) . - On as sub: *Ramadan SHEHU (Coach)
Goals: 1:0 Alex V.A.CARIOKA (BRA) (27.); 2:0 Alex V.A.CARIOKA (BRA) (49.); 3:0 Neves D.R.ABILIO (BRA) (63.); 4:0 D.C.Junior GERALDO (BRA) (72.); 4:1 Parid XHIHANI (74.); 5:1 Edmond KAPLLANI (82.); 5:2 Vladimir GJONI (Foul Penalty, 92.)
Attendance: 4500
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Card: - / Vladimir GJONI (2.)
Partizani lider i kampionatit


TIRANE, 20 Tetor/ATSH-Eno Skarco/.- Entuziazem i madh ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", ku Partizani qe u shfaq ne fushe me emrat ne fanelle, u ndesh me Shkumbinin ne kuadrin e javes se peste te kampionatit kombetar te futbollit. Ne pjesen e pare, Partizani, e zoteroi lojen qe ne fillim dhe rrezikoi disa here me ane te Prenges, Zheraldinjos dhe Kariokes. Peqinasit u duken vetem nje here rrezikshem ne porten e Partizanit, ku Nallbani pengon brenda zones Kodren, por gjithcka e rregullt per arbitrin. Partizani e rriti lojen dhe pas nje inkursioni ne krahun e majte, Beqiri, nje nga me te miret ne fushe, kroson bukur per Karioken, qe godet fuqishem me koke dhe shenon. Pas golit te avantazhit gjithcka u be e lehte per te kuqte, qe shenojne perseri me ane te Kariokes ne pjesen e dyte, pas nje gabimi te mbrojtjes kundershtare. Partizani eshte "padron" i fushes dhe shenon golin e trete me autor Abilion, pas nje asist te Kariokes. Abilio eshte serisht protagonist kur godet shtyllen disa minuta me vone pas nje krosimi te Beqirit. Por spektakli brazilian nuk ka mbaruar ende. Ai kompletohet me golin e katert te shenuar nga Zheraldinjo me nje goditje te fuqishme. Nje pergjumje e mbrojtjes se Partizanit sjell golin e pare te peqinasve qe mundohen te shkurtojne diferencen e golave. Por eshte Kapllani, qe zevendesoi autorin e dygoleshit, qe shenon golin e peste me nje gjuajtje jashte zones. Golat ne "Qemal Stafa" nuk kane te mbaruar. Shkumbini shenon edhe golin e dyte me ane te nje 11-metershi. Pra perfundon 5 me 2 sfida e mbremjes qe nxjerr fitimtar djemte e Duros qe ne saje te nje loje kolektive, ku binte ne sy talenti i Zheraldinjos dhe zhdervjelltesia e Kariokes, arriti te triumfoje. /A.KE/ 2001-10-20


Brazilianet shkaterrojne Shkumbinin Karioka, Abilio e Zherardinjo i japin kreun Partizanit

Me fitoren e thelle 5-2 perballe Shkumbinit, i favorizuar dhe nga disfata e ndjekeses se saj me te afert, Tiranes, ne Fier, Partizani tregon se e meriton kreun e tabeles i vetem. Vllaznia e Dinamo marrin vetem nje pike ne transferte.

Partizani-Shkumbini 5:2 Festival golash ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" te kryeqytetit. Djemte qe vijne nga kontinenti i larget i Amerikes se Jugut kane shkaterruar Shkumbinin. Me rezultatin e thelle 5:2 qe ka marre dje Partizani perballe skuadres peqinase, e ka konfirmuar veten, se meriton te drejtoje i vetem kreun e tabeles, pas javes se peste te kampionatit shqiptar. Tifozet e shumte te pranishem me flamuj e baderola ne duar dhe dritat bene qe ndeshja te luhej ne nje ambient shume festiv. Karioka, i cili shenonte ne minuten e 30 te pjeses se pare, duke kaluar ne avantazh Partizanin, ka hapur dhe serine e golave alla-braziliane. Pjesa e pare ishte pothuaj e barabarte, me perjashtim te golit. Ndersa pjesa e dyte eshte dominuar plotesisht nga te kuqte. Ne minuten e 53, perseri Karioka ka perfituar nga nje gabim i mbrojtjes dhe ka dyfishuar rezultatin. Abilio ne te 68-n e ka pasur te lehte te shenoje golin e trete. Nje tjeter brazilian, Zherardinjo, e ka cuar ne 4 numrin e golave ne minuten e 75. Nder te vetmit raste ne minuten e 76, Xheniani shenon per Shkumbinin. Ne te 83-n Kapllani ka shenuar duke vulosur kapitullimin e miqve, te cilet kane mundur te ngushtojne me ane te Gjonit ne 5:2 rezultatin nga pika e penalltise, ne minuten e 89. Ndeshja nuk ka shkuar aq mire per nje tifoz, pas ndeshjes. Fitorja e Partizanit ka qene emocioni i fundit qe ka shijuar ai burre ne moshe te thyer, qe ka vdekur nga problemet e zemres.


Duro: "Jam shume i kenaqur me lojen"

Ktheheni te vetem ne krye pas 5 javesh ... "Eshte e vertete, tani jemi te paret dhe kjo nuk vjen vetem si rrjedhoje e ndeshjes se sotme, por sepse Partizani ka luajtur gjithnje per te qene ne krye te renditjes dhe per faktin se ne pretendojme per te fituar titullin kampion". Keni fituar 5-2 me Shkumbinin dhe duket se keni pasur nje renie vigjilence ne dy golat e pesuar? "Po, por rezultati 4-0 dhe 5-1 na gezoi dhe vete lojtaret nuk kishin perqendrimin maksimal ne fushen e lojes dhe kjo ndikoi ne pesimin e golave". A jeni i kenaqur me lojen e ekipit tuaj sot? "Ne pergjithesi jam shume i kenaqur me lojen, me lojtaret e mi. Kishte edhe pjese apo momente te lojes ku ne kemi ende gjera per te permiresuar".



Albert Xhani: "Gabojne ata qe na nenvleftesojne"

"Partizani me fitoren e radhes ka treguar qe eshte nje ekip shume i mire dhe eshte nje ekip per te pretenduar titullin kampion. Me vjen keq per disa pseudogazetare qe ekipi nuk eshte nder ekipet favorite dhe ndeshja e sotme e tregoi te kunderten, pra qe ne jemi pretendente per titull. Nuk dua te bej komente te shumta, por dua te them se jam shume i kenaqur me lojen e futbollisteve te mi. i bej thirrje tifozeve qe sic na kane ndjekur deri tani, te vazhdojne te na ndjekin sepse ne do te bejme qe ata te kenaqen me lojen tone".




Ramadan Shehu: "Goli i trete i Partizanit, jashte loje"

Shkumbini e ngacmoi Partizanin vetem ne fillim te lojes dhe ne momentet e dy golave ... "Une do te thoja se ne pjesen e pare skuadra jone e rivalizoi skuadren e Partizanit duke pasur edhe ajo rastet per te shenuar, pavaresisht se goli nuk erdhi. Une do te doja qe goli i trete i Partizanit te mos ishte ofsajd dhe nese nuk ka qene i tille, urime Partizanit. Por, per te mos bere polemizime, po e leme me kaq". Cfare i mungoi Shkumbinit sot? "Munguan shume gjera, por mund te them se forma fizike ne krahasim me Partizanin, ishte me e keqe. Kjo duhet pranuar. Ka edhe gjera te tjera, por po them kete sa per fillim". A pati gjera qe iu pelqyen te skuadra juaj? "Pati momente qe skuadra luajti mire, por rezultati 2-5 tregon sesi ka qene ndeshja".


Trajneri i Partizanit reflekton mbi skuadren e tij, kryesuese te kampionatit Duro: Kaluam parashikimet

"E kisha menduar qe skuadra ime do te ishte midis kryesueseve te kampionatit, por nuk e kisha menduar qe te kisha 13 pike pas 5 ndeshjesh". Keshtu shprehet per "Sportin Shqiptar" Shpetim Duro, trajneri i Partizanit, qe kryeson kampionatin e kategorise se pare pas javes se peste. Fitorja e thelle, 5-2, qe Partizani arriti dje ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" kunder Shkumbinit, i la te kuqte te vetem ne krye te renditjes me 13 pike, duke perfituar edhe nga frenimi qe iu be Tiranes ne Fier nga Apolonia. I pyetur nese e kishte pritur apo menduar qe skuadra e tij do ta fillonte kaq mire sezonin, Duro pergjigjet: "Qe nga casti qe pranova oferten per te drejtuar skuadren e Partizanit, e kisha te qarte se cilat ishin aftesite dhe mundesite e ketij grupi lojtaresh qe kisha ne dispozicion. Pervec kesaj, m'u be e qarte se synimi i drejtuesve dhe i presidentit te klubit, Albert Xhani, ishte fitimi i titullit "kampion". Pra, gjithcka e kam shoshitur mire e mire para fillimit te sezonit dhe asgje nuk me cudit te skuadra ime." Sidoqofte, trajneri i kuq shprehet se skuadra e tij ka shkuar shume me larg asaj qe ai kishte shpresuar. "Natyrisht qe, duke pasur parasysh ate qe me kerkohej dhe ate qe me ishte vene ne dispozicion, kisha vene si objektiv qe te benim nje fillim sa me te mire te sezonit, - thote Duro. - Por, te them te drejten, nuk e kisha menduar qe, pas 5 javesh, te kishim grumbulluar 13 pike, duke leshuar vetem 2 pike, ne ate barazim me Teuten." Duke bere nje analize te pergjithshme te ketyre 5 jave te para te kampionatit, trajneri i Partizanit mendon se tashme skuadra e tij ka perfituar nje fizionomi te plote ne teresine e lojes se saj. "Gjithcka ka ardhur duke u permiresuar dhe besoj se, pas asaj fitoreje te veshtire kunder Dinamos, kjo kunder Shkumbinit konfirmoi plotesisht aftesite tona. Lojtaret ishin ne pergjithesi te kujdesshem ne planin taktik, mbrojtja ishte mjaft e perqendruar, mesfusha mjaft e levizshme dhe sulmi thjesht kercenues." Javen e ardhshme Partizani udheton drejt Shijakut, per t'u perballur me skuadren tjeter qe sapo ka ardhur nga kategoria e dyte, Erzenin. Altin B. KODRA


Portieri i kuq tregon per shnderrimin qe ka pesuar skuadra brenda pak javesh Nallbani: Ky eshte Partizani i vertete

Per portierin e Partizanit, Blendi Nallbani, fitorja kunder Shkumbinit ka kurorezuar nje shnderrim te plote te skuadres se Partizanit dhe e ka bere ate nje nga pretendentet serioze per titull. "Te them te drejten, kur erdha ne fillim te Partizani, nuk me bindte shume si nje skuader e afte per te luftuar seriozisht per titull, - rrefen Nallbani. - Disa nga lojtaret titullare qe kishin luajtur ne kategorine e pare, i kishin qendruar besnike skuadres edhe gjate renies ne kategorine e dyte. Por, thjesht te ardhurit nga kategoria e dyte, te ben ngandonjehere te ndihesh inferior dhe te mos besosh plotesisht ne vetvete. Por, nje fushate e fuqishme ne merkato, e shoqeruar me nje pune te kujdesshme te trajnerit Shpetim Duro, ia kane nderruar plotesisht fytyren skuadres. Besoj se fakti qe tani jemi ne krye te renditjes nuk ka nevoje per shpjegime te metejshme." Nallbani vazhdon me poshte se e rendesishme ka qene nderthurja e pervojes me rinine, disiplina ne pune dhe rritja e vetebesimit dhe sigurise ne vetvete. "Trajneri ka arritur te nderthure me sukses pervojen e lojtareve kyc, te tille si Shulku, Daiu, Prenga e Rustami, me vrullin e lojtareve te rinj, te tille si Beqiri e Kapaj dhe aftesite teknike te lojtareve braziliane. Pervec kesaj, vete lojtaret besojne me teper ne vetvete dhe kjo eshte pasqyruar edhe ne fushen e lojes." Nallbani nuk mendon se disa nga daljet e tij, disi aventureske, ia vlen te diskutohen dhe po keshtu mendon edhe trajneri i tij, Duro, i cili thote se portieri gezon besimin e tij te plote. Altin B. KODRA


Partizani shperblehet per goleaden ndaj Shkumbinit


TIRANE, 23 tetor/ATSH-Eno Skarco/. - Presidenti i klubit te futbollit te Partizanit, Albert Xhani, vazhdon t'i shperbleje fitoret e te kuqve. Fitorja e rradhes ndaj Shkumbinit 5-2 ishte 500.000 lireta per cdo futbollist. Vete futbollistet, duken te kenaqur dhe sterviten te qete, por me intensitet, per ndeshjen me Shijakun. Kjo atmosfere e krijuar ndihmon ne arritjen e objektivave te caktuara nga presidenti Xhani, bejne te ditur burime nga klubi kuqezi kryeqytetas. /A.KE/ 2001-10-23
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001