Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

2. round

Friday, 28.9.2001  15:00
 SK TIRANA - FLAMURTARI Vlore 1 : 1 ( 1 : 1, 1 : 1 ) a.E. Details
Saturday, 29.9.2001  15:00
 TEUTA KS Durres - KS LUSHNJA 1 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 SHKUMBINI Peqin - BESELIDHJA Lezhe 2 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 ERZENI Shijak - VLLAZNIA Shkoder 5 : 2 ( 3 : 1, 4 : 1 ) a.E. Details
 DINAMO Tirane - APOLONIA Fier 3 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 BYLIS Ballsh - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 3 ( 2 : 0 ) Details
 TOMORI Berat - PARTIZANI Tirane 0 : 1 ( 0 : 1 ) Details

Table after 2. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (1.) TEUTA KS Durres2200 34:16  1:0  3  3:1  3
2. (3.) PARTIZANI Tirane2200 24:26  3:2  3  1:0  3
3. (8.) DINAMO Tirane2110 33:04  3:0  3  0:0  1
4. (2.) SK TIRANA2110 23:14  1:1  1  2:0  3
5. (5.) SHKUMBINI Peqin2110 23:14  2:0  3  1:1  1
6. (4.) FLAMURTARI Vlore2110 13:24  2:1  3  1:1  1
7. (12.) ERZENI Shijak2101 26:43  5:2  3  1:2  0
8. (11.) BYLIS Ballsh2101 17:63  5:3  3  2:3  0
9. (9.) KS LUSHNJA2011 -10:11  0:0  1  0:1  0
10. (10.) TOMORI Berat2011 -10:11  0:1  0  0:0  1
11. (7.) BESELIDHJA Lezhe2011 -20:21  0:0  1  0:2  0
12. (6.) VLLAZNIA Shkoder2011 -33:61  1:1  1  2:5  0
13. (14.) LUFTETARI Gjirokaster2002 -43:70  0:2  0  3:5  0
14. (13.) APOLONIA Fier2002 -51:60  1:3  0  0:3  0

Next Matches

Friday, 5.10.2001  15:00
 BESELIDHJA Lezhe - ERZENI Shijak 1 : 0 ( 1 : 0 )   
Saturday, 6.10.2001  15:00
 LUFTETARI Gjirokaster - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 1 : 0 )   
 PARTIZANI Tirane - TEUTA KS Durres 1 : 1 ( 1 : 0, 1 : 0 ) a.E.  
 VLLAZNIA Shkoder - SK TIRANA 0 : 3 ( 0 : 1, 0 : 2 ) a.E.  
 APOLONIA Fier - SHKUMBINI Peqin 2 : 0 ( 1 : 0 )   
 BYLIS Ballsh - TOMORI Berat 2 : 1 ( 1 : 1, 2 : 1 ) a.E.  
 KS LUSHNJA - DINAMO Tirane 0 : 3 ( 0 : 1, 0 : 2 ) a.E.  
Top of page

Match Statistics

SK TIRANA - FLAMURTARI Vlore

1 : 1  ( 1 : 1, 1 : 1 ) a.E.

SK TIRANA: Hassan A.S.I.NASR (EGY) - Rezart DABULLA , Gentian HAJDARI , Elvis SINA - Ervin BULKU , Sokol BULKU , Bledar DEVOLLI (77. Alban TAFAJ ), Ardian MEMA , Enkli MEMISHI (53. Eldoraldo MERKOCI ) - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Ilir ALLIU , Arnold CIPI , Edmond LALA , Dritan RESULI - Sajmir HAXHIU , Gentian IBRAHIMI , Ardian NINI (46. Admir SEJFULLAI), Artan SAKAJ - Ervin BARDHI (91. Klodian LICAJ ), Anesti VITO (60. Vasil RUCI ) . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
Goals: 0:1 Anesti VITO (15.); 1:1 Enkli MEMISHI (29.)
Attendance: 2000
Referee: TAULLAU Artan (Tirana)
Yellow Cards: - / Estref BILLA (1.), Ilir ALLIU (1.)
Trajneri i Flamurtarit merr nje barazim te papritur ne debutimin e tij ne pankinen kuqezi Haxhiu: Tirana ne "gracken" tone Debutues per kete kampionat ne stolin e skuadres se Flamurtarit, por kur pritej nje humbje e hidhur per skuadren e tij kunder Tiranes, brenda ne fushen e kesaj te fundit, surpriza behet realitet. Lojtaret e rinj dhe te papervoje te Mexhid Haxhiut kane arritur te trondisin Tiranen e madhe me kete barazim. Trajneri i Flamurtarit, i cili rikthehet ne kete rol pas disa kohesh, mendon se skuadra e Tiranes ra ne gracken e tij, pasi loja rrodhi ashtu sic deshironte Flamurtari. Ai mendon se skuadra do te rritet me tej, por me pare ka nevoje per nje rikonstruksion. - Jeni i kenaqur me kete perfundim dhe me lojen e skuadres suaj? - Sigurisht qe po. Me mire se kaq nuk kishte ku te vente. Ne patem veshtiresi, eshte e qarte, pasi po luanim me Tiranen, por pergjithesisht mendoj se loja rrodhi ashtu sic deshironim. Jam i kenaqur me te gjithe skuadren. Ajo e mbrojti mire rezultatin, duke marre nje pike te vlefshme. Nuk duhet te harrojme se ne kete ndeshje kishim nje kualitet te vecante ne porte, te cilit mendoj se trajneret e Shpreses apo me vone edhe asaj te Kombetares duhet t'i kushtojne vemendjen e duhur. - Ju u mbrojtet me shume forca. Ky ishte celesi i suksesit? - Eshte e vertete se Tirana krijoi epersi territoriale, por kjo jo gjithmone jep rezultatin e kerkuar. Loja ka edhe fatin e vet dhe ne e patem kete fat. - Besoni se do te ecni me tej? - Pa dyshim qe do te bejme perpara. Por skuadra ka nevoje per ristrukturim, qe mendojme ta bejme ne te ardhmen. A.SH

TEUTA KS Durres - KS LUSHNJA

1 : 0  ( 1 : 0 ) 

TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Gazmend CANAKU , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Markelian XHAI , Arjan ZERE (63. Justin BESPALLA ) - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI - Gentian BEGEJA , Bledar MANCAKU (84. Qazim BUNA ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO (80. Elton DALIPI ) - Ermir DERVISHI (84. Erion ILJAZI ), Edlir GEGA , Erion LIKA (63. Amarildo BORICI ), Enkelejd ZYLA - Artan BANO . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
Goal: 1:0 Armando CUNGU (Foul Penalty, 25.)
Attendance: 3000
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Cards: - / Judmir GAZHELI (2.), Ervin KOTEMELO (1.), Edlir GEGA (1.), Elton DALIPI (1.)
Yellow/Red Card: A. TOSHKOLLARI (22. Minute) / -
Red Cards: *Hysen DEDJA (Coach) (21. Minute) / Artan BANO (20. Minute), *Ilir GJYLA (Coach) (21. Minute)

SHKUMBINI Peqin - BESELIDHJA Lezhe

2 : 0  ( 1 : 0 ) 

SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Indrit DOKA , Arben HYSKO (71. Perparim SAJA ), Gugash MAGANI , Bujar MUCA (46. Astrit NEXHA ), Alfred SALLIU - Gentian KAJA , Eriol MERXHA - Vladimir GJONI , Edmond KODRA (79. Parid XHIHANI ) . - On as sub: *Luan DELIU (As.Coach)
BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alban NEZIRI (HASANI), Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Bujar HAXHIA (34. Alket KRUJA ), Gentian LICI , Klaudio MAKAJ - Kreshnik IVANAJ (55. Alket MARKU ), OSMANAGAJ, Sajmi XHETANI (58. Kliton CAFI ) . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
Goals: 1:0 Alert ALCANI (Own Goal, 22.); 2:0 Klodian DERVISHI (72.)
Attendance: 2000
Referee: VELCANI Sazan (Patos)
Yellow Card: Arben HYSKO (1.) / -
Yellow/Red Card: - / Gentian LICI (50. Minute)
Drejtori teknik i ekipit, analizon ecurine e skuadres peqinase Kasmi: Kundershtaret do te veshtiresohen

- A ju kenaqi fitorja e se shtunes kunder Beselidhjes? - Natyrisht. Fitorja eshte fitore dhe ajo patjeter te kenaq. Nga pikepamja teknike, jam i kenaqur jo vetem per rezultatin 2-0 dhe tripikeshin e marre, por edhe per faktin tjeter se e kontrolluam ne pjesen me te madhe takimin, pavaresisht se humbem edhe shume raste shenimi. Kjo na ve si detyre per te perpunuar ato aksione, qe jane ne mundesine e lojtareve te Shkumbinit, per te pasur rezultate teknike me te mira perpara portes. Shkumbini ka mundesi te permiresohet edhe me shume, pasi edhe kundershtaret ne te ardhmen jane me te forte, duke llogaritur ketu qe javen e ardhshme perballe do te kemi Apolonise, qe i ka humbur te dyja takimet e para. - Nje pjese e pare me e mire per Shkumbinin, ndersa ne te dyten, megjithese patet epersi numerike ndaj kundershtarit, ekipi shfaqi dobesi. Mendimi juaj? - Eshte nje dukuri qe ndodh ne futbollin shqiptar e, per pasoje, nuk perjashtohet edhe Shkumbini. Kur dy skuadra luajne me diferenca numerike, 10 kunder 11, lojtaret shfaqin neglizhenca, te cilat reflektohen nga njeri repart ne tjetrin. Ne fushe krijohen disa crregullime taktike qe prishin raportet e lojes. Nje gje e tille ndodhi edhe ne skuadren tone, pas daljes se lojtarit lezhjan me dy kartone te verdhe. U desh zevendesimi i disa lojtareve tane, u deshen ndryshime ne anen taktike, qe Shkumbini me pas te reflektonte per nje loje me te mire, qe padyshim solli edhe golin e dyte. Pas shenimit te ketij goli, i kemi orientuar lojtaret per qarkullimin e topit, ne menyre qe te respektojme edhe kundershtarin qe luante me nje lojtar me pak. - Shkumbini ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka merituar 4 pike. Vleresimi juaj per paraqitjen e tij ne keto dy jave? - Nga pikepamja teknike, rezultatet e dy ndeshjeve te para perkojne me objektivin e parashikuar nga ana jone. Ndersa ne anen tekniko-taktike, nuk jemi te kenaqur me ate cka kemi arritur deri tani. Duhet pune me intensive me futbollistet e kjo duhet te jete e vazhdueshme, sistematike, ne menyre qe formimi i tyre te mos jete me hope. Ndeshjet e ardhshme, ne jemi te ndergjegjshem se do te jene me te veshtira nga keto qe kemi kaluar keto dy jave. - Ne dy takimet e para Shkumbini aktivizoi shume futbolliste. Per mendimin tuaj, a eshte kristalizuar tani formacioni baze? - Nuk kemi komplekse per te paragjykuar formacionin. Ai eshte prone e 18-20 lojtareve qe kemi sot te Shkumbini. Ne po perpiqemi te jemi realiste, por edhe te sakte per te percaktuar momentalisht gjendjen dhe formen sportive te cdo futbollisti, per te ndertuar me pas formacionin me te mundshem per ndeshjen e radhes, duke aktivizuar ata qe sterviten me mire, me me deshire e qe zbatojne detyrat e dhena. - Ku mendoni se do te jete Shkumbini ne perfundim te fazes se pare? - Eshte ende heret per ta percaktuar kete. Takimet e radhes, duke filluar qe kete jave ne Fier, behen edhe me te forta. Mendimi im eshte se edhe klasifikimi ne fazen e pare per cdo jave do te kete luhatje. Ali Halluli


Portieri lezhjan, shpetimtari i Beselidhjes, akuzon shoket e ekipit per ndeshjen ne Peqin Gjeloshi: U dorezuam qysh ne fillim

Portieri i talentuar, gjiganti i Beselidhjes 1.92cm, Julian Gjeloshi, ne ndeshjen me Peqinin ishte pa dyshim lojtari numer 1 i ndeshjes, ai qe shpetoi ekipin lezhjan nga nje humbje katastrofike dhe turperuese. Ai e shpetoi skuadren e tij nga gola te sigurte dhe tentoi gjate gjithe ndeshjes qe ta mobilizonte skuadren per te luajtur futboll. Me gjithe se ne nje rast topi e goditi ne fytyre dhe krejt normalisht mund te dilte jashte loje, Gjeloshi qendroi me stoicizem ne porte per te mbrojtur ngjyrat e fanelles se Beselidhjes qe e respekton, sic thote vete, ne maksimum. 26-vjecari Gjeloshi, ish-anetar i ekipit kombetar Shpresa, portier i klubeve te medha si Vllaznia, Partizani dhe Flamurtari, njeriu qe ka mbrojtur me dinjitet per shume vjet porten lezhjane qe ne moshen 16-vjecare, eshte i merzitur nga loja e skuadres se tij. "Me vjen shume keq qe skuadra u dorezua qe ne fillim para Shkumbinit. Ndonese kundershtari eshte nje ekip i forte, te shtunen ai nuk ishte ne diten e tij te mire. Flitej per veshtiresi fushe, por skuadra peqinase dhe publiku i saj ishin shume korrekte dhe ne s'kishim pse luanim ne ate menyre",- thote Gjeloshi per "Sportin Shqiptar", pas nje dite sfilitese per te ne Peqin. Kapiteni i skuadres lezhjane, ne keto dy ndeshje te para te kampionatit, nuk eshte i kenaqur as me profesionalizmin qe tregoi skuadra ne kete ndeshje. "Skuadra jone nuk luajti si profesioniste dhe lojtaret u treguan te pafuqishem. Frika qe u kishte hyre para Shkumbinit ishte e pajustifikueshme, sepse vertet mund te humbesh ne Peqin dhe kjo eshte normale. Por eshte e pafalshme qe ne te mos luajme futboll te bukur per vete, per sportdashesit dhe per trajnerin, qe detyrat na i dha sic duhej. Skuadra, kur mbeti me 10 lojtare, u mundua te luante me mire dhe tregoi dicka. E perseris, lojtaret qe veshin fanellen e Beselidhjes duhet ta dine qe eshte nje fanelle dinjitoze dhe une jam krenar qe e vesh ate". Nje nder gjerat qe shtron me te drejte Gjeloshi eshte edhe kerkesa e futbollisteve per te marre parate dhe justifikimi me loje e tyre: "Eshte e drejte qe lojtaret te kerkojne para per kontratat, por ama kur parate jepen, lojtari duhet t'i justifikoje ato. Leku duhet te justifikohet me pune, sakrifice e profesionalizem dhe kete duhet ta dine mire te gjithe. Gjithsecili duhet te beje punen e tij dhe jane tjeter gabimet qe mund te behen ne loje dhe qe mund t'i beje secili nga ne". Gjeloshi qe per dy vjet qendroi ne Londer dhe eshte paraqitur mjaft mire ne nje ekip londinez amator, thote se skuadra nuk mund te rezistoje ne nje ndeshje pa sulmuar. "Si mund te arrihet rezultat pozitiv kur skuadra nuk sulmon dhe ka frike per te sulmuar? 90 minuta ne mbrojtje dhe ne mesfushe nuk mund te sjellin rezultate as brenda, as jashte fushes tende, sic ishte rasti i Peqinit",- perfundon ligjeraten e tij per "Sportin Shqiptar" portieri i talentuar dhe tashme i pjekur, Gjeloshi, qe sidoqofte ndihet optimist per ekipin e tij ne takimet e ardhshme. Irfan Rama

ERZENI Shijak - VLLAZNIA Shkoder

5 : 2  ( 3 : 1, 4 : 1 ) a.E.

ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Genti GJONDEDAJ , Fatos KUCI , Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI - Ferdinand BILALI , Sokol ISHKA (60. Hekuran JAKUPI ), Artan KARAPICI (70. Erion MATRAKU ), Dritan MEHMETI , Erion XHAFA - Fatjon YMERI (80. Endri YZEIRI ) . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Astrit PREMCI (25. Altin XHAHYSA ) - Amarildo BELISHA , Edmond DALIPI , Suat LICI , Sajmir PATUSHI (70. Albert KACI ) - Klodian DURO , Edi MARTINI , Vioronsin SINANI . - On as sub: *D. HAXHIOSMANOVIC (Co.)
Goals: 1:0 Fatjon YMERI (4.); 2:0 Sokol ISHKA (8.); 3:0 Sokol ISHKA (42.); 3:1 Edmond DALIPI (45.); 4:1 Fatjon YMERI (80.); 4:2 Albert KACI (92.); 5:2 Endri YZEIRI (94.)
Attendance: 3000
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Genti GJONDEDAJ (2.), Ergen NUSHI (1.) / Klodian DURO (1.)
Futboll- Presidenti i Vllaznise shkarkon trajnerin Haxhioasmanovic


SHKODER, 30 shtator/ATSH-M. Malja/. - Presidenti i klubit te futbollit te Vllaznise, Myftar Cela, shkarkon trajnerin e ekipit shkodran, malazezin, Dervish Haxhiosmanovic. Menjehere pas humbjes 5-2 te ekipit te Vllaznise te shtunen nga ekipi i Erzenit te Shijakut, presidenti i klubit te futbollit te Vllaznise, Myftar Cela, ka shkarkuar trajneri Haxhiosmanovic. Burime nga klubi shkodran i futbollit bejne te ditur se, presidenti Cela ka caktuar ne krye te ekipit trajnerin Ramazan Ragami. Presidenti Cela ka pohuar se vec trajnerit Ragami, ka caktuar si zevendes te tij Artan Bushatin, inspektor i klubit, ne vend te ish-zevendes trajnerit Esat Rakiqi. Trajneri malazez Haxhioasmanovic e mori drejtimin e Vllaznise ne veren e vitit te kaluar. Duke drejtuar ekipin shkodran ai fitoi vitin e kaluar titullin e kampionit kombetar, ndersa para dy javesh fitoi edhe Superkupen e Shqiperise, duke mundur Tiranen 2-1. /A.KE/ 2001-09-30


DINAMO Tirane - APOLONIA Fier

3 : 0  ( 1 : 0 ) 

DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ (71. Taulant CERCIZAJ ), Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Ilir QORRI (70. Ergert BAKALLI ), Sergei ROMANISHIN (HUN) - Daniel XHAFAJ , Fjodor XHAFAJ (57. Rigers QOSJA ) . - On as sub: *Astrit HAFIZI (Coach)
APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Alban MUCA (29. G. BOSCESKI (MAK)), Ervin ZIU - Ilso BOROV (MAK), Gentian LAKO , Jurgen MALI (44. Zoran PARLENDA (MAK)) - K. GEORGANCHEV (BUL) (60. Leonard MUZHA ), Bujar PATOKU (KOS), Vaske RUKO . - On as sub: *LICAJ Edmond (Coach)
Goals: 1:0 Daniel XHAFAJ (25.); 2:0 Redi Bashkim JUPI (48.); 3:0 Taulant CERCIZAJ (86.)
Attendance: 300
Referee: TOPCIU Ferzi (Pogradec
Yellow Cards: - / -

BYLIS Ballsh - LUFTETARI Gjirokaster

5 : 3  ( 2 : 0 ) 

BYLIS Ballsh: Renato KOCALI (52. Ermal NEXHIPI ) - Gjergj GJIKA , Kreshnik LUTAJ , Fatjon MALAJ , Dashamir MUCA - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE (85. Flamur SHEHU ), Altin SIMAKU (84. Ajet GURGURI ) - Dorian BUBEQI , Bardhyl ELEZI . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI - BISTRI, Erion GOGA , Erion KACI - Klodian BRAHIMI , Mikel CENKO , Jorgo MASTORA (22. Harallamb VASI ) - Olson LASKAJ (54. Martin SHANI ), Dhiogjen MUCO , Arlind NORA (62. Gentian SADIKAJ ), Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
Goals: 1:0 Artan BARE (5.); 2:0 Dorian BUBEQI (19.); 3:0 Sherif IDRIZI (48.); 3:1 Admir SHEHAJ (51.); 4:1 Artan BARE (70.); 4:2 Gentian SADIKAJ (75.); 4:3 Martin SHANI (79.); 5:3 Dorian BUBEQI (80.)
Attendance: 3000
Referee: GASHI Idriz (Durres)
Yellow Card: - / Mikel CENKO (1.)

TOMORI Berat - PARTIZANI Tirane

0 : 1  ( 0 : 1 ) 

TOMORI Berat: Bledar DURO - Eduard ALIAJ (62. Gezim GEGA ), Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO , Elton FANI - Besnik HASA , Neritan NOVI , Ergen VEIZI - Klodian ARBERI (70. Sajmir MALOKU ), Edmond GJATA . - On as sub: *Sajmir DAUTI (Coach)
PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardi BEHARI , Ardit BEQIRI , Mareglen KAPAJ , Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI - D.C.Junior GERALDO (BRA) (90. Gjergj MUZAKA ), Sokol PRENGA , Shkelzen RUSTAMI - Neves D.R.ABILIO (BRA) (75. Amarildo ZELA ), Alex V.A.CARIOKA (BRA) (55. Junior T.MARCELO (BRA)) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
Goal: 0:1 Elton FANI (Own Goal, 43.)
Attendance: 2000
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: Eduard ALIAJ (1.), Elton FANI (1.), Edmond GJATA (1.) / Ilir SHULKU (1.), Shkelzen RUSTAMI (1.), Neves D.R.ABILIO (BRA) (1.)
Futboll- Partizani ne analize per ndeshjen me Tomorin


TIRANE, 1 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Drejtuesit teknike te ekipit te Partizanit kane analizuar sot pasdite (e hene) ndeshjen me ekipin e Tomorrt te luajtur ne Berat te shtunen, e vlefshme per javen e dyte te kampionatit kombetar te futbollit. Pjese te vecanta te takimit jane analizuar nepermjet videokasetes, ku eshte vleresuar loja e mire e ekipit, eficenca e plote e reparteve, por duke mos lene pa analizuar edhe mangesite. Burime zyrtare nga klubi i Partizanit pohuan per ATSH-ne se, "ne saje te videokasetes jane konstatuar mjaft raste per te shenuar nga ekipi, por te pa konkluduara. Faktor vendimtar per kete ka qene edhe gjykimi joprofesional i arbitrave". Sipas ketyre burimeve, "ndeshja e Partizanit me ekipin e Teutes, qe do te luhet te shtunen e ardhshme ne kryeqytet, e vlefshme per javen e trete te kampionatit kombetar, eshte nje ndeshje e rendesishme sepse do te percaktoje ekipin qe do te kryesoje kampionatin". /A.KE/ 2001-10-01

Futboll- Partizani shperblehet per fitoren ne Berat

TIRANE, 1 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Ekipi i Partizanit pas fitores se arritur ne ndeshjen e se shtunes me ekipin e Tomorit ne qytetin e Beratit me rezultatin 1-0, eshte shperblyer sot (e hene) nga presidenti i klubit, Albert Xhani, me shumen e 1 milion liretave per cdo lojtar. Sekretari i klubit te Partizanit, Dashnor Frasheri, tha per ATSH-ne se, "presidenti i ekipit ka premtuar nje shume te njejte edhe ne rast fitoreje ne ndeshjen me ekipin e Teutes, qe do te luhet te shtunen e ardhshme ne Tirane". Lojtaret e ekipit kane qene teper entuziaste pas kesaj fitoreje dhe sipas tyre, "fitorja e ndeshjes me ekipin e Teutes, nese luhet si ne Berat, nuk do te jete shume e veshtire". /A.KE/ 2001-10-01

Partizani premio 1 milion lireta per fitoren ndaj beratasve

Gjendja aktuale ne ekipin e Partizanit eshte entuziaste dhe shume optimiste. Kjo fale fitores se te shtunes perballe skuadres beratase, Tomorri. Ndeshja me Tomorrin ishte menduar e veshtire, megjithate kryeqy-tetasit i kishin te qarta objektivat e tyre. I rendesishem ishte vetem 3-pikeshi, i cili nuk do ta largonte Partizanin nga maja e tabeles. Per kete arsye ishte vleresuar shume nga drejtuesit dhe lojtaret e klubit te te kuqve. Ajo qe na ben te mendojme keshtu, eshte se, sipas disa lajmeve te dala nga ambientet e ketij klubi, ne qofte se Partizani do te largohej me fitore nga Berati, presidenti Albert Xhani kishte premtuar shperblim per lojtaret. Tripikeshi tashme eshte arketuar. Premio qe do te marrin lojtaret eshte 1 milion lireta ose rreth 660 mije leke shqiptare. Aktualisht ekipi i Partizanit eshte mbylluar nga nje gjendje shume optimiste. Dje ne ambientet e klubit te Partizanit eshte bere dhe analiza e ndeshjes se te shtunes kunder Tomorrit, duke pare videokasetat e takimit. Metode kjo e perdorur dhe pas ndeshjes se pare te kampionatit kunder Bylis dhe qe duket se do te ndiqet edhe ne vazhdimesi. Java e trete do te vere perballe dy kryesueset me pike te barabarta, Partizanin dhe Teuten. Do te jete nje sfide, ku te dyja skuadrat do te kerkojne fitoren, e cila do t'i bente ta shikonin ekipin e tyre te vetem ne krye te tabeles, pas javes se trete.


Trajneri i kuq flet pasi skuadra ka korrur fitoren e dyte radhazi ne kampionat Duro: Ky, Partizani im Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, mendon se skuadra e tij tashme ka marre plotesisht fizionomine e deshiruar dhe eshte ne rrugen e duhur drejt suksesit. "Skuadra me pelqeu ne Berat dhe kam pershtypjen se meritonim te shenonim edhe gola te tjere, por, gjithsesi, fusha e huaj nuk eshte edhe aq e lehte", - shprehet Duro per "Sportin Shqiptar", vetem nje dite pasi skuadra e tij ka thyer nje nga "tabute" e futbollit shqiptar, duke fituar 1-0 ne fushen e Tomorit. Por cfare ka ndryshuar ne lojen e Partizanit, qe e ka bere trajnerin e kuq te kenaqet me lojtaret e tij? "Do te thosha se skuadra ka ndryshuar ne pergjithesi dhe ne te gjitha sektoret e lojes, - pergjigjet Duro. - Ne krahasim me ndeshjen e javes se shkuar kunder Bylisit, e tere loja e skuadres pasqyroi me teper seder, vendosmeri dhe perkushtim dhe ishte me e qarte teknikisht e taktikisht. Kjo ishte dicka qe une e kisha pasur ne qender te vemendjes gjate gjithe stervitjes se kesaj jave dhe lojtaret e pasqyruan ate ne fushen e lojes." Per trajnerin e kuq, ajo qe kishte me teper rendesi ishte se skuadra e tij arriti ta neutralizonte me sukses kundershtarin ne te gjithe sektoret e fushes, duke i krijuar vetes me teper hapesire per te kundersulmuar. "Ndryshe nga ndeshja kunder Bylisit, mbrojtja ishte plotesisht e vemendshme dhe arriti me sukses te neutralizonte dyshen sulmuese te Tomorit, te perbere nga Klodian Arbri dhe Gjata, - sqaron Duro. - Njekohesisht me mbrojtjen, edhe mesfusha punoi ashtu sic duhej, duke e penguar kundershtarin te dilte ne lojen e vet me mesfushoret e krahut, cka nenkuptoi nje furnizim me te pakte per sulmin. Duke qene se e bllokuam qe ne mesfushe, kundershtari u mundua te luante me topa te gjate, gje se ciles mbrojtja jone i beri balle pa shume probleme. Nderkohe, skuadra jone u mbeshtet ne qarkullimin e topit ne mesfushe dhe kundersulmin e shpejte, prej nga erdhi edhe goli i fitores. Sikurse e pame, kundersulmet na mundesuan edhe disa raste te tjera per shenim, por gjithsesi ne futboll mjafton edhe nje gol, qofte ky edhe autogol." Pervec rezultatit pozitiv, trajneri i Partizanit eshte i kenaqur edhe me paraqitjen e mire te sulmuesit brazilian, Karioka, i cili e kishte zhgenjyer ne takimin kunder Bylisit. "Jam i gezuar qe ai gjeti vetveten, duke e ngitur nivelin e lojes se tij me lart. - thekson ai. - Kur them kete nuk kam parasysh vetem shenimin e golit, por edhe rastet e tjera qe ai pati ose krijoi per shenim. Shpresoj qe goli do te sherbeje si shtyse pozitive per te." Duro e pranoi se mungesa e nje lojtari kyc, sic eshte veterani Daiu, ishte nje pengese, por lojtaret e tjere e mbushen kete boshllek. "Natyrisht, nuk ishte dicka e lehte mungesa e Daiut, por skuadra e mbuloi me sukses mungesen e tij dhe kjo me jep me teper siguri ne vetvete, - thote Duro. - Kjo nenkupton se ne skuadren time nuk para ka disnivel midis lojtareve te 11-shes dhe atyre te stolit. Kjo eshte endrra e cdo trajneri." Ne perfundim, trajneri i kuq nuk pranon te shprehet per takimin e ardhshem kunder Teutes ne Tirane, duke u mjaftuar me fjalet: "Ka kohe deri atehere". Altin B. KODRA


Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001