Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

10. round

Friday, 23.11.2001  14:00
 BESELIDHJA Lezhe - PARTIZANI Tirane 0 : 0 ( 0 : 0 ) Details
Saturday, 24.11.2001  14:00
 ERZENI Shijak - DINAMO Tirane 0 : 2 ( 0 : 0, 0 : 1 ) a.E. Details
 APOLONIA Fier - KS LUSHNJA 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 FLAMURTARI Vlore - TOMORI Berat 4 : 2 ( 2 : 1 ) Details
 SHKUMBINI Peqin - LUFTETARI Gjirokaster 7 : 0 ( 2 : 0 ) Details
 VLLAZNIA Shkoder - BYLIS Ballsh 3 : 1 ( 1 : 0 ) Details
Saturday, 24.11.2001  17:00
 SK TIRANA - TEUTA KS Durres 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details

Table after 10. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (2.) SK TIRANA10721 1822:423  13:3  13  9:1  10
2. (1.) TEUTA KS Durres10631 1318:521  10:2  11  8:3  10
3. (3.) PARTIZANI Tirane10550 713:620  9:5  9  4:1  11
4. (4.) DINAMO Tirane10541 1317:419  10:2  10  7:2  9
5. (5.) VLLAZNIA Shkoder10532 214:1218  8:6  10  6:6  8
6. (6.) BYLIS Ballsh10424 -416:2014  12:6  13  4:14  1
7. (9.) SHKUMBINI Peqin10415 216:1413  13:4  12  3:10  1
8. (7.) BESELIDHJA Lezhe10334 -18:912  6:0  11  2:9  1
9. (10.) APOLONIA Fier10406 -98:1712  6:5  9  2:12  3
10. (11.) FLAMURTARI Vlore10325 -112:1311  11:7  10  1:6  1
11. (8.) ERZENI Shijak10316 -310:1310  7:5  9  3:8  1
12. (12.) TOMORI Berat10226 -510:158  6:7  6  4:8  2
13. (13.) LUFTETARI Gjirokaster10217 -255:307  2:3  7  3:27  0
14. (14.) KS LUSHNJA10136 -77:146  3:5  6  4:9  0

Next Matches

Wednesday, 28.11.2001  17:00
 PARTIZANI Tirane - VLLAZNIA Shkoder 0 : 0 ( 0 : 0 )   
Saturday, 1.12.2001  14:00
 TEUTA KS Durres - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 0 : 0 )   
 SHKUMBINI Peqin - ERZENI Shijak 4 : 2 ( 1 : 1 )   
 BYLIS Ballsh - BESELIDHJA Lezhe 0 : 0 ( 0 : 0 )   
 LUFTETARI Gjirokaster - KS LUSHNJA 1 : 1 ( 0 : 0 )   
Saturday, 1.12.2001  17:00
 DINAMO Tirane - SK TIRANA 3 : 1 ( 3 : 1 )   
Sunday, 2.12.2001  14:00
 TOMORI Berat - VLLAZNIA Shkoder 0 : 2 ( 0 : 0 )   
Sunday, 2.12.2001  17:00
 PARTIZANI Tirane - APOLONIA Fier 4 : 0 ( 1 : 0 )   
Top of page

Match Statistics

BESELIDHJA Lezhe - PARTIZANI Tirane

0 : 0  ( 0 : 0 ) 

BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alket MARKU , Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Xhelal FARUKU (74. Alket KRUJA ), Bujar HAXHIA , Gentian LICI , Klaudio MAKAJ - Kliton CAFI (90. Alban NEZIRI (HASANI)), Sajmi XHETANI (62. Brikeno BIZI) . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardit BEQIRI , Perparim DAIU , Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI - Igli ALLMUCA , D.C.Junior GERALDO (BRA) (46. Ledio PANO ), Sokol PRENGA (46. Shkelzen RUSTAMI ), Ad. ROCA DE OLIVERA(BRA) - Neves D.R.ABILIO (BRA) (84. Edmond KAPLLANI ), Alex V.A.CARIOKA (BRA) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
Goals : None
Attendance: 3000
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Cards: - / -
Partizani, sulmi vazhdon te heshte, barazim ne Lezhe

Partizani koleksionon edhe nje tjeter barazim ne Lezhe, pas atyre me Teuten, Flamurtarin e Tiranen. Me shume veshtiresi ka arritur te marre vetem nje pike kunder Beselidhjes. Lezhianet kane dominuar dhe mund te merrnin me shume.


Nje pjese e pare shume e mire per Beselidhjen, e cila ka dominuar plotesisht ne loje me sulme te vashdueshme, ku merrnin pjese edhe mbrojtes. Tre kane qene momentet kulmore per lezhianet: minutat, 9, 13 e 15, nga te cilat dy i perkasin Xhetanit e Farukut, qe nuk kane shenuar fale pasaktesise ose formes se mire te Nallbanit. Rasti i trete dhe me i bukuri ka eshte shenuar, kur gjuajtja e Xhetanit eshte devijuar prane vijes fatale nga nje mbrojtes. Minutat e fundit te kesaj pjese i perkasin Partizanit, kur Abilio, i vetem perballe Perloshit, nuk ka shenuar. Me fillimin e 45 minutave te dyta lezhianet kane pasur nje epersi te lehte, por me pas loja eshte balancuar. Marku, Bizi e Lici kane qene kercenuesit e portes se te kuqve ne minutat 61, 75, 77. Pas ketyre minutave, kercenimi i Beselidhjes mban emrin Pano, i cili me gjuajtjet nga distanca dhe asistet e tij nuk ka pasur nje finalizim te sakte nga sulmuesit e Partizanit. Pas ndeshjes prononcimet e dy trajnereve kane qene: Bici - "Ne nuk morem nje pike, por humbem dy pike. Ishte ndeshje e bukur, ku ne dominuam mbi Partizanin." Duro - "Per mua rezultati 0-0 i pergjigjet takimit. Ne fundin e pjeses se dyte patem raste dhe mund te kishim shenuar." Tirana-Teuta do te jete sfida e javes X te Kampionatit shqiptar. Kjo jave sjell perballe njera-tjetres dy skuadrat qe, me nje pike diference, kryesojne tabelen e klasifikimit. Interesi eshte i madh ne te dyja anet. Durrsaket te pakten do te kerkojne te dalin me rezultat pozitiv, me te cilin te ruajne kreun, pa pesuar asnje humbje. Ndersa nje fitore ne kete ndeshje direkte me ndjekesen e saj me te afert do ta shkepuste Teuten 4 pike. Bardheblute, te cilet duken me te favorizuar, pasi luajne ne fushen e tyre, do te kerkojne fitoren: e para se do t'i ngjiste ne vendin e pare dhe, e dyta, se me kete do te kenaqin sportdashesit, qe mendohet te jene te shumte ne "Qemal Stafen" me drita. Dinamovitet e Sejdinit do te luajne ne fushen e Erzenit, ku te paket kane qene ata qe kane dale te fituar. Vllaznia do te prese ne ndeshjen e fundit qe do te luaje ne fushen e Lezhes, Bylisin, ne te njejten kuote pikesh, 14. Vllaznia do te kerkoje te ruaje serine e fitoreve me Bajkon ne krye, ndersa ballshiotet do te kerkojne te vertetojne fjalen "fusha e Lezhes eshte ters per shkodranet".


Partizani: Sot takim me drejtuesit

Forma e dobet e skuadres se Partizanit ne keto ndeshjet e fundit ka bere qe te reagojne drejtuesit e klubit te kuq. Sot pritet nje takim i presidentit te klubit, Albert Xhani, dhe drejtorit administrativ, Roland Mici, me lojtaret dhe grupin teknik te skuadres. Nje gje te tille e pohojne per "Sportin shqiptar" burime zyrtare prane klubit te kuq, te cilat shtojne se ky takim supozohej te zhvillohej dje, por u shty per shkak se mungonin, me arsye, disa lojtare. Takimi i krereve te klubit me lojtaret vjen pas atij takimi te zhvilluar te dielen midis presidentit Xhani dhe trajnerit Shpetim Duro. Partizani mbetet skuadra e vetme ne kampionat qe ende nuk njeh humbje, por qe nga ajo fitore 1-0 ne Shijak kunder Erzenit, te kuqte kane marre vetem 3 nga 9 piket e mundshme. Pas fitores ne Shijak, Partizani ka barazuar 0-0 me Tiranen ne "Qemal Stafa", ka barazuar 1-1 me Flamurtarin ne Vlore dhe 0-0 me Beselidhjen ne Lezhe. Ndeshja e para 10 diteve me Vllaznine ne "Qemal Stafa", qe perfundoi 1-1, do te perseritet te merkuren, pas vendimit te komisionit teknik te Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF) per nje gabim teknik. A.B.K.


Trajneri vlereson ekipin per ndeshjen ndaj Partizanit. Atij i vjen keq per barazimin Bici: Nuk morem nje pike, por humbem dy

Skuadra e Beselidhjes ka zhvilluar nje ndeshje dinjitoze me skuadren e Partizanit te premten pasdite, por, megjithate, nuk arriti te shenoje e te fitoje tri piket e cmuara. Ekipi si perhere ka sulmuar mjaft si ne shume ndeshje me perpara. Madje ka gjuajtur edhe me saktesi, por portieri mik Nallbani kete here "macja e zeze" per lezhjanet, ka qene ne nje forme te shkelqyer, duke merituar vleresimet maksimale te specialisteve. Beselidhja ka goditur 15 here porten partizanase, nga te cilat 8 ne kuadrat dhe me nje shkalle veshtiresie te larte per portierin, por nuk ka mundur te shenoje. Nderkohe qe Partizani e ka goditur vetem 5 here porten, nga te cilat vetem 2 kane pasur drejtimin per ne kuadrat, ku Gjeloshi, portieri i talentuar lezhjan, ka reaguar me mjaft aftesi. Sidoqofte Beselidhja ka mundur te rrembeje vetem nje pike kur mund te merrte dhe 3 krejt normalisht. Por edhe mund te ishte ndeshkuar ne fund nga mbrojtja qe per ndonje cast e ka humbur vigjilencen. "Skuadra beri nje loje burrerore ne te gjitha aspektet dhe jam mjaft i kenaqur nga loja e lojtareve te mi. Skuadres se Partizanit ne nuk i morem nje pike, por humbem dy pike me te. Ka qene nje ndeshje e madhe e skuadres se Beselidhjes dhe pjesa e pare ishte me e mira qe kemi zhvilluar deri me tani. Ekipi tregoi force, perqendrim, lufte te forte sportive dhe shprehu ide mjaft te bukura ne loje me veprime te konkretizuara por natyrisht pa shenuar gol", - thote Bici per "Sportin Shqiptar". Nderkohe, Bici ka vleresuar edhe skuadren e te kuqve. "Ruaj shume respekt per skuadren e Partizanit dhe eshte nje ekip qe ka vlera dhe eshte mjaft i forte. Partizanit i uroj suksese ne synimet per titull", - thekson tekniku Bici per skuadren kryeqytetase. Nderkohe specialisti lezhjan Ahmet Kraja, ish-futbollist i shquar i Beselidhjes ne vitet '60 e ka vleresuar lojen e Beselidhjes, por edhe vete ndeshjen kunder Partizanit. "45 minutat e para folen me shume per Beselidhjen, e cila me nje loje te bukur e korrekte rrezikoi ne 2-3 raste per gol. Ne pjesen e dyte te dyja skuadrat me ndryshimet qe bene treguan forca te ndryshme. Beselidhja spikati me gjuajtjet ne porte, qe u evituan me mjaft mjeshteri e ne kohe nga Nallbani. Por edhe Partizani ne fund te lojes kishte nje rast ideal per gol. Sidoqofte Beselidhja ka pasur me shume raste per ta fituar ndeshjen", - perfundon Kraja, ish-futbollist i vjeter lezhjan. Irfan Rama


Drejtuesit e kuq kerkojne me teper perqendrim nga skuadra e tyre Partizani: Te rigjejme veten

Skuadra duhet te mbledhe veten, te reflektoje per lojen e saj dhe te perpiqet ta perfundoje sezonin ashtu sic e nisi. Ky eshte me pak fjale mesazhi qe drejtuesit e kuq do t'i japin ne takimin e sotem skuadres se tyre. Ato qe i kane shqetesuar drejtuesit e klubit te kuq nuk jane rezultatet e arritura sesa paraqitja e dobet ne fushen e lojes. "Nuk mund te ankohemi per rezultatet e skuadres, sepse, ne fund te fundit, Partizani eshte skuadra qe ende nuk njeh humbje dhe mbetet plotesisht e perfshire ne luften per titull, - thote drejtori administrativ i klubit, Roland Mici, duke folur per "Sportin shqiptar". - Ajo qe na shqeteson me teper eshte loja e dobet e skuadres. Natyrisht qe koncepti yne i lojes se mire nuk eshte thjesht spektakli pa rezultate. Perkundrazi, duam nje loje dinjitoze, qe patjeter te siguron rezultatet e kerkuara. Dhe ky nuk eshte nje mision i pamundur, sepse ishte e njejta skuader, ishin te njejtet lojtare qe e filluan aq mire sezonin." Disa nga lojtaret titullare e kane pranuar se skuadra e tyre po kalon nje periudhe te papelqyeshme dhe kane theksuar se pergjegjesia per nje gje te tille u takon si lojtareve, ashtu edhe grupit teknik. Nje gje te tille e pohon edhe drejtori Mici, i cili shton: "Ne klubin tone gjithcka funksionon si nje trup i vetem dhe, pa dyshim, pergjegjesia eshte e perbashket. Kjo eshte dhe arsyeja qe thashe me siper se duhet te reflektojme te gjithe. Duhet te reflektojne lojtaret, duhet te reflektoje edhe grupi teknik. Kjo eshte ajo qe duam t'i bejme te qarte skuadres." Te merkuren Partizani perballet serish me Vllaznine, por tashme rrethanat kane ndryshuar tashme per skuadren e kuqe. Tashme te kuqte do te synojne fitoren, qe do t'i ngjiste ne vendin e dyte te renditjes. Nje gje te tille e synon edhe Vllaznia, e ndergjegjshme se me 3 pike ne Tirane ngjitet ne vendin e trete, cka premton nje lufte te ashper ne "Qemal Stafa". Altin B. KODRA


ERZENI Shijak - DINAMO Tirane

0 : 2  ( 0 : 0, 0 : 1 ) a.E.

ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Alfons DOMI (68. Endri YZEIRI ), Indrit KAPEDANI - Ferdinand BILALI (75. Artan CICIKU ), Sokol ISHKA , Artan KARAPICI (42. LAME), Erion MATRAKU , Dritan MEHMETI , Erion XHAFA - Hekuran JAKUPI , Fatjon YMERI . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Ergert BAKALLI , Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Sergei ROMANISHIN (HUN) - Rigers QOSJA (59. Klodian ASLLANI ), Daniel XHAFAJ (60. Ilir QORRI ), Fjodor XHAFAJ . - On as sub: *Faruk SEJDINI (Coach)
Goals: 0:1 Daniel XHAFAJ (58.); 0:2 Ilir QORRI (91.)
Attendance: 3500
Referee: VELCANI Sazan (Patos)
Yellow Card: - / Alpin GALLO (3.)
Shijakasit humbin. Largohet nga detyra trajneri Gori. D.Xhafa dhe Qorri bejne rrokade Dinamo, fitorja qe shkarkoi italianin Gori Nga Shijaku, Arben Shkembi

Minutat e lojes...

15'- Goditje kendi per Dinamon. Topi kalon gjithe pasqyren e zones se rreptesise, duke u larguar ne castet e fundit nga mbrojtesit e Erzenit. 17'- Daniel Xhafa deperton brenda zones se rreptesise nga e majta, gjuan ne ecje e siper, por topi kalon ngjitur me shtyllen pingule. 28'- Qose gjuan prane vijes se zones se rreptesise, por Kapllani e mberthen topin. 38'- Gjuajtje e Matrakut nga 30m dhe pret ne pozicion Lika. 39'- Bakalli gjuan priret me porten e Likes, por pret Kapllani. 41'- Fjodor Xhafa triblon djathtas dhe priret me porten, godet dhe topi kalon mbi tra. 47'- Kros i F.Xhafes ne zone per Bakallin, qe godet me koke jashte porte. 52'- Nje top-asist i Bakallit per F.Xhafen, i cili del huq. 57'- Kros i bukur i Qoses brenda zones se rreptesise per D.Xhafen, i cili godet bukur me koke, duke shenuar golin e pare per Dinamon, 1-0. 70'- Kros i Cicikut ne zone, nderhyn Ymeri me koke, por pret portieri dinamovit Lika. 72'- Ciciku pason sakte per Yzeirin, qe ne pozicion ideal gjuajtjeje ne vijen e zones godet jashte. 85'- Gjuajtje ne pozicion te priret e Bakallit, grushton Kapllani. 93'- Goditje denimi per Dinamon rreth 1m larg vijes se zones se rreptesise. Qorri godet bukur, duke gjetur kendin e djathte te portes se Kapllanit, i cili ndonese ka fluturuar me grushtet lart, nuk ka arritur ta preke topin qe perfundon ne rrjete. 2-0 per Dinamon.

Thane Daniel Xhafa, futbollist i Dinamos: "Fitorja e sotme ndaj Erzenit e fut plotesisht Dinamon ne luften per titull. Ekipi po vjen ne rritje dhe kete e treguam edhe ne ndeshjen e sotme, te cilen e dominuam ne te dyja pjeset. Jam i kenaqur qe shenova ne kete ndeshje golin tim te 3-te ne kampionat. Javen e ardhshme do te ndeshemi me Tiranen, ndeshje te cilen do te perpiqemi ta kalojme me sukses". Ticiano Gori, trajner i Erzenit, nuk pranoi te flase.

Monologu i specialistit nga Luan Gjoci "Ndeshja e sotme nuk paraqiti ndonje spektakel dhe vecanerisht Erzeni nuk luajti ne nivelin e lojes se tij. Gjithsesi, edhe mungesat ne formacion te Mergjyshit, Gjondedes, Kucit dhe Ishkes kane ndikuar ne kete loje te dobet te Erzenit. Nga ana tjeter, Dinamo u tregua me e sakte ne lojen e saj, duke arritur qe te shenoje dy here ne porten e Erzenit, i cili tani duhet te punoje shume per t'iu shmangur zonave te ftohta te tabeles".




Blute e "xhaxhit" kaluan me sukses ndeshjen ne Shijak, madje duke qene superiore qe nga fillimi deri ne fund te takimit. Golat e Daniel Xhafes dhe Ilir Qorrit i dhane 3-piket kryeqytetasve qe jane ne vend te 3-te, me 2 pike me pak se Teuta. Parashikimi i Redi Jupit doli katerciperisht. "Ne e kaluam ndeshjen me te veshtire, - kishte thene ai, - ate me Shkumbinin. Tani kemi ndeshje ku te dyja skuadrat do te luajne futboll". Ne fushen e Shijakut, Dinamo tregoi formen e vet shume te mire. Sejdini tani eshte me i qete, aq me teper kur ka nje stol ku qendrojne te ulur lojtare te tille si Qorri, Tiko, Albert Duro apo Klodian Elezi.


Futboll- Erzeni - Dinamo 0-2

SHIJAK, 24 nentor/ATSH-Gezim Kabashi/. - Dinamo e Tiranes ka fituar 2-0 ndaj Erzenit te Shijakut ne takimin e zhvilluar ne fushen sportive "Tofik Jashari" te shtunen pasdite. Skuadra e Erzenit i ka zhgenjyer shpresat e sportdashesve te saj te shumte. Skuadra kryeqytetase e drejtuar nga Faruk Sejdini ka qene me e qarte ne lojen sulmuese, vecanerisht ne pjesen e dyte, kur ka shenuar fillimisht ne minuten e 12-te me ane te Daniel Xhafes, i cili mposhti me koke portierin Kapllani pas nje krosimi te Qosjes. Ofensiva e Dinamos ka vazhduar ne formen e kundersulmit, edhe me ndihmen e eres ne favor, ndersa trajneri i Erzenit, Ticiano Gori, ka kryer te tre zevendesimet e mundshme, duke rreshtuar ne vijen sulmuese edhe Cicikun, i cili mungon qe prej disa javesh ne radhet e shijakasve. Edhe Sejdini ka kryer zevendesimin e pare dhe te fundit per dinamovitet, duke kthyer ne bankine golshenuesin Xhafa per te vendosur ne qender te sulmit Ilir Qorrin, lojtarin qe e ka vulosur rezultatin perfundimtar 2-0, me nje gol spektakolar nga goditja standarte, vetem nje minute para se gjyqtari Velcani te fershellente mbarimin e 90 minutave te takimit. Takimi Erzeni - Dinamo u dallua per korrektesen dhe luften e ndershme sportive. /A.KE/ 2001-11-24

APOLONIA Fier - KS LUSHNJA

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Ermal CAKRANI (46. KURDA ), Alban MUCA - Gentian LAKO , Artian POCI , Ardian POLLOZHANI - K. GEORGANCHEV (BUL), Leonard MUZHA (60. Gezim BUZIU), Vaske RUKO . - On as sub: *Vangjel CAPO (Coach)
KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO - Ermir DERVISHI , Edlir GEGA , Erion ILJAZI (68. Amarildo BORICI ), Enkelejd ZYLA - Artan BANO . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
Goal: 1:0 K. GEORGANCHEV (BUL) (56.)
Attendance: 1800
Referee: MECE Enver (Vlora)
Yellow Cards: Gentian LAKO (2.), Ardian POLLOZHANI (2.) / Erion ILJAZI (3.), Enkelejd ZYLA (2.)
Red Card: Alban MUCA (42. Minute) / -
Edhe pse me 10 lojtare per 60 minuta me radhe, fieraket kane mposhtur fqinjet e tyre ushnjare Apolonia: Atje ku fitoret flasin bullgarisht Nga Fieri, Arber Emiri

Minutat e lojes...

18'- Ruko godet fort, por topin e pengon te vija fatale Dhima. 32'- Georgancev kroson nga nje goditje kendi, Bita me koke godet, por jashte. 34'- Hasalla kroson nga e majta, Bano gjuan me koke, por pret Sinani. 42'- Muca replikon me Zylen pas disa sharjeve me njeri-tjetrin dhe... karton i verdhe per Zylen dhe i kuq per Mucen. 51'- Pollozhani kroson brenda zones dhe Ruko, cuditerisht, me koke e godet topin jashte. 56'- Ruko, ne krahun e majte te sulmit fierak, kroson brenda zones te Georgancev, i cili godet fort, por ne castin e fundit, ne vijen fatale, devijohet nga Gjergjova dhe 1-0. 72'- Borici gjuan priret nga e majta, por topin e devijon Asllani ne kendore. 86'- Georgancev jep nje top te paster per Rukon, por Premce e neutralizon gjuajtje. 88'- Georgancev kombinon me Pollozhanin, i cili godet nga 16 metra, por topi perfundon mbi tra. 92'- Zyla i ka te gjitha mundesite te barazoje pas nje lemshi ne porten fierake, por cuditerisht gjuajta e tij eshte mjaft e lehte dhe topi pritet me lehtesi nga Sinani.


Thane

Vangjel Capo, trajner i Apolonise: "Ishte nje fitore ne kohen e duhur jo vetem per te rritur moralin e skuadres, por edhe per te forcuar pozitat ne renditje. Megjithese luajtem me 10 lojtare, djemte treguan shpirt te larte gare".

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjes: "Jam teper i pakenaqur nga gjykimi i ndeshjes. Na eshte mohuar nje gol dhe na u dha nje gol ne pozicion jashte loje. Po vazhduan keshtu gjykimet ndaj nesh, do ta shikojme mire ecurine e metejshme".

Monologu nga Maksim Tegu

"Per vete pozitat e dy ekipeve, derbi myzeqar midis Apolonise dhe Lushnjes u prit me interes nga tifozet e te dyja skuadrave. Me gjithe eren e ftohte, ata nuk munguan te ishin te pranishem ne stadiumin e Fierit. 45 minutat e para na dhane nje loje kryesisht me veprime te ngushta ne mesfushe, ku rastet per shenim ishin teper te pakta. Pjesa e dyte rezervoi me teper mbresa. Edhe pse me 10 futbolliste, per shkak te daljes me karton te kuq te Muces, ekipi vendas, nepermjet veprimeve te kujdesshme, arriti ta conte lojen ne rrjedhen e vet. Shansin me te mire e pati Ruko ne minuten e 51-te, kur topi i gjuajtur prej tij, pas krosit te Pollozhanit, cuditerisht perfundoi jashte. Por pikerisht pas ketij momenti loja e Rukos do te ishte me agresive. Do te ishte ai qe 5 minuta me vone do t'i sherbente Georgancevit me nje pasim te sakte brenda zones, ku e djathta e ketij te fundit nuk ka falur, edhe pse Gjergjova u perpoq ta ndalonte "bomben" e tij. Eshte ky goli i dyte radhazi i bullgarit, duke i dhene Apolonise edhe fitoren e dyte. Por fieraket mund edhe duhet ta kishin dyfishuar rezultatin e ndeshjes, kur Pollozhani leshoi nje predhe nga distanca e 16 metrave, por topi perfundoi disa cm mbi shtyllen tansversale te Prences. Lushnjaret bejne disa perpjekje per te ndryshuar rezultatin, por nuk u treguan te kujdesshem. Sikur Zyla te kishte rregulluar shenjestren ne minuten e 92-te, lushnjaret do te kishin shkuar te gezuar ne Lushnje. Gjithsesi, fitorja e fierakeve ka jo vetem vleren e 3-pikeshit, por ajo ia rrit moralin e skuadres per takime te tjera rezultative".


Trajneri lushnjar kerkon largimin nga detyra, si forme per kthese te ekipit. Nuk pranohet Gjyla, ndoshta une jam tersi

Pas humbjes se radhes ne Fier, cka solli qe ekipi vazhdon te jete i fundit ne klasifikim, duket se nervat sado te forta te trajnerit Gjyla thuajse nuk mbajne me. Ne biseden qe zhvilluam me te posacerisht per "Sportin shqiptar", ai pohon me pesimizem se komentet per gjendjen e ekipit jane te teperta. Madje ai te tregon se i ka kerkuar sponsorit te ekipin te largohet nga detyra, gje e cila nuk eshte pranuar. Ja cka tregon vete trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla. - Si i shpjegoni zerat e perhapura pas humbjes ne Fier se trajneri Gjyla do te largohet nga ekipi? - Po, eshte e vertete. Sot (dje) i kam kerkuar doreheqjen sponsorit nga detyra e trajnerit. Jo se s'kam c't'i jap me ekipit, por per vete gjendjen reale ne klasifikim, mendoj se ndoshta doreheqja do te sherbeje per ndryshimin e gjendjes aktuale. Sic ndodh shpesh ne futboll, ndryshimi i trajnereve i vlen per mire ekipit. E theksoj se nuk jap doreheqje se nuk kam c'te jap me, sepse ne kemi luajtur mire, por calimi yne kryesor eshte mosshfrytezimi i rasteve te shumta e ne disa raste edhe gjykimet tendecioze, qe nuk do te na kishin lene te fundit. I kerkova sponsorit doreheqjen time, qe ndoshta mund te sherbeje si pike kthese per ekipin, por ai m'u pergjigj se edhe ai po e shikon me dyshim te ardhmen e tij ne krye te ekipit lushnjar. Pra, nuk mora asnje pergjigje te qarte per te ardhmen time dhe vazhdimesine e tij. Megjithese s'ma pranoi doreheqjen, une kembengul ne timen dhe them se ekipi s'ka ende forca te dale nga kjo gjendje. Sidoqofte, besoj se lojtaret me pervoje si Bano, Premce, Malko, Gazheli e Hasalla do t'i marrin frenat e skuadres si veterane te saj per te dale nga kjo situate. - Edhe pse mungojne rezultatet, sipas specialisteve, thuhet se Lushnja luan mire. Ju ku i shihni te metat e saj? - Ndoshta specialistet kane te drejte, por mua me shqeteson mosmarrja e pikeve, qe na ka lene te fundit. Ky eshte problemi kryesor qe me con ne kete vendim. Une i uroj ekipit dhe lojtareve qe permenda me siper, qe te kene forca ta ngrene ekipin aty ku e ka vendin, ne mes me te mireve te kampionatit shqiptar. - Pse pikerisht ne keto momente po e kerkoni doreheqjen? Duke pare renditjen dhe kalendarin e ndeshjeve, nje fitore me Gjirokastren e largon Lushnjen dy shkalle nga fundi? - Jam dakort me kete. Por une prape ia kerkova sponsorit largimin, pasi ndoshta jemi ne, trajneret, shansi i keq per ekipin dhe ndoshta ndryshimi yne ndikon pozitivisht. Megjithate, une e mora ekipin me nje ndryshim total te tij, kur i mungonte pothuajse fare berthama kryesore. Nga biseda me trajnerin Gjyla nuk mbetet tjeter vec qe sponsori te shprehet qarte si per ndryshimin apo jo te trajnereve, ashtu edhe per hapat e metejshme te tij. Ai duhet te sqaroje nese do te qendroje apo jo ne krye te ekipit lushnjar. E mira e do qe ndeshjen e radhes ne Gjirokaster ekipi ta vleresoje si vendimtare per qendrimin ne kategorine e pare, sidomos per sponsorin e tij, qe ka kontribuar e vazhdon te jete i tille. Maks Shehu

FLAMURTARI Vlore - TOMORI Berat

4 : 2  ( 2 : 1 ) 

FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Taulant BAKIU , Ervin CELA , Edmond LALA , Dritan RESULI - Taulant CERCIZAJ , Sajmir HAXHIU , Klodian LICAJ , Ardian NINI (46. Ervin BARDHI ), Ermal VARFI (63. Gentian SELAMI) - Vasil RUCI (46. Gentian IBRAHIMI ) . - On as sub: *Gert HAXHIU (As.Coach)
TOMORI Berat: Bledar DURO - Eduard ALIAJ , Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI (60. Edmond LALA ), Elton FANI - Gersi ARBERI , Artur AVDULLAI (60. Aurrel KURTI ) (80. Edmond VELIAJ ), Besnik HASA , Neritan NOVI , Ergen VEIZI - Klodian ARBERI . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
Goals: 1:0 Ermal VARFI (16.); 1:1 Klodian ARBERI (28.); 2:1 Dritan RESULI (Foul Penalty, 31.); 3:1 Taulant CERCIZAJ (49.); 3:2 Gersi ARBERI (60.); 4:2 Klodian LICAJ (75.)
Attendance: 2000
Referee: KONGJINI Zeqir (Patos)
Yellow Cards: - / -
Flamurtari fiton 4:2 takimin me Tomorrin. Loja ka qene e nivelit te kenaqshem. Pjesa e pare eshte mbyllur 2:1 me gola te Varfit (19') e Resulit (penallti) (31') per vendasit dhe Arbrit (28') per beratasit. Ndersa ne pjesen e dyte kane shenuar Cercizi (49'), Licaj (75') dhe G.Arbri (61') per Tomorrin.


Futboll; Flamurtari fiton ndaj Tomorit 4-2

VLORE, 24 nentor/ATSH-Harilla Koci/ - Skuadra e Flamurtarit fitoi ndaj Tomorit me rezultatin 4-2, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 10-te te kampionatit kombetar. Golin e pare per vlonjatet e shenoi ish-lojtari i Apolonise, Varfi, ne minuten e 16-te. Me pas, Klodian Arberi per beratasit barazoi rezultatin ne minuten e 28-te. Pas 5 minutash, Flamurtari barazoi me 11-metersh te realizuar nga Resuli. Loja me pas foli per Flamurtarin, i cili e thellon avantazhin ne minuten e 49-te nepermjet Cercizit. Nderkohe, miqte nga Berati arriten te ekuilibronin lojen dhe nepermjet disa sulmeve te shenojne nepermjet G.Arberit duke e ngushtuar dieferencen ne 3-2. Me pas vlonjatet me ide te qarta per fitoren u mobilizuan dhe arriten te shenojne golin e katert ne minuten e 75-te, i cili vulosi edhe rezultatin e takimit. Ne kete menyre Flamurtari jo vetem perforcoi pozitat e tij ne klasifikim, por prishi edhe nje ekuiliber te plote deri perpara kesaj ndeshjeje me Tomorin, si ne rezultatet e takimeve, ashtu edhe ne golavarazh. Flamurtari u drejtua sot nga trajneri i dyte Gerti Haxhiu, djali i trajnerit Mexhit Haxhiu, i cili vazhdon te mjekohet pas incidentit te nje jave me pare. /A.KE/ 2001-11-24

SHKUMBINI Peqin - LUFTETARI Gjirokaster

7 : 0  ( 2 : 0 ) 

SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Indrit DOKA (30. Kastriot TOSKU ), Gugash MAGANI , Bujar MUCA , Erion STAVRI - Drinush ELEZI , Gentian KAJA , Eriol MERXHA (72. Fotaq GJATI ), Astrit NEXHA - Parid XHIHANI (67. Ronald DERVISHI ) . - On as sub: *Ramadan SHEHU (Coach)
LUFTETARI Gjirokaster: Elton LAMAJ - BISTRI, Bashkim GONXHAJ (67. Vasil KOCI ), Erion KACI - Klodian BRAHIMI , Mikel CENKO (83. Feim ONJEA ), Ervin QUKU , Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ (46. Jorgo MASTORA ), Dhiogjen MUCO , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
Goals: 1:0 Klodian DERVISHI (20.); 2:0 Bujar MUCA (40.); 3:0 Klodian DERVISHI (60.); 4:0 Astrit NEXHA (62.); 5:0 Astrit NEXHA (75.); 6:0 Drinush ELEZI (78.); 7:0 Fotaq GJATI (86.)
Attendance: 2100
Referee: CUFE Ylli
Yellow Card: Drinush ELEZI (2.) / -
Unusual Occurrence: Admir SHEHAJ (LUFTETARI Gjirokaster) misses Foul Penalty (86.)
Pas tre humbjeve radhazi, peqinasit u rikthehen fitoreve. Viktima e radhes, gjirokastritet Shkumbini, fitorja rekord, 7-0! Nga Peqini, Ali Hallulli

Minutat e lojes...

8'- Nga nje distance rreth 20 metra, Nexha gjuan me force tokazi, por pret i sigurt Lamaj. 15'- Kundersulm i Luftetarit me autor Shehajn, qe gjuan nga larg. Elezi grushton ne goditje kendi. 17'- Kros i sakte i K.Dervishit nga e djathta per Xhihanin, qe gjuan me koke, por topi kalon ngjitur me shtyllen pingule. 19'- Goditje e fuqishme tokazi nga larg e K. Dervishit, qe mposht portierin mik. 1-0. 23'- Rast i mire per Shkumbinin pas kombinimit te Kajes me Dervishin, qe nuk shfrytezohet nga Doka, i cili futet vete ne rrjete ne vend te topit. 35'- K. Elezi shpeton porten e Shkumbinit, perseri pas gjuajtjes se Leskajt, duke e detyruar ta kaloje ne goditje kendi. 40'- Goditje denimi qe ekzekutohet nga Kaja brenda zones. Kercim i Muces, goditje me koke dhe 2-0. 45'- Aksion i Shkumbinit nuk shfrytezohet nga D.Elezi dhe gjuajtja e tij me koke perfundon mbi shtylle. 56'- Sadikaj kombinon me Mastoren, por gjuajtja e ketij te fundit pritet me lehtesi nga Elezi. 59'- K.Dervishi shfrytezon sakte krosin e Nexhes nga goditja e kendit dhe shenon perseri. 3-0. 60'- Nexha shfrytezon pasigurine e portierit mik dhe, i ndodhur prane portes, shenon. 4-0. 63'- Goditje nga larg e Mastores, por topi perfundon jashte. 70'- Nexha rrezikon me nje gjuajtje te bukur, por pret ne pozicion Lamaj. 72'- Goditje denimi qe ekzekutohet nga Nexha. Portieri, ne tentative per ta larguar topin, e fut ate ne rrjete. 5-0. 73'- Sulm i Shkumbinit nga krahu i djathte. Kros i Dervishit ne Zone dhe D.Elezi, me nje gjuajtje fluturimthi shenon golin e 6-te. 75'- Kunderpergjigjet Luftetari. Sadikaj gjuan, por grushton i sigurt Elezi. Topi godet shtyllen dhe perfundon ne kendore. 85'- Aksion vetjak i Muces nga mbrojtja deri ne zonen e miqve. Aty pason sakte per Gjatin dhe shenon golin e 7-te. 86'- Kane mundesi miqte te shenojne golin e nderit pas goditjes se 11-metershit qe Shehaj e fitoi vete, por topi i gjuajtur prej tij godet shtyllen dhe perfundon jashte.

Thane Ramadan Shehu, trajner i Shkumbinit: "Fitorja ishte e thelle, por jo e papritur per ne. Ekipi gjate gjithe jave ishte pergatitur dhe e kishte vleresuar si duhet kundershtarin, pavaresisht nga gjendja qe po kalon ai ne kete kampionat. Loja, me gjithe golat e shumte, nuk u ngjit aty ku kerkonim. Kete do ta kemi parasysh ne ndeshjet e tjera". Mihal Coni, trajner i Luftetarit, nuk pranoi te flase.

Monologu nga Petrit Ballhysa "Fitorja e thelle e Shkumbinit erdhi pas nje loje sulmuese dhe me synime, qe u pa nga fillimi deri ne fund. Kjo fitore e thelle duket se sherbeu si autokritike e ekipit per 3 humbjet radhazi qe pati pesuar. Ne 30 minutat e para te pjeses se pare u zhvillua nje loje e hapur, me sulme dhe kundersulme nga te dy ekipet, ku nuk munguan gjuajtjet ne porte, por qe u priten nga te dy portieret. Loja e Shkumbinit erdhi ne ngritje dhe pas golit te pare u arrit shpejt tek ai i dyti, qe vulosi rezultatin 2-0. Ne pjesen e dyte cdo gje foli per ekipin vendas, cka u konkretizua me shenimin e 5 golave, njeri me i bukur se tjetri. Ekipi i Luftetarit kishte ne perberjen e tij futbolliste me te ardhme, por pa pervojen e duhur ne kampionat. Me kete fitore, pavaresisht se ndaj nje kundershtari te dobet, Shkumbini tregoi nje organizim me te mire te lojes ne te gjitha repartet. Bukurine kesaj loje ia dhane edhe gjuajtjet nga te dy ekipet, duke shfrytezuar edhe terrenin rreshqites per shkak te shirave".






VLLAZNIA Shkoder - BYLIS Ballsh

3 : 1  ( 1 : 0 ) 

VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Astrit PREMCI - Amarildo BELISHA , Edmond DALIPI (67. Altin XHAHYSA ), Suat LICI , Sajmir PATUSHI - Klodian DURO (80. Edmond DOCI ), Albert KACI (78. Admir TELI ), Vioronsin SINANI . - On as sub: *Neptun BAJKO (Coach)
BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Fatjon MALAJ , Dashamir MUCA (65. SEJFULLAI) - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Roland NENAJ (70. Ajet GURGURI ), Altin SIMAKU - Dorian BUBEQI (80. Roland SHEHU ), Bardhyl ELEZI . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
Goals: 1:0 Suat LICI (7.); 2:0 Elvin BEQIRI (71.); 2:1 Bardhyl ELEZI (74.); 3:1 Vioronsin SINANI (76.)
Attendance: 2000
Referee: TARE Fatmir (Durres)
Yellow Cards: - / -

Kuqeblute shkodrane te Bajkos vazhdojne te mbledhin pike. Fitojne 3-1 ndaj ballshioteve Bylisi: Vllaznia mbetet Vllazni Nga Lezha, Gjergj Kola

Minutat e lojes...

7'- Kaci gjuan ne te hyre te zones dhe aty topi i goditur nga Lici shkon ne rrjete dhe 1-0. 8'- Sinani gjuan nga 30 metra, por jashte. 13'- Nenaj, nga 18 meter, kerkon te godase, por pret me veshtiresi Mustafa. 20'- Gjuan fort Sinani dhe Hidi e grushton topin ne kendore. 24'- Kule gjuan bukur brenda zones, por pret i sigurt Mustafa. 26'- Kaci i servir nje top Dalipit, i cili gjuan jashte. 27'- Gjuan Sinani, grushton bukur Hidi, pastaj tenton edhe Belisha dhe topi kalon paksa mbi tra. 29'- Patushi fiton bukur nje top, por Sinani, i vetem me Hidin, ka rreshqitur, duke humbur rastin me te mire per te dyfishuar rezultatin. 45'- Duro pengohet ne menyre te parregullt, por gjyqtari vazhdon lojen duke mos dhene 11-metresh. 51'- Gjuan Duro tokazi dhe Hidi e grushton topin ne kendore. 70'- Goditje kendi dhe Hidi nuk arrin ta grushtoje topin qe shtyhet ne rrjete nga Beqiri. 2-0. 73'- Elezi, me mjaft saktesi brenda zones, shmang 2-3 mbrojtes duke shenuar golin e vetem per ballshiotet. 2-1. 76'- Sinani vepron me mjaft saktesi mes mbrojtesve ballshiote, duke shenuar golin e 3-te.

Thane

Esat Rakiqi, zv.trajner i Vllaznise: "Ndonese fituam, them se loja jone nuk u ngjit aty ku duhej. Lojtaret tane me teper e kishin mendjen te ndeshja e se merkures ndaj Partizanit se sa sot ndaj Bylisit. Megjithate rendesi ka fitorja e arritur".

Petraq Bifsha, trajner i Bylisit: "Rezultati iu pergjigj lojes. Lojtaret e mi dhane maksimumin e tyre, por nuk mund te benin me teper perballe nje Vllaznie qe gjithsesi mbetet Vllazni".

Monologu nga Vasil Bici "Vllaznia e meritoi plotesisht fitoren. Por ajo nuk u shfaq ne ato nivele qe pritej, madje ishte larg asaj cka ka paraqitur ne ndeshjen ndaj Partizanit. Megjithate, shkodranet shenuan gola atehere kur iu deshen, duke arritur ta kontrollojne lojen, por jo ne vlerat maksimale te tyre. Ndoshta shkodranet ishin te rezervuar per ndeshjen e se merkures, ndaj Partizanit. Ndersa Bylisi, per mendimin tim, u shfaq si nje ekip me levizshmeri te mire. Ndoshta nuk ka lojtare me emer ne skuadren e tij, por ata jane lojtare punetore, te cilet kryejne nje volum te madh loje gjate 90 minutave te lojes. Ballshiotet reaguan mire pas pesimit te golit te pare, duke arritur te krijojne edhe disa raste shenimi, por gjithsesi kishin perballe nje skuader kampione e me mjaft emer si Vllaznia, e cila e fitoi takimin ndoshta pa u lodhur shume".

Futboll, fitore e merituar e shkodraneve

Ne stadiumin "Beselidhja" te qytetit Lezhes u zhvillua sot pasdite takimi mes skuadrave te Vllaznise se Shkodres dhe Bylisit te Ballshit. Takimi perfundoi me rezultatin 3-1 per ekipin shkodran. Ekipi i Vllaznise zhvilloi nje loje mjaft te mire ndaj ballshioteve, duke kaluar ne avantazh qe ne minuten 7-te me ane te Licit. Edhe pas shenimit te golit, shkodranet diktuan ne fushen e lojes, duke krijuar disa raste shenimi, te cilat u humben nga Duro, Sinani etj Me rezultatin 1-0 ka perfunduar pjesa e pare. Pjesa e dyte kishte tabllo tjeter, ku ballshiotet vizitojne me shume porten shkodrane, duke krijuar disa raste shenimi, por qe nuk shfrytezohen nga lojtaret e Bylisit. Kur mendohej se skuadra e Bylisit do te barazonte, Vllaznia shenon golin e dyte pas nje kundersulmi me anen e Beqirit ne minuten 71-te. Nuk kaluan as dy minuta nga shenimi i golit nga shkodranet, kur Elezi per ballshiotet ne minuten e 73-te shkurton rezultatin ne 2-1. Shkodranet nuk kenaqen me kete rezultat dhe pas nje sulmi te shpejte te nisur nga mesfusha, shenojne golin e trete me anen e Sinanit ne minuten e 76-te.

SK TIRANA - TEUTA KS Durres

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI , Rezart DABULLA , Arian SHETA , Elvis SINA (46. Eldoraldo MERKOCI ), Nevil Thanas DEDE - Sokol BULKU , Bledar DEVOLLI (52. Mesheli EIMEN (NIG)), Ardian MEMA - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Gazmend CANAKU , Elidon DEMIRI , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Arjan ZERE - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU (88. Justin BESPALLA ), A. TOSHKOLLARI (68. Oerd KOTE ) - Gentian BEGEJA , Migen MEMELI (65. Bledar MANCAKU ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
Goal: 1:0 Eldoraldo MERKOCI (63.)
Attendance: 3000
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Arian SHETA (1.), Ardian MEMA (1.), Indrit FORTUZI (1.) / Shpetim IMERAJ (1.), Arjan ZERE (3.), Dritan BABAMUSTA (2.)

Bardheblute i marrin kreun Teutes ne "Qemal Stafa"

Tirana mposht Teuten e pamposhtur (pa asnje humbje) dhe merr kreun, duke lene pas durrsaket me dy pike diference. Bardheblute e kerkuan fitoren me sulme te shumta, kur Teutes i interesonte te mbronte barazimin dhe te luante kundersulmet e shpejta. Fiton Vllaznia, Shkumbini shenon fitoren me te thelle te Kampionatit.

Ne pjesen e pare Tirana ka krijuar nje volum me te madh loje, me njefare epersie, me qarkullime te shumta, por pa shume raste per te shenuar. Durrsaket kane luajtur nje loje mbrojtese, kane thyer sulmet e bardhebluve, duke dale rrezikshem ne kundrsulm. Per t'u permendur kane qene vetem dy raste, ai i Fortuzit dhe i Dedes, kur topi i goditur prej ketij te fundit eshte larguar prane vijes fatale nga nje mbrojtes. Vendasit ne pjesen e dyte e kane shtuar epersine, ndersa kundershtaret e tyre, te cileve u interesonte edhe barazimi, ishin mbyllur ne mbrojtje, shpesh me 8 lojtare dhe duke provuar kundersulmin. Muca, ne kerkim te fitores, ka kerkuar te ndryshoje lojen me dy nderrimet e tij. Grinta e nervat nuk i kane munguar ketij takimi. Atehere kur loja ishte bere thuajse e lexueshme (nje sulmon dhe nje mbrohet), ne minuten e 63-te ka dale ne pah goli i vetem i fitores per bardheblute, fale teknikes se larte te Merkocit, i cili ka triumfuar mbi mbrojtesit e Teutes. Nderrimet e Muces duket se kane qene efikase. Dedja, pas shenimit te golit, eshte kujtuar te beje nderrime. Durrsaket nuk jane dorezuar, po ashtu dhe Tirana nuk e ka nderprere lojen sulmuese. Bardheblute me nje mbrojtje solide dhe nje sulm kerkues nuk i kane lejuar durrsaket te ndryshojne rrugen e fitores.



Merkoci i jep komanden Tiranes

Shenon golin e fitores ndaj Teutes ne pjesen e dyte dhe bardheblute kalojne ne vend te pare. Dinamo fiton dhe "kercen" ne vend te trete. Partizani hap rruge pas barazimit te bardhe ne Lezhe. Shkumbini, rekordmeni i golave te kampionatit: 7 here ndaj Luftetarit Bledar KUKA

TIRANE - Eldorado Merkoci eshte lojtari qe i dha mbreme Tiranes komanden e kampionatit kombetar te futbollit, pas javes se 10-te te tij. Nje gol i tij ne fillimin e pjeses se dyte te ndeshjes me Teuten, zhbllokoi nje ndeshje te rrezikshme per bardheblute, duke i ngjitur ata ne kuoten e 23-pikeve. Tani, skuadra e Muces, ka 2 pike me shume sesa durrsaket qe i mundi ne "Qemal Stafa". Duke qene superiore ne loje, thuajse gjate gjithe 90-minutave, skuadra vendase e meritoi fitoren dhe, rrjedhimisht, edhe vendin e pare ne kampionat. Nenkampionia arriti ate qe kerkoi, nje pohim i rendesishem i pjekurise se saj, qe po vjen duke u rritur nga java ne jave. "Jam i kenaqur me lojen, - tha trajneri Muca, - ne humbem raste ne pjesen e pare me Fortuzin dhe Deden, qe normalisht nuk duhej t'i humbisnim. Por kjo fitore nuk ishte nje rezultat i keq ndaj nje skuadre pretendente per titull si Teuta". Drejtori ekzekutiv, Agustin Kola, pohoi se "kjo ishte nje fitore qe u arrit duke u dridhur, jo aq nga i ftohti sesa nga emocionet, sepse rezultati 1-0 te mban me dridhje deri ne minuten e fundit".

Durrsaket edhe dolen te kenaqur, edhe te pakenaqur. Trajneri Hysen Dedja vleresoi se ai kishte pasur te drejte kur ishte shprehur para ndeshjes se "ne "Qemal Stafa" te gjithe do te thone se Teuta ka nje skuader shume te mire". Ndonese mesfusha dhe sulmi i durrsakeve ishin inferiore ndaj reparteve perkates te Tiranes, mund te thuhet se ishte nje sukses per durrsaket qe dolen te humbur vetem 0-1 nga ndeshja e mbremshme. "Pervec rezultatit, - tha drejtori teknik i Teutes, Hasan Lika, - mendoj se ne dolem deri diku te fituar nga kjo ndeshje, sepse u treguam skeptikeve se jo me kot ishim ne krye dhe se do te jemi deri ne fund pretendente". Shenuesi i golit, Merkoci nuk pranon te vleresoje veten, por thote se eshte shume i kenaqur qe shenoi dhe qe luajti. "Jam shume i kenaqur qe bera gol, - u shpreh ai, - gjithashtu me vjen mire qe luajta. Muajin e fundit jam ndjere me te vertete mire dhe kete po e tregoj".

Teuta nuk pati asnje rast per gol, gjate gjithe ndeshjes, ndonese pas pesimit te golit tentoi t'i afrohej me shume portes se Egbo. Edhe nje gjuajtje te rrezikshme qe bene miqte ne porten vendase, u prit pa probleme nga nigeriani. Tirana ishte agresive, fitoi shumicen e dyluftimeve, por e pati te veshtire te cante mbrojtjen e forte durrsake, ku u dallua ne menyre te vecante, Ymeraj, ne mbulimin, nje per nje, e Fortuzit. "Ai eshte nje mbrojtes i forte, - tha Fortuzi pas ndeshjes, - dhe me mbuloi ne menyre shume korrekte, pavaresisht se pati edhe nderhyrje te parregullta. Keto jane pjese e lojes". Vete Ymeri tregohet modest. "Une kisha perballe sulmuesin me te mire te kampionatit, - tha ai, - ne pergjithesi duhet te jem i kenaqur nga vetja qe ai nuk shenoi, megjithese humbi raste goli". Pas kesaj ndeshjeje, Teuta do te nise kalvarin e takimeve jashte fushes se Durresit, gje qe do ta vere ne prove serioze synimin e saj per te fituar titullin kampion.


Cfare thane dhe si u shprehen

Shkelqim Muca: "Mund te benim me shume"

"Mendoj se ne e merituam fitoren, sepse luajtem me mire ndaj nje pretendenti per titull. Kishim mundesi te shenonim qe ne pjesen e pare, por Fortuzi dhe Dede humben raste qe, normalisht, nuk i humbin. Ndonese mund te benim me shume, jam i kenaqur qe jemi ne krye. Teuten e vleresoj si nje skuader pretendente, ndonese ndaj nesh me shume u mbrojt".

Hasan Lika: "Mbetemi pretendente titulli"

"Kishim perballe nje skuader te forte si Tirana dhe qe luajti mire. Ne nuk luajtem ne ate nivel qe menduam sepse disa pika te ekipit nuk ishin ashtu sic duhej. Begeja nuk ishte ne diten me te mire dhe keto jane gjera qe ndodhin, por kishim probleme edhe ne mesin e fushes. Pervec rezultatit, mendoj se kemi dale edhe te fituar nga kjo ndeshje sepse iu treguam skeptikeve se jemi pretendente per titullin kampion. Mendoj se skuadra ka forca qe ne ndeshjet e ardhshme te luaje me mire".

Indrit Fortuzi: "Tani, te ruajme kryesimin"

"Ishte ndeshje e veshtire sic edhe ishte parashikuar. Rezultati i ngushte e tregon kete, ndonese, nga loja qe beme, ne mund te fitonim edhe me shifra me te thella. Teuta m'u duk ekip shume kompakt, sidomos ne mbrojtje. Ajo kishte nje mbrojtje po aq te mire sa Partizani, ndonese mesfusha dhe sulmi i tyre paten probleme dhe nuk luajten mire. Mbuluesi im,Ymeraj, eshte nje mbrojtes i forte qe luajti shume mire dhe ne menyre korrekte, ndonese pati edhe nderhyrje te parregullta, te cilat jane pjese e lojes".


Merkoci: "I lumtur qe shenova"

Eldo, a jeni i kenaqur me paraqitjen? "Jam shume i lumtur qe shenova gol dhe qe luajta ne kete ndeshje".

Sidoqofte, ishit zevendesues ... "Keto jane zgjedhjet e trajnerit, por e rendesishme eshte qe une luajta mire, per aq minuta sa isha ne fushe dhe i dhashe fitoren ekipit".

Fitore jo e thelle, si dy te fundit? "Nuk mund te fitohet cdo ndeshje me rezultat te thelle. Pastaj ne kishim perballe nje skuader pretendente per titull, jo nje skuader dosido".

Si ju duk Teuta? "Nje ekip shume i mire. Me pelqeu shume. Ndonese ne kishim epersi, mendoj se ketu ndikoi edhe fakti qe ndeshja u luajt ne Tirane. Teuta do te jete pretendente".

Trajneri Muca u shpreh i kenaqur qe po e rifiton Merkocin e dikurshem. "Edhe une jam i kenaqur per formen time te tanishme. Ka rreth nje muaj qe e ndjej veten shume me mire sesa me pare".

Keni pasur probleme fizike, apo pershtatje me skuadren? "Te dyja nga pak. Qe kur une ika ne Austri, Tirana ka bere disa ndryshime. Pastaj, une kam qene edhe i demtuar, si dhe ne vere jam stervitur me Vllaznine, pastaj erdha me Tiranen".



Trajneri i ekipit kombetar tregon pershtypjet nga nje ndeshje rivalesh ne kampionat Demollari: Tirana-Teuta, sipas meje

"Ekipi i Tiranes e meritonte fitoren dhe eshte nje nga pretendentet per titull". Keshtu u shpreh trajneri i ekipit kombetar, Sulejman Demollari, i cili takimin ku luanin dy nga ekipet me te mira te kampionatit, Tirana e Teuta, e percolli me nje interes teper te vecante. Te shtunen ne mbremje, i ulur ne nje nga kabinat e stadiumit kombetar "Qemal Stafa", ai i vezhgoi me kujdes levizjet ne fushe te dy futbollisteve kandidate te ekipit kuqezi, Indrit Fortuzit dhe Nevil Dedes. Pasi shfleton faqet e bllokut te shenimeve, trajneri nuk ngurron te shprehet se loja e tyre i pelqeu. Por Demollari thekson se ne ndeshje te kesaj rendesie vezhgon me te njejtin kujdes edhe lojen e futbollisteve te tjere, te cilet mund t'i sherbejne per plotesimin e planeve qe ka. Trajneri i ekipit kombetar, Sulejman Demollari, eshte nje nga vezhguesit e rregullt te ndeshjeve te kampionatit kombetar. Vecanerisht ne keto 2-3 muajt e fundit, qe kur eshte caktuar te drejtoje kete ekip, ate mund ta takosh rregullisht ne stadium, ku vezhgon me kujdes nje nga ndeshjet e javes. Madje ate te dites se shtune, midis Tiranes dhe Teutes, ai kishte kohe qe e priste me interes te vecante. Por disa dite para saj, trajneri ishte mbyllur ne shtepi me gjendje gripale dhe, natyrisht, do te ndihej keq nese s'do te arrinte ta shihte. Fatmiresisht, sic e pranon edhe vete, ai u be me mire dhe nuk mungoi ne stadium. "Ne ndeshjet ku luajne ekipet kryesuese te kampionatit, futbollistet shprehin kulmin e formes dhe kjo te ndihmon shume per te vleresuar perparimin e nivelit te tyre",- thekson Demollari. Krahasuar me disa ndeshje te meparshme, ajo midis Tiranes dhe Teutes shfaqi me shume vlera. Trajneri i ekipit kombetar, kur komenton ne pergjithesi ecurine e saj, nenvizon se niveli i shfaqur nga keto dy skuadra qendron mbi nivelin mesatar te kampionatit. Sipas tij, keto dy ekipe e bejne diferencen me disa te tjera, vecanerisht ne menyren se si shprehen dhe e organizojne lojen. Megjithate, Demollari nuk ngurron te shprehe edhe diferencat qe gjen midis ketyre ekipeve. "Tirana u shfaq per 90 minuta me e organizuar dhe e meritoi fitoren. Me lojen qe zhvilloi, ajo te jep te kuptosh se do te jete nje nder pretendentet kryesore per titull",- thekson Demollari. Ndersa kur analizon lojen e Teutes, ai flet me disa rezerva kur thote se ketij ekipi i mbetet ende per te bere. Arritja e objektivit qe kane durrsaket, pra fitimi i kampionatit, duhet te shoqerohet me rritje te nivelit te lojes, per me teper ne ruajtjen e qendrueshmerise nga java ne jave. "Teuta kete here u perball me dy veshtiresi jo te pakta, me fushen kundershtare dhe me nje ekip te pergatitur, sic eshte Tirana. Megjithate, ekipi durrsak m'u duk i zbehte ne sulm. Ai krijoi pak raste per gol dhe i munguan gjuajtjet ne porte",- thekson Demollari. Ndeshje te kesaj rendesie i sherbejne trajnerit te ekipit kombetar per te pare edhe formen sportive te kandidateve per te veshur kostumin kuqezi. Demollari nuk e mban aspak sekret se tek ekipi i Tiranes ndoqi me shume kujdes lojen e Indrit Fortuzit dhe Nevil Dedes. "Fortuzi ka gjendje te mire dhe ngrihet mbi nivelin e te tjereve. Ndonese u mbulua mire nga kundershtari, ai e tregoi veten edhe atehere kur nxori ne pah shoket e ekipit",- thekson trajneri. Fjale te tilla trajneri ndan edhe per lojen qe zhvilloi futbollisti tjeter bardheblu, Nevil Dede. Trajneri thekson se me te dy keta futbolliste takohet vazhdimisht per te biseduar, madje i ndjek edhe ne stervitje. Por perseri ai kerkon prej tyre te jene me kerkues, kur thote: "Fortuzi dhe Dede duhet te punojne per te pasur nje forme te mire sportive ne cdo ndeshje. Ne stadiumet ku shkojne per te luajtur, ata duhet t'i tregojne publikut se jane kandidate te ekipit kombetar". Petraq Shtrepi



Humbja ndaj Tiranes nuk i ndryshon objektivat dhe synimet e kampit durrsak Dedja: Mbetemi te vendosur per titull

- Nje humbje me Tiranen ju ka kushtuar kreun e klasifkimit. C'do te thote kjo per Teuten? - Teuta e ka udhehequr disa here tabelen e klasifikimit dhe humbja me Tiranen na zbriti perseri ne vend te dyte. Por mendoj se Teuta e ka forcen qe ta arrije perseri kreun, pavaresisht se rivaliteti eshte i forte me skuadra te tilla si Tirana, Vllaznia, Dinamo apo Partizani. - Si e komentoni ndeshjen e Teutes me Tiranen? - Lojtaret ishin te tensionuar me teper se sa duhet ne fushe, gje qe ndikoi negativisht ne loje tone. Megjithate, pervec faktit se Tirana arriti te shenoje nje gol ne porten tone, mendoj se loja ne pergjithesi ishte e barabarte. - Si e shikoni pozicionin e Teutes ne kete valle rivalesh? - Mendoj se eshte nga pretendentet kryesore, jo vetem per infrastrukturen e persosur qe ka si ekip, jo vetem per perberjen e lojtareve dhe stolin e forte qe kemi, por dhe per faktin se ne fazen e dyte ne presim ne fushe tone pothuajse te gjitha ekipet pretendente per titull, me perjashtim te Dinamos. - Tirana shenoi per mosvemendje te mbrojtjes durrsake. Pse ndodh shpesh keshtu? - E kam theksuar dhe me pare se cdo pakujdesi dhe mosperqendrim te kushton ne futboll. Pavaresisht se kemi punuar shume, keta lloj golash na kane ndeshkuar disa here. Sidoqofte, ekipi yne i ka forcat per ta eliminuar edhe kete problem. - A e favorizon kalendari Teuten ne ndeshjet e ardhshme? - Megjithese kemi me shume ndeshje ne fushen tone dhe kalendari na favorizon disi, them se kryesore eshte te punojme me shume. Duhet te vleresojme cdo ndeshje si brenda dhe jashte fushes dhe te gabojme sa me pak. Arben Shkembi

Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001