Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

8. round

Saturday, 10.11.2001  14:00
 SK TIRANA - BYLIS Ballsh 6 : 0 ( 2 : 0 ) Details
 SHKUMBINI Peqin - TEUTA KS Durres 0 : 2 ( 0 : 1 ) Details
 FLAMURTARI Vlore - PARTIZANI Tirane 1 : 1 ( 0 : 0 ) Details
 ERZENI Shijak - TOMORI Berat 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 DINAMO Tirane - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 0 ( 2 : 0 ) Details
 BESELIDHJA Lezhe - APOLONIA Fier 4 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 VLLAZNIA Shkoder - KS LUSHNJA 2 : 1 ( 1 : 1 ) Details

Table after 8. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (2.) TEUTA KS Durres8530 1216:418  8:2  8  8:2  10
2. (1.) PARTIZANI Tirane8530 713:618  9:5  8  4:1  10
3. (3.) SK TIRANA8521 1317:417  12:3  10  5:1  7
4. (5.) VLLAZNIA Shkoder8422 011:1114  5:5  7  6:6  7
5. (6.) DINAMO Tirane8341 1014:413  9:2  7  5:2  6
6. (4.) BYLIS Ballsh8323 -413:1711  10:6  10  3:11  1
7. (9.) ERZENI Shijak8314 110:910  7:3  9  3:6  1
8. (11.) BESELIDHJA Lezhe8314 -17:810  6:0  10  1:8  0
9. (7.) SHKUMBINI Peqin8314 -49:1310  6:4  9  3:9  1
10. (8.) TOMORI Berat8224 18:78  6:3  6  2:4  2
11. (10.) FLAMURTARI Vlore8224 -18:98  7:5  7  1:4  1
12. (12.) LUFTETARI Gjirokaster8215 -175:227  2:2  7  3:20  0
13. (13.) APOLONIA Fier8206 -116:176  5:5  6  1:12  0
14. (14.) KS LUSHNJA8125 -66:125  2:4  5  4:8  0

Next Matches

Saturday, 17.11.2001  14:00
 KS LUSHNJA - BESELIDHJA Lezhe 1 : 1 ( 1 : 0 )   
 LUFTETARI Gjirokaster - APOLONIA Fier 0 : 1 ( 0 : 1 )   
 BYLIS Ballsh - FLAMURTARI Vlore 2 : 0 ( 0 : 0 )   
 TOMORI Berat - SK TIRANA 0 : 4 ( 0 : 1 )   
 TEUTA KS Durres - ERZENI Shijak 2 : 0 ( 1 : 0 )   
Sunday, 18.11.2001  14:00
 DINAMO Tirane - SHKUMBINI Peqin 1 : 0 ( 0 : 0, 1 : 0 ) a.E.  
Top of page

Match Statistics

SK TIRANA - BYLIS Ballsh

6 : 0  ( 2 : 0 ) 

SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI , Rezart DABULLA , Arian SHETA , Elvis SINA , Nevil Thanas DEDE - Bledar DEVOLLI (77. Ervin BULKU ), Mesheli EIMEN (NIG), Ardian MEMA (77. Sokol BULKU ) - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI (63. Eldoraldo MERKOCI ) . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Fatjon MALAJ - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Roland NENAJ , Bledar RISTANI (46. Altin PELARI), Altin SIMAKU (75. Gentian BESHA ) - Dorian BUBEQI , Ajet GURGURI . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
Goals: 1:0 Nevil Thanas DEDE (10.); 2:0 Mahir HALILI (33.); 3:0 Nevil Thanas DEDE (52.); 4:0 Indrit FORTUZI (65.); 5:0 Indrit FORTUZI (74.); 6:0 Indrit FORTUZI (88.)
Attendance: 2000
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Cards: - / Bledar RISTANI (1.), Ajet GURGURI (2.)
Kryegolashenuesi flet per kampionatin, Tiranen, kundershtaret e saj dhe synimet personale Fortuzi: Tregoleshi, per babain tim

Indrit Fortuzi shenon me kushtim. Jo pak, por plot tre gola, ylli i kampionatit shqiptar ia ka kushtuar babait te vet, i cili dje ka pasur ditelindjen. Pervec kesaj, "Zogu" bardheblu ka arritur te rikthehet ne krye te golashenuesve te kampionatit. Vitin e kaluar ai ka kapur shifren e rrumbullaket te 30 rrjetave ne 25 ndeshjet e luajtura. Sivjet sulmuesi e ndien se do te jete e veshtire te perserise te njejten gje. Tanime vemendja dhe rreptesia e mbrojtesve ndaj tij eshte shtuar shume. Fortuzi shprehet se realisht sivjet parashikon nje shifer qe vertitet aty te 20 golat. Lojtari me i mire i vitit te kaluar shprehet i kenaqur me permiresimet e skuadres bardheblu ne ndeshjet e fundit. Ai thote se per te shenuar, nuk mjafton vetem forma e tij, por edhe ajo e ekipit. Sipas Fortuzit, ndaj Partizanit dhe Bylisit, skuadra ka bere nje hap perpara ne lojen e vet. Ne fund ai u shpreh se pese skuadrat e kreut te tabeles e kane bere interesant dhe rivalizues kampionatin.

- Indrit, u rikthyet ne krye te golashenuesve te kampionatit. Cfare ndjenje provoni? - Eshte nje kenaqesi. Tre golat qe shenova ishin nje lloj pergjigjeje personale per mosarritjen te goli nje jave me pare ndaj Partizanit. Por keta tre gola jane, mbi te gjitha, nje kushtim per babane tim, i cili sot (dje) ka ditelindjen. Kam hyre ne fushe ndaj Bylisit me synimin per te shenuar edhe per babane tim. Me vjen mire qe shenova tre gola. Pervecse per Tiranen, i shenova edhe per te. - Keni shenuar deri tani tete gola. Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar ishin me shume. Cfare ka ndryshuar? - Nuk di nese eshte forma ime, apo e krejt skuadres. Dihet qe forma e futbollistit eshte e lidhur me ate te gjithe skuadres. Por eshte i vertete edhe fakti se te shenosh eshte bere me e veshtire. Mbrojtesit kane marre masa me te rrepta kundrejt meje. Kete e kam hasur ne shume prej ndeshjeve te ketij kampionati. - Mendoni se nuk do te keni probleme ne mbajtjen e kurores se kryegolashenuesit? - Eshte gjithmone me e veshtire ta mbash nje arritje sesa ta arrish. Ne kete kontekst, them qe do te jete e veshtire qe t'i perseris 30 golat qe kam shenuar vitin e kaluar. Duke qene se gjerat jane bere me te veshtira, mendoj se duhet te mjaftohem me me pak gola. Sidoqofte, besoj se do te jem serish ne krye te golashenuesve edhe per kete sezon. Besoj ne kete arritje. - Sa mendoni se do te shenoni? - Le te themi se do te kap shifren e 20 golave. Pak me shume ose me pak, por sidoqofte besoj se do te vertitet rreth kesaj shifre. Ne te njejten kohe, nuk mund te perjashtoj asgje. Nese skuadra dhe une do te kemi nje forme optimale, viti i kaluar edhe mund te perseritet. Por me kete gjendje mendoj se shifrat e mesiperme jane realiste. - Si skuader fituat nje ndeshje me shifra tenistike ndaj Bylisit. Mendoni se Tirana eshte rritur shume se fundi? - Kjo eshte e vertete. Por jo vetem ndaj Bylisit. Mendoj se skuadra ka pesuar rritje ne vazhdimesi. Ne ndeshjen me Partizanin ne zhvilluam nje takim po kaq te bukur, edhe pse nuk arritem te shenonim dhe te merrnim tri piket. Tirana ka filluar te kthehet ne formen e saj te mire. Shpresojme qe kjo forme te mbahet gjate gjithe kampionatit. - C'mendoni per gjendjen ne krye te tabeles? Tirana ka heperhe dy skuadra siper vetes... - Tani jane pese skuadra ne krye te tabeles se klasifikimit. Nuk mund te perjashtosh asgje. Keto skuadra jane me te mirat aktualisht dhe titulli do te luhet mes tyre. Eshte ende heret per te bere prognoza, por une kam besim se Tirana do te ringjitet shpejt ne krye. Altin Shordi



Trajneri, i kenaqur me lojen e skuadres ndaj Bylisit: "Futbollistet treguan deshire" Muca: Tirana me e mire "Kjo eshte Tirana me e mire e tete javeve te para te kampionatit". Me kete fjali, trajneri i Tiranes, Shkelqim Muca, ka perifrazuar lojen e te tijeve ne ndeshjen e fituar ne menyre tenistike ndaj Bylisit. Jo vetem shifrat 6-0, por mbi te gjitha deshira e futbollisteve per te zbatuar me perpikeri detyrat taktike si dhe deshira e tyre per te luajtur deri ne fund, e kane kenaqur Mucen. Trajneri bardheblu eshte shfaqur i gezuar per te gjithe ate qe ka pare ne fushe nga skuadra e tij. Tirana neutralizoi ne te gjitha aspektet nje skuader jo pak te rendesishme si Bylisin, duke marre nje rezultat qe sigurisht nuk pritej. I pyetur ne lidhje me kundershtaret, Muca u shpreh se ata nuk ishin ne nivelin qe ai kishte menduar, por ndoshta kjo ndodhi edhe sepse skuadra e tij shenoi shume shpejt dhe nuk e la kundershtarin te dilte asnjehere ne lojen e vet. "Nuk mund te mohohet se ishte merita e skuadres sone per lojen e dobet te Bylisit. Ne shenuam shume shpejt dhe kjo ndikoi tek ata. Ne i neutralizuam te gjitha aksionet e kundershtareve. Jam mjaft i kenaqur jo vetem per mbrojtjen, por edhe mbrojtjen si skuader e tere, e cila nuk e la kundershtarin qe t'i afrohej apo te kercenonte porten tone",- u shpreh trajneri Muca. Numri 1 i stolit te Tiranes e sheh si nje jave te rendesishme kete qe kaloi per skuadren e tij. Ai mendon se kjo jave ka punuar per bardheblute, edhe pse kane dy skuadra siper ne tabele. "Normalisht, kjo jave ka punuar per ne. Ne jemi vetem nje pike larg kryesuesve, nderkohe qe javen e kaluar ishim tre. Eshte tjeter gje nese nje skuader merr pese pike brenda nje jave. Brenda fushes, mendoj se ne kemi dale te fituar nga kjo jave", - gjykon Muca. Duke vazhduar ne kete linje, trajneri i Tiranes i ka etiketuar si nje "prishje ekuilibri te kampionatit" rezultatet ne tavoline, qe ne fakt favorizojne vetem nje skuader te caktuar. Muca ka mbetur serish te ky fenomen, duke deklaruar jo me shume se nje jave perpara ndeshjes me Tomorin se kontestimet e Tiranes nuk kane te bejne me skuadren beratase. "Ne shkojme per te luajtur futboll ne Berat. Besoj se nje gje e tille do te ndodhe normalisht. Ne s'kemi pasur gje me Tomorin. Ne i kemi quajtur kondradiktore vendimet qe ka marre Komisioni i Apelit, pasi te tilla jane. Nuk i kam qejf perseritjet, por nuk mund te rri pa e permendur se, nese Apeli i dha tripikeshin Teutes, te njejten gje duhet te bente edhe me ne per ndeshjen e Fierit. Po keshtu, ne te njejten kohe, i jepet tripikeshi Teutes, ndersa Tomorit i hiqet denimi i fushes. Ne mendojme se keto jane gjera kontradiktore. Ne nuk kemi problem te luajme ndaj Tomorit ne Berat. Ne do te shkojme atje pa frike",- ka perfunduar trajneri bardheblu. A.SH



SHKUMBINI Peqin - TEUTA KS Durres

0 : 2  ( 0 : 1 ) 

SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Gugash MAGANI , Bujar MUCA , Erion STAVRI , Kastriot TOSKU (68. Alfred SALLIU ) - Drinush ELEZI , Gentian KAJA , Eriol MERXHA , Astrit NEXHA , Lorenc PASHA - Edmond KODRA (46. Ronald DERVISHI ) . - On as sub: *Ramadan SHEHU (Coach)
TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Elidon DEMIRI , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Markelian XHAI (70. Gazmend CANAKU ), Arjan ZERE - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI (22. Oerd KOTE ) - Gentian BEGEJA , Bledar MANCAKU (46. Migen MEMELI ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
Goals: 0:1 Gentian BEGEJA (39.); 0:2 Migen MEMELI (81.)
Attendance: 2600
Referee: ISUFI Astrit (Shkoder)
Yellow Card: Bujar MUCA (1.) / -

FLAMURTARI Vlore - PARTIZANI Tirane

1 : 1  ( 0 : 0 ) 

FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Ilir ALLIU , Taulant BAKIU , Arnold CIPI , Dritan RESULI - Sajmir HAXHIU , Gentian IBRAHIMI (46. Admir UKA ), Klodian LICAJ - Ervin BARDHI (43. Ervin CELA ), Elton MARINI (62. Artan SAKAJ ), Anesti VITO . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardi BEHARI (82. Edmond KAPLLANI ), Ardit BEQIRI , Mareglen KAPAJ , Ilir SHULKU - Igli ALLMUCA , D.C.Junior GERALDO (BRA), Sasha MARASH (YUG) (46. Neves D.R.ABILIO (BRA)), Ledio PANO (67. Ad. ROCA DE OLIVERA(BRA)), Sokol PRENGA - Alex V.A.CARIOKA (BRA) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
Goals: 1:0 Anesti VITO (80.); 1:1 Ad. ROCA DE OLIVERA(BRA) (84.)
Attendance: 4000
Referee: VELCANI Sazan (Patos)
Yellow Cards: Admir UKA (1.) / Igli ALLMUCA (1.), Sasha MARASH (YUG) (1.), Ad. ROCA DE OLIVERA(BRA) (1.)
Yellow/Red Cards: Ilir ALLIU (38. Minute) / Ardit BEQIRI (70. Minute)
Red Card: Arnold CIPI (85. Minute) / -
Minutat e ndeshjes Flamurtari - Partizani

5' - Flamurtari dikton qe nga fillimi dhe eshte Vito qe rrezikon i pari, duke goditur me te djathten, por topi kalon pasqyren e tere zonen dhe perfundon jashte. 7' - Vendasit kerkojne nje 11-metersh, por gjyqtari Velcani, me te drejte, vazhdon lojen. 15' - Karioka kercen bukur dhe pason me koke per Kapajn, qe shikon Panon te lire dhe pason, por ky i fundit bllokohet ne castin e fundit nga portieri vlonjat Billa. 20' - Alliu ekzekuton fuqishem nje goditje te lire nga nje largesi prej 30 metrash, por Nallbani e kalon topin jashte. 22' - Vito rrotullohet ne zone, godet, por Nallbani eshte i vemendshem dhe pret. 35' - Pano pason per Zheraldinjon, i cili shmang kurthin e jashtelojes, por portieri kundershtar Billa ka lene qe me pare zonen dhe e kalon topin ne anesore. 38' - Flamurtari mbetet me 10 lojtare, pasi Alliu ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe largohet nga loja me karton te kuq. 42' - Prenga ekzekuton nje goditje te lire nga e majta e sulmit te Partizanit dhe portieri vlonjat Billa nuk arrin ta kontrolloje topin sic duhet. Zheraldinjo nuk arrin te perfitoje nga ky gabim dhe topi largohet nga zona, por perfundon ne kembet e Allmuces. Ky godet fuqishem nga nje largesi prej 20 metrash dhe topi rrok shtyllen pingule te portes se Billes dhe perfundon jashte. 47' - Eshte serish Flamurtari dhe serish Vito qe rrezikon, por vonohet ne zone dhe me kot pretendon per nje 11-metersh. 48' - Partizani kunderpergjigjet rrufeshem dhe Prenga nxjerr te lire Panon, qe godet fuqishem, por Billa behet serish shpetimtar i portes se tij, duke e grushtuar topin jashte. 56'- Licaj tenton 3 here jashte zones, por ne rastin e pare grushton Nallbani dhe ne dy rastet e tjera topi perfundon jashte. 60' - Nje goditje e lire e Vitos shkakton rremuje ne zonen e rreptesise se Partizanit, por sulmuesit e Flamurtarit nuk arrijne te perfitojne dhe topi perfundon jashte. 65' - Beqiri godet duke u rrotulluar ne zone, por topi perfundon pak mbi shtyllen horizontale te portes se Billes. 70' - Numri i lojtareve per cdo skuader barazohet per shkak se Beqiri ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe largohet me karton te kuq, duke e lene Partizanin me 10 lojtare. 80' - Vito leviz bukur dhe, duke iu vjedhur Kapajt e duke dale i lire para Nallbanit, godet me qetesi dhe topi perplaset ne shtylle dhe prehet ne rrjete. Flamurtari udheheq 1-0. 81' - Partizani kunderpergjigjet dhe, pas nje harkimi te Allmuces, Prenga godet me koke dhe topi perfundon jashte, fare prane shtylles pingule te portes se Billes. 85' - Nje bashkepunim brazilian qe e ka zanafillen te Zheraldinjo, perfundon me pasimin e Kariokes per debutuesin Adenilson, qe i vetem me porten nuk gabon dhe barazon 1-1. Lojtaret e Flamurtarit protestojne ashper te kryesori dhe anesori Avdo, i cili goditet me grusht ne stomak nga qendermbrojtesi Cipi. Ky i fundit ndeshkohet menjehere me karton te kuq nga Velcani, duke e lene Flamurtarin me 9 lojtare. 90' - Pas golit te barazimit, gjithcka ne fushe behet e kote. Neper shkallet e stadiumit mbreteron nervozizmi, fyerjet dhe hedhjet e sendeve te forta ne fushe kunder lojtareve dhe gjyqtareve. 95' - Pas 5 minutash shtese, Velcani fishkellen per perfundimin e ndeshjes qe mbyllet keshtu ne barazim 1-1.

Partizani: vlonjatet grushte ndaj anesorit Avdo

Partizani deklaron se ka pesuar dhune ne Vlore, ne takimin ndaj Flamurtarit. Presidenti Xhani dhe stafi teknik i te kuqve, thone se gjyqtari anesor Avdo eshte goditur me grushte nga lojtaret vendas, ndersa ndaj futbollisteve nga Tirana ka pasur nderhyrje te renda dhe te rrezikshme. 'Nuk ka rendesi rezultati teknik para asaj qe ka ndodhur, - thote trajneri Duro, - vlonjatet kishin hyre ne fushe me mendimin per te fituar me cdo kusht. Ndaj Kariokes dhe lojtareve te tjere eshte nderhyre shume rende dhe disa nga goditjet mund te kishin pasur pasoja'. Partizani barazoi ne Vlore, 1-1, dhe ndeshja ishte teper e tensionuar, duke u marre edhe 3 kartona te kuq, 2 per vendasit dhe nje per miqte. 'Gjyqtari, - thote trajneri i dyte, Tomori, - dha 2 kartona te kuq per vlonjatet, por kjo nuk e nderpreu dhunen. Ndersa skuadra jone luajti mjaft mire dhe kishte mundesi qe te fitonte, ndonese ne pesuam gol te paret’. Presidenti i te kuqve, Xhani, deklaron se do ta ndjeke ceshtjen ne Federate dhe se eshte ne pritje te relacioneve te vezhguesit, te deleguarit te ndeshjes dhe te gjyqtarit. Me kete barazim Partizani u arrit nga Teuta ne krye te tabeles se klasifikimit, madje eshte zbritur ne vendin e dyte.



Klubi i kuq proteston zyrtarisht prane FSHF-se per incidentet e se shtunes Partizani: Ankohemi per Vloren

Klubi i futbollit "Partizani" do te protestoje zyrtarisht prane Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF) per ndeshjen e se shtunes kunder Flamurtarit. Nje gje te tille e pohojne per "Sportin shqiptar" drejtuesit e klubit te kuq, te cilet pohojne se dokumentacioni perkates, shoqeruar me kaseten e ndeshjes, do te dorezohet te henen ne FSHF. "Ne besojme qe ne Vlore nuk u luajt futboll normal dhe, si brenda dhe jashte fushes se lojes, pati shfaqje te tepruara dhune kundrejt lojtareve tane dhe anetareve te grupit teknik te skuadres", - tha dje presidenti i klubit te futbollit "Partizani", Albert Xhani. Ndersa drejtori administrativ i klubit, Roland Mici, shton se klubi ka pergatitur kaseten e ndeshjes me te gjitha incidentet dhe shpreson qe ajo ta ndihmoje FSHF-ne qe te marre nje vendim sa me te drejte mbi kete ceshtje. Ndeshja ne Vlore u karakterizua nga nje tension i larte ne fushen e lojes dhe rezultoi ne plot 7 kartone te verdhe dhe 3 te kuq. Nga keto, 3 kartone te verdhe iu dhane lojtareve vendas, ndersa 4 atyre te Partizanit, nderkohe qe 2 lojtare te Flamurtarit, Alliu e Cipi, u ndeshkuan me karton te kuq, sikurse u ndeshkua me te kuqe edhe Beqiri i Partizanit. Pas shenimit te golit te barazimit nga ana e Partizanit, lojtaret e Flamurtarit protestuan ashper prane gjyqtarit Velcani, ndersa ndihmesi i tij, Sokol Avdo, u godit me grusht ne stomak nga mbrojtesi Cipi. Skena te tilla nuk munguan as ne shkallet e stadiumit, ku drejtuesit e Partizanit u fyen nga sportdashesit, ndersa pas ndeshjes, Bakiu i Flamurtarit kerkoi te hynte me dhune ne dhomat e zhveshjes se skuadres se Partizanit, por u ndalua nga forcat e rendit. A.B.K.



Vasil Ruci: Partizanit i mungon mendesia

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, ishte midis te pranishmeve qe ndoqen takimin Flamurtari-Partizani dhe u shpreh keshtu per "Sportin shqiptar" ne lidhje me kete ndeshje: "Ky takim perballte me njera-tjetren dy skuadra qe gjenden ne pozita diametralisht te kunderta dhe qe, pashmangshmerisht, do te krijonte tensione. Partizani erdhi si nje skuader kryesuese, duke e ndier trysnine e skuadrave ndjekese dhe duke synuar per nje rezultat pozitiv, qe do ta mbante ne lufte per titull. Perkundrazi, Flamurtari renditet ne shkallet e fundit te renditjes dhe synonte te mos binte me poshte. Keto synime te kunderta e ngarkuan se tepermi emocionalisht kete takim, gje qe u pasqyrua ne fushen e lojes. Partizani duket se ende nuk e ka kristalizuar mendesine qe i nevojitet per te qene pretendent per titull. Ndoshta kjo ra ne sy edhe nga mungesa e disa lojtareve. Nga menyra sesi rrodhi loja dhe nga mundesite qe krijuan per shenim te dyja skuadrat, do te thosha se barazimi ishte nje rezultat i drejte", - perfundon Ruci. A.B.K.


Braziliani shenon ne debutim dhe vleresohet nga presidenti Xhani dhe trajneri Duro Adenilson merr pagezimin e kuq

Adenilson Da Roka Olivera (Rosha) Mosha:26 vjec Vendlindja:Kuiaba Kombesia:Brazilian Pozicioni:Mesfushor Karriera ne Brazil:Sao Luis, Paraguasuense, Matonensi (Kampionati "Paolista", kategoria e pare) Me Partizanin:1 ndeshje, 1 gol, 1 karton i verdhe

Ndonese ishte federuar me pak se 24 ore para takimit te se shtunes, kunder Flamurtarit ne Vlore, braziliani Adenilson da Roka Olivera futet ne fushe ne 30 minutat e fundit te lojes dhe shenon golin e barazimit per Partizanin. Nje fillim qe i tejkaloi parashikimet dhe i beri drejtuesit e kuq te thone fjale te mira per te ardhurin me te fundit nga vendi i Sambas. Adenilson, apo "Rosha", sikurse ia kane vene nofken bashkatdhetaret e tij, u federua nga klubi i kuq te premten pasdite, pasi kishte nenshkruar nje marreveshje te perkohshme me Partizanin. Te shtunen ai u fut ne pjesen e dyte te ndeshjes, kur kishin mbetur rreth 30 minuta loje dhe shenoi golin e barazimit ne minuten e 85-te. Menjehere pas ndeshjes, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, do te shprehej keshtu per blerjen e tij me te fundit: "Rosha eshte lojtari qe i kishte munguar Partizanit dhe qe premton shume per te ardhmen. Atij i mjaftuan vetem 30 minuta loje per te treguar se eshte me te vertete nje lojtar cilesor. Vecanerisht ne nje ndeshje aq te ngarkuar emocionalisht, sic ishte takimi me Flamurtarin ne Vlore. Une besoj ardhja e tij i permbush plotesisht nevojat e Partizanit per nje mesfushor luftarak." Braziliani ka fituar gjithashtu edhe vleresimin e trajnerit te tij, Shpetim Duro, i cili e shikon mesfushorin si nje nga kandidatet per 11-shen e pare. "Une e kisha pare Roshen ne stervitje, por nuk m'u dha mundesia qe ta provoja ashtu sic deshiroja, - tha Duro. - Ishte dicka e guximshme, por mendova se prova me e mire ishte ajo ne fushen e lojes. Dhe ai i tregoi me te vertete aftesite e tij, duke ndikuar ndjeshem dhe duke e ndryshuar rrjedhen e lojes. Futja e tij i dha me teper frymemarrje mesfushes dhe ai ishte i kudogjendur, cka shpjegon edhe pozicionin e tij ne shenimin e golit. Une e shoh tashme si nje lojtar qe ben pjese ne planet e mia te kesaj skuadre kete sezon." Sipas drejtorit administrativ te klubit, Roland Mici, mesfushori brazilian ka nenshkruar nje marreveshje provizore, qe vlen deri ne janar te vitit te ardhshem, ndersa me pas pritet te nenshkruaje per nje periudhe 1-vjecare. Mici shton se ishte vete lojtari qe hodhi idene e nje prove 3-mujore, e cila do t'u mundesonte drejtuesve te kuq nje gjykim me te mire per aftesite e tij. Gjithsesi, sipas Micit, gjasat jane qe ai te qendroje ne klubin "Partizani" per nje periudhe te pakten 1-vjecare. Nderkohe, vete Rosha eshte i kenaqur nga paraqitja e tij ne Vlore, ndonese e pranon se eshte ende heret per te dhene nje gjykim perfundimtar. "Besoj se luajta mire, ndonese vetem 30 minuta. Jam i lumtur qe shenova gol qe ne ndeshjen e pare, - u shpreh Rosha dje, duke folur per "Sportin shqiptar". - Megjithate, besoj se kam mundesi te luaj edhe me mire, por me nevojitet pak kohe." I pyetur se cfare mendon per skuadren dhe klubin "Partizani", braziliani pergjigjet: "Une kam pak kohe qe kam ardhur ne kete klub, por me pelqen, sepse ka kushte bashkekohore. Per sa i perket skuadres, me ate qe pashe ne ndeshjen e pare, mbeta i kenaqur. Por me thane se atje mungonin disa titullare. Ndonese kam pak kohe qe jam ketu, duhet te them se vete fakti qe Partizani eshte ne krye te renditjes se kampionatit, flet per aftesite e kesaj skuadre. Gjithsesi, une besoj se kjo skuader do te mbetet pretendente per titull deri ne fund te kampionatit." Heperhe, ai eshte sistemuar prane bashkatdhetareve te tij, te cilet e ndihmojne edhe te mesohet me klubin dhe mjedisin shqiptar. Rosha eshte i pesti brazilian aktualisht ne klubin e kuq, ku luajne mesfushoret Zheraldinjo e Marcelinjo dhe sulmuesit Karioka e Abilio. Ky i fundit, ne shumicen e kohes, eshte prane Roshes, per arsyen e thjeshte se sherben si perkthyes ne shqip kurdohere qe lind nevoja. Altin B. KODRA

ERZENI Shijak - TOMORI Berat

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Alfons DOMI , Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI - Ferdinand BILALI , Artan CICIKU (60. Hekuran JAKUPI ), Sokol ISHKA (90. Indrit KAPEDANI ), Artan KARAPICI , Dritan MEHMETI , Erion XHAFA - Fatjon YMERI (80. Endri YZEIRI ) . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
TOMORI Berat: Bledar DURO - Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO , Elton FANI - Besnik HASA , Neritan NOVI , Ergen VEIZI - Klodian ARBERI , Edmond GJATA , Sajmir MALOKU (58. Gezim GEGA ) . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
Goal: 1:0 Elton FANI (Own Goal, 50.)
Attendance: 2000
Referee: MECE Enver (Vlora)
Yellow Cards: Erion XHAFA (1.) / Klodian DINO (2.), Besnik HASA (1.)

DINAMO Tirane - LUFTETARI Gjirokaster

5 : 0  ( 2 : 0 ) 

DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ , Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Ergert BAKALLI , Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI (70. Albert DURO ), Sergei ROMANISHIN (HUN) - Daniel XHAFAJ (59. Klodian ASLLANI ), Fjodor XHAFAJ (59. Ligor TIKO ) . - On as sub: *Faruk SEJDINI (Coach)
LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI (84. Elton LAMAJ ) - Dhimiter BOSTANXHIUN , Bashkim GONXHAJ , Erion KACI , Vasil KOCI - Klodian BRAHIMI (64. Martin SHANI ), Jorgo MASTORA (70. Harallamb VASI ), Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ , Dhiogjen MUCO , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Sotiraq LITI (As.Coach)
Goals: 1:0 Fjodor XHAFAJ (39.); 2:0 Juljan AHMATAJ (41.); 3:0 Juljan AHMATAJ (53.); 4:0 Fjodor XHAFAJ (56.); 5:0 Klodian ASLLANI (68.)
Attendance: 900
Referee: LEKAJ S. (Laci)
Yellow Card: - / Admir SHEHAJ (1.)
Shpresat e tifozeve jane detyrim per trajnerin, i pershendetur nxehtesisht nga tifozet blu Sejdini perjashton euforine

Nuk e fsheh kenaqesine e perkrahjes nga tifozet, por nga ana tjeter e sheh ate si nje obligim ne detyre. Faruk Sejdini, trajneri i Dinamos, "debutoi" ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" me nje fitore te paster, 5-0, kunder Luftetarit te Gjirokastres. Gjate ndeshjes, emri i tij u shqiptua ne kor nga tifozet, ndonese te pakte, sic jane zakonisht ne ndeshjet e Dinamos. Sejdini, megjithate, nuk lejon te pushtohet nga euforia, duke thene se skuadra e tij beri vetem detyren, duke fituar dhe tashme i duhet te permiresohet me tej. - Sejdini, zakonisht trajneret gjejne gjithmone gjithcka per te qene "te pakenaqur" edhe pas fitoreve te thella. A keni dicka per t'u ankuar pas fitores me Luftetarin? - Jo, kesaj radhe me te vertete qe nuk kam per t'u ankuar. Natyrisht, jo cdo gje shkon mire edhe brenda ndeshjeve me te shkelqyera, por nuk kam asnje ankese ndaj djemve te mi. Ata kishin detyre te luanin, te fitonin dhe kete e arriten, madje me rezultat te thelle. Por, kuptohet, nuk eshte ky maksimumi. Duhet te permiresohemi, kemi ende pune. Kjo nuk eshte ankese, por dicka reale dhe e kuptueshme per nje skuader qe synon te fitoje titullin. Prandaj edhe nuk duhet t'i kushtojme me teper eufori se sa duhet kesaj fitoreje. - Dinamo shenoi ne minuten e 40-te. I trembeshit nje pjese te pare pa gola dhe me pas, nje mbylljeje hermetike ne mbrojtje nga ana e Luftetarit? - Kjo eshte e vertete. Per sa kohe qe ishim ne barazim, 0-0, isha paksa i shqetesuar. Ne kishim epersi, por me kalimin e minutave mund te pushtoheshim nga nervozizmi dhe mund te ndodhte kjo qe thoni ju, qe ne pjesen e dyte kundershtari te mbyllej shume ne mbrojtje. Jane pjese te futbollit. Megjithate, u treguam te zote qe e zhbllokuam rezultatin dhe me pas isha i qete. - Por ne nje moment debatuat me vezhguesin e takimit... - Nuk do ta quaja debat. Anesori dha nje faull kunder nesh, qe, sipas meje, nuk ishte. Edhe une vetem kaq i thashe anesorit, qe nuk ishte faull. Eshte dicka normale, pa probleme dhe kur vezhguesi me terhoqi verejtjen i thashe thjesht qe nuk po bej ndonje gje te madhe. Jane gjera normale qe ndodhin gjate nje ndeshjeje. Por inati im, nese mund te flas keshtu, vjen vetem kur kam parasysh se ne ndeshjet qe luajme jashte, zyrtaret nuk jane kaq "trima" me trajneret vendas. Kjo eshte e gjitha. - Para ndeshjes, ju nuk pranuat te perdornit shprehjen "i mbyturi te mbyt" per Luftetarin. Pas kesaj ndeshjeje, ku gjirokastritet nuk ofruan asgje, keni ndryshuar mendim? - Shikoni, ne ishim superiore dhe nuk diskutohet qe u favorizuam edhe nga loja e dobet e kundershtareve. Por, sinqerisht, nuk do ta shihja me ngjyra kaq te erreta Luftetarin. Ata jane nje skuader e re, me shume lojtare te rinj e pa pervoje. Duke pasur parasysh kete, them se trajneri i Luftetarit ka bere nje pune te mire. Te shtunen ata deshtuan kunder nesh. Por duhet ta kemi te gjithe parasysh se asgje nuk ndryshon menjehere. E perseris se eshte ende shume heret per te thene qe Luftetari eshte "i mbyturi" i ketij kampionati. - Futet ne loje Tikon, Asllanin dhe Duron. Si do ta vleresonit lojen e tyre? - Asllani shenoi gol dhe kjo flet vete. Qe te tre vijne pas nje periudhe te gjate pa futboll, sidomos Tiko. I futa qe te pershtateshin me futbollin e luajtur, meqenese rezultatin e kishim vene ne siguri. Jam i kenaqur me aq sa dhane. Ndoshta Asllani dha me teper nga sa prisja dhe per kete jam shume i kenaqur. Tiko ka nevoje te shkathtesohet, kjo eshte e vertete, pra i duhet kohe. Me kalimin e ndeshjeve, ai do te kape formen e duhur. Gjithashtu edhe Duro, i cili mund te shnderrohet ne nje lojtar shume te rendesishem per Dinamon. - Tifozet ju pershendeten disa here. Sa rendesi ka kjo per ju? - Nuk mund ta fsheh kenaqesine qe tifozet me perkrahen. Por per mua kjo ka nje kuptim. Ata presin dhe shpresojne suksesin prej meje dhe, detyrimisht, shpresat e tifozeve jane nje detyrim per mua dhe skuadren. Do te perpiqemi te gjithe qe te mos i zhgenjejme. Dritan Ikonomi



Mesfushori shenon ne debutimin e tij me blute pas demtimit: "Nuk kisha frike" Asllani, rikthimi i lumtur

Klodian Asllani eshte ndoshta me i lumturi nga te gjithe lojtaret e tjere te Dinamos. Shenoi nje gol, qe per skuadren ka vetem vlera statistikore, sepse ishte i pesti ne fitoren 5-0 te bluve kunder Luftetarit. Por per ish-lojtarin nga Ballshi ky ishte debutimi i tij ne sezonin e ri me Dinamon. Asllani pesoi nje demtimi gjate fazes pergatitore, para fillimit te kampionatit dhe kjo i shkaktoi mosaktvizimin ne shume ndeshje te rendesishme te Dinamos, perfshire edhe ato per Kupen UEFA, kunder Dinamos se Bukureshtit. Asllani hyri ne loje si zevendesues ne pjesen e dyte kunder Luftetarit, dhe pak minuta me vone shenoi nje gol te bukur, nga nje pozicion i veshtire. "Jam shume i gezuar qe shenova,- thote lojtari.- Per mua kishte rendesi te luaja mire, por goli i permiresoi me teper gjerat". Menjehere pasi shpreh kenaqesine per golin e shenuar, lojtari i Dinamos nxiton te thote se kjo nuk eshte aspak forma e tij me e mire. "Ndoshta goli i tregon gjerat te bukura nga sa jane ne te vertete. Por nuk diskutohet qe kjo nuk eshte forma ime me e mire. Eshte e natyrshme, sepse vij pas nje demtimi te gjate. Por do te permiresohem patjeter",- thote Asllani. Se bashku me Asllanin, ne te njejten minute, ne loje hyri edhe Tiko, pas nje viti pushim, per shkak te demtimit qe pesoi pikerisht kunder Luftetarit, ne javen e peste te kampionatit te kaluar. Ne minuten e fundit te ndeshjes, kapiteni Redi Jupi ftoi Tikon ne zone me nje pasim te bukur, por korcari ngurroi, duke i lene kohe portierit kundershtar ta kapte topin. Ishte i qarte frenimi instinktiv i sulmuesit. Per episodin e Tikos, Asllani thote se kjo eshte normale kur vjen nga nje mungese e gjate, ndonese thote se po te ishte ai, nuk do te kishte aspak frike. "Jo, nuk do te kisha frike. Jam dakord qe kur vjen nga demtimi, dashje pa dashje, ke nje lloj ndjenje qe te frenon. Por kur del ne fushe, perqendrohesh te ndeshja dhe kjo eshte e rendesishme. Tikos i duhet kohe, sepse ka munguar shume gjate. Mund te me ndodhte edhe mua, por une personalisht nuk pata fare frike. Mendoj se eshte merite edhe e kundershtarit. Loja ishte shume e paster dhe nuk pati nderhyrje te renda dhe nuk druhesha se mund te demtohesha perseri",- thote Asllani. Por, i gjendur brenda nje skuadre ku konkurrenca nuk mungon, shpejton te vere serish ne dukje: "Nuk eshte kjo forma ime me e mire. Shpresoj qe shume shpejt do te me shihni te jap maksimumin",- premton mesfushori sulmues i Dinamos. D.Ikonomi

BESELIDHJA Lezhe - APOLONIA Fier

4 : 0  ( 1 : 0 ) 

BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alket MARKU , Alban NEZIRI (HASANI), Kastriot RUSTEMI - Xhelal FARUKU , Bujar HAXHIA , Gentian LICI , Klaudio MAKAJ - Kliton CAFI , Alket KRUJA (26. Brikeno BIZI) (75. Gledis ZENUNI ), Sajmi XHETANI (66. Kreshnik IVANAJ ) . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
APOLONIA Fier: Ledio CAPO - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Alban MUCA , Radostin RUSEV (BUL) (46. Edison MARINI ) - Gentian KOTE (19. Gezim BUZIU), Gentian LAKO , Jurgen MALI (60. ARGJENDARI), Ardian POLLOZHANI - K. GEORGANCHEV (BUL), Bujar PATOKU (KOS) . - On as sub: *Vangjel CAPO (Coach)
Goals: 1:0 Xhelal FARUKU (40.); 2:0 Klaudio MAKAJ (68.); 3:0 Brikeno BIZI (70.); 4:0 Kliton CAFI (85.)
Attendance: 2700
Referee: JARECI Sokol (Tirana)
Yellow Cards: Kreshnik IVANAJ (1.) / Alban MUCA (2.), Ardian POLLOZHANI (1.)
Fitore e merituar e lezhjaneve LEZHE, 10 nentor/ATSH- M.Malja/. - Ekipi i Beselidhjes se Lezhes ka arritur te shtunen ne stadiumin "Beselidhja" te ketij qyteti nje fitore te merituar ndaj ekipit te Apolonise me rezultatin e thelle 4-0. Skuadra e Beselidhjes ka zhvilluar nje loje te bukur, te shpejte dhe mbi te mbi te gjitha, rezultative. Pjesa e pare ka qene e barabarte per te dyja skuadrat, te cilat kane vizituar portat respektive, por pa mundur te shenojne. Me shume kane sulmuar vendasit, te cilet perpjekjet e tyre i konkretizuan ne minuten 43-te me ane te sulmuesit te njohur Faruku. Me rezultatin 1-0 perfundoi pjesa e pare. Pjesa e dyte flet e tera per lezhjanet dhe firaket nuk ishin ne gjendje te perballonin furine e sulmeve te Beselidhjes, qe shenon golin e dyte me ane te Makajt ne minuten 23-te dhe pa kaluar ende dy minuta, mesfushori i njohur i lezhjaneve, Bizi, shenon golin e trete. Ne minuten 38-te, Cafi shenon golin e katert. I gjithe takimi perfundoi me rezultatin e thelle 4-0 per lezhjanet. Skuadra e Beselidhjes, ndryshe nga ndeshjet tjera, ku ka patur veshtiresi per te gjetur rrugen e rrjetes, ne takimin ndaj firakeve ka shenuar plot kater gola. /A.KE/ 2001-11-10

VLLAZNIA Shkoder - KS LUSHNJA

2 : 1  ( 1 : 1 ) 

VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA , Astrit PREMCI - Edmond DALIPI , Edmond DOCI (37. Albert KACI ), Altin XHAHYSA (46. Admir TELI ) - Klodian DURO , Edi MARTINI (67. Murat BASHIC (YUG)), Vioronsin SINANI . - On as sub: *Neptun BAJKO (Coach)
KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA , Sajmir MALKO - Ermir DERVISHI (67. Amarildo BORICI ), Edlir GEGA (55. Erion LIKA ), Erion ILJAZI , Enkelejd ZYLA (80. Julian GJINI ) - Artan BANO . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
Goals: 1:0 Edi MARTINI (32.); 1:1 Edlir GEGA (43.); 2:1 Vioronsin SINANI (Foul Penalty, 50.)
Attendance: 1500
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Elvin BEQIRI (1.), Edi MARTINI (1.), Albert KACI (1.) / -
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001