Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

3. round

Friday, 5.10.2001  15:00
 BESELIDHJA Lezhe - ERZENI Shijak 1 : 0 ( 1 : 0 ) Details
Saturday, 6.10.2001  15:00
 APOLONIA Fier - SHKUMBINI Peqin 2 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 BYLIS Ballsh - TOMORI Berat 2 : 1 ( 1 : 1, 2 : 1 ) a.E. Details
 KS LUSHNJA - DINAMO Tirane 0 : 3 ( 0 : 1, 0 : 2 ) a.E. Details
 LUFTETARI Gjirokaster - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 1 : 0 ) Details
 PARTIZANI Tirane - TEUTA KS Durres 1 : 1 ( 1 : 0, 1 : 0 ) a.E. Details
 VLLAZNIA Shkoder - SK TIRANA 0 : 3 ( 0 : 1, 0 : 2 ) a.E. Details

Table after 3. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (3.) DINAMO Tirane3210 66:07  3:0  3  3:0  4
2. (4.) SK TIRANA3210 56:17  1:1  1  5:0  6
3. (1.) TEUTA KS Durres3210 35:27  1:0  3  4:2  4
4. (2.) PARTIZANI Tirane3210 25:37  4:3  4  1:0  3
5. (8.) BYLIS Ballsh3201 29:76  7:4  6  2:3  0
6. (6.) FLAMURTARI Vlore3111 03:34  2:1  3  1:2  1
7. (5.) SHKUMBINI Peqin3111 03:34  2:0  3  1:3  1
8. (11.) BESELIDHJA Lezhe3111 -11:24  1:0  4  0:2  0
9. (7.) ERZENI Shijak3102 16:53  5:2  3  1:3  0
10. (13.) LUFTETARI Gjirokaster3102 -34:73  1:2  3  3:5  0
11. (14.) APOLONIA Fier3102 -33:63  3:3  3  0:3  0
12. (10.) TOMORI Berat3012 -21:31  0:1  0  1:2  1
13. (9.) KS LUSHNJA3012 -40:41  0:3  1  0:1  0
14. (12.) VLLAZNIA Shkoder3012 -63:91  1:4  1  2:5  0

Next Matches

Saturday, 13.10.2001  15:00
 ERZENI Shijak - APOLONIA Fier 1 : 0 ( 0 : 0 )   
 SHKUMBINI Peqin - KS LUSHNJA 3 : 2 ( 3 : 1 )   
 FLAMURTARI Vlore - VLLAZNIA Shkoder 0 : 2 ( 0 : 1 )   
 SK TIRANA - BESELIDHJA Lezhe 3 : 1 ( 2 : 0 )   
 TOMORI Berat - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 0 ( 3 : 0 )   
 TEUTA KS Durres - BYLIS Ballsh 1 : 1 ( 1 : 0 )   
Saturday, 13.10.2001  19:00
 DINAMO Tirane - PARTIZANI Tirane 0 : 1 ( 0 : 0, 0 : 0 ) a.E.  
Top of page

Match Statistics

BESELIDHJA Lezhe - ERZENI Shijak

1 : 0  ( 1 : 0 ) 

BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alket MARKU , Alban NEZIRI (HASANI), Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Bujar HAXHIA (59. Kreshnik IVANAJ ), Kreshnik OSMANI - Alket KRUJA , Leonard PERLOSHI , Sajmi XHETANI (42. Kliton CAFI ) (72. Luljan BRAHJA ) . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Genti GJONDEDAJ , Fatos KUCI , Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI (65. Hekuran JAKUPI ) - Ferdinand BILALI , Sokol ISHKA , Erion MATRAKU , Dritan MEHMETI (85. Artan KARAPICI ), Erion XHAFA - Fatjon YMERI (76. Endri YZEIRI ) . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
Goal: 1:0 Leonard PERLOSHI (31.)
Attendance: 3000
Referee: MECE Enver (Vlora)
Yellow Cards: Alban NEZIRI (HASANI) (2.), Alban BRUKA (1.), Leonard PERLOSHI (1.) / Fatos KUCI (1.)
Sulmuesi lezhjan, protagonist i fitores me Erzenin, kerkon te sfidoje specialistet Perloshi: Ende s'kam mbaruar

Leonard Perloshi, sulmuesi i talentuar i Beselidhjes se Lezhes, ka qene protagonisti dhe frymezuesi i fitores se rendesishme qe skuadra lezhjane ka arritur te premten kunder Erzenit te forte dhe te pergatitur mire nga trajneri italian Ticiano Gori. 29-vjecari i gjate e qe permban nje teknike te admirueshme dhe fuqi "violente" ne sipermarrjet e tij sulmuese ndaj cdo kundershtari qofte, arriti kete te premte qe te mposhte nje skuader me triblimet e furishme dhe goditjet e rrepta ne porten shijakase, ku njera perfundoi ne rrjete dhe tjetra ne shtyllen transversale. Me i miri ne fushe qe kishte ndeshjen e pare ne kete kampionat pas peripecive te federimit te tij, Perloshi, ka luajtur edhe me njefare "inati" ose egoje mbi kapacitetin e tij individual. "Luajta ne ate menyre si dhe shume here te tjera, edhe per t'u treguar disa specialisteve se une nuk kam mbaruar, por kam mundesi per t'i dhene Beselidhjes dhe futbollit lezhjan edhe ne te ardhmen. Prandaj pasqyrova mundesite e mia reale ne kete ndeshje". Perloshi ka ditur ne kete ndeshje qe ta coje skuadren e tij drejt nje fitoreje te rendesishme dhe tripikeshe. "S'kishim rruge tjeter, - thote Perloshi, - per te siguruar tri piket e mundshme, sepse kampionati eshte i veshtire. Perloshi, ne kete ndeshje, tregoi se skuadra e Beselidhjes e ka te domosdoshme qenien e tij dhe kete e treguan dhe e pane te gjithe te pranishmit ne fushe. Edhe trajneri italian i Shijakut e vleresoi ne maksimum Perloshin. Ndoshta edhe nga kjo arsye italiani e vleresoi me nota te larta lojen e skuadres se Beselidhjes. Ka mberritur Perloshi ne skuader. Do te jete edhe me Tiranen ne kryeqytet... Nga Irfan Rama

APOLONIA Fier - SHKUMBINI Peqin

2 : 0  ( 1 : 0 ) 

APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Alban MUCA , Ervin ZIU (75. Zoran PARLENDA (MAK)) - Ilso BOROV (MAK), Gentian LAKO , Jurgen MALI (58. Elton SHELGU ), Ermal VARFI (45. Leonard MUZHA ) - K. GEORGANCHEV (BUL), Vaske RUKO . - On as sub: *LICAJ Edmond (Coach)
SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Indrit DOKA , Gugash MAGANI , Alfred SALLIU , Erion STAVRI (62. Arben HYSKO ) - Gentian KAJA , Eriol MERXHA , Elmaz NEXHA - Vladimir GJONI , Edmond KODRA (35. Parid XHIHANI ) . - On as sub: *Luan DELIU (As.Coach)
Goals: 1:0 Ermal VARFI (25.); 2:0 Vaske RUKO (88.)
Attendance: 2300
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Gentian LAKO (1.) / Klodian ELEZI (2.), Klodian DERVISHI (1.), Vladimir GJONI (1.)

BYLIS Ballsh - TOMORI Berat

2 : 1  ( 1 : 1, 2 : 1 ) a.E.

BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Altin ARAPI, Gjergj GJIKA , Fatjon MALAJ , Dashamir MUCA - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Altin SIMAKU - Dorian BUBEQI (89. Ajet GURGURI ), Bardhyl ELEZI (91. Flamur SHEHU ) . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
TOMORI Berat: Bledar DURO - Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO , Elton FANI - Besnik HASA , Neritan NOVI (79. Gersi ARBERI ), Ergen VEIZI - Klodian ARBERI , Edmond GJATA , Sajmir MALOKU . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
Goals: 1:0 Dorian BUBEQI (2.); 1:1 Sajmir MALOKU (24.); 2:1 Dorian BUBEQI (54.)
Attendance: 3000
Referee: TARE Fatmir (Durres)
Yellow Card: Dashamir MUCA (1.) / -
Goleadori i ballshioteve e shikon lojen dhe rezultatet e tij te lidhura ngushte me ekipin Bubeqi: Une-Bylis, nje binom Sulmuesi i Bylisit Dorian Bubeqi ka shperthyer ne kete fillim kampionati, duke shenuar 5 gola ne tri ndeshje. Perpara kembeve te Bubeqit jane gjunjezuar deri tani portieret Nallbani, Kristidhi dhe Duro. - Bubeqi, jeni shfaqur deri tani si tmerri i portiereve. Cfare synimesh keni ne kete kampionat? - Qellimet e mia jane te lidhura ngushte me objektivat e skuadres time, Bylis. Do te deshiroja qe gjithe golat e shenuar nga une te kishin vleren e fitores per Bylisin. - Mos valle do te perserisni suksesin kur luanit me Shkumbinin dhe ishit "Kepuca e Arte" per kampionatin shqiptar? - Eshte shume shpejt per te arritur deri atje. Rendesi ka qe une gezoj nje forme te mire sportive. Sinqerisht them se mendoj me shume per suksesin e Bylisit se sa per timin personal. - C'mendoni ne momentin kur shenoni gola? - Shume gjera me kalojne rrufeshem neper mend. E para, une kenaqem kur publiku mallakastriot, qe i etur per gol entuziazmohet dhe brohoret emrin tim. Gjithashtu ne ato caste kujtoj familjen time, e cila patjeter me ndjek me emocione nepermjet radios. - Sponsori i Bylisit, Xhemil Hoxha, edhe kete here nuk ka gabuar kur ka gjetur njeriun-gol dhe ai jeni pikerisht ju. C'perben per ju ky fakt? - Ndihem i qete se deri tani e kam justifikuar besimin e sponsorit tone. Por nje profesionist shikon pak me larg. Kampionati eshte i gjate dhe i veshtire, prandaj personalisht me duhet te pergatitem intensivisht per te ruajtur formen sportive. Por edhe skuadres sone ne teresi i duhet te djersije shume per te arritur objektivat qe ka ne kete kampionat. - Kete jave, Bylisin e pret nje prove e veshtire ne Durres. C'mendoni per kete ndeshje dhe a do te shenoni gol? - Teuta eshte nje skuader jo vetem e forte, por edhe e organizuar mire. Ajo i ka bere nje nisje te bukur kampionatit, prandaj kete ndeshje e konsideroj te veshtire. E njoh mjaft mire fushen e Durresit dhe do te ishte gje e bukur qe te shenoja atje. Gjithsesi, shpresoj se do te shenoj. Nga Agim Meta

KS LUSHNJA - DINAMO Tirane

0 : 3  ( 0 : 1, 0 : 2 ) a.E.

KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO - Ermir DERVISHI , Erion LIKA (86. Durim QEFA ), Enkelejd ZYLA - Amarildo BORICI , Julian GJINI (44. Elton DALIPI ) (45. Erion ILJAZI ), Eduard KAPLLANI . - On as sub: *A. MONE (As.Coach)
DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ (82. Taulant CERCIZAJ ), Johan DRIZA , Alpin GALLO , Luan PINARI - Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Ilir QORRI (46. Ergert BAKALLI ), Sergei ROMANISHIN (HUN) - Daniel XHAFAJ (64. Rigers QOSJA ), Fjodor XHAFAJ . - On as sub: *Astrit HAFIZI (Coach)
Goals: 0:1 Fjodor XHAFAJ (9.); 0:2 Juljan AHMATAJ (76.); 0:3 Fjodor XHAFAJ (91.)
Attendance: 2200
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: Eduard KAPLLANI (1.), Erion ILJAZI (2.) / Alpin GALLO (1.), Daniel XHAFAJ (1.), Fjodor XHAFAJ (1.)
Unusual Occurrence: Enkelejd ZYLA (KS LUSHNJA) misses Foul Penalty (63.)
Kapiteni, i kenaqur me Lushnje dhe e pret derbin historik me Partizanin si nje ndeshje te radhes Jupi: Ne Lushnje ishim dominues

Ashtu si ne kampionatin e kaluar, Dinamoja del triumfuese nga fusha e Lushnjes dhe eshte bashkekryesuese e kampionatit. Vjet ishte me Tiranen, ndersa tani, pervec ketyre te dyjave, jane edhe Partizani e Teuta, te gjitha ne kuoten e shtate pikeve. Per ndeshjen e fituar 3-0 ne Lushnje, kapiteni i Dinamos, Redi Jupi, shprehet mjaft i kenaqur, jo thjesht per tri piket, por edhe per cilesine e lojes. Jupi ben edhe nje krahasim midis dy fitoreve ne Lushnje. "Vitin e kaluar e mbyllen ndeshjen qe ne pjesen e pare, sepse kryesuam 3-0 dhe pastaj beme disa leshime ne te dyten. Kete here luajtem ne menyre konstante gjate 90 minutave dhe ishim gjithmone ne zoterim te lojes",- thote Jupi. Ai nuk ngurron ta shprehe kenaqesine qe skuadra e tij ka ardhur, duke e rritur formen dhe kjo u shpreh me se miri ne stadiumin "Roza Haxhiu" te Lushnjes. "Luajtem shume mire dhe ishim superiore kundrejt kundershtarit. E dominuam takimin dhe krijuam shume raste dhe rezultati 3-0 i pershtatet zhvillimit te lojes",- eshte komenti qe ben Jupi. Dinamo renditet ne majen e kampionatit fale golaverazhit, ku spikat zeroja ne shifren e golave te pesuar. Mbrojtja e Dinamos dhe portieri Lika nuk kane lejuar prekjen e portes, por kapiteni nuk e sheh kete si merite vetem te nje reparti, ndonese thekson vlerat e mbrojtesve. Per kete arsye, Jupi nuk e sheh te pershtatshme te beje krahasime, se ku qendron forca e Dinamos, te mbrojtja apo sulmi. "Skuadra nuk mbrohet vetem me lojtaret e mbrojtjes. Te ne mbrojne edhe mesfushoret, si Romanishin, Dhembi apo Ahmataj, duke i dhene shume ndihme repartit te fundit. Nuk mund te bej dallime, por me siguri mund te them se ne kemi disa mbrojtes shume te mire dhe me nivel te njejte me njeri-tjetrin. Kjo i jep mundesi edhe trajnerit qe te beje ndryshime pa rrezikuar",- shpjegon Jupi, duke e ilustruar me rastin e Pishes, i cili ne Lushnje mungoi per shkak te nje demtimi te lehte. "Pisha pati nje demtim te lehte dhe mungesa e tij ishte e detyruar. Nuk kishte arsye pse te rrezikohej, ne nje kohe qe ne kemi disa mbrojtes dhe Driza e luan shume mire rolin e tij". Per repartin e sulmit, Jupi thote se tani eshte ingranuar plotesisht dhe kete e tregojne gjashte golat ne dy javet e fundit. "Jemi ne gjendje te luajme shpejt dhe me pasime te sakta. Mbi te gjitha, kemi dale me lehtesi te goli, dicka qe na mungonte ne kampionatin e kaluar". Java e ardhshme do te jete speciale per Dinamon. Perballe do te jete Partizani. Nje sfide e dyfishte, perballe nje rivali historik, por edhe aktual ne luften per titull. Te kuqte dhe blute kane nga shtate pike dhe secila do te tentoje "te heqe qafe" tjetren ne perplasjen e se shtunes. Orari i vone i takimit Partizani-Teuta i ka dhene mundesi Jupit te shohe pjesen e dyte te ketij takimi. "E pashe pjesen e dyte. Partizani ka disa lojtare shume te mire, sidomos sulmuesi i krahut (Karioka). Ishte shume i shpejte dhe teknik",- vlereson Jupi. "Nje pjese loje eshte e pamjaftueshme per ta njohur plotesisht kundershtarin, por nuk diskutohet qe ndeshja midis nesh do te jete shume e ndezur. Partizani dhe Dinamo jane rivale te vjeter dhe sivjet luftojne per titull". Por me shume se kundershtari i forte i se shtunes, Jupin e "tremb" atmosfera qe pritet te ngrihet rreth kesaj ndeshjeje, e cila do te krijoje presion te skuadrat. "Nuk me pelqen qe te flitet shume para ketij takimi. Dihet qe do te kete shume fjale, sepse eshte ndeshje derbi dhe te gjithe jane te interesuar, por kjo nuk u ben mire skuadrave. Krijohet shume presion, i cili te pengon ne fushe. Per kampionatin eshte ende shume heret dhe kjo ndeshje nuk mund te jete percaktuese. Eshte me mire qe skuadrat te jene te qeta dhe ne fushe te fitoje ai qe e meriton",- thote Jupi. Dritan Ikonomi

LUFTETARI Gjirokaster - FLAMURTARI Vlore

1 : 0  ( 1 : 0 ) 

LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI - BISTRI, Erion GOGA , Erion KACI - Klodian BRAHIMI , Mikel CENKO , Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ (89. Martin SHANI ), Dhiogjen MUCO , Arlind NORA , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Ilir ALLIU , Arnold CIPI , Edmond LALA , Dritan RESULI (45. Ardian NINI ) - Sajmir HAXHIU , Gentian IBRAHIMI , Artan SAKAJ - Ervin BARDHI , Admir SEJFULLAI (64. Vasil RUCI ), Anesti VITO . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
Goal: 1:0 Olson LASKAJ (40.)
Attendance: 1800
Referee: TOPCIU Ferzi (Pogradec
Yellow Cards: Erion GOGA (1.), Klodian BRAHIMI (1.), Olson LASKAJ (1.) / -
Zgjim i papritur i Luftetarit

GJIROKASTER, 6 tetor/ATSH-E. Serjani/. - Fitorja e shenuar te dielen pasdite nga ekipi i Luftetarit me Flamurtarin 1-0 ishte si nje zgjim i papritur i gjirokastriteve. Ndeshja midis dy skuadrave pa shume pretendime per kete sezon, Luftetarit dhe Flamurtarit, nisi e qete dhe me nje epersi te miqve. Ne dhjete minutat e fundit te pjeses se pare, ne rradhet e Luftetarit pati nje zgjim dhe pas tre aksionesh te njepasnjeshme, me ne fund, ne minuten e 40-te, ishte Leskaj qe pasi mori nje pasim te sakte nga Nora, ka shenuar golin nga 25 metra. Edhe fillimi i pjeses se dyte foli per ekipin vlonjat. Ishin tre aksione te njepasnjeshme te miqve me protagoniste Sejfullain, Lalen dhe Haxhiun, por qe nuk u dhane vlonjateve shijen e golit. 20 minutat e fundit te lojes sollen disa episode interesante ne porten e vlonjateve, ku Nora, Kaci dhe Shehaj, u vune disa here perballe portierit Billa, por pa rezultat. Ndeshja u gjyka me kompetence nga nje treshe me kryesor Fevzi Topciu nga Pogradeci. Pas ndeshjes, trajneri gjirokastrit, Mihal Coni, tha se, ishte shume i kenaqur nga rezultati dhe shprehu bindjen se skuadra ne vazhdim do t'i qendroje sa me larg fundit te klasifikimit. /A.KE/ 2001-10-06


PARTIZANI Tirane - TEUTA KS Durres

1 : 1  ( 1 : 0, 1 : 0 ) a.E.

PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardit BEQIRI , Perparim DAIU , Mareglen KAPAJ , Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI (90. Edmond KAPLLANI ) - D.C.Junior GERALDO (BRA), Sokol PRENGA , Shkelzen RUSTAMI - Neves D.R.ABILIO (BRA) (88. Ardi BEHARI ), Alex V.A.CARIOKA (BRA) (80. Amarildo ZELA ) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Gazmend CANAKU , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Markelian XHAI (46. Elidon DEMIRI ), Arjan ZERE - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU - Gentian BEGEJA , Justin BESPALLA (70. Andi SHTREPI ), Bledar MANCAKU (37. Qazim BUNA ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
Goals: 1:0 Neves D.R.ABILIO (BRA) (40.); 1:1 Arjan ZERE (92.)
Attendance: 2500
Referee: TAULLAU Artan (Tirana)
Yellow Cards: Neves D.R.ABILIO (BRA) (2.) / Arjan ZERE (1.)
Futboll- Drejtuesit e Partizanit protestojne ne FSHF


TIRANE, 8 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Drejtuesit e ekipit te Partizanit, pas analizes qe i kane bere sot pasdite (e hene) ndeshjes te se shtunes me ekipin e Teutes, kane arritur ne konkluzionin se, gjyqtari anesor i takimit, Genci Maloku, ka bere gjykim te njeanshem ne dem te ekipit te Partizanit. Drejtori i pergjithshem i FK Partizanit, Roland Mici, tha per ATSH-ne se, "per kete aresye, do te drejtojme nje note proteste ne Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) dhe bashkangjitur me te do te dergojme edhe pjeset filmike te ndeshjes, ku ne mendojme se gjyqtari anesor dhe ai kryesor kane dhene vendime te gabuara". Mbi kete baze, shtoi si, "komisionet e federates le t'a gjykojne edhe nje here takimin. Shpresojme qe keto vendime te gabuara te kene ardhur si rezultat i paaftesise se gjyqtareve". /A.KE/ 2001-10-08


Futboll- Partizani analizon ndeshjen me Teuten


TIRANE, 8 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Drejtuesit e ekipit te Partizanit kane analizuar sot pasdite (e hene), ne ambientet e klubit, ndeshjen e se shtunes me ekipin e Teutes, e vlefshme per javen e trete te kampionatit kombetar te futbollit. Pas analizes, trajneri i ekipit te Partizanit, Shpetim Duro, tha per ATSH-ne se, "loja e ekipit ishte e pelqyeshme, pervec disa anomalive te vogla per shkak te nxitimit, deshires per gol, apo nga frenimi i gjyqtarit anesor; por repartet ne pergjithesi i kryen detyrat e tyre". "E pame ndeshjen me videokasete dhe kemi mbetur te habitur persa i perket arbitrimit nga ana e gjyqtareve, sidomos e anesorit Genc Maloku. Kishte disa raste qe ky arbiter ngriti flamurin ne shenje pozicion jashte loje ne dem te ekipit tone dhe disa te tjera qe nuk e ngriti ne favor te ekipit te Teutes", tha Duro. Sipas tij, arbitri kryesor, Artan Taullai, nuk dha nje penallti ne favor te Abilios. I pyetur se cili ishte shkaku i golit te pesuar ne sekondat e fundit te ndeshjes, Duro tha se, "ne ate moment u krijua perpara portes nje rremuje dhe sikur te ishte evituar goli, do te ishte fat per ne". Ekipi i Partizanit do te zhvilloje sot nje stervitje ne kodrat e Liqenit Artificial, e cila do te konsistoje ne ushtrime aerobike, vrapime etj. /A.KE/ 2001-10-08


VLLAZNIA Shkoder - SK TIRANA

0 : 3  ( 0 : 1, 0 : 2 ) a.E.

VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA (58. Admir TELI ), Safet OSJA (83. Amarildo BELISHA ), Astrit PREMCI - Edmond DALIPI , Suat LICI , Sajmir PATUSHI - Klodian DURO , Edi MARTINI , Vioronsin SINANI . - On as sub: *Ramazan RRAGAMI (As.Co.
SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI (70. Alban TAFAJ ), Rezart DABULLA , Arian SHETA , Elvis SINA - Ervin BULKU , Sokol BULKU (46. HASSAN HANI ), Bledar DEVOLLI , Ardian MEMA - Indrit FORTUZI (92. Eldoraldo MERKOCI ), Mahir HALILI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
Goals: 0:1 Indrit FORTUZI (40.); 0:2 Indrit FORTUZI (88.); 0:3 Eldoraldo MERKOCI (94.)
Attendance: 4000
Referee: JARECI Sokol (Tirana)
Yellow Cards: Safet OSJA (1.), Sajmir PATUSHI (2.) / Emanuel EGBO (NIG) (1.), Elvis SINA (1.), Sokol BULKU (1.), Bledar DEVOLLI (1.)
Yellow/Red Card: - / Arian SHETA (63. Minute)
Futboll- Fitore e merituar e Tiranes ndaj kampioneve te Vllaznise


LEZHE, 6 tetor/ATSH- M.Malja/. - Kryendeshja e javes se trete te kampionatit kombetar te futbollit ishte ajo e zhvilluar te shtunen ne stadiumin "Beselidhja" te qytetit te Lezhes mes dy ekipeve me te mira te vendit, Vllaznise dhe Tiranes. Per kete takim ka patur nje interesim te madh nga qindra tifoze shkodrane, te cilet kishin mbushur shkallet e stadiumit te qytetit te Lezhes, duke pritur qe te fillonte kthesa e shumepritur e shkodraneve. Por, ka ndodhur ajo qe nuk pritej, pasi shkodranet kane humbur me rezultatin e thelle 3-0. Kronika e lojes ka qene e pasur ne pjesen e pare, gjate se ciles Vllaznia ka luajtur me mire dhe ka pasur disa raste shenimi. Por, kur pritej qe te shenonin shkodranet, ishte sulmuesi i njohur i Tiranes, Fortuzi, qe ne minuten 40-te kalon ne avantazh ekipin e tij. Me kete rezultat perfundon pjesa e pare. Ne pjesen e dyte, kur pritej qe shkodranet do te rrisnin lojen e tyre, ka ndodhur e kunderta. Ka qene Tirana e cila ka diktuar ne fushen e lojes. Ne minuten e 18-te, gjyqtari i takimit, Jareci, nxjerr me karton te kuq futbollistin e Tiranes Sheta. Megjithese Tirana luan me 10 lojtare, shkodranet nuk jane ne gjendje te shfrytezojne kete situate. Kur loja po shkonte drejt perfundimit, ne minuten e 42-te ishte perseri Fortuzi qe shenon golin e dyte per Tiranen. Ndersa ne minutat shtese ishte Merkoci qe shenoi golin e trete. Keshtu, i gjithe takimi perfundon me rezultatin e thelle 3-0. Kjo humbje e shkodraneve, e cila eshte e dyta gjate ketyre tre javeve te para te kampionatit, e coi ekipin kuqeblu ne fund te tabeles se klasifikimit. /A.KE/ 2001-10-06


Shkodranet ne kaos. Shkaqet ende nuk dihen. Trajneri Rragami kerkon qetesi per skuadren Vllaznia: Qetesia, "ilaci" i krizes Kampionet po kalojne momente shume te veshtira, madje me te veshtirat ne keto dekada te fundit. Vllaznia ka perfituar tashme vendin e 14-te ate te fundit te renditjes, pas ndeshjes se javes se trete. E kjo gje ka cuditur shumekend. Edhe vete Myftar Celen, njeriun qe ka shpenzuar jo pak, vetem e vetem qe Vllaznia te jete 1-shi ne Shqiperi. Kjo i ka cuditur edhe futbollistet kuqeblu, te cilet shikonin njeri-tjetrin ne sy dhe nuk e kuptojne se c'po ndodh me ta. Ka cuditur tifozerine shkodrane, e cila pas humbjes 2-5 ne Shijak nje jave me pare, serish ka mbushur stadiumin e Lezhes te shtunen, kunder Tiranes. Jo, kjo nuk eshte Vllaznia qe duhet te jete. Ky ka qene dhe thelbi i cdo diskutimi te tyre. Kampionet jane ne krize, por ende nuk dihet se cfare lloj krize eshte. Financiare as qe duhet cuar nder mend se mund te jete. Por as krize e mungeses se lojtareve, sepse jane po ata qe u perballen denjesisht edhe ndaj nje Gallatasaraji apo Rejkjavikut. Ndoshta eshte krize psikologjike, e cila duket se ka mberthyer te gjithe futbollistet e Vllaznise. Por cila eshte menyra me e mire per te dale nga kjo situate? Ramazan Rragami, njeri prej dy njerezve qe guxoi ta marre persiper drejtimin e skuadres ne keto momente, thote se rruga me e mire eshte qetesia, pa mbledhje te gjata e pa denime lojtaresh, sepse ashtu nuk fitohet asgje, por vetem perkeqesohet situata. Presidenti Cela eshte larguar te shtunen nga Lezha teper i merzitur, pa e besuar se skuadra e tij eshte mundur aq keq. Nuk ka biseduar me askend, por eshte larguar pa i thene gje askujt. Futbollistet e Vllaznise duket sikur kishin qiellin mbi koke. Te ndjekur kudo nga veshtrimet e tifozeve te tyre, ata jane ndiere fajtore, por pa e ditur pse po ndodh keshtu me ta. Te merzitur se tepermi edhe me veten e tyre, kuqeblute meditojne gjate per menyres si duhet dale nga kjo gjendje. Mundesite jane, harmonia ne ekip ekziston (ndryshe nga c'ishte folur perpara ndeshjes se fundit), ne drejtimin e tyre kane dy specialiste te zote, si Rragami e Bushati, qe dine te veprojne si duhet. Kane edhe nje mbeshtetje tjeter te forte, tifozerine shkodrane, e cila ndonese e zhgenjyer, nuk e braktis kurre skuadren e saj te zemres. Sepse jeton me te, me te mirat dhe te keqijat e saj. Gjendje te tilla kane kaluar dhe po kalojne edhe skuadra me te medha se Vllaznia, e ketu kemi parasysh Real Madridin dhe Lacion. Shkodranet, te detyruar te jene edhe pa stadium, jane katandisur ne kete menyre. Nese te shtunen ndaj Tiranes do te ishte luajtur ne "Loro Borici", me siguri qe Vllaznia do te ishte skuadra e fituar e tani do te ishin duke u marre me krizen e Tiranes. Megjithate, asgje nuk ka ndodhur. 6 pike eshte larg kreut dhe keto nuk jane shume, sepse ka edhe 23 jave kampionat. Jane edhe 69 pike ne lojen per titull e per te gjitha keto nuk duhet konsideruar si permbysje e botes fakti qe Vllaznia aktualisht eshte ne fund te renditjes. Te gjithe jane te bindur se shume shpejt do te diskutohet per Vllaznine e forte, Vllaznine pretendente per rifitimin e titullit. Kampionet kane forca per ta bere kete, madje do ta tregojne shume shpejt. Nga Gjergj Kola


Trajneri qe guxoi te ulet ne pankinen kuqeblu, habitet me ate qe po ngjet te kampionet Rragami: Nuk e kuptoj c'po ndodh Teper i merzitur nga humbja 0-3 ndaj Tiranes duket njeri nga trajneret qe e ka drejtuar ate ne ndeshjen e se shtunes, pikerisht i njohuri Ramazan Rragami. Sipas tij, per te ndryshuar, te Vllaznia duhet kaluar njefare periudhe, sepse ka shume gjera qe duhen levizur nga vendi. Mbi te gjitha, ne mbrojtje, sipas tij. Nderkohe, sipas Rragamit, zgjidhja me e mire qe Vllaznia te dale nga kjo situate eshte vetem qetesia. Pa mbledhje te gjata e pa denime lojtaresh, sepse ne kete menyre nuk fitohet asgje. - Rragami, tjeter zhgenjim i Vllaznise e kesaj radhe ndaj Tiranes... - Eshte e vertete. Nje humbje ne shifra te tilla eshte e pajustifikueshme. Por per menyren se si u zhvillua ndeshja, them se kjo skuader po kalon caste teper te veshtira. - Atehere ku caloi loja ndaj Tiranes? - Do te thosha se ka caluar ne mbrojtje dhe ne mesfushe, reparte keto qe, duke mos u kombinuar mire me njeri-tjetrin, jo vetem qe i lane ne hije te dy sulmuesit, Sinanin dhe Martinin, por edhe nuk arriten t'i mbulonin si duhet kundershtaret. - Patet deklaruar se Vllaznise i mungon nje lojtar lider ne mbrojtje. Nuk arritet ta gjenit kete per ndeshjen ndaj bardhebluve? - Nuk eshte problemi se i mungon nje lojtar lider ne mbrojtje Vllaznise, sepse duke i marre nga emrat, ata jane aktualisht te Vllaznia. Por problemi qendron ne gjithe lojen mbrojtese te skuadres. Nese ne dy golat e pare te pesuar nuk e di ku ishin mbrojtesit, te cilet nuk arriten ta markonin Fortuzin, ne golin e trete faji vinte nga mesfusha, sepse topi per Merkocin erdhi nga ky repart. Per mendimin tim, Vllaznia nuk mbron, prandaj dhe vijne golat njeri pas tjetrit. - Keni qene optimist se ndaj Tiranes futbollistet kuqeblu do te arrinin te dilnin nga momenti i veshtire qe po kalonin, mirepo kjo nuk ka ndodhur. Perse, sipas jush? - Eshte e vertete qe kur na u ngarkua drejtimi i ekipit se bashku me Bushatin, kishim per detyre te benim maksimumin qe gjendja te mos keqesohej. Per kete arsye, e larguam ekipin nga Shkodra per ne Velipoje, ku futbollistet ia kane bere hyzmetin ne maksimum pergatitjes per kete ndeshje, si ne stervije ashtu edhe ne regjim e gjithcka tjeter. Megjithate, ndeshja tregoi te kunderten, tregoi se gjerat duan kohe te rikthehen ne vendin e vet. - Vetem nje pike e marre ne tri ndeshje, nga te cilat dy ne fushen e vet. Nuk mendoni se jane pak per skuadren kampione te Shqiperise? - Vertet jane pak, por duhet ta keni te qarte se Vllaznia te trija keto ndeshje nuk i ka luajtur ne fushen e saj. Ne themi qe ndeshjet qe po luhen ne Lezhe jane ne fushen tone, por duhet ta keni te qarte se futbollistet e Vllanise jane teper te ndjeshem per problemin e fushes. Jane mesuar ne nje"Loro Borici" te mbushur plot e perplot. Megjithese perseri ne Lezhe ishin shume tifoze, lojtaret tane perseri luajne disi me frike ne te gjitha ndeshjet jashte, duke mos dhene plotesisht vlerat e tyre. Koncepti i fushes eshte shume vendimtar ne futbollin shqiptar. - Dhe cila mendoni se do te jete zgjidhja me e mire qe Vllaznia te dale nga kjo krize? - Qetesia, kjo do te jete menyra me e mire. Pa mbledhje te gjata, pa denime lojtaresh, sepse ashtu nuk fitohet asgje, pervecse rendohet situata. Lojtaret duhet te kuptojne se te ata i ka syte e gjithe Shkodra, dhe une jam plotesisht i bindur se kjo krize do te kaloje. Kjo u ka ndodhur edhe skuadrave me te medha. Duke u mbeshtetur tek ajo se pas cdo zbritjeje vjen nje ngjitje, them se keshtu do te ndodhe edhe me Vllaznine. Shume shpejt do t'i shihni kampionet e vertete. Gjergj Kola


Kapiteni i rikthyer i Tiranes, ne qiellin e shtate per fitoren e thelle: "Nuk i kemi hequr qafe shkodranet" Alimehmeti: Vllaznia? Eshte pretendente

Shumekush mund te mendonte se ky ishte fundi i karrieres se tij. Ka munguar ne ndeshjet e Kupes UEFA, ne kupe dhe dy takimet e para te kampionatit, por veterani bardheblu, Krenar Alimehmeti, eshte rishfaqur ne nje nga ndeshjet me te rendesishme, ate kunder Vllaznise. Me shume vite mbi shpine, me shume tituj dhe me po kaq pervoje, kapiteni i mirenjohur i Tiranes ka bere debutimin e tij per kete sezon ne Lezhe. Atje ku skuadra e tij ka fituar ne menyre te magjishme, 3-0. Nje nga meritat i takon, pa dyshim, edhe idhullit, dirigjuesit te mbrojtjes bardheblu per shume kohe. Vete Alimehmeti, te cilin dikush e shihte me nje te ardhme te afert prej zevendesi te Muces, thote se tashme do te jete stabel ne fushe, pasi i ka lene prapa demtimet. Edhe pse nuk ka qene protagonist ne fushe deri tani, Alimehmeti thote se jane pervijuar disi skuadrat kryesore te kampionatit. Pervec atyre qe kryesojne, ai beson se Vllaznia do ta marre shpejt veten, ndersa ka mbetur i befasuar nga paraqitja e Teutes se Durresit. - Keni bere debutimin tuaj per kete vit, me nje fitore kunder rivaleve kryesore. A jeni i kenaqur? - Sigurisht qe jemi te kenaqur. Eshte nje fitore e rendesishme, pasi vjen kunder rivales sone kryesore per kampionat, Vllaznise. Per me teper, ne fushen e tyre. Vete kam pasur probleme te shumta, per te ardhur deri ketu. Kam bere debutimin per kete vit futbollistik vetem dje (te shtunen) me Vllaznine, duke lene te gjitha ndeshjet e meparshme. Por kjo fitore me gezon jashte mase. Nuk kishte sesi te shkonte me mire. - Nje fitore e thelle. E mendonit se do te shenonit tre gola kunder shkodraneve ne Lezhe? - Jo, kurrsesi. Ne shkuam per te fituar. Kjo eshte eshte e vertete, pasi jemi Tirana, por tre gola jane shume. Une e vleresoj skuadren e Vllaznise. Ajo eshte nje skuader mjaft e mire, qe luan mire futboll, por thjesht po kalon nje cast te keq. Nje cast krize. Shume shpejt mund ta marre veten dhe mund te ngrihet serish me skuadrat e kreut te klasifikimit. Pra, mendoj se do te jete njera prej rivaleve tona per kampionatin. Nuk ka dyshim, pasi luan nje futboll te bukur, te cilen e demonstroi edhe dje, pavaresisht sesi rrodhen ngjarjet, pavaresisht humbjes se tyre 3-0. - Nje krize te tille e kishte edhe Tirana deri te shtunen, apo jo? - Jo, nuk mendoj keshtu. Tirana nuk kishte ndonje krize te tille te ngjashme me Vllaznine. Skuadra ime kishte vetem nje krize psikologjike. - Ky problem eshte zgjidhur pas kesaj ndeshjeje, apo jo? - Mendoj se po. Tani jemi ne rrjedhen normale te kampionatit dhe do te bejme detyren tone per te fituar. - Jeni ne krye me tri skuadra te tjera. Mendoni se konkurrenca eshte bere me e ashper kete vit? - Po, kjo eshte e vertete. Pervec Vllaznise, qe ishte kryesorja vjet apo Dinamos, tani jane shtuar edhe Partizani apo Teuta. Une do te vecoja nga keto skuadra, per ate qe ka dhene deri tani, Teuten e Durresit. Me ka pelqyer mjaft. Eshte rritur kete kampionat. - Vete ju, si skuader, jeni me te forte se vjet? - Tirana mbetet Tirane. Eshte nje skuader qe gjithnje kerkon te fitoje, per te arritur me te miren. Gjithnje ka qene pretendente dhe besoj se eshte edhe sivjet. Ne kete kuader, nuk mendoj se ka shume vend per te bere krahasime. - Duke u rikthyer tek ju vete, si kapiten, do t'ju shohim perhere ne rolin e mbrojtesit te lire? - Nuk ka pse jo. E thashe qe kam pasur disa shqetesime me demtimet. Por tani ndihem me mire. Pas ndeshjes me Vllaznine, them se do te jem i gatshem per vazhdimin e kampionatit. Ne kete takim pesova nje demtim te vogel, te cilin shpresoj se do ta rekuperoj brenda javes, per te qene gati per ndeshjen e ardhshme. Altin Shordi


El Sajed, perjeton fitoren ne... celular

Ka ndodhur te shtunen, gjate gjithe ndeshjes se Tiranes se tij kunder Vllaznise se Shkodres, ne Lezhe. Presidenti i skuadres se Tiranes, ne pamundesi per ta ndjekur direkt takimin kunder rivales me te rrezikshme te skuadres se tij, e ka ndjekur pothuajse gjithe ndeshjen, duke komunikuar nepermjet telefonit celular me njerezit. Nga keto burime merret vesh se El Sajedi e ka pasur vecanerisht merak kete takim, pasi luante kunder skaudres qe u hoqi nga dora titullin vitin e kaluar Superkupen vetem tri jave me pare. Presidenti i Tiranes eshte ndodhur ne Itali per ceshtje private, por vetem trupi e ka ndare nga stadiumi "Beselidhja", pasi e ka perjetuar plotesisht kete takim. Sipas njerezve qe kane qene me te ne kontakt, ai ka ndier te njejtat dritherima, eshte gezuar per golat dhe fitoren, sikurse te gjithe bardheblute e tjere qe jane ndodhur ne stadium. A.SH


Pas kthimit te Alimehmetit, mesfushori kthehet ne rolin e vet Mema i "rikthehet" mesfushes

Bardheblute vihen serish me rolet e tyre natyrale. Te shtunen, ne fitoren e madhe te skuadres se Tiranes kunder rivaleve te tyre kryesore vitin e kaluar futbollistik, jane vene re disa ndryshime ne role, te cilat nuk jane asgje pervecse kthim i futbollisteve ne vendet e tyre te natyrshme. "Rregulli" eshte vendosur me rikthimin e kapitenit te ekipit, Krenar Alimehmetit. Mungesa e tij e gjate ne skuadren bardheblu ka krijuar jo pak probleme ne rolin e mbrojtesit te lire. Ne ndeshjet e Kupes UEFA, ne kete rol, erdhi egjiptiani Abdu, i cili mbrojti mjaft mire, por kontrata e tij me skuadren bardheblu ishte vetem per dy takimet evropiane. Pas kesaj ne ndeshjet miqesore, por edhe ne ato zyrtare, ne kete rol ka pasur shume emra, te cilet kane role te tjera ne fushe. Problemi i ketij roli arriti kulmin ne ndeshjen e Superkupes, pikerisht kunder Vllaznise se Shkodres, te cilin bardheblute e humbin me rezultatin 2-1. Ne perfundim te ndeshjes, trajneri Muca, ne keshillim me disa nga specialistet e klubit, vendosin qe ne kete rol te vendosin mesfushorin Ardian Mema, i cili kishte luajtur dikur aty. Por vetem dy ndeshje ka zgjatur eksperimenti, pasi me kthimin e veteranit Alimehmeti, gjithcka duket e zgjidhur per skuadren bardheblu. Ai eshte vendosur ne vendin e tij, ndersa Mema ka treguar cilesite e tij ne mesfushe. Gjithcka ka ecur mjaft mire, ndersa bardheblute kane fituar me rezultatin 3-0. A.SH



Futboll- Shkodranet se shpejti me trajner te ri


SHKODER, 8 tetor/ATSH- M.Malja/. - Drejtuesit e klubit Vllaznia dhe vecanerisht presidenti Cela prej ditesh po kontaktojne me emra te njohur te futbollit shqiptar, te cilet mund te marrin drejtimin e ekipit shkodran. Burime nga klubi Vllaznia bejne te ditur se, deri tani kane ardhur mbi 20 propozime te ndryshme, cka tregon se te gjithe trajneret kane deshire te punojne ne ekipin kampion. Nder emrat me te lakuar keto dite jane ato te specialisteve Medin Zhega, Neptun Bajko, Edmond Gezdari, Agim Medja etj. Presidenti i kuqebluve, Myftar Cela, thote se, "po i shohim te gjitha propozimet dhe do te zgjedhim kandidaturen me te pershtatshme". Ne krye te ekipit kampion prej 10 ditesh pas shkarkimit te trajnerit malazez, Haxhiosmanovic, jane trajneret shkodrane, Ramazan Rragami e Artan Bushati. Ekipi i Vllaznise gjate tre javeve te para te kampionatit kombetar te futbollit ka grumbulluar vetem nje pike dhe kjo gjendje ka shqetesuar jo vetem presidentin e klubit, Cela, por edhe tifozerine e shkodrane, qe cila kerkon qe shume shpejte te ndryshoje gjendja e ekipit. Specialisti i futbollit, Ismet Hoxha, thote se, "paraqitja e dobet e ekipit te futbollit nuk eshte pasoje e pergatitjes se skuadres, pasi ekipi zhvilloi ndeshje cilesore ne kuader te Liges se Kampioneve". Sipas tij, ne takimet e para ekipi ka treguar dobesi ne repartin e mbrojtjes, duke krijuar hapesira per sulmuesit kundershtare. Ekipi Vllaznise ne kampionatin kombetar te vitit te kaluar eshte shpallur fitues i ketij trofeu, ndersa rreth nje muaj me pare ka fituar dhe Superkupen e Shqiperise. /A.KE/ 2001-10-08
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001