Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

4. round

Saturday, 13.10.2001  15:00
 SK TIRANA - BESELIDHJA Lezhe 3 : 1 ( 2 : 0 ) Details
 TOMORI Berat - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 0 ( 3 : 0 ) Details
 TEUTA KS Durres - BYLIS Ballsh 1 : 1 ( 1 : 0 ) Details
 ERZENI Shijak - APOLONIA Fier 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 SHKUMBINI Peqin - KS LUSHNJA 3 : 2 ( 3 : 1 ) Details
 FLAMURTARI Vlore - VLLAZNIA Shkoder 0 : 2 ( 0 : 1 ) Details
Saturday, 13.10.2001  19:00
 DINAMO Tirane - PARTIZANI Tirane 0 : 1 ( 0 : 0, 0 : 0 ) a.E. Details

Table after 4. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (2.) SK TIRANA4310 79:210  4:2  4  5:0  6
2. (4.) PARTIZANI Tirane4310 36:310  4:3  4  2:0  6
3. (3.) TEUTA KS Durres4220 36:38  2:1  4  4:2  4
4. (1.) DINAMO Tirane4211 56:17  3:1  3  3:0  4
5. (5.) BYLIS Ballsh4211 210:87  7:4  6  3:4  1
6. (7.) SHKUMBINI Peqin4211 16:57  5:2  6  1:3  1
7. (9.) ERZENI Shijak4202 27:56  6:2  6  1:3  0
8. (12.) TOMORI Berat4112 36:34  5:1  3  1:2  1
9. (6.) FLAMURTARI Vlore4112 -23:54  2:3  3  1:2  1
10. (8.) BESELIDHJA Lezhe4112 -32:54  1:0  4  1:5  0
11. (14.) VLLAZNIA Shkoder4112 -45:94  1:4  1  4:5  3
12. (11.) APOLONIA Fier4103 -43:73  3:3  3  0:4  0
13. (10.) LUFTETARI Gjirokaster4103 -84:123  1:2  3  3:10  0
14. (13.) KS LUSHNJA4013 -52:71  0:3  1  2:4  0

Next Matches

Saturday, 20.10.2001  15:00
 KS LUSHNJA - ERZENI Shijak 1 : 1 ( 0 : 0 )   
 LUFTETARI Gjirokaster - VLLAZNIA Shkoder 0 : 0 ( 0 : 0 )   
 PARTIZANI Tirane - SHKUMBINI Peqin 5 : 2 ( 1 : 0, 5 : 1 ) a.E.  
 BYLIS Ballsh - DINAMO Tirane 1 : 1 ( 1 : 1 )   
 TOMORI Berat - TEUTA KS Durres (Award: 0:2) 1 : 1 ( 0 : 0 )   
 APOLONIA Fier - SK TIRANA 1 : 0 ( 0 : 0 )   
 BESELIDHJA Lezhe - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 1 : 0 )   
Top of page

Match Statistics

SK TIRANA - BESELIDHJA Lezhe

3 : 1  ( 2 : 0 ) 

SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Rezart DABULLA , Elvis SINA , Alban TAFAJ - Ervin BULKU , Bledar DEVOLLI , Mesheli EIMEN (NIG) (89. Enkli MEMISHI ), HASSAN HANI (24. Sokol BULKU ), Ardian MEMA - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI (37. Eldoraldo MERKOCI ) . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alket MARKU (46. Kreshnik IVANAJ ), Alban NEZIRI (HASANI), Alban NOGA (31. Sajmi XHETANI ), Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Xhelal FARUKU , Gentian LICI (31. Bujar HAXHIA ), Kreshnik OSMANI - Leonard PERLOSHI . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
Goals: 1:0 Indrit FORTUZI (4.); 2:0 Indrit FORTUZI (26.); 2:1 Sajmi XHETANI (47.); 3:1 Alban TAFAJ (54.)
Attendance: 1800
Referee: TARE Fatmir (Durres)
Yellow Cards: - / -
Tirana fiton 3-1 ndaj Beselidhjes


TIRANE, 13 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Ndeshja mes ekipit te Tiranes dhe Beselidhjes ka perfunduar me rezultatin 3-1 ne favor te ekipit kryeqytetas. Ekipi i Tiranes ka qene i pari qe ka kaluar ne avantazh me gol te shenuar nga Fortuzi ne minuten e 5-te te takimit, i cili ka "nxehur" lojen e te dy ekipeve. Ne minuten e 17-te Fortuzi ka patur edhe nje rast tjeter per te shenuar, por nuk e ka shfrytezuar ashtu si duhet. Ne minuten e 25-te ai e ka ndrequr gabimin, duke shenuar golin e dyte ne favor te ekipit te tij. Ekipi i Beselidhjes, pas ketij rezultati eshte hedhur ne kundersulm dhe ne minuten e 27-te Haxhiaj, i cili kishte zevendesuar Licin, ka ekzekutuar nje goditje denimi, por portieri i Tiranes, Egbo, e ka ndalur topin. Rrjedha e lojes me pas ka qene e qete pa ndonje rast te vecante per t'u shenuar. Pjesa e dyte ka filluar e shpejte nga te dyja skuadrat, dhe ne minuten e 47-te, pas nje sulmi te nisur nga qendra drejt krahut te majte, Xhetani shenon ne trekendeshin e majte te portes se mbrojtur nga Egbo. Por, nuk kaluan vecse 7 minuta dhe ekipi i Tiranes e ka thelluar avantazhin me golin e shenuar ne porten e Gjeloshit nga Tafai, i gjendur i pambuluar ne zonen e rreptesise dhe fare prane portes. Ndeshja ka vazhduar e ndezur dhe ne minuten e 69-te Farruku i ekipit lezhjan ka kryer nje goditje tokazi, por portieri Egbo, i cili e ka shpetuar porten e ekipit te tij disa here gjate ketij takimi, eshte treguar i vemendeshem duke e pritur topin. Fitorja e sotme e ka renditur ekipin e Tiranes ne kuoten e 10 pikeve dhe momentalisht ne krye te klasifikimit. /A.KE/ 2001-10-13

TOMORI Berat - LUFTETARI Gjirokaster

5 : 0  ( 3 : 0 ) 

TOMORI Berat: Bledar DURO - Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO (74. Edmond VELIAJ ), Elton FANI - Besnik HASA (44. Gezim GEGA ), Neritan NOVI , Ergen VEIZI (54. Gersi ARBERI ) - Klodian ARBERI , Edmond GJATA , Sajmir MALOKU . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI - BISTRI, Erion GOGA , Erion KACI - Klodian BRAHIMI (77. Bashkim GONXHAJ ), Mikel CENKO , Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ (70. Harallamb VASI ), Dhiogjen MUCO , Arlind NORA (45. Dhimiter BOSTANXHIUN ), Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
Goals: 1:0 Edmond GJATA (23.); 2:0 Klodian ARBERI (32.); 3:0 Ergen VEIZI (42.); 4:0 Jorgaq DIAMANTI (50.); 5:0 Sajmir MALOKU (83.)
Attendance: 2700
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Cards: - / -
Tomori ekuilibron humbjet e kaluara me 5 gola ndaj Luftetarit


BERAT, 13 tetor/ATSH- Ilir Manka/. - Futbollistet e Tomorit permbysen disi imazhin negativ te krijuar ne javet e kaluara te kampionatit kombetar teksa humbnin me Partizanin dhe Bylisin. Fitorja 5- 0 e arritur te shtunen pasdite ndaj Luftetarit eshte vecse merite e punes se kujdesshme dhe e pergatitjes ne stervitje, tha traineri i ketij ekipi, Sajmir Dauti, duke lene te kuptohet se humbjet e kaluara ishin "aksidentale". Tomori luajti fort dhe vazhdimisht ne sulm. Mesfusha dhe mbrojtja u perfshine hera heres ne sulm, ku futbollistet Maloku dhe Arbri u bene protogoniste te kesaj ndeshje, qe regjistroi fitoren e pare te Tomorit ne kete kampionat. Per skuadren vendase shenues ishin Gjata, Arbri(2), Diamanti dhe Maloku. /A.KE/ 2001-10-13


Pas humbjes se thelle ne Berat tek kampi gjirokastrit priten zhvillime te reja Nora: S'luaj me. Te iki stafi!

Luftetari ne Berat pesoi humbjen me te thelle ne kampionat, me te thellen e viteve te fundit, dhe qe eshte edhe humbja me e thelle pesuar nga Tomori nder vite. Por ndoshta me shqetesuese se vete humbja, mund te jete fakti qe tek kjo skuader, rinisin peripecite. I pari qe kerkon te "rebeloje" eshte Arlind Nora, nje nga lojtaret baze te formacionit te ri gjirokastrit, qe here luan ne sulm dhe here ne mesfushe. Dje paradite, deklarata e tij, pas ndeshjes se Beratit, ka rene si bombe. "Nuk luaj me me Luftetarin sa kohe do te jene keta drejtues, keta trajnere",- eshte shprehur Nora. - Si ishte klima e tifozerise, beratase, gjykimi i ndeshjes, loja e kundershtareve, se eshte thene qe ne Berat ka veshtiresi te shumta? - Jo, cdo gje ishte ne rregull. Gjykimi korrekt, loja korrekte sikunder dhe qendrimi i tifozeve vendas. Ne humbem per shkak te lojes sone te dobet, vecanerisht ne repartin e mbrojtjes, nderkohe qe humbem dhe raste per shenim. Ne radhe te pare me Shehajn. Ishin 2-3 raste per te shenuar gol. - Atehere pse nuk don me te luash me Luftetarin? - Une mund te luaj me Luftetarin, por ne qofte se do te kete staf tjeter trajneresh. Trajneri yne Coni eshte shume kapricoz. Nga fundi i pjeses se pare, kur une luaja fare normalisht, ai me nxori nga loja duke me zevendesuar. Pra ai luajti me ndjenjat e mia, gje qe une e konsideroj dhe fyerje. - Pra ju nuk do luani me kete staf? Ky eshte vendim kategorik. - Po une nuk do te luaj me stafin ekzistues, megjithese besoj se do te bej dhe nje takim me trajneret aktuale, per t'u thene atyre ato qe me cuan ne kete vendim. - Atehere mund te sqaroni ndonje gje? - Tani per tani, nuk do te shtoj asgje pervec atyre qe u thashe. Sokrat Papadhopulli

TEUTA KS Durres - BYLIS Ballsh

1 : 1  ( 1 : 0 ) 

TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Elidon DEMIRI , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Markelian XHAI , Arjan ZERE - Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI - Gentian BEGEJA , Justin BESPALLA (61. Qazim BUNA ), Bledar MANCAKU . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Fatjon MALAJ , Dashamir MUCA - Artan BARE, Sherif IDRIZI (73. Erion KACELI ), Mariglen KULE , Altin SIMAKU - Dorian BUBEQI , Bardhyl ELEZI , Roland SHEHU (62. Ajet GURGURI ) . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
Goals: 1:0 Justin BESPALLA (34.); 1:1 Altin SIMAKU (89.)
Attendance: 3500
Referee: VELCANI Sazan (Patos)
Yellow Cards: Arjan ZERE (2.) / Artan BARE (1.)
Teuta- Bylis 1-1


DURRES, 13 tetor/ATSH-S. Gjordeni/. - Te shtunen pasdite, ne stadiumin "Niko Dovana" ne qytetin e Durresit u vune perballe ekipet e Teutes dhe te Bylisit ne takimin e vlefshem per javen e 4-t te kampionatit kombetar. Takimi u karakterizua nga nje loje e forte nga te dyja palet dhe korrekte. Ne pjesen e pare, ekipi i Teutes kaloi ne avantazh me anen e Justin Bespalles, ndersa Bylisi barazoi ne minuten e fundit te takimit me anen e nje goditjeje denimi nga Bubeqi. Ndeshja ishte vleresuar edhe per faktin se si Teuta, ashtu dhe Bylisi, pas javes se kaluar renditeshin nder skuadrat me pretendime ne kampionat. Por, durrsaket, kur menduan se do te merrnin 3-pikeshin e deshiruar, qe do t'i mbante perseri ne krye te renditjes, u ndeshkuan atehere kur nuk e prisnin. /A.KE/ 2001-10-13

ERZENI Shijak - APOLONIA Fier

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Genti GJONDEDAJ (50. Hekuran JAKUPI ), Fatos KUCI , Artan MERGJYSHI - Ferdinand BILALI , Artan CICIKU (65. Erion MATRAKU ), Sokol ISHKA (87. Ergen NUSHI ), Artan KARAPICI , Dritan MEHMETI , Erion XHAFA - Fatjon YMERI . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Alban MUCA , Radostin RUSEV (BUL) - Ilso BOROV (MAK), Gentian LAKO (85. Ervin ZIU ), Jurgen MALI (70. Bujar PATOKU (KOS)), Ermal VARFI (46. Leonard MUZHA ) - K. GEORGANCHEV (BUL), Vaske RUKO
Goal: 1:0 Hekuran JAKUPI (62.)
Attendance: 3000
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: Dritan MEHMETI (1.) / Alban MUCA (1.)

SHKUMBINI Peqin - KS LUSHNJA

3 : 2  ( 3 : 1 ) 

SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Indrit DOKA , Arben HYSKO (70. Bujar MUCA ), Gugash MAGANI - Gentian KAJA , Eriol MERXHA , Elmaz NEXHA , Lorenc PASHA (65. Parid XHIHANI ) - Ronald DERVISHI (46. Edmond KODRA ), Vladimir GJONI . - On as sub: *Luan DELIU (As.Coach)
KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO - Ermir DERVISHI , Erion ILJAZI , Erion LIKA (59. Julian GJINI ), Enkelejd ZYLA - Amarildo BORICI , Eduard KAPLLANI (46. Elton DALIPI ) . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
Goals: 0:1 Amarildo BORICI (22.); 1:1 Vladimir GJONI (26.); 2:1 Klodian DERVISHI (35.); 3:1 Vladimir GJONI (40.); 3:2 Enkelejd ZYLA (85.)
Attendance: 2000
Referee: KONGJINI Zeqir (Patos)
Yellow Cards: - / -

FLAMURTARI Vlore - VLLAZNIA Shkoder

0 : 2  ( 0 : 1 ) 

FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Arnold CIPI , Rigels GJONI , Edmond LALA , Dritan RESULI - Sajmir HAXHIU , Gentian IBRAHIMI (50. Admir SEJFULLAI), Artan SAKAJ (50. Ilir ALLIU ) - Ervin BARDHI , Elton MARINI (50. Vasil RUCI ), Anesti VITO . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA , Admir TELI - Amarildo BELISHA (82. Edi MARTINI ), Edmond DALIPI , Suat LICI (85. Edmond DOCI ), Sajmir PATUSHI - Klodian DURO , Vioronsin SINANI (65. Altin XHAHYSA ) . - On as sub: *Ramazan RRAGAMI (As.Co.
Goals: 0:1 Klodian DURO (22.); 0:2 Elvin BEQIRI (48.)
Attendance: 2200
Referee: TAULLAU Artan (Tirana)
Yellow Card: Rigels GJONI (1.) / -
Shkodranet duket se e kaluan krizen


SHKODER, 15 tetor/ATSH-M. Malja/. - Pas fitores se arritur te shtunen ndaj Flamurtarit te Vlores, tashme ekipi shkodran duket se e ka kaluar krizen qe perjetoi gjate tre javeve te para te kampionatit. Trajneri Ragami, pas kthimit nga qyteti i Vlores, tha se, "ne e prisnim nje kthese te tille dhe ajo ndodhi pikerisht ne stadiumin e Vlores. Tashme mund te themi se futbollistet tane e kaluan krizen dhe jane ne ato parametra fizike dhe teknike qe kerkohen". "Ndaj Flamurtarit ne zhvilluam nje loje te bukur dhe te forte dhe mbi te gjitha, lojtaret tane ishin te cliruar psikologjikisht, cka na demtoi nje jave me pare ne Lezhe ndaj Tiranes, theksoi Ragami. Ne kemi riparuar gjate dy javeve disa nga mangesite e verejtura, sidomos ne repartet e mbrojtjes dhe mesfushes, ku jane krijuar te cara, duke u dhene mundesi kundershtareve qe te depertojne lehtesisht drejt portes sone", shtoi ai. Ekipi shkodran, gjate tre javeve te para te kampionatit zhvilloi ndeshje mjafte te dobeta, duke grumbulluar vetem nje pike. Per kete paraqitje te dobet, presidenti Cela shkarkoi trajnerin malazez, Haxhiosmanovic dhe ne vend te tij caktoi perkohesisht sekretarin e klubit, Ramazan Ragami dhe drejtorin teknik, Artan Bushati. /A.KE/ 2001-10-15

DINAMO Tirane - PARTIZANI Tirane

0 : 1  ( 0 : 0, 0 : 0 ) a.E.

DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ , Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Redi Bashkim JUPI (88. Johan DRIZA ), Paulin DHEMBI , Ilir QORRI , Sergei ROMANISHIN (HUN) - Daniel XHAFAJ (85. Ergert BAKALLI ), Fjodor XHAFAJ (80. Taulant CERCIZAJ ) . - On as sub: *Astrit HAFIZI (Coach)
PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardit BEQIRI , Perparim DAIU , Mareglen KAPAJ (64. Junior T.MARCELO (BRA)), Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI - D.C.Junior GERALDO (BRA), Sokol PRENGA (64. Ledio PANO ), Shkelzen RUSTAMI (75. Igli ALLMUCA ) - Neves D.R.ABILIO (BRA), Alex V.A.CARIOKA (BRA) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
Goal: 0:1 Ilir SHULKU (Foul Penalty, 92.)
Attendance: 4300
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Redi Bashkim JUPI (1.), Taulant CERCIZAJ (1.) / Ilir SHULKU (2.), Luan ZMIJANI (1.), Neves D.R.ABILIO (BRA) (3.)
Partizani fiton 1-0 ndaj Dinamos ne kohen shtese me 11-metersh


TIRANE, 13 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Ndeshja mes ekipeve te Partizanit dhe Dinamos ka perfunduar me rezultatin 1-0, pas 11-metershit te realizuar nga kapiteni i ekipit, Shulku, ne minutat shtese te takimit. Ka qene braziliani Karioka ai qe ka fituar 11-metershin pas nje nderhyrjeje te gabuar te portierit dinamovit Lika brenda zones se rreptesise. Fitorja ndaj ekipit te Dinamos e rendit ekipin e Partizanit ne vendin e dyte te klasifikimit pas ekipit te Tiranes, qe ka golavarazh me te mire. /A.KE/ 2001-10-13



Trajneri i Partizanit reflekton mbi ndeshjen e se shtunes kunder bluve te Dinamos Duro: Fitorja, rivendosi drejtesine

Te dielen paradite, Shpetim Duro ishte pasqyre e qetesise, gezimit dhe, pse jo, edhe nje euforizmi gjithsesi te perligjur. Te perligjur, pasi vetem me pak se 12 ore me pare, skuadra e tij, Partizani, ka ngadhenjyer ne derbin kryeqytetas, kunder Dinamos. Nje 11-metersh i fituar nga sulmuesi brazilian Karioka dhe i shnderruar ne gol nga kapiteni Ilir Shulku, i ka mundesuar Duros te fitonte kunder skuadres, qe ai drejtoi ne fund te fazes se dyte dy sezone te shkuara. Tashme Partizani kryeson renditjen, perkrah Tiranes, duke i rikthyer keshtu futbollit shqiptar nje rivalitet tradicional, qe i kishte munguar keto vitet e fundit. Duke folur per "Sportin Shqiptar", trajneri i Partizanit e pranon se skuadra e tij perfitoi nga natyra kapricioze e futbollit, por kembengul qe fitorja u arrit perballe nje kundershtari te forte. Sidoqofte, ai tashme e ka lene pas kete te shtune te lavdishme dhe e ka hedhur veshtrimin drejt takimit tjeter, ate kunder Shkumbinit ne Tirane. - Duro, e meritoi Partizani fitoren? - Padyshim. Ne fund te fundit ne futboll fiton ai qe e meriton. Skuadra ime luajti mire, duke e neutralizuar kundershtarin qe ne mesfushe dhe duke perdorur me sukses kundersulmin. Pothuajse te gjithe lojtaret i ndoqen udhezimet e mia nje per nje dhe kjo eshte pikerisht ajo qe kam kerkuar nga skuadra gjate ketyre 4 ndeshjeve te para dhe ajo qe kerkoj gjate gjithe kampionatit. - Por per Dinamon, cdo te thonit? - U vertetua pikerisht ajo qe kisha perseritur gjate gjite kesaj jave: qe takimi midis nesh ishte i hapur dhe vete goli ne minutat shtese ilustron me se miri fjalet e mia. Dinamo eshte nje skuader e forte dhe lojtaret e saj kane disa vite qe luajne se bashku dhe e njohin mire njeri-tjetrin. Keshtu qe u perballem me nje kundershtar dinjitoz. Dhe u treguam po aq te denje, madje edhe pak me teper se kaq. Gjithsesi, Dinamo nuk ka sepse te ankohet per humbjen dhe drejtuesit e saj mund te ngushellohen me faktin se pesuan nje humbje dinjitoze perballe nje kundershtari me te forte. Ne fund te fundit, ne jemi ndeshur me nje numer skuadrash me te forta sesa ato qe ka perballur Dinamo keto javet e para. - Shume, e kane vene ne dyshim 11-metershin e dhene nga gjyqtari Janku ne fund te ndeshjes? - Nuk arrij ta kuptoj pse diskutohet aq shume per ate 11-metersh. Natyrisht qe, edhe une po te isha ne krahun e kundert, do te protestoja per shkak se erdhi pikerisht atehere kur nuk pritej. Por futbolli eshte i tille dhe per kete arsye mbetet interesant deri ne castet e fundit. Edhe ne humben 3 pike javen e shkuar kunder Teutes ne minutat shtese, ashtu si edhe Teuta humbi te shtunen fitoren kunder Bylisit ne minutat e fundit. Por 11-metershi yne ishte mese i rregullt dhe une do te shtoja se, pervec dhenies se 11-metershit, gjyqtari Janku duhet te kishte ndershkuar me karton te kuq edhe portierin Lika, qe ishte lojtari i fundit. - Cfare te pelqeu dhe cfare nuk te pelqeu ne skuadren tuaj? - Sic e thashe, me pelqeu disiplina dhe mbulimi qe i beme pikave te rrezikshme te Dinamos. Qorri u neutralizua me sukses ne mesfushe, sulmi dinamovit u privua nga furnizimi me topa dhe skuadra ime aplikoi me sukses kundersulmin. Ajo qe nuk me pelqeu ishte paraqitja jo dhe aq bindese e Kapajt, te cilit i kisha besuar mbulimin e Jupit. Natyrisht qe Jupi eshte nje lojtar i rrezikshem, por une e njoh mire qe nga koha kur isha te Dinamo dhe i di pikat e tij te dobeta. Dhe ia kisha bere keto te qarta Kapajt, i cili nuk arriti te jepte ate qe pritej. - Kishte kohe qe nje derbi kryeqytetas nuk perjetonte nje atmosfere te tille ...? - Ishte me te vertete nje mbremje e mrekullueshme dhe Partizani ka treguar me organizimin e mire te dy ndeshjeve te fundit qe shqiptareve u pelqen futbolli dhe e ndjekin ate nese krijohet kushtet e pershtatshme. Une thjesht do te pergezoja presidentin e klubit, Albert Xhani, per nismen e tij dhe shpresoj e besoj qe kjo te vazhdoje gjate gjithe sezonit. Por, sinqerisht, e ndjeva veten serish te lumtur qe merrem me futboll, vetem fale atij publiku te mrekullueshem. - I trembeni vetekenaqjes per takimin e javes se ardhshme, ate kunder ne Tirane? - Sigurisht qe pas nje fitore te tille mund te shfaqen shenja vetekenaqesie midis lojtareve. Por une mendoj se te nenvleresoje Shkumbinin do te ishte nje gabim fatal, pasi skuadra peqinase ka punuar gjate veres dhe eshte paraqitur mire gjate ketyre dy javeve te para. Kete do t'ia bej te qarte edhe lojtareve te mi gjate kesaj jave dhe shpresoj per nje tjeter fitore, qe do te na jepte edhe nje shtyse tjeter drejt suksesit ne kete sezon. Altin B. KODRA

Kapiteni i Partizanit e tepron me gjyqtarin, por ndreq veten me golin e fitores Shulku, "djalli" dhe "shenjti" i kuq

Ilir Shulku ishte "djalli" dhe "shenjti" i Partizanit ne ndeshjes e se shtunes kunder Dinamos, duke i treguar te dy anet e tij. Kapiteni i kuq ishte ne qender te nje incidenti te papelqyeshem me gjyqtarin Janku ne pjesen e pare dhe ne pjesen e dyte vulosi fatin e ndeshjes, duke ruajtur gjakftohtesine dhe duke shnderruar ne gol 11-metershin e dhene nga Janku, pas nje nderhyrjeje ne dem te brazilianit Karioka. "Ne rastin e gjyqtarit, une humba gjakftohtesine dhe nuk duhet t'ia kisha hedhur topin ne ate menyre,- pohon Shulku per "Sportin Shqiptar". - Por ishte nje aksident qe shpresoj te mos perseritet me". Kapiteni i kuq u keshillua ne pushim te ndeshjes nga trajneri i tij, Shpetim Duro, dhe e ndreqi veten, duke i kerkuar falje gjyqtarit Janku ne perfundim te ndeshjes. Ne fundin e pjeses se dyte, Shulku mori persiper goditjen e 11-metershit te fituar nga Karioka dhe, ndonese kishte mbi shpatulla tere peshen e stadiumit "Qemal Stafa", ruajti gjakftohtesine dhe pershendeti rrjeten. "E degjova trajnerin e Dinamos, Hafizin, ta udhezonte portierin Lika, qe te mos levizte deri ne castet e fundit, - tregon kapiteni i Partizani. - Megjithate une prita dhe, duke perfituar nga ngurtesimi i Likes, zgjodha krahun e majte dhe e godita topin ultas. Lika vetem se e shoqeroi topin ne rrjete". I pyetur nese ishte trembur se mos e humbte ate 11-metersh, Shulku u pergjigj shkurt: "Aspak!". Kapiteni i Partizanit eshte lojtari qe eshte ngarkuar me goditjen e 11-metershave dhe thote se pervec nje 11-metershi te humbur ne nje ndeshje kunder Tiranes, ka shenuar ne te gjitha rastet. A.B.K.


Portieri i Partizani sheh me larg se derbi i se shtunes ne luften per titull Nallbani: Dinamo, ajo qe s'vendos

Sipas portierit te Partizanit, Blendi Nallbani, ndeshja me Dinamon nuk duhet pare si vendimtare ne luften per titull, pasi eshte vetem java e katert dhe kampionati ka shume deri ne perfundim. Veterani eshte nga te paktet lojtare te Partizanit qe kane nje pervoje te fresket ne perballjet me Dinamon, pasi derbi kryeqytetas kuqeblu i mungoi futbollit shqiptar sezonin e shkuar, per shkak se te kuqte luanin ne kategorine e dyte. Nallbani ishte ne gjirin e Tiranes sezonin e shkuar dhe ngadhenjeu 3-1 ne ndeshjen e pare kunder Dinamos, nderkohe qe ndeshja e fazes se dyte u mbyll ne barazim 1-1. "Padyshim qe do te jete nje ndeshje e forte, - thote Nallban, duke folur per "Sportin Shqiptar". - Te dyja skuadrat vijne ne kete takim pa humbje dhe kane treguar se jane pretendente te denja per titull. Pastaj, ndeshjet derbi te kryeqytetit mbartin me vete edhe ate trysnine e zakonshme te rivaletit dhe Partizani e Dinamo jane dy skuadra qe kane mbizoteruar shpesh ne futbollin shqiptar." Portieri i kuq e vlereson Dinamon si nje skuader te kompletuar ne te gjithe sektoret e lojes, por shton se edhe skuadra e tij ka treguar se nuk eshte me poshte se rivalja kryeqytetase. "Dinamo eshte nje skuader qe ka ne gjirin e sa nje numer te konsiderueshem lojtaresh cilesore, cka e ben ate nje skuader te kompletuar ne te gjitha repartet, - thote Nallbani. - Por skuadra jone ka demostruar se eshte e denje per titull dhe shpresojme ta bejme kete te qarte edhe neser (sot). Persa i perket atyre qe thuhen, se vijme nga kategoria e dyte, etj, etj, besoj se 3 ndeshjet e deritanishme e kane bindur cilindo skeptik per aftesite tona." I pyetur nese ndeshja e neserme do te jete vendimtare ne luften per titull, Nallbani pergjigjet: "Aspak. Kampionati eshte i gjate dhe mund te themi se nuk ka filluar ende. Natyrisht qe ndeshja mund te kishte njefare ndikimi ne planin psikologjik, por lufta per titull ka ende shume beteja deri ne perfundim te saj. Ne fund te fundit, ne do te takohemi serish me Dinamon ne fazen e dyte, keshtu qe nuk vendos ndeshja e sotme." Altin B. KODRA


Roja i portes se Dinamos shpjegon episodin: Topi u largua nga Gallo, pastaj u perplasa me brazilianin Portieri Lika: Penalltia, e padrejte Ilion Lika, portieri i ri i Dinamos, nuk ka asnje dyshim se penalltia e dhene te shtunen ne mbremje ne favor te Partizanit ishte e padrejte. Partizani fitoi derbin e kryeqytetit fale nje penalltie ne minutat shtese, e cila u shnderrua ne gol nga kapiteni Shulku. Penalltia u dha nga gjyqtari Albano Janku pas nje perlasjeje te sulmuesit te Partizanit Karioka me portierin e Dinamos, Lika. Por portieri i ri shpjegon, se para se te ndodhte perplasja midis tij dhe sulmuesit brazilian, topi ishte larguar nga nderhyrja e mbrojtesit Alpin Gallo. Madje Lika i pergjigjet pyetjes me pyetje: "Akoma e diskutoni ju? As qe nuk behet fjale qe nuk ishte penallti". Me tej, portieri tregon rrjedhen kronologjike te episodit qe zgjidhi krejt takimin ne favor te Partizanit. "Ledio Pano dha njep top te gjate per Karioken. Gallo u hodh per ta kapur topin me koke, por nuk arriti dhe topin e mori Karioka, i cili erdhi drejt zones. Edhe une dola menjehere, por nderkohe Alpini u kthye dhe zgjati kemben, duke e goditur topin. Topi u perlas ne doren e Kariokes, ne fytyren time dhe u largua, ndersa une u perlasa me sulmuesin. Ai nuk e kishte topin ne kontroll, sepse e largoi Gallo. Perplasja pastaj ishte e pashmangshme, sepse edhe une edhe ai vrapuam me shpejtesi drejt njeri-tjetrit. Prandaj ishte nje penallti dhe humbje e padrejte",- thote Lika. Portieri i Dinamos thote se skuadra e tij luajti me mire se Partizani, por do ta pranonte edhe barazimin pa gola, ashtu si erdhen ngjarjet. "Ne luajtem me mire, megjithese nuk shenuam. Besoj se duhej te ishte mbyllur 0-0, sepse penalltia nuk ekzistonte",- eshte mendimi i Likes. Deri ne momentin qe Shulku tundi rrjeten, Lika nuk kishte pesuar gol qe prej 360 minutash loje. "Me vjen shume keq qe pesova gol ne fund fare. Por une mendoj, se eshte nje gol qe nuk i ul as vlerat e mija dhe as te mbrojtjes sone, sepse ishte gol i shenuar me penallti",- thote Lika. Portieri u perball me gjuajtje nga pika e 11-metershit edhe ne Lushnje, por atje ai doli fitimtar. "Besoja se mund ta prisja edhe gjuajtjen e Shulkut, por nuk arrita sepse gjuajtja ishte e forte",- shpreh keqardhjen portieri. Lika beson gjithashtu se kjo humbje nuk ndryshon asgje ne synimet e Dinamos per titullin. "Na vjen keq qe humbem, por kjo ishte vetem nje ndeshje dhe kuptohet qe nuk ndikon ne luften per titull. Cdo skuader mund te humbase. Keqardhja me e madhe me vjen nga fakti qe penalltia ishte e padrejte",- kembengul Lika. Por ne te vertete kjo nuk eshte keqardhja e vetme e portierit. Perplasja me Karioken ishte dyfish fatale, jo vetem per penalltine e dhene, por edhe per demtmin e pesuar nga Lika. "Kur u perplasa, u godita ne gju. Nuk e di me siguri se sa i rende eshte demtimi, por kam shume pak shanse per te luajtur ndeshjen tjeter",- thote portieri. Nje problem me teper per trajnerin Astrit Hafizi, me mungesen e portierit te tij te ri, por qe deri tani ka pesuar vetem nje here dhe nga pika e ndeshkimit kapital per cdo portier. Dritan Ikonomi


Partizani ne analize per takimin me Dinamon


TIRANE, 15 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Ndeshja mes ekipit te Partizanit me ate te Dinamos eshte analizuar sot (e hene) ne ambientet e klubit te Partizanit nga drejtuesit e ekipit dhe futbollitet. Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, tha per ATSH-ne se, "ndeshja ishte e pelqyeshme, ekipi luajti mire, megjithese kishte disa mangesi qe do te riparohen". Persa i perket mangesive ai se, "krahu i majte ishte pak i vemendshem, duke i lene terren te lire Jupit te Dinamos per te levizur. Por, duke marre parasysh lojen ne pergjithesi, jemi te kenaqur edhe pse ne gjysmen e pjeses se dyte Dinamo kishte me shume epersi se ne ne loje". Lidhur me momentin e penalltise, trajneri i te kuqve te kryeqytetit tha se, "pervec penalltise qe ishte mese e qarte, gjyqtari i takimit duhet t'a kishte denuar portierin dinamiovit me karton te verdhe per nderhyrje te rrezikshme ndaj Kariokes". Ndersa per ndeshjen e ardhshme, ku Partizani do te ndeshet me ekipin e Shkumbinit, Duro tha se, "ate e konsiderojme si ndeshje te rendesishme, ashtu si dhe gjithe te tjerat deri tani, sepse do te luajme me nje ekip qe nuk duhet nenvleftesuar". /A.KE/ 2001-10-15


Dinamo analizon ndeshjen me Partizanin


TIRANE, 16 tetor /ATSH-E.Todhe/.- Ne ambientet e klubit sportiv Dinamo, drejtuesit e ekipit kane zhvilluar sot pasdite (e marte), analizen e ndeshjes se te shtunes me ekipin e Partizanit, e vlefshme per javen e katert te kampionatit te 63-te kombetar te futbollit. Trajneri ekipit kryeqytetas, Astrit Hafizi, tha per ATSH-ne se, "i kam ndjekur nepermjet videokasetes te gjitha veprimet e lojtareve dhe e them me plot bindje se, ekipi qe une drejtoj ka zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire, pavaresisht nga rezultati". "Por, ne ndeshje te tilla mes ekipeve te forta, ndodh qe momenti final te te ndershkoje", tha Hafizi. Ish-trajneri i kombetares tha se, "duke krahasuar lojen e dy ekipeve, them se ne predominuam lojen sidomos ne pjesen e dyte. Gjithashtu, mesfusha jone ishte me e afte dhe krijoi mjaft raste qe mund te kishin perfunduar ne gol. Megjithate, ne ndeshje te tilla vleresohet rezultati final, i drejte apo jo". Lidhur me momentin e penalltise te dhene ne dem te ekipit te Dinamos ne kohen shtese te takimit, Hafizi u shpreh se, "per mendimin tim, ishte nje vendim teper i diskutueshem, por gjyqtari i takimit, Janku, e vleresoi te aresyeshme te akordonte nje penallti per ekipin e Partizanit. Ne raste te tilla, tha ai, eshte me vend shprehja, nese nuk arrin te shenosh i pari, do te pesosh". /A.KE/ 2001-10-16

Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001