Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

7. round

Saturday, 3.11.2001  15:00
 TEUTA KS Durres - DINAMO Tirane 1 : 1 ( 0 : 1 ) Details
 KS LUSHNJA - FLAMURTARI Vlore 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 TOMORI Berat - SHKUMBINI Peqin 1 : 0 ( 0 : 0, 1 : 0 ) a.E. Details
 APOLONIA Fier - VLLAZNIA Shkoder 1 : 2 ( 0 : 0 ) Details
 BYLIS Ballsh - ERZENI Shijak 2 : 1 ( 0 : 0 ) Details
 LUFTETARI Gjirokaster - BESELIDHJA Lezhe 1 : 0 ( 0 : 0 ) Details
Saturday, 3.11.2001  19:00
 PARTIZANI Tirane - SK TIRANA 0 : 0 ( 0 : 0 ) Details

Table after 7. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (1.) PARTIZANI Tirane7520 712:517  9:5  8  3:0  9
2. (2.) TEUTA KS Durres7430 1014:415  8:2  8  6:2  7
3. (3.) SK TIRANA7421 711:414  6:3  7  5:1  7
4. (6.) BYLIS Ballsh7322 213:1111  10:6  10  3:5  1
5. (7.) VLLAZNIA Shkoder7322 -19:1011  3:4  4  6:6  7
6. (5.) DINAMO Tirane7241 59:410  4:2  4  5:2  6
7. (4.) SHKUMBINI Peqin7313 -29:1110  6:2  9  3:9  1
8. (12.) TOMORI Berat7223 28:68  6:3  6  2:3  2
9. (8.) ERZENI Shijak7214 09:97  6:3  6  3:6  1
10. (9.) FLAMURTARI Vlore7214 -17:87  6:4  6  1:4  1
11. (10.) BESELIDHJA Lezhe7214 -53:87  2:0  7  1:8  0
12. (13.) LUFTETARI Gjirokaster7214 -125:177  2:2  7  3:15  0
13. (11.) APOLONIA Fier7205 -76:136  5:5  6  1:8  0
14. (14.) KS LUSHNJA7124 -55:105  2:4  5  3:6  0

Next Matches

Saturday, 10.11.2001  14:00
 DINAMO Tirane - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 0 ( 2 : 0 )   
 BESELIDHJA Lezhe - APOLONIA Fier 4 : 0 ( 1 : 0 )   
 VLLAZNIA Shkoder - KS LUSHNJA 2 : 1 ( 1 : 1 )   
 ERZENI Shijak - TOMORI Berat 1 : 0 ( 0 : 0 )   
 SK TIRANA - BYLIS Ballsh 6 : 0 ( 2 : 0 )   
 SHKUMBINI Peqin - TEUTA KS Durres 0 : 2 ( 0 : 1 )   
 FLAMURTARI Vlore - PARTIZANI Tirane 1 : 1 ( 0 : 0 )   
Top of page

Match Statistics

TEUTA KS Durres - DINAMO Tirane

1 : 1  ( 0 : 1 ) 

TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Elidon DEMIRI (46. Olgert MUKA ), Shpetim IMERAJ , Habib REXHEPI , Markelian XHAI , Arjan ZERE - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI - Gentian BEGEJA , Bledar MANCAKU (59. Migen MEMELI ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ , Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Ergert BAKALLI , Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Ilir QORRI (55. Rigers QOSJA ), Sergei ROMANISHIN (HUN) - Daniel XHAFAJ . - On as sub: *Faruk SEJDINI (Coach)
Goals: 0:1 Daniel XHAFAJ (24.); 1:1 Gentian BEGEJA (62.)
Attendance: 4500
Referee: PREGJA Bujar (Tirana)
Yellow Cards: Armando CUNGU (1.) / Ilion LIKA (1.), Arjan PISHA (1.)
Teuta-Dinamo 1-1

DURRES, 3 nentor/ATSH-S. Gjordeni/.- Nje nga ndeshjet me kryesore te javes se 7-te te kampionatit kombetar te futbollit ishte ajo qe u zhvillua sot pasdite ne Durres midis ekipeve te Teutes dhe Dinamos. Ndeshja u karakterizua nga nje rivalitet i forte midis ketyre ekipeve qe renditen ne shkallet e para te kampionatit. Ekipi i Dinamos kaloi ne avantazh ne pjesen e pare me gol te shenuar nga Xhafa ne minuten e 30-te. Ndersa ne pjesen e dyte ekipi durrsak kembenguli fort, duke u hedhur me te gjitha repartet drejt portes se Dinamos. Si rrjedhoje, ne minuten e 27-te te kesaj pjese, kapiteni Begeja i Teutes shenoi golin e barazimit. Ekipi durrsak krijoi edhe raste te tjera pas golit si, nga Babamusta, Xhai, Cungu, qe iu afruan mjaft golit, por pa sukses. I gjithe takimi u mbyll me rezultatin 1-1. Ne kete ndeshje Dinamo u drejtua nga trajneri Sejdini, i rikthyer ne drejtimin e saj pas disa kohesh, ndersa Teuta u drejtua nga Dedja. Spektakli i ndeshjes u cenua pak nga era mjaft e forte qe kishte filluar qe ne mengjezis e dites se sotme dhe vazhdoi edhe pasdite me kahun e verilindjes. /A.KE/ 2001-11-03


Trajneri durrsak mendon se Teuta nuk duhet t'ia veje fajin vetem eres dhe fushes Dedja: Te mos justifikohemi Trajneri i Teutes, Hysen Dedja, ka analizuar me qetesi dhe realizem rezultatin e Tetes ne ndeshjen me Dinamon ne "Niko Dovana", duke deklaruar: "Nuk duhet t'ia veme fajin vetem eres dhe terrenit, por edhe gabimeve te pafalshme brenda zones se rreptesise, ku Teuta u ndeshkua disa here nga goditjet standarte. Topi goditet dhe mbrojtesit s'kane vemendjen e duhur per ta kontrolluar, duke bere gabime amatore, te cilat i kane kushtuar Teutes 4 pike te humbura ne fushen e saj". Jo pak, por 4 gola te kesaj natyre ka pesuar Teuta, gje qe, sipas Dedjes, ka qene ndeshkuese per durrsaket. Ndonese ky ekip qendron ende i pamposhtur, qe nga java e pare e kampionatit kombetar te futbollit, perseri barazimet kane qene nje minus per renditjen e Teutes ne tabelen e klasifikimit. Duke perjashtuar ndeshjen ndaj Dinamos, ku barazimi mund te justifikohej deri diku, per shkak se luhej me nje ekip pretendent, nese Teuta do t'i kishte fituar 2 piket kunder Bylisit, qe u humben nga nje gabim foshnjarak i mbrojtjes, ajo do te ishte vetem 2 pike larg Partizanit. Per sa i perket takimit me Dinamon, Dedja mendon se nje faktor qe ndikoi ne lojen e Teutes ishte ngarkesa psikologjike, per ta fituar me cdo kusht takimin, e cila u kthye ne nje minus. Dedja ka shprehur keqardhjen e tij edhe per spektatoret durrsake, qe si rrallehere e perkrahen Teuten ne stadium, por qe nuk arriten ta shijojne fitoren. Megjithate, Dedja eshte shprehur optimist se ekipi ka forcen dhe pergatitjen e duhur per t'i kapercyer keto probleme psikologjike, duke intensifikuar stervitjen, per te arritur kreun e tabeles. "Qe ne ndeshjen e ardhshme, ndaj Shkumbinit, do te kembengulim per te arritur objektivat tona per titull",- ka deklaruar Dedja. Arben Shkembi

KS LUSHNJA - FLAMURTARI Vlore

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Argens GJERGJOVA , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO , Sajmir MALKO - Ermir DERVISHI , Edlir GEGA (85. Erion LIKA ), Enkelejd ZYLA (73. Erion ILJAZI ) - Artan BANO , Amarildo BORICI (70. Julian GJINI ) . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Ilir ALLIU , Taulant BAKIU (46. Ermal LILA ), Arnold CIPI , Dritan RESULI - Gentian IBRAHIMI (67. Vasil RUCI ), Klodian LICAJ , Ardian NINI , Artan SAKAJ - Elton MARINI (70. Admir UKA ), Anesti VITO . - On as sub: *Mexhit HAXHIU (Coach)
Goal: 1:0 Sajmir MALKO (47.)
Attendance: 1800
Referee: KONGJINI Zeqir (Patos)
Yellow Cards: Ervin KOTEMELO (2.), Enkelejd ZYLA (1.) / Ilir ALLIU (2.), Taulant BAKIU (1.)
Flamurtari ndjen pergjegjesi per humbjen me Lushnjen

VLORE, 6 nentor/ATSH-Harilla Koci/.- Futbollistet e Flamurtarit kane nxjerre pergjegjesite per takimin e zhvilluar te shtunen e kaluar me ekipin e Lushnjes, ku humben me rezultatin 0 me 1. Gjate analizes se ketij takimi, vlonjatet evidentuan mangesite e shfaqura ne repartet e mbrojtjes dhe ne ate te sulmit, qe nuk arriten te ngriheshin ne nivelin e pergjegjesise se ndeshjes. Aq me teper qe lojtaret nuk zbatuan si duhet detyrat e dhena nga trajneri ne kuadrin e nje strategjie qe t'i pergjigjej lojes se kundershtarit. Duke u ndalur ne lojen e zhvilluar nga futbollistet, u evidentua edhe pergjegjesia e gjithesecilit ne kete takim. Sipas burimeve nga klubi Flamurtari, analiza e takimit te se shtunes se kaluar u zhvillua edhe nen kendveshtrimin e ndeshjes se rradhes me ekipin kryesues te Partizanit, qe do te zhvillohet ne Vlore ne kuadrin e javes se 8-te te kampionatit. Kjo, per drejtuesit e klubit mbetet nje nga ndeshjet me te rendesishme te ketij sezoni, jo vetem per nivelin e lojes respektive te ekipeve, por edhe per renditjen e tyre ne tabelen e klasifikimit. Partizani kryesues me 17 pike do te kerkoje me ngulm nje rezultat pozitiv, gje qe e shton pergjegjesine e lojtareve vlonjate per te shenuar nje fitore te mundshme. Kjo edhe per pozitat e ardhshme ne tabelen e klasifikimit. Pas 7 javesh, Flamurtari renditet ne vend te 10-te me 7 pike. /A.KE/ 2001-11-06

TOMORI Berat - SHKUMBINI Peqin

1 : 0  ( 0 : 0, 1 : 0 ) a.E.

TOMORI Berat: Bledar DURO - Eduard ALIAJ , Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO (92. Ergen VEIZI ), Elton FANI - Besnik HASA (68. Gezim GEGA ), Neritan NOVI - Klodian ARBERI , Edmond GJATA , Sajmir MALOKU . - On as sub: *Kristaq MILE (Coach)
SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Gugash MAGANI , Bujar MUCA , Erion STAVRI , Kastriot TOSKU - Gentian KAJA , Eriol MERXHA (80. Arben HYSKO ), Astrit NEXHA , Lorenc PASHA - Vladimir GJONI (80. Ronald DERVISHI ), Parid XHIHANI . - On as sub: *Ramadan SHEHU (Coach)
Goal: 1:0 Klodian ARBERI (70.)
Attendance: 2000
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Eduard ALIAJ (3.), Jorgaq DIAMANTI (2.) / -

APOLONIA Fier - VLLAZNIA Shkoder

1 : 2  ( 0 : 0 ) 

APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Alban MUCA , Radostin RUSEV (BUL) (60. Edison MARINI ) - Ilso BOROV (MAK), Gentian KOTE , Gentian LAKO (75. Dashnor BITA ), Ardian POLLOZHANI , Ermal VARFI - K. GEORGANCHEV (BUL), Bujar PATOKU (KOS) (65. Leonard MUZHA ) . - On as sub: *LICAJ Edmond (Coach)
VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA , Admir TELI (46. Astrit PREMCI ) - Edmond DALIPI , Suat LICI , Sajmir PATUSHI (45. Amarildo BELISHA ) - Klodian DURO , Edi MARTINI (67. Albert KACI ), Vioronsin SINANI . - On as sub: *Neptun BAJKO (Coach)
Goals: 0:1 Klodian DURO (53.); 1:1 Ilso BOROV (MAK) (65.); 1:2 Albert KACI (78.)
Attendance: 2700
Referee: TARE Fatmir (Durres)
Yellow Cards: - / -
Lojrat e Vllaznise gjithnje ne rritje

SHKODER, 5 nentor/ATSH- M.Malja/. - Lojrat e ekipit te Vllaznise se Shkodres po vijne gjithnje ne rritje. Keshtu eshte shprehur trajneri i kuqebluve, Neptun Bajko, pas ndeshjes ndaj Apolonise se Fierit. Sipas tij, tashme futbollistet kane hyre ne lojen e tyre, po zbatojne mjaft mire detyrat e dhena dhe kjo ka bere qe niveli lojes se tyre te vije duke u permiresuar nga ndeshja ne ndeshje. "Gjate tre javeve te fundit kemi punuar jo pak per te eleminuar te metat dhe dobesite qe u verejten gjate javeve te para te kampionatit, ku skuadra kampione beri nje nisje jo te mbare", thote Bajko. Skuadra kishte dobesi sidomos ne mbrojtje dhe ne sulm. Por, ajo qe ishte me kryesorja, futbollistet nuk kishin pergatitjen e duhur psikologjike. "Nuk mund te themi se skuadra s'ka dobesi, ndaj po vazhdojme te punojme ne intensitet per riparimin e gabimeve te verejtura nga ndeshja ne ndeshje", shton tekniku shkodran. Ekipi kampion i Vllaznise i beri nje nisje te dobet kampionatit ne tre javet e para, duke marre vetem nje pike. Per dobesi te lojes, presidenti i kuqebluve, Myftar Cela, shkarkoi trajnerin Haxhiosmanovic dhe ne vend te tij per drejtimin e ekipit kampion u caktua ish-trajneri i Partizanit, Neptun Bajko. Qe me ardhjen e Bajkos ne krye te kuqebluve tre jave ne pare, shkodranet kane grumbulluar 7 pike. /A.KE/ 2001-10-05


Klodian Duro: "Vllaznia e ndjen veten serish per kampion"

Klodi, fitore dhe gol ne Fier per ju ... "Ishte nje dite e mire per mua dhe per ekipin. Ne luajtem me mire sesa heret e tjer. Madje edhe se ne ato ndeshje ku kemi fituar. Kjo ishte nje Vllazni shume me e mire se me pare".

Dy ndeshjet e tjera te rivaleve, perfunduan ne barazim, sic deshet ju. "Po, edhe fati na ndihmoi duke i sjelle rezultatet e kesaj jave sipas interesit tone. Kjo na ndihmon".

Mendoni se keni mundesi te fitoni serish titullin? "Po, pas kesaj ndeshjeje jemi edhe me te bindur per kete, ndonese ne gjithnje kemi pasur mendimin se jemi po aq te forte sa skuadrat e kreut".

Pas dy javesh, me Partizanin ne Tirane ... "Do te jete nje ndeshje shume e forte ku ne vijme me mundesi me te medha per te pretenduar. Do te vijme per fitore, ndonese fillimisht duhet te mendojme per javen e ardhshme".


Pas doreheqjes se Licajt, ne stolin fierak rivjen Vangjel Capo, ish-trajneri legjendar i Apolonise. Apolonia: Capo, trajneri yne i ri

Humbja 1-2 ndaj Vllaznise te shtunen ne "Loni Papuciu" ka kaluar jo pa probleme tek ekipi fierak. Trajneri Licaj, pas rezultateve te dobeta, ka dhene doreheqjen dhe menjehere presidenti Kajolli ka ftuar drejtorin teknik te Bylisit, Vangjel Capon, per te drejtuar ekipin e tij. Trajneri legjendar i Apolonise e ka pranuar ftesen e Kajollit per te drejtuar stolin fierak. Dita e hene ka qene stervitja e pare e tij me ekipin e Fierit dhe, se bashku me ndihmesin e tij, Vladimir Stefen, ai do te drejtoje ekipin fierak ne ndeshjet ne vazhdim. I pyetur nga "Sporti shqiptar" per rikthimin e tij ne ekipin e origjines, tekniku Vangjel Capo pergjigjet: "E kam pranuar ftesen e Kajollit per te drejtuar Apolonine. Pavaresisht se keto vite nuk kam qene prane Apolonise, e kam ndjekur ecurine e saj. Me c'kam pare keto dy dite stervitje, ekipi eshte i pergatitur dhe kam mendimin se edhe trajneret e meparshem nuk kane punuar keq. Them se ka ende kohe per t'i gjetur secilit futbollist vendin e vet, pasi, sic dihet, me vete perberjen qe ka Apolonia, eshte nje ekip i perzier. Kam besim se Apolonia, duke korrigjuar dicka, do te jape forcen e saj te vertete dhe Fieri nuk do te jete me ne gjendjen e akullt ku noton, sepse ka forca per te reaguar dhe per te qene me lart". Nderkohe rikthimi i Capos e ka shtuar optimizmin e sportdashesve, te cilet, duke njohur punen e trajnerit te tyre, qe dikur drejtonte Apolonine drejt rezultateve te larta, jo vetem e kane pergezuar ate, por edhe e kane uruar per te pasur rezultate sa me te larta. Arber Emiri

BYLIS Ballsh - ERZENI Shijak

2 : 1  ( 0 : 0 ) 

BYLIS Ballsh: Isli HIDI - Gjergj GJIKA , Fatjon MALAJ , Dashamir MUCA - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Roland NENAJ , Altin SIMAKU (46. Ajet GURGURI ) - Dorian BUBEQI (90. Albert XHANI), Bardhyl ELEZI . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Genti GJONDEDAJ (60. Artan KARAPICI ), Fatos KUCI , Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI - Ferdinand BILALI , Artan CICIKU , Erion MATRAKU , Dritan MEHMETI - Hekuran JAKUPI , Fatjon YMERI . - On as sub: *Tiziona GORI (Coach)
Goals: 0:1 Fatjon YMERI (59.); 1:1 Dorian BUBEQI (72.); 2:1 Dorian BUBEQI (89.)
Attendance: 3800
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: Ajet GURGURI (1.) / Genti GJONDEDAJ (3.)
Red Cards: Dashamir MUCA (87. Minute) / Erion MATRAKU (87. Minute)

LUFTETARI Gjirokaster - BESELIDHJA Lezhe

1 : 0  ( 0 : 0 ) 

LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI - Erion GOGA , Bashkim GONXHAJ , Erion KACI , Vasil KOCI - Klodian BRAHIMI (65. Jorgo MASTORA ), Mikel CENKO , Gentian SADIKAJ - Olson LASKAJ , Dhiogjen MUCO , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Alket MARKU , Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Xhelal FARUKU , Bujar HAXHIA (68. Kliton CAFI ), Gentian LICI , Klaudio MAKAJ - Leonard PERLOSHI , Sajmi XHETANI (45. Brikeno BIZI) . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
Goal: 1:0 Admir SHEHAJ (69.)
Attendance: 1700
Referee: ALLKJA Myrteza (Elbasan)
Yellow Cards: Gentian SADIKAJ (1.) / Kastriot RUSTEMI (1.), Sajmi XHETANI (1.)
Red Cards: Erion GOGA (61. Minute), Mikel CENKO (88. Minute) / Alban BRUKA (61. Minute), Leonard PERLOSHI (88. Minute)
Nje gol dhe shume kartona ne Gjirokaster


GJIROKASTER, 3 nentor/ATSH-E.Serjani/.- Ne javen e 7-te te kampionatit kombetar te futbollit, ekipi i Luftetarit te Gjirokastres arrin fitoren e dyte dhe ngjitet ne kuoten e 7 pikeve. Ne ndeshjen e luajtur te shtunen mbasdite ne stadiumin e Luftetarit, ajo qe ra ne sy me teper ishte nervozizmi tejet te gjitha normave i futbollisteve te ekipit te Beselidhjes, te cilet provokuan disa here gjyqtarin e ndeshjes si dhe lojtaret vendas. Si rezultat i ketij nervozizmi, 4 lojtare nga te dy ekipet u ndeshkuan me karton te kuq ne pjesen e dyte te ndeshjes, nderkohe qe u dhane edhe 3 kartona te verdhe. Goli i vetem i kesaj ndeshje u shenua ne minuten e 69-te, me nje goditje fluturimthi nga Shehaj. Shehaj dhe Laskaj ne minutat e para te pjeses se pare kane humbur dy gola te sigurte, ku ne fatale ishte prekja e shtylles ne minuten e 10-te me nje goditje nga distanca e lojtarit te ri te Luftetarit, Laskaj. Ne ndeshkimet qe dha gjyqtari rane ne sy 4 kartona te kuq me te cilat u ndeshkuan Goga e Cenko te Luftetarit dhe Perloshi e Bruka te Beselidhjes. Trajneri lezhjan, Vasil Bici, pas ndeshjes tha per ATSH-ne se, "ishte e panevojshme dhe e pajustifikuar per te dy palet nervozizmi i treguar gjate pjeses se dyte te ndeshjes. Nje gjykim me i sakte ndoshta do t'i kishte parandaluar kartonat e kuq dhe perplasjet midis lojtareve". Ndersa trajneri gjirokastrit, Mihal Coni, u shpreh se, "ishte mjaft i kenaqur nga rezultati dhe nga loja e skuadres se tij, por pas golit lojtaret e Beselidhjes demtuan rende disa nga lojtaret e Luftetarit". /A.KE.Ani/ 2001-11-03


Beselidhja vazhdon te vuaje per njeriun gol

LEZHE, 6 nentor/ATSH-M. Malja/. - Skuadra e Beselidhjes vazhdon te luaje mire, por i mungon njeriu gol. Keshtu shprehet trajneri i ekipit lezhjan, Vasil Bici. Sipas tij, ne ndeshjen e javes se kaluar ndaj skuadres se Luftetarit te Gjirokastres, ekipi lezhjan humbi disa raste te pastra per shenim. "Nuk eshte hera e pare qe luajme mire dhe humbasim, thote Bici. Keshtu na ndodhi edhe ne takimin me shkodranet, ku luajtem si te barabarte, por pesuam dy gola, duke mos mundur te konkludonim ne porten e Vllaznise". Tek skuadra lezhjane mungon lojtari tipik sulmues, ne nje kohe qe ekipe te tjera jane me se te kompletuar me sulmues te tille rezultative si, Fortuzi, Sinani, Duro etj, shton tekniku i Beselidhjes, qe e ndjen shume mungesen e njeriut gol. "Ne po perpiqemi qe te gjejme nje sulmues te tille, i cili do te finalizonte lojen sulmuese te ekipit tone, shprehet Bici. Ne tashme kemi hyre ne tratativa me disa lojtare te mirefillte sulmues, por ende nuk mund te bejme publike emrat e tyre". Skuadra e Beselidhjes ne shtate javet e para te kampionatit ka zhvilluar lojera me nivel, por ajo cka mungon tek ekipi lezhjan eshte lojtari gol. Ne formacionin e Beselidhjes ne sulm aktivizohet Perloshi, por me nje sulmues eshte pak qe te synosh porten kundershtare, thone burime nga klubi lezhjan. Mungesa e sulmuesit tjeter, Kruja, ka bere qe te zbehet loja sulmuese e skuadres lezhjane. /A.KE/ 2001-11-06


PARTIZANI Tirane - SK TIRANA

0 : 0  ( 0 : 0 ) 

PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Ardit BEQIRI , Perparim DAIU (24. Igli ALLMUCA ), Mareglen KAPAJ (46. Ledio PANO ), Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI - D.C.Junior GERALDO (BRA) (90. Junior T.MARCELO (BRA)), Sasha MARASH (YUG), Sokol PRENGA - Neves D.R.ABILIO (BRA), Alex V.A.CARIOKA (BRA) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
SK TIRANA: Emanuel EGBO (NIG) - Krenar ALIHMEHMETI , Arian SHETA , Elvis SINA , Alban TAFAJ , Nevil Thanas DEDE - Bledar DEVOLLI , Mesheli EIMEN (NIG) (80. Sokol BULKU ), Ardian MEMA - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
Goals : None
Attendance: 16000
Referee: JARECI Sokol (Tirana)
Yellow Cards: Ilir SHULKU (3.), Luan ZMIJANI (2.), Ledio PANO (1.) / Krenar ALIHMEHMETI (1.), Alban TAFAJ (1.)
"Qemal Stafa" mbushet plot per derbin Partizani-Tirana


TIRANE, 3 nentor/ATSH- E. Skarco/. - Atmosfere feste ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", ku u zhvillua superndeshja e javes se shtate midis ekipeve te Partizanit dhe Tiranes. Derbi i 111 midis kryeqytetasve e mbushi stadiumin plot. Nje numer te tille sportedashesish deri tani nuk e kishte "terhequr" as ekipi yne kombetar. Fishekzjarre, spektakel dhe tifozeri te zjarrte nga te dyja palet karakterizuan kete ndeshje kaq te pritur. Pas fershellimes se arbitrit Jareci, Tirana luan topin e pare dhe hidhet ne sulm, ndersa Partizani e bazon lojen tek kundersulmi. Pjesa e pare ka te njejten "histori", Tirana qe sulmon e Partizani qe perpiqet te shrytezoje shpejtesine e Kariokes e Abilios. Loja u perqendrua me teper ne mesfushe, ku futbollistet e te dy ekipeve ishin teper agresive. Disa here ishte Halili qe perhapi panik ne mbrojtjen e te kuqve, ndersa Partizani u tregua i rrezikshem vetem nga goditjet e denimit. Ne pjesen e dyte, Partizani u mundua t'a ngrinte mbrojtjen jashte zones, por me kalimin e minutave Tirana me ane te Ardian Memes teper te inspiruar gjeti disa te cara ne mbrojtjen e te kuqve, qe mund te ishin shfrytezuar me mire nga Fortuzi. Partizani mund te kishte shenuar ne dy momente kur portieri nigerian Emanuel Egbo pati paqartesi ne daljet e tij. Ndersa Blendi Nallbani shpetoi ekipin e tij me nderhyrjet e sakta ndaj Fortuzit e Halilit. Fershellima e trefishte e Sokol Jarecit i nxjerr te dy ekipet nga fusha te kenaqur, pak me shume Partizanin qe e mban serisht vendin e pare me tre pike diference nga Tirana. /A.KE/ 2001-11-03


Derby kryeqytetit ndahet i bardhe "Qemal Stafa" mbushet me 17 mije vete

Ka perfunduar ne paqe derby i kryeqytetit. Partizani e Tirana rikthejne njerezit pas dhjete vjetesh ne shkallet e stadiumit. Mungoi spektakli i shumepritur. Partizani me barazimin e djeshem ruan distancen prej tri pikesh me ndjekesen e vet me te afert, Tiranen.

Rikthimi i derbyt, Partizani-Tirana, dhe emocionet qe dhuron nje ndeshje e tille, kane thithur tifozet drejt shkalleve te stadiumit, si asnjehere ne keto dhjete vitet e fundit. Atmosfere e zjarrte dhe shume emocinuese ka pershkuar dje te pranishmit ne "Qemal Stafa". Vihej re thithja e madhe e njerezve qe kishin mbushur plot e perplot stadiumin. Te kujtosh se kapaciteti i stadiumit eshte te rreth 16 mije vetat, ngjeshja e tyre ne pjesen qendrore te tribunes te ben te mendosh se rreth 17 mije tifoze ishin te pranishem ne stadiumin e mbushur plot e perplot, per te ndjekur perballjen e 109 mes ketyre dy skuadrave. Ka perfunduar ne barazim. Partizani e Tirana kane ndermjet tyre nga nje pike. Lojes i ka munguar spektakli i shumepritur. Nuk kane munguar nervat e nje ndeshjeje derby ne fushe, sikurse nuk kane munguar edhe kartonat ne te dy krahet. Te paket kane qene rastet e pastra per shenim. Rreth 80% e lojes eshte luajtur ne mesfushe, ku secila nga skuadrat eshte munduar ta vendose diktatin dhe pa i afruar zonave perkatese per te rrezikuar seriozisht portat respektive. Ne pjesen e pare Tirana ka qene me e qarte, me e organizuar dhe me e sakte ne kombinime. Minutat 21 dhe 31, rastet e vetme te pjeses se pare. Fillimi i pjeses se dyte ka shenuar dhe rastin e pare te rrezikshem ne porten e Partizanit, kur Halili i vetem perballe ish-shokut te tij te skuadres, Nallbani, ka gabuar. Me pas ka kercenuar i zakonshmi Fortuzi. Zevendesimet e dy trajnereve nuk kane ndryshuar asgje ne loje. Paqja ne rezultat ka bere qe dy trajneret, Duro e Muca, t'i shtrengojne duart njeri-tjetri ne fund te takimit. E vecanta tjeter e derbyt ishin dhe emrat e lojtareve te shenuar ne bluzat e bardhebluve, si Partizani dy jave me pare.



Cfare thane dhe si u shprehen Albert Xhani [President]: 'Ndeshja nuk arriti aty ku duhej dhe ku deshen mijerat e tifozeve ne stadium. Ne duhet te nxjerrim mesime per te luajtur me mire ne te ardhmen. Lojtaret e Tiranes i kaluan me shpejt emocionet e ndeshjes dhe ishin me mire. Por jam i kenaqur qe derbi kaloi, ne pergjithesi mire'.

Shpetim Duro, Trainer: 'Jam i kenaqur nga barazimi ne derbi. Ne ishim me te prirur drejt barazimit, per vete pozicionin qe kemi ne tabele dhe per faktin se Tirana eshte nje ekip me me shume pervoje. Mbrojtesit i zbatuan detyrat e tyre. Ne fund te fundit nje derbi i barazuar eshte nje rezultat normal'.

Perlat Musta [ish-portier Partizani]: 'Barazimi eshte normal ne derbi. Tirana ishte pak me mire, ndoshta ngaqe kishte me shume pervoje'.

Abilio [Partizani]: 'Partizani e fitoi barazimin. Tirana ishte me mire. Mendoj se ne te sulmit nuk luajtem si duhet, si une, ashtu edhe Karioka. Nuk ishte dita jone'.

Partizani-Tirana, tifozet fituan derbin

Rreth 18 mije spektatore ne "Qemal Stafa" "shijuan" nje barazim te thate, 0-0. Vetem nje rast i paster per gol, nga Indrit Fortuzi ne pjesen e dyte. Bardheblute fitojne me loje, por te kuqte mbeten me 3 pike me shume, ne krye. Xhani: "Nga 1 milion lireta per lojtar per barazimin"

Bledar KUKA

TIRANE - Partizani dhe Tirana perfunduan ne barazim pa gola, 0-0, nje derbi qe pati si protagoniste kryesore rreth 18 mije tifozet ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa". Ky, i vlefshem per javen e 7-te te kampionatit kombetar te futbollit. Nje ish-president i Tiranes, Lufti Nuri, tha dje batuten me te forte, duke u shprehur se "derbin e fituan presidentet, qe nxiten tifozet qe te vinin aq te shumte ne stadium". Mijerat e spektatoreve "sulmuan" "Qemal Stafa"-n qe 1 ore e ca para ndeshjes dhe krijuan nje ambient te mrekullueshem. Jo vetem tribuna karshi qe u mbush plot e perplot, por edhe tribunat pas portes kishin nje numer shume te madh njerezit. Nje dyndje e tille kishte disa vjet qe nuk ishte pare ne stadiumin kryesor te vendit dhe eshte kapercyer vetem nga 20 mije shikuesit shkodrane ne "Loro Borici", kur luante Vllaznia. Lojtaret, e te dyja skuadrave, nuk munden te dalin ne lojen e tyre, ndonese Tirana ishte me kerkuese ne loje dhe thuajse vetem ajo ndertoi aksionet per gol. Megjithate, edhe ajo pati vetem dy rast goli, te dy nga Indrit Fortuzi ne pjesen e dyte. Fillimisht ai nxorri jashte kuadratit te Nallbanit, me koke, nje top te harkuar nga e djathta dhe, me pas, gjuajti mbi shtylle nje top fare prane portes. "Ne ishim me lart se Partizani, - tha pikerisht "Zogu" pas ndeshjes, - dhe besoj se ne te ardhmen do ta kalojme ne renditje. Sot vetem fati na mungoi qe nuk fituam". Braziliani Abilio, pak a shume, ra dakord me kete analize, duke thene se "Partizani ishte skuadra qe e fitoi barazimin". Trajneri Duro kishte pergatitur nje skuader qe kishte si synim kryesor te mos pesonte gol dhe kesaj ia arriti thuajse ne menyre te persosur. Mbrojtesit Beqiri, Zmijani dhe Kapaj ishin lojtaret me te mire te te kuqve, duke mbuluar me "fanatizem" (nganjehere rende), sulmuesit e Tiranes. Mesfusha dhe sulmi i te kuqve, thuajse ishte inekzistent per pjesen me te madhe te kohes dhe Partizani pati momentin me te mire per te shenuar, ne pjesen e dyte, kur portieri Egbo i Tiranes, gaboi ne dalje dhe la topin te drejtohej drejt portes se tij. Vetem nderhyrja e kapitenit Alimehmeti shpetoi Tiranen nga goli i sigurt.

"Une jam i kenaqur nga kjo ndeshje". Keshtu u shpreh trajneri i te kuqve, Shpetim Duro. Edhe Muca deklaroi se kishte mbetur ne pergjithesi i kenaqur nga skuadra e tij. "Ne ishim ekipi me i mire sot, prandaj dhe jam i kenaqur nga loja e skuadres sime", - tha Muca, i cili madje minimizoi gabimet e portierit te tij, duke i quajtur nje rastesi e pafat. "Egbo, - tha ai, - gaboi vetem ne nje rast dhe keto jane gjera qe ndodhin". Tirana doli e fituam me loje nga ky derbi dhe ndoshta do te kete ndonje plus psikologjik ne javet e ardhshme, por Partizani, he per he, e ruajti te pacenuar diferencen prej 3 pikesh qe e ndan nga bardheblute. Ndoshta Tiranes i mungoi disi fati, por edhe nuk rrezikoi aq sa duhej ne sulm, duke mos dashur te pesonte ndonje humbje qe do ta largonte edhe me tej nga kryesuesi. Nga ky barazim me se shumti ka perfituar Vllaznia kampione, qe fitoi ne Fier dhe tani ka 11 pike, 3 me pak se Tirana dhe 6 me pak se Partizani i vendit te pare.


Cfare thane dhe si u shprehen


Shpetim Duro (Partizani): "Jam i kenaqur nga barazimi ne derbi. Ne ishim me te prirur drejt barazimit, per vete pozicionin qe kemi ne tabele dhe per faktin se Tirana eshte nje ekip me me shume pervoje. Mbrojtesit i zbatuan detyrat e tyre. Ne fund te fundit nje derbi i barazuar eshte nje rezultat normal".

Shkelqim Muca (Tirana): "Jam i kenaqur nga lojtaret e mi. Ne e kerkuam me shume fitoren dhe mendoj se ishim ekipi me i mire ne fushe. Me vjen keq qe nuk fituam dhe mendoj se ndeshja nuk ishte aq e mire sa pritej. Mendoj se te gjitha repartet luajten mire. Portieri Egbo vertet gaboi, por kjo ishte vetem per nje rast dhe keto gjera ndodhin. Partizani mbetet pretendent i forte per titull".

Albert Xhani (president Partizani): "Ndeshja nuk arriti aty ku duhej dhe ku deshen mijerat e tifozeve ne stadium. Ne duhet te nxjerrim mesime per te luajtur me mire ne te ardhmen. Lojtaret e Tiranes i kaluan me shpejt emocionet e ndeshjes dhe ishin me mire. Por jam i kenaqur qe derbi kaloi, ne pergjithesi mire".

Lufti Nuri (ish-president i Tiranes): "Shume zhurme per asgje. Nuk ishte ndeshja qe prisnim. Mendoj se meriten kryesore e kane dy presidentet e klubeve qe krijuan atmosferen e duhur qe mijera tifoze te vinin ne stadium".

Perlat Musta (ish-portier Partizani): "Barazimi eshte normal ne derbi. Tirana ishte pak me mire, ndoshta ngaqe kishte me shume pervoje".

Indrit Fortuzi (Tirana): "Ne ishim me mire se Partizani sot. Nuk fituam sepse na mungoi fati dhe une humba dy raste shenimi, gje qe nuk duhej te ndodhte. Mendoj se kryesimi i Partizanit nuk eshte dicka perfundimtare dhe ne do ta kalojme ne te ardhmen".

Abilio (Partizani): "Partizani e fitoi barazimin. Tirana ishte me mire. Mendoj se ne te sulmit nuk luajtem si duhet, si une, ashtu edhe Karioka. Nuk ishte dita jone".

Krenar Alimehmeti (kapiteni i Tiranes): "Ishim me te miret ne fushe. Ju e pate vete ndeshjen. Ata i paten rastet kur gabuam ne. Barazimi nuk na kenaq".

Cfare vecohet

* Ish-mbrojtesi i Partizanit, por edhe i Tiranes e Dinamos, Afrim Tole, i dha dje lamtumiren futbollit

* Presidenti Albert Xhani do t'i jape nga 1 milion lireta secilit futbollist per barazimin me Tiranen, ndonese ekipi i tij nuk luajti shume mire

* Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, i kishte lene edhe dje (sic e ka zakon), telefonin celular mjekut te skuadres, Mel Ostreni. "E bej per fat", - tha ai

* Punonjesit ne stadium kishin harruar celesin e tribunes prapa portes, ne krahun e televizionit (ne veri) duke bllokuar per nje kohe te gjate hyrjen e tifozeve. Per fat te mire, me pas, celesi u gjet, ndoshta ne nje nga lokalet prane stadiumit

* Mbrojtesit e Partizanit, Zmijani dhe Daiu, kane qene me temperature te larte qe perpara ndeshjen, por megjithate dolen ne fushe. Zmijani luajti deri ne fund te takimit.



Daiu, 10 dite larg fushes se blerte

TIRANE, 6 nentor /ATSH- E. Skarco/. - Mbrojtesi i Partizanit, Perparim Daiu, do te qendroje jashte fushes se futbollit per rreth 10 dite. Ky lajm konfirmohet nga vete futbollisti pas kontrolleve te bera nga mjeku i Partizanit, Mel Ostreni. Daiu, i cili nuk mori pjese ne stervitjen e sotme (e marte), per shkak te demtimit te pesuar ne ndeshjen e se shtunes me Tiranen, u shpreh se, "nuk eshte nje demtim i rende, por sidoqofte do te mungoj ne takimin e Vlores kunder Flamurtarit. Shpresoj qe te riaftesohem dhe te jem i gatshem per ndeshjen e rendesishme kunder Vllaznise". /A.KE/ 2001-11-06


Tirana: Barazimi me Partizanin ishte humbje



SK Tirana mendon se barazimi, 0-0 me Partizanin ishte nje humbje per te. Pas ndeshjes se te shtunes, per javen e 7-te te kampionatit kombetar te futbollit, bardheblute mendojne se barazimi ishte rezultati qe i interesonte Partizanin dhe prandaj quhet nje humbje per ta. "Ne themi se Partizani ishte me dobet sesa ne, - thone ne klub, - dhe se ne duhej te fitonim me ate ndeshje qe beme. Por fakti eshte se ne nuk fituam dhe kjo i shkoi per shtat Partizanit. Ne nuk i realizuam detyrat qe i kishim vene vetes". Shefi Mema thote se Tirana ka si rival kryesor Vllaznine. "Shkodranet, - thote ai, - kane nje ekip shume te forte, me emra te njohur ne kampionat dhe te organizuar mjaft mire. Nisja e keqe e kampionatit nuk do ta pengoje Vllaznine qe te pretendoje titullin". Agustin Kola mendon se jo te gjithe lojtaret e Tiranes u impenjuan sa duhet ne takimin me te kuqte. "Disa lojtare nuk ishin ne gjendje te ndiqnin detyrat qe duhej te realizonin. Tafaj kishte gabim ne rastin kur u rrezikua porta jone ne pjesen e dyte, sepse e preku topin me koke dhe e detyroi portierin Egbo qe te gabonte". Tiranasit mendojne se skuadra e tyre nuk ka arritur ende ne maksimumin e saj. "Disa lojtare nuk jane ne maksimum, - thote Mema, - i tille eshte Mesheli, qe eshte lojtar shume i mire, por qe nuk ka gjendjen me te mire fizike. Ai eshte lojtar po aq i mire sa Kenesei, por vetem do nje fare kohe qe te marre veten dhe te ambientohet. Edhe hungarezi e deshi nje periudhe te tille". Shefat bardheblu kane fjale lavderimi per mesfushoret Devolli, Sokol Bulku apo per mbrojtesin Dabulla, ndonese ai nuk ka luajtur ne dy ndeshjet e fundit, i denuar nga Komisioni Disiplinor. "Lojtare te tille, - thote stervitesi i portereve, Nallbani, - jane teper te disiplinuar. Ka disa lojtare te marre nga rrethet qe luajne shume mire, sic eshte rasti i Dabulles apo Devollit".



Futboll- Partizani ben analizen e ndeshjes me Tiranen

TIRANE, 5 nentor/ATSH- E. Skarco/. - Ne ambjentet e klubit Partizani, te kuqte i kane bere sot pasdite (e hene) nje analize te hollesishme derbit me Tiranen. Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, duket i kenaqur me rezultatin, por jo me lojen e zhvilluar nga djemte e tij. Komplimenta te vecanta beri ai per portierin Nallbani, qe ne disa raste ka shpetuar porten nga gola te sigurte. "Ne duke pare situaten ne renditje pas barazimit te Dinamos ne Durres, u shpreh trajneri i Partizanit, Duro, e pame te arsyeshme qe edhe barazimi do te ishte i vlefshem, pasi na linte ne te njejtat pozita. Nese do te shenonim, do te ishte akoma me mire, por sulmuesit tane Abilio e Karioka nuk ishin ne diten e tyre me te mire. Jam i kenaqur pasi arritem nje pjese te objektivit qe kishim per ndeshjen". /A.KE/ 2001-10-05


Futboll- Muca: Jemi te kenaqur me lojen, por jo me rezultatin

TIRANE, 5 nentor /ATSH-E.Todhe/.- Trajneri i ekipit te Tiranes, Shkelqim Muca, tha sot (e hene) per ATSH-ne lidhur me ndeshjen e ekipit te tij me Partizanin se, "jam i kenaqur me lojen e djemve te mij sepse i permbushen te gjitha detyrat qe kishin, por jo me rezultatin". "Luajtem me mire se Partizani, por ishim te paqarte para portes", shtoi Muca. Persa i perket ndeshjes me Bylisin per javen e 8-te te kampionatit, tekniku i Tiranes tha se, "eshte nje ndeshje qe duhet vleresuar edhe pse luajme ne fushen tone". /A.KE/ 2001-10-05


Partizani shperblehet per barazimin me Tiranen

TIRANE, 6 nentor /ATSH- E. Skarco/. - Ekipi i Partizanit eshte shperblyer sot (e marte), per barazimin e arritur me Tiranen te shtunen ne mbremje, ne shumen e 700.000 liretave per futbollist. Vendimi eshte marre nga presidenti i klubit, Albert Xhani, duke marre parasysh ruajtjen e pozitave ne renditje nga ana e te kuqve. "Nuk ishte parashikuar nje shperblim ne rast barazimi, thote Genc Tomorri, ndihmes trajneri i Partizanit. Duke pare qe u ruajt diferenca me vendin e dyte ne renditje, presidenti Albert Xhani vendosi qe t'i shperblente futbollistet me shumen 700.000 lireta". /A.KE/ 2001-11-06
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001