Round Albania First League 2001/02

Overview Current Round Results Matrix Tables Scorers Statistics
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

1. round

Friday, 21.9.2001  15:00
 VLLAZNIA Shkoder - SHKUMBINI Peqin 1 : 1 ( 1 : 0 ) Details
Saturday, 22.9.2001  15:00
 APOLONIA Fier - TEUTA KS Durres 1 : 3 ( 1 : 2 ) Details
 FLAMURTARI Vlore - ERZENI Shijak 2 : 1 ( 1 : 1 ) Details
 BESELIDHJA Lezhe - DINAMO Tirane 0 : 0 ( 0 : 0 ) Details
 LUFTETARI Gjirokaster - SK TIRANA 0 : 2 ( 0 : 2 ) Details
 PARTIZANI Tirane - BYLIS Ballsh 3 : 2 ( 2 : 1 ) Details
 KS LUSHNJA - TOMORI Berat 0 : 0 ( 0 : 0 ) Details

Table after 1. round

P.   TeamMatches    W D LGoal diff.Goal relation Pts.         Home        Away
1. (--) TEUTA KS Durres1100 23:13  0:0  0  3:1  3
2. (--) SK TIRANA1100 22:03  0:0  0  2:0  3
3. (--) PARTIZANI Tirane1100 13:23  3:2  3  0:0  0
4. (--) FLAMURTARI Vlore1100 12:13  2:1  3  0:0  0
5. (--) SHKUMBINI Peqin1010 01:11  0:0  0  1:1  1
6. (--) VLLAZNIA Shkoder1010 01:11  1:1  1  0:0  0
7. (--) BESELIDHJA Lezhe1010 00:01  0:0  1  0:0  0
8. (--) DINAMO Tirane1010 00:01  0:0  0  0:0  1
9. (--) KS LUSHNJA1010 00:01  0:0  1  0:0  0
10. (--) TOMORI Berat1010 00:01  0:0  0  0:0  1
11. (--) BYLIS Ballsh1001 -12:30  0:0  0  2:3  0
12. (--) ERZENI Shijak1001 -11:20  0:0  0  1:2  0
13. (--) APOLONIA Fier1001 -21:30  1:3  0  0:0  0
14. (--) LUFTETARI Gjirokaster1001 -20:20  0:2  0  0:0  0

Next Matches

Friday, 28.9.2001  15:00
 SK TIRANA - FLAMURTARI Vlore 1 : 1 ( 1 : 1, 1 : 1 ) a.E.  
Saturday, 29.9.2001  15:00
 DINAMO Tirane - APOLONIA Fier 3 : 0 ( 1 : 0 )   
 BYLIS Ballsh - LUFTETARI Gjirokaster 5 : 3 ( 2 : 0 )   
 TOMORI Berat - PARTIZANI Tirane 0 : 1 ( 0 : 1 )   
 TEUTA KS Durres - KS LUSHNJA 1 : 0 ( 1 : 0 )   
 SHKUMBINI Peqin - BESELIDHJA Lezhe 2 : 0 ( 1 : 0 )   
 ERZENI Shijak - VLLAZNIA Shkoder 5 : 2 ( 3 : 1, 4 : 1 ) a.E.  
Top of page

Match Statistics

VLLAZNIA Shkoder - SHKUMBINI Peqin

1 : 1  ( 1 : 0 ) 

VLLAZNIA Shkoder: Arjan MUSTAFA - Elvin BEQIRI , Ilir DIBRA , Safet OSJA (80. Edmond DOCI ), Astrit PREMCI (64. Murat BASHIC (YUG)) - Amarildo BELISHA , Edmond DALIPI , Suat LICI , Sajmir PATUSHI - Edi MARTINI (64. Albert KACI ), Vioronsin SINANI . - On as sub: *D. HAXHIOSMANOVIC (Co.)
SHKUMBINI Peqin: Klodian ELEZI - Klodian DERVISHI , Arben HYSKO (46. Perparim SAJA ) (46. Parid XHIHANI ), Gugash MAGANI , Bujar MUCA , Alfred SALLIU , Erion STAVRI - Gentian KAJA , Eriol MERXHA - Vladimir GJONI , Edmond KODRA (45. Indrit DOKA ) . - On as sub: *Luan DELIU (As.Coach)
Goals: 1:0 Ilir DIBRA (40.); 1:1 Perparim SAJA (53.)
Attendance: 2500
Referee: JARECI Sokol (Tirana)
Yellow Cards: Arjan MUSTAFA (1.), Astrit PREMCI (1.), Amarildo BELISHA (1.), Sajmir PATUSHI (1.), Vioronsin SINANI (1.) / Klodian ELEZI (1.), Alfred SALLIU (1.)
Yellow/Red Card: - / Erion STAVRI (38. Minute)
Barazim i merituar i Shkumbinit ndaj Vllaznise - Vllaznia- Shkumbini 1-1

LEZHE, 21 shtator/ATSH-M.Malja/.- Sot pasdite (e premte), ne stadiumin "Beselidhja" te qytetit te Lezhes u zhvillua takimi i javes se pare te kampionatit te 63-te kombetar te futbollit mes ekipeve te Vllaznise se Shkodres dhe Shkumbinit te Peqinit. Takimi perfundoi me rezultatin 1-1. Ne kete takim, ndryshe nga c'pritej, shkodranet e pane vehten shpesh here ne veshtiresi perballe lojes se miqve, qe ishte e rrezikshme. Skuadra e Shkumbinit zhvilloi nje loje cilesore, ku ra ne sy pergatitja e larte fizike. Ne minuten e 24-t, pas nje sulmi te shpejte te shkodraneve, Dibra ka shenuar per ekipin kampion. Me pas gjithcka foli per peqinasit, te cilet kerkuan me cdo kusht golin e barazimit, por me rezultatin 1-0 ka perfunduar pjesa e pare. Pjesa e dyte ka filluar me mire per ekipin e Shkumbinit. Shkodranet nuk treguan vlerat e tyre te verteta, duke shfaqur dobesi ne te gjitha repartet, vecanerisht ne mbrojtje. Ne minuten e 49-te, Shkumbini detyrohet te luaje me 10 vete per shkak te daljes nga loja te njerit prej lojtareve. Megjithese me 10 lojtare, Shkumbini vazhdoi te dominonte lojen dhe ne minuten e 74-t arrin te barazoje rezultatin, qe mbeti i pandryshuar 1-1 deri ne fund te takimit. /A.KE.Ani/ 2001-09-21


Kampionet ngecin me Shkumbinin

I ka takuar kampioneve te Shqiperise te hapin serine e gjate te ndeshjeve te kampionatit te 63-te kombetar. Ndeshja e luajtur dje, ne stadiumin e qytetit te Lezhes, mes skuadres kampione, Vllaznia dhe ekipit te Shkumbnit, ka perfunduar ne barazim 1:1. I shumte ka qene numri i shikuesve ne shkallet e stadiumit te Beselidhjes. Mbi 2000 tifoze shkodrane kishin udhetuar drejt ketij qyteti per te pare nga afer skuadren e tyre te zemres. Te pranishem kane qene dhe dhe disa te deleguar nga FSHF-ja, si shefi i kategorise se pare Besnik Cela etj. Dhjete minutat e para, Vllaznia ka ushtruar presion mbi kundershtaret, me pas miqte arriten ta barazpeshojne lojen. Ne minuten e 40-te te pjeses se pare, me nje rafishate te shkelqyer nga 16 metra, Dibra ka kaluar ne avantazh kampionet, duke shenuar dhe golin e pare te ketij kampionati. Ne pjesen e dyte, ne minuten e 15, Vladimir Gjoni, nga me te miret ne fushe, futet ne gjashtembedhjetshe, pason te Saja, i cili barazon rezultatin. Me pas, loja flet per kuqeblute. Vlen per tu permendur minuta e 86, kur Gjoni pati nje rast te paster per te shenuar golin e dyte per Shkumbinin, por porta shkodrane ka shpetuar fale nderhyrjes se Mustafes. U morren 5 kartona te verdhe dhe 1 i kuq. Kartoni i kuq ishte per nje nga lojtaret e Shkumbinit, i cili u detyrua te luante rreth 70 minuta me 10 lojtare. Barazimi 1:1 ka qene i merituar nga skuadra peqinase.

APOLONIA Fier - TEUTA KS Durres

1 : 3  ( 1 : 2 ) 

APOLONIA Fier: Arben SINANI - Luan ASLLANI , Dashnor BITA , Alban MUCA , Radostin RUSEV (BUL) - Ilso BOROV (MAK) (46. Zoran PARLENDA (MAK)), Gentian LAKO , Jurgen MALI - K. GEORGANCHEV (BUL), Bujar PATOKU (KOS) (46. Leonard MUZHA ), Vaske RUKO . - On as sub: *Dh. PAPUCIU (Coach)
TEUTA KS Durres: Orges SHEHI - Gazmend CANAKU , Shpetim IMERAJ , Olgert MUKA , Markelian XHAI - Dritan BABAMUSTA , Armando CUNGU , A. TOSHKOLLARI (30. Vasjan BALLCO ) - Gentian BEGEJA , Bledar MANCAKU , Migen MEMELI (30. Qazim BUNA ) . - On as sub: *Hysen DEDJA (Coach)
Goals: 0:1 Bledar MANCAKU (26.); 0:2 Bledar MANCAKU (35.); 1:2 Vaske RUKO (45.); 1:3 Armando CUNGU (55.)
Attendance: 2000
Referee: PREGJA Bujar (Tirana)
Yellow Cards: Luan ASLLANI (1.), Dashnor BITA (1.), K. GEORGANCHEV (BUL) (1.) / Migen MEMELI (1.), Qazim BUNA (1.)
Trajneri shkodran i te kalterve, i kenaqur, por jo i habitur me fitoren ne Fier Dedja: Teuta, tregoi veten

Ashtu sic kishte deklaruar para nisjes ne Fier per nje fitore te mundshme, profecia e trajnerit Dedja eshte realizuar, duke arritur qe te fitoje ne fushen e veshtire te Fierit. Sipas Dedjes, fitorja me Apolonine ishte nje tregues i forces se vertete qe ka ekipi durrsak, i cili me pergatitjen fizike dhe teknike me lojtaret cilesore qe ka afruar, dhe me infrastrukturen qe eshte krijuar nga presidenti Hasanbelliu, eshte bere nje nga ekipet pretendente per fitimin e ketij kampionati. I rendesishem eshte fakti, ka theksuar Dedja, qe ekipi po luan pa komplekse dhe ne fushen kundershtare, duke treguar mentalitetin e nje ekipi qe mund te pretendoje per trofe. Te 3 repartet, sipas teknikut Dedja, kane funksionuar mire, ne nje kohe qe vija sulmuese ka qene ne lartesine e duhur, duke riparuar keshtu difektin e paraqitur ne ndeshjet miqesore, ku jane humbur shume raste per shenim. Dedja ka vleresuar edhe lojen e Apolonise, e cila sipas tij, ka te gjitha mundesite per te qene nje ekip cilesor ne kete kampionat. Fitorja e pare me Apolonine dhe rezultatet e mira te arritura ne ndeshjet miqesore, per Dedjen jane nje shprese e sigurte per te terhequr perseri ne shkallet e stadiumit "Niko Dovana" spektatoret e munguar durrsake. Per sa i perket takimeve, te cilat Teuta do t'i luaje ne fushen e saj, Dedja eshte shprehur se do te bejme te pamunduren per te mos humbur pike, megjithese problem per momentin mbetet gjendja teper e renduar e terrenit te fushes ne "Niko Dovana", e cila te jep pak shanse per te luajtur futboll te shtruar dhe teknik. Arben Shkembi

FLAMURTARI Vlore - ERZENI Shijak

2 : 1  ( 1 : 1 ) 

FLAMURTARI Vlore: Estref BILLA - Ilir ALLIU , Arnold CIPI , Edmond LALA , Dritan RESULI - Gentian IBRAHIMI (46. Admir SEJFULLAI), Ardian NINI (72. Klodian LICAJ ), Artan SAKAJ - Ervin BARDHI , Elidon SERJANI (78. Vasil RUCI ), Anesti VITO
ERZENI Shijak: Xhevahir KAPLLANI - Genti GJONDEDAJ (46. Artan CICIKU ), Fatos KUCI , Artan MERGJYSHI , Ergen NUSHI - Ferdinand BILALI , Sokol ISHKA , Artan KARAPICI (80. Indrit KAPEDANI ), Erion MATRAKU (80. Hekuran JAKUPI ), Dritan MEHMETI - Fatjon YMERI
Goals: 1:0 Elidon SERJANI (24.); 1:1 Fatjon YMERI (39.); 2:1 Dritan RESULI (Foul Penalty, 88.)
Attendance: 2000
Referee: TOPCIU S. (Pogradec)
Yellow Cards: Dritan RESULI (1.) / Genti GJONDEDAJ (1.), Erion MATRAKU (1.)
Flamurtari fiton me veshtiresi ndaj Erzenit

VLORE, 22 shtator/ATSH-Harilla Koci/.- Futbollistet e Flamurtarit te Vlores fituan te shtunen takimin e pare te kampionatit me Erzenin e Shijakut me rezultatin 2-1. Futbollistet vendas, e synuan fitoren qysh ne minutat e para, duke u orientuar drejt sulmit. Si rezultat i ketij presioni ne rritje, vendasit arriten te shenonin golin e pare ne minuten e 24-t me anen e sulmuesit Serjani. Pas pesimit te golit, miqte u perpoqen te ekulibronin ndeshjen nepermjet kundersulmit dhe pas 15 minutash arriten te barazojne nepermjet Elezit. Minutat e mevonshme u pershkuan nga nje loje pergjithesisht e ekulibruar, ku vlonjatet u perpoqen te mos leshonin terren. Trajneri Leka, qe zevendesonte Kushten qe dha doreheqjen pak dite me pare, beri edhe dy nderrime per te forcuar sulmin dhe mesfushen, duke arritur te dominoje perfundimisht ndaj shijakasve. Penalltia e dhene ne minuten e 87-te, e shnderruar ne gol nga mbrojtesi Resuli, ishte rrjedhoje llogjike e lojes ne rritje te Flamurtarit. Perfundimisht 2-1 dhe vlonjatet hedhin hapin e pare ne kete kampionat, duke rikthyer shpresat tek sportedashesit e shumte qe ndoqen takimin ne shkallet e stadiumit. Ne lojen e Flamurtarit, sot ndikoi edhe rikthimi i presidentit Shkelqim Selami, i cili perpara takimit kishte premtuar shperblime te konsiderueshme. Skuadra e mbledhur vetem tre dite me pare arriti te konsolidohej dhe te realizonte nje fitore qe ishte premtuar gjate javes nga drejtuesit e ekipit dhe te klubit. Takimi i sotem ishte, sipas drejtuesve te klubit, nje pike kthese ne gjendjen financiare te skuadres qe per muaj te tere perjetoi mungesa te medha. /A.KE/ 2001-09-22

BESELIDHJA Lezhe - DINAMO Tirane

0 : 0  ( 0 : 0 ) 

BESELIDHJA Lezhe: Julian GJELOSHI - Alert ALCANI , Luljan BRAHJA (19. Gentian LICI ), Alban NEZIRI (HASANI), Kastriot RUSTEMI - Alban BRUKA , Bujar HAXHIA , Klaudio MAKAJ (63. Alket MARKU ) - Kliton CAFI (46. Kreshnik IVANAJ ), OSMANAGAJ, Sajmi XHETANI . - On as sub: *Vasil BICI (Coach)
DINAMO Tirane: Ilion LIKA - Juljan AHMATAJ (79. Taulant CERCIZAJ ), Johan DRIZA (46. Fjodor XHAFAJ ), Alpin GALLO , Luan PINARI , Arjan PISHA - Redi Bashkim JUPI , Paulin DHEMBI , Ilir QORRI (67. Ergert BAKALLI ), Sergei ROMANISHIN (HUN) - Daniel XHAFAJ . - On as sub: *Astrit HAFIZI (Coach)
Goals : None
Attendance: 3000
Referee: GUZJA Lulzim (Tirana)
Yellow Cards: Alban NEZIRI (HASANI) (1.), Bujar HAXHIA (1.) / Ilir QORRI (1.)
Lezhjanet jo me shume se nje pike

LEZHE, 22 shtator/ATSH- M.Malja/. - Lezhjanet nuk kane arritur me shume se nje pike ndaj ekipit Dinamos, ne takimin e pare te kampionatit te luajtur ne stadiumin "Beselidhja" te qytetit te Lezhes. Ashtu sic pritej, takimi ka qene i forte, por mbi te gjitha korrekt. Te dyja skuadrat kane luftuar mjaft per shenuar fitoren e pare, por qe nuk eshte arritur nga asnjera pale. Lezhjanet kane qene me afer fitores, pasi kane humbur disa raste te pasterta per shenim si, ato te minutes se 23-te te Preloshit, apo rastet e humbura nga Beqiri etj. Pjesa e dyte kishte te njejten pamje, ku lezhjanet sulmojne me shpesh, por here here dinamovitet shfaqen rrezikshem para portes lezhjane dhe me pak kujdes Xhafa dhe Jupi mund te kishin shenuar per skuadren e tyre. Te dy skuadrat kane treguar pergatitje te mire fizike dhe tekniko-taktike. Dinamovitet ne pjesen e dyte kane menduar me shume per mbrojtjen, por ata kane sulmuar shpejte disa here duke gjetur te papergatitur mbrojtjen vendase. Keshtu, me rezultatin e bardhe 0-0 ka perfunduar ndeshja mes Beselidhjes dhe Dinamos. /A.KE/ 2001-09-22

LUFTETARI Gjirokaster - SK TIRANA

0 : 2  ( 0 : 2 ) 

LUFTETARI Gjirokaster: Dritan KRISTIDHI - BISTRI, Dhimiter BOSTANXHIUN (46. Marko THOMA ) (62. Martin SHANI ), Erion GOGA , Erion KACI - Klodian BRAHIMI , Mikel CENKO - Olson LASKAJ , Dhiogjen MUCO , Arlind NORA , Admir SHEHAJ . - On as sub: *Mihal CONI (Coach)
SK TIRANA: Hassan A.S.I.NASR (EGY) - Rezart DABULLA , Gentian HAJDARI (4. Enkli MEMISHI ), Arian SHETA , Elvis SINA - Ervin BULKU , Sokol BULKU , Bledar DEVOLLI , Ardian MEMA - Indrit FORTUZI , Mahir HALILI (46. Eldoraldo MERKOCI ) . - On as sub: *Shkelqim MUCA (Coach)
Goals: 0:1 Mahir HALILI (23.); 0:2 Mahir HALILI (32.)
Attendance: 1700
Referee: KONGJINI Zeqir (Patos)
Yellow Card: Arlind NORA (1.) / -
Tirana fiton lehtesisht ndaj Luftetarit me emra te rinj

GJIROKASTER, 22 shtator/ATSH-E. Serjani/. - Ndeshja e pare e kampionatit kombetar te futbollit per ekipin e rinuar te Luftetarit ishte e "paragjykuar" perderisa shorti e kishte vene perballe skuadres me te kompletuar te kampionatit, Tiranes. Rezultati i ndeshjes u percaktua qe ne pjesen e pare me gola te shenuar nga Halili ne minutat e 23-te dhe 32-te, por qe ne "hije" te te dyve u shqua silueta e Fortuzit. Tirana prezantoi nje ekip te kompletuar me reparte te konsoliduara, ku Bulku, Fortuzi, Devolli dhe Dabulla treguan nje angazhim me te madh, duke i dhene lojes se Tiranes ritmin e nje skuadre me pervoje. Ne kampin e Luftetarit mesa duket Shehaj do te mbetet per nje kohe te gjate veteran dhe lider i skuadres, pasi te gjithe emrat e tjere vijne nga stoli i dikurshem i ekipit jugor dhe nga ekipi i te rinjve. Bistri, Bostanxhi dhe Goga, qe jane tre emrat e repartit te mbrojtjes, do te jene nje grup lojtaresh te se ardhmes se sa te te tashmes. Cenko, Nora dhe Brahimi, qe kane rolin e organizatorit dhe sulmuesit, disi me me pervoje se reparti i mbrojtjes, perseri duan kohe qe te identifikohen. Trajneri gjirokastrit Coni, ndonese para ndeshjes u tregua i rezervuar ne nje deklarate ku mund te pranonte humbjen, pas ndeshjes tha se, "nuk prisnim ndonje rezultat me te mire, por gjithsesi, skuadra e re e Luftetarit luajti me dinjitet". Ndeshja u drejtua me kompetence nga nje treshe nga Patosi, me kryesor Zeqir Kongjinin. /A.KE/ 2001-09-22


Ne kampin gjirokastrit, edhe pse u humb ndaj Tiranes, trajneri thote se nuk ka trishtim Coni: Jemi ekipi i perspektives

Ne stadiumin "Gjirokastra", ne premiere, u perballen ekipi i Luftetarit, qe u sajua me 16 korrik te ketij viti me lojtare shumica teper te panjohur, me Tiranen, qe edhe pse me ndonje mungese, eshte nder ekipet me te konsoliduara. Pra u perballen ekipet me objektiva teper te largeta midis tyre. Ekipi vendas synon qendrimin ne kategorine e pare, kurse Tirana synon titullin. Megjithate, tifozet gjirokastrite, te shtunen nuk munguan. Ata deshironin te shikonin Luftetarin e ri ne takimin e pare zyrtar me nje ekip te kategorise se pare. Rezultati ishte humbje. Vete trajneri Mihal Coni, menjehere pas ndeshjes, deklaroi se ekipi i tij luajti nen mundesite e veta. Natyrshem lind pyetja: A mund te bente me shume ky Luftetar ne kete takim? Shkurt do te thoshim, surprize nuk pati. Deshira e futbollisteve te Luftetarit per te arritur nje rezultat jo negativ, nga sa u pa, nuk mund te jepte fryte. Portieri i Tiranes egjiptiani Nasr mbeti spektator ne nje kohe qe portieri gjirokastrit Kristidhi, edhe pse nuk luajti keq, u gjunjezua ne dy raste nga Halili. Humbja eshte gjithmone e hidhur, por rendesi pas kesaj ka te gjesh forcat per ta kapercyer ate dhe do te shikosh perpara. Trajneri i Lufetarit, Mihal Coni, shprehet: "Ekipi yne nuk doli ne lojen e tij dhe vecanerisht ketu do te permend lojtare qe pretendojne si Nora, Cenko, por dhe Kaci ne pjesen e pare. Nderkohe qe fjalet me te mira i kam ne drejtim te portierit Kristidhi, pavaresisht nga humbja, si dhe per Gogan, Bistrin, Laskaj. Reparti i mbrojtjes perfshire dhe portierin ishte me i miri dhe demi ne na erdhi nga reparti i mesfushes. Edhe sulmi nuk funksionoi si duhet, duke mos pasur edhe mbeshtetjen e mesfushoreve. Dua te theksoj se ekipi im luajti me nje ekip te forte dhe ne ndeshjen e pare nuk kaperceu dhe stresin psikologjik qe eshte i natyrshem ne kesisoj rastesh. Ajo qe ka tani rendesi eshte te harrojme humbjen, duke nxjerre mesimet perkatese prej saj dhe te shohim perpara". Ne lidhje me te ardhmen Coni shprehet: "Kurajo me jep perkrahja e tifozeve gjirokastrite qe une me koleget te jemi te bindur se po punojme me nje ekip qe ka perspektive", - mbyll fajlet e tij trajneri i ri i Lufttearit. Nga Sokrat Papadhopulli

PARTIZANI Tirane - BYLIS Ballsh

3 : 2  ( 2 : 1 ) 

PARTIZANI Tirane: Bledi NALLBANI - Taulant BAKIU (46. D.C.Junior GERALDO (BRA)), Ardit BEQIRI , Perparim DAIU , Mareglen KAPAJ , Ilir SHULKU , Luan ZMIJANI - Sokol PRENGA (78. Gezim NDREKA ), Shkelzen RUSTAMI - Neves D.R.ABILIO (BRA), Alex V.A.CARIOKA (BRA) (67. Edmond KAPLLANI ) . - On as sub: *Shpetim DURO (Coach)
BYLIS Ballsh: Renato KOCALI - Kreshnik LUTAJ , Dashamir MUCA - Artan BARE, Sherif IDRIZI , Mariglen KULE , Roland NENAJ , Altin SIMAKU - Dorian BUBEQI , Bardhyl ELEZI , Roland SHEHU . - On as sub: *Petraq BIFSHA (Coach)
Goals: 1:0 Ilir SHULKU (Foul Penalty, 10.); 1:1 Dorian BUBEQI (11.); 2:1 Neves D.R.ABILIO (BRA) (20.); 3:1 Perparim DAIU (70.); 3:2 Artan BARE (Foul Penalty, 72.)
Attendance: 1500
Referee: VELCANI Sazan (Patos)
Yellow Cards: Taulant BAKIU (1.), Perparim DAIU (1.) / Sherif IDRIZI (1.), Roland NENAJ (1.)
Partizani fiton ndeshjen e pare te kampionatit

TIRANE, 22 shtator /ATSH-E.Todhe/.- Ka perfunduar 3-2 per ekipin e Partizanit takimi me ekipin e Bylisit. Ndeshja ka nisur e forte qe ne minutat e para, ku ekipi i Bylisit ka bere per disa minuta presing. Ne minuten e 7-te, Bubeqi i Bylisit eshte gjendur vetem per vetem me portierin Nallbani, por nuk ka ditur ta shfrytezoje kete moment. Minuta e 11-te ka qene ajo qe ka thyer rezultatin, ku M.Kapaj i Partizanit ka fituar nje penallti qe eshte ekzekutuar nga kapiteni i ekipit, Shulku, i cili edhe ka shenuar. Sulmuesi i ekipit ballshiot, Bubeqi, eshte kunderpergjigjur menjehere pas nisjes se topit nga mesi i fushes ne minuten e 12-te, duke shfrytezuar nje dalje te gabuar te Nallbanit dhe ka shenuar. Ne minuten e 20-te, pas nje goditje nga kendi, ka shenuar per Partizanin me koke braziliani Abilio. Pjesa e dyte e takimit ka filluar po e qete per te dy ekipet, pa raste per t'u shenuar. Portieri i sapoardhur tek Partizani, Blendi Nallbani, ka rrezikuar ne minuten e 70-te duke dale nga porta, por mbrojtesi shkodran Zmijani ka shmangur golin. Braziliani Zheraldinjo i Partizanit ka ekzekutuar nje goditje nga kendi, e cila eshte shfrytezuar nga Daiu, qe ka shenuar me koke. Ekipi ballshiot ka shenuar golin e dyte me anen e kapitenit Bare, me 11-metersh. /A.KE/ 2001-09-22


Opinionet

Bylis: "Kater lojtare te skuadres iken disa dite para ndeshjes. "Kisha menduar tjeter ndeshje, por largimi i lojtareve na kushtezoi. Ne gabuam ne goditjet standarte dhe e pesuam nga penalltia. Ne pergjithesi jam i kenaqur me lojen, ndonese jo me rezultatin. Ndeshja mund te dilte edhe barazim, por ne nuk e arritem dot kete gje. Partizani, ekip serioz. Mendoj se do te jete nga ato ekipe qe do te diskutojne kampionatin. Nga ndeshja u duk mire, por edhe ai kishte problemet e veta".

Partizani: "Ishim shume te ngarkuar psikologjikisht. Pavaresisht se fituam prisja nje rezultat me te mire. 3-2 ne fushen tone ... Nuk mendoja se do te ishte ky rezultati i ndeshjes. Por ka nje vit qe nuk ishim ne kategorine e pare, luajtem ne fushen tone, publiku na ngarkoi emocionalisht. Mbrojtja kishte disa probleme, u bene disa gabime dhe gjithashtu mesfusha nuk ishte shume e harmonizuar".



Drejtuesi i Partizanit i kenaqur me rezultatin, por jo me lojen skuadres se tij Duro: Fitore qe s'me bind

Ndonese skuadra e tij ka fituar te shtunen kunder Bylisit ne "Selman Stermasi" me rezultatin 3-2, trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, nuk eshte i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij. Kjo ndeshje, qe shenoi rikthimin e te kuqve ne kategorine e pare pas nje viti mungese, ishte edhe e para ne kampionat si trajner per Duron dhe ai eshte i kenaqur qe debutoi me fitore. "Pa dyshim, fitorja ne kete ndeshje eshte dicka qe me kenaq, pasi kam e perseritur gjithmone se per mua ka shume rendesi qe ta filloj kampionatin sa me mire qe te jete e mundur, - tha Duro per "Sportin Shqiptar". - Pervec kesaj, edhe per skuadren eshte dicka mjaft pozitive, pasi i jep zemer dhe e fut gradualisht ne rrjedhen e kampionatit." Partizani kaloi ne epersi qe ne fillim kunder Bylisit dhe shenoi edhe dy here te tjera, por dy golat e pesuar hedhin dyshim mbi mbrojtjen e te kuqve. Edhe trajneri Duro nuk ishte shume i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij, duke theksuar se rezultati pozitiv nuk duhet te sherbeje si "gome shpetimi" per lojen e dobet. "Une e kuptoj se eshte fillimi i sezonit, ndeshja e pare e kampionatit, perballe nje kundershtari qe nuk kishte asgje per te humbur, por ky nuk eshte justifikim", - sqaron trajneri i te kuqve." Me poshte, trajneri i Partizanit vijon: "Se pari, nuk me pelqeu fakti qe Partizani vazhdon te trashegoje ate dukuri qe u vu re gjate sezonit te shkuar ne kategorine e dyte, domethene lojen me hope. Skuadra shenon gol, pastaj e leshon lojen dhe bie ne njefare kllapie, duke rrezikuar te pesoje gol, ashtu sic ndodhi me golin e pare te Bylisit. Kjo nuk me pelqen aspak dhe kerkoj nga lojtaret e mi qe te jene plotesisht te kujdesshem gjate gjithe 90 minutave te lojes. Se dyti, vura re te meta ne te gjitha sektoret e lojes, ku ajo qe me zhgenjeu me teper ishte mesfusha. Prisja me teper se kaq. Kur them qe prisja me teper, kam parasysh ate qe kam pare ne stervitje gjate ketyre 3 javeve. Sic e thashe me siper, loja ne mesfushe caloi dhe sulmuesi brazilian Karioka ishte thjesht hije e vetvetes. Ndeshja e ardhshme eshte ajo kunder Tomorit ne Berat dhe shpresoj qe gjate kesaj periudhe te punoj ne eliminimin e disa prej te metave qe verejta gjate ndeshjes se te shtunes." Pavarsisht nga te gjitha keto, Duro mendon se skuadra e tij ka potencial ne gjirin e saj dhe ndoshta eshte thjesht ceshtje kohe derisa te gjeje formen e duhur. Nga Altin B. KODRA

Familja, festa me e mire

Pas fitores 3-2 qe skuadra e tij arriti te shtunen kunder Bylisit ne Tirane, kane vershuar urimet per Shpetim Duron, i cili beri debutimin ne kampionatin shqiptar si trajner i skuadres me te cilen ka kaluar karrieren si lojtar. Pas se shtunes, e diela ka qene e qete per Duron, i cili ka vendosur qe menyra me e mire per ta festuar ate ishte kalimi i kohes me familjen. "Keto 3 jave te fundit kane qene mjaft te vrullshme dhe te mbushura me veprimtari per mua, - thote Duro. - Vete menyra sesi u emerova ne detyre, koha e shkurter, rrethanat dhe ky fillim i kampionatit me kane mbajtur gjithnje te zene. Prandaj vendosa qe sot t'i perkushtohesha plotesisht familjes." A.B.K.


Ballshiotet me mungesat e lojtareve justifikojne veten per humbjen me te kuqte e Tiranes Bylis: Me Partizanin, ekip emergjence

"Ne qofte se skuadra jone do te kishte formacionin e saj te plote, ne do te kishim arritur nje rezultat pozitiv me Partizanin. Keshtu jane shprehur drejtuesit e Bylisit menjehere pas ndeshjes. Me sa duket largimet e papritura te futbollisteve Haxhiu, Resuli dhe portieri Billa, por edhe mosfederimi ne kohen e duhur i vellezerve Marini, sulmuesit Gurguri, si dhe mbrojtesit Malaj, kane ndikuar negativisht tek skuadra e Bylisit. Trajneret Bifsha dhe Capo nga keto mungesa u detyruan te benin nje zgjidhje emergjente te formacionit, duke zhvendosur disa futbolliste ne role te reja. Veterani Bare, i cili njihet si nje mesfushor, ne ndeshjen ndaj Partizanit luajti ne rolin e mbrojtesit te lire. Ndersa nje tjeter mesfushor, Simaku u aktivizua ne rolin e mbrojtesit te krahut te djathte. Skuadra e Bylisit e dirigjuar nga Bare, per te cilin duhet thene se u dallua per nje loje racionale, u mundua t'i kundervihej lojes se Partizanit. Gjithsesi, Bylisi shfaqi edhe mangesira ne loje te cilat kryesisht ishin te karakterit te mbulimit te sulmuesve kundershtare. Golat e pesuar ne porten e Bylisit erdhen si rezultat i mosmbulimit te sulmuesve shtatlarte te Partizanit nga mbrojtesit e Bylisit, por duhet thene sepse edhe portieri Kocali nuk ishte ne nje dite te mire. Ndersa dy sulmuesit e Bylisit, Bubeqi dhe Elezi, me lojen e tyre qe shfaqen japin shpresa se ata do te jene sulmues problematike per mbrojtjen kundershtare. Veterani Bare shprehet se: "Pavaresisht se kemi humbur nje ndeshje, ne nuk kemi treguar gjithcka qe zoterojme si skuader. Javen qe vjen do te dime te tregojme forcen e vertete te Bylisit ne ndeshjen ndaj Luftetarit, qe do te zhvillojme ketu ne Ballsh". Tek skuadra e Bylisit ra ne sy edhe loja e mire e dy futbollisteve vendas mbrojtesit Lutaj, si dhe mesfushorit 18-vjecar Kule. Ata e justifikuan deri ne nje fare mase besimin e trajnereve, te cilet vendosen t'i perfshinin ne formacionin e pare. Ndersa per sponsorin e Bylisit, Xhemil Hoxha, mosaktivizimi i Saimir Haxhiut ne kete ndeshje eshte i pakuptimte. Ai shprehet: "Haxhiu duhet ta kuptoje se eshte lojtari yne, pasi ka nje kontrate se ciles duhet t'i permbahet me korrektesi". Dhe me tej Hoxha vazhdon: "Une do te perdor te gjithe argumentat e mi qe Saimir Haxhiu te mos aktivizohet me asnje skuader pervec skuadres se Bylisit". Agim Meta


Partizani, fitore e veshtire ne premiere 24/09/2001 13:13 Partizani beri nje rikthim te veshtire te kategorine e pare dje, duke arritur nje fitore te ngushte me Bylisin e Ballshit, 3-2. Trajneri Duro ia vuri fajin kryesisht mbrojtjes dhe mesit te fushes, duke premtuar se do te punohet per te ndrequr gabimet, por dukej se premiera e kategorise se pare nuk do te ishte e lehte. Emocionet per lojtaret e kuq ishin te medha, ne rikthimin mes me te mireve, ku paraardhesit e tyre kane bere ligjin me dekada me radhe. Edhe me shume i nxiste emocionet prania e presidentit Xhani ne tribune, bashke me legjenden Panajot Pano dhe te birin Ledio, si dhe nje foto e madhe e djalit te humbur te presidentit, Nerit, i veshur me uniformen e kuqe, dhe me parullat, 'Neri, je gjithnje me ne' ne tribunen perballe. Nderkohe Tirana kalon lehte ne Gjirokaster, Dinamo ndalet ne Lezhe nga Beselidhja ndonese ishte pak me prane fitores, ndersa Teuta tregon 'dhembet' ne Fier, duke fituar 3-1. Partizani tregoi thyeshmeri taktike qe behet me e dukshme, po te theksosh faktin se nga Bylis jane larguar ditet e fundit 4 lojtare, duke e lene trajnerin ballshiot pa asnje mundesi rikuperimi ne pak dite. 'Ishim shume te ngarkuar psikologjikisht. Pavaresisht se fituam prisja nje rezultat me te mire'. Keto ishin fjalet shkurt dhe te prera te trajnerit partizanas Duro per 'Korrieri'-n, i cili menjehere interesohet per rezultatet e kundershtareve neper rrethe. 'Tirana ka fituar, - thote ai, - kjo dihej, po te tjerat?'. Trajneri ballshiot deklaron se priste me shume nga kjo ndeshje. 'Mendoja tjeter gje, por ikja e lojtareve nuk na la mundesi tjeter. Ndoshta mund te merrnim edhe barazimin, por ja qe nuk ia arritem'. Ai thekson se Partizani mbetet skuader qe do te diskutoje per kampionatin, por duhet te permiresoje lidhjen mes reparteve dhe punen ne mbrojtje. Tirana fiton ne Gjirokaster me golat e Mahir Halilit, i cili u sherbye sakte nga Indrit Fortuzi. Duket se trajneri Muca kishte vendosur nderrimin e roleve, duke e bere Fortuzin nje 'sherbetor' te lojtarit te shpejte dibran. Presidenti El Sajed mbeti shume i kenaqur nga lajmet per fitoren e skuadres se tij. Nje burim prane tij thone se ai u kenaq vecanerisht nga golat e Halilit. 'El Sajedit, - tha ky burim, - iu be shume qejfi qe Halili shenoi dy gola. Pasi ai u demtua dhe e mori veten, ai zhvilloi dy ndeshje jo te mira me Teuten dhe Vllaznine. Shumekush mendoi se ai nuk do ta merrte me veten dhe se kishte marre fund, por ja qe ne Gjirokaster ai i pergenjeshtroi te gjithe'. Tirana luajti me mjaft vrull ne pjesen e pare, duke shenuar 2 gola ne 30 minuta. Me pas, Memishi goditi nje shtylle dhe Fortuzi, ne pjesen e dyte, humbi dy raste te pastra per shenim, vetem per vetem me portierin gjirokastrit, Kristidhi. 'Sic duket Tirana nuk ka deshire te shenoje me shume dhe Fortuzi po tregohet shume bujar', - thoshte komentatori i Radio Tiranes, ne emisionin 'Nga njera ndeshje ne tjetren'. Tirana prezantoi nje ekip te kompletuar me reparte te konsoliduara, ku Bulku, Fortuzi, Devolli dhe Dabulla treguan nje angazhim me te madh, duke i dhene lojes se Tiranes ritmin e nje skuadre me pervoje. Trajneri gjirokastrit Coni, ndonese para ndeshjes u tregua i rezervuar ne nje deklarate ku mund te pranonte humbjen, pas ndeshjes tha se, 'nuk prisnim ndonje rezultat me te mire, por gjithsesi, skuadra e re e Luftetarit luajti me dinjitet'. Dinamo doli me nje barazim te thate nga Lezha, ndonese ne nje ndeshje qe pati shume lufte sportive. 'Rezultati ishte i drejte, - tha trajneri Hafizi, fill pas ndeshjes, per 'Korrieri'-n, - ndoshta ne iu afruam fitores me shume, por sulmi yne nuk ishte ne dite te mire. Kjo ishte gjeja qe nuk me pelqeu vecanerisht nga skuadra ime. Mendoja ndryshe duke pasur parasysh se ne kemi nje repart shume te forte ofensiv'. Hafizi thote se te dyja skuadrat zhvilluan nje ndeshje shume te forte dhe disa here me te ashper sesa duhej, por per trajnerin dinamovit, kjo nuk ndikoi ne rezultatin e ndeshjes. 'Disa here u kaluan caqet, - sqaron ai, - por ndeshja ne pergjithesi ishte korrekte. Edhe gjykimi ishte i mire, edhe sepse nuk kishte momente te diskutueshme'. Pas gabimit te pardjeshem te Vllaznise, sot u be edhe me e qarte se per asnje nga pretendentet per titull ndeshjet nuk do te jene te lehta. 'Ndeshjet e ardhshme, - thote Hafizi , - do te jene shume te veshtira'. Partizani e provoi kete me Bylisin, ndersa Tirana dhe Teuta, ndonese ne fusha kundershtare, paten kundershtare me te lehte.

KS LUSHNJA - TOMORI Berat

0 : 0  ( 0 : 0 ) 

KS LUSHNJA: Hektor PREMCI - Enik DHIMA , Judmir GAZHELI , Blerim HASALLA , Ervin KOTEMELO - Ermir DERVISHI (72. Erion ILJAZI ), Erion LIKA , Enkelejd ZYLA - Artan BANO , Amarildo BORICI (88. Julian GJINI ), Eduard KAPLLANI (60. Elton DALIPI ) . - On as sub: *Ilir GJYLA (Coach)
TOMORI Berat: Bledar DURO - Eduard ALIAJ , Afrim DELIU, Jorgaq DIAMANTI , Klodian DINO , Elton FANI - Besnik HASA , Neritan NOVI , Ergen VEIZI (57. Gezim GEGA ) - Klodian ARBERI , Sajmir MALOKU . - On as sub: *Sajmir DAUTI (Coach)
Goals : None
Attendance: 2500
Referee: JANKU Albano (Tirana)
Yellow Cards: Judmir GAZHELI (1.), Erion ILJAZI (1.) / Neritan NOVI (1.), Ergen VEIZI (1.), Gezim GEGA (1.)
Top of page
1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11 

This document was automatically generated with  Professional League 4.31 Updated: 12/3/2001